"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#16

Post by Tan-Tirana » Sat Nov 07, 2009 8:33 am

Zyrtarë të lartë të FFK-së kanë biseduar për një orë e 10 minuta njeriun e parë të FIFA-s, Sepp Blatter.

Delegacioni ynë atje i ka paraqitur 4 kërkesa për FIFA-n, e që kanë të bëjnë me:
1)- pranimin e federatës sonë në FIFA,
2)-mbrojtjen e transferimit të futbolliste kosovarë nëpër klubet evropiane,
3)-prezantimi i klubeve kosovare në garat e organizuara nga UEFA,
4)-si dhe lejimi i ndeshjeve miqësore për përfaqsuesën e Kosovës.

Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha ka thënë nga Zurichu se kryetari i FIFA-s, Blater ka premtuar se do të shkohet hap pas hapi për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve .
Blatter po ashtu ka deklaruar se FIFA ka një simpati dhe kujdes të veçantë për futbollin e Kosovës si dhe ka thënë se do të angazhohet që të gjendet zgjidhja më e mirë për ta nxjerrë futbollin e Kosovës nga izolimi.
Në takim është diskutuar edhe për problemet ligjore që ka Kosova për pranimin e saj në FIFA, pasi që shteti ynë ende nuk është pjesë e OKB-së.
Një premtim tjetër i madh ishte edhe ajo se Kosova do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Fifa-s që do të mbahet në dhjetor.
Aty do të bëhet prezantimi i materialit që do të përgatitet nga FFK-ja në bashkëpunim të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n. Po ashtu delegacioni kosovar ka demantuar pohimet e federatës serbe të futbollit se FFK-ja është pjesë e kësaj federate .
Shpresojme qe me kete hap te hedhet dhe hapi tjeter, qe do jete perfundimisht pranimi i Kosoves ne FIFA.

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#17

Post by Aulona » Tue Dec 01, 2009 3:44 am



:o :cry:
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#18

Post by Adriana » Wed Nov 24, 2010 8:53 am




Klubi i Memaliajt është përjashtuar për 2 vjet nga çdo aktivitet futbolli, pas dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve të Butrintit në ndeshjen e ditës së diel. Federata e Futbollit ka pezulluar gjithashtu për 5 vjet trajnerin dhe 6 lojtarë të këtij ekipi, ndërkohë që klubi Tomorri mori fitoren në tavolinë ndaj Gramshit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#19

Post by Sally » Mon Nov 29, 2010 9:05 am

Vlorë, mbahet Kupa e Pavarësisë
Marrin pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#20

Post by Adriana » Fri Aug 05, 2011 2:18 pm

“Tifozat Kuq e Zi”: Shqiptarët e Zvicrës – tradhtarë!



Futbollistët shqiptarë që paraqiten në ekipin përfaqësues të Zvicrës kanë shprehur frikën se do të priten keq në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, kur Shqipëria të presë kombëtaren e Zvicrës për eliminatoret e Brazil 2014.

Grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuqezi” kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre kundër lojtarëve në fjalë, duke thënë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre që lojtarët shqiptarë që luajnë për kombe të tjerë janë tradhtarë dhe si të tillë do të trajtohen. Për Zvicrën thirren zakonisht gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare. Ata janë, Bunjaku, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Xhemaili dhe Behrami.

“Pritja jonë do të jetë në përpjesëtim të drejtë me veprimet e tyre. Ata janë tradhtarë dhe do të trajtohen si tradhtarë, as më mirë dhe as më keq se tradhtarët”, tha dje për gazetën “Start”, Jetmir Salihu, përfaqësues zyrtar i “TKZ” për Kosovën.

Salihu tha se tifozët e kanë pritur me shumë kënaqësi vendosjen e Zvicrës në të njëjtin grup me Shqipërinë. Pikërisht fakti që në këtë ekip ka shumë shqiptarë, ka qenë arsyeja.

“Emrin e Zvicrës e kemi pritur me shumë kënaqësi kur doli nga shorti. Që tani po mendojmë se si do të organizohemi për atë ndeshje, ndonëse nuk e dimë se kur do të luhet”, ka thënë në mënyrë kuptimplotë, Salihu.

Futbollistët shqiptarë të Zvicrës kanë shprehur më parë frikën se do të priten shumë keq në Shqipëri, për faktin që kanë zgjedhur të mos luajnë për fanellën kuqezi. Granit Xhaka, talent i padiskutueshëm 18 vjeçar i përfaqësueses helvete tha: “Jam shumë i lumtur që do të mund të luaj në stadiumin e Tiranës, ndonëse nuk do ta bëj me fanellën e përfaqësueses së kombit tonë. E parandjenjë që tifozët do të na presin shumë keq, pavarësisht se nuk ndjej që kam ndonjë faj për shkak se luaj në Shqipëri”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#21

Post by Adriana » Wed Nov 09, 2011 10:12 am



Grupimi më i madh i tifozerisë shqiptare, Tifozat Kuqezi, kanë deklaruar bojkotin e ndeshjeve të kombëtares. Sipas tyre, ky vendim u mor në shenjë proteste ndaj Federatës për politikat e saj me kombëtaren
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#22

Post by bardus » Tue Feb 19, 2013 6:33 pm

Nje foto e 25/5/1964 ,Amsterdam Shqiperi-Hollande 0:2

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3797
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#23

Post by Arbëri » Tue Feb 19, 2013 6:45 pm

FFK: Futbollistët e Shqipërisë s’janë më të huaj

ffk-Prishtinë, 19 shkurt 2013

Futbollistët nga Shqipëria tani e tutje më nuk llogaritën si lojtarë të huaj. Kështu është vendosur të martën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK-së). “KE duke iu përgjigjur vendimit të para do ditëve të KE të FSHF-së që futbollistët e Kosovës të mos llogariten si lojtarë të huaj, mori vendim që edhe futbollistët nga Shqipëria për FFK-në nuk llogariten tani e tutje futbollistë të huaj”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi, KE miratoi raportin e Komisionit për lëvizjen e futbollistëve në afatin e dimrit. Kryetari i këtij komisioni Adem Çollakaj i njoftoi anëtarët e KE se gjatë këtij afati kalimtar 36 klube kanë bërë 199 kërkesa të futbollistëve për ndërrimin e klubeve. E veçanta e këtij afati është se 21 kërkesa janë të futbollistëve nga 11 shtete të huaja. Mirëpo për këta futbollistë para se të regjistrohen duhet të kenë vërtetime se i janë përmbajtur ligjeve të emigracionit. Gjithashtu KE diskutoi dhe për përgatitjet për mbajtjen e turneut tashmë tradicional në futsall “Adem Jashari”, të cilat po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. KE miratoi edhe Planin e Komisionit për Gjyqtarë, duke vendosur që seminari dhe testet e normat fizike për gjyqtarë të mbahen më 23 dhe 24 shkurt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
http://rtv21.tv/home/?p=86300
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#24

Post by Adriana » Sat Nov 15, 2014 9:31 am

Deschamps: Shqipëria nuk është më një Kombëtare e vogël

Tranjeri i Francës, Didier Deschamps, shprehet optimist për ekipin e tij pavarësisht barazimit kundër Shqipërisë në shtëpi. Për Deschamps, Shqipëria nuk duhet të konsiderohët më si një skuadër e vogël. “Kishim pak shance. Patëm më shumë mundësi në pjesën e dytë, ndoshta sepse ata u lodhën, por ne kemi arritur kombinime të mira në sulm. Është një barazim në shtëpi me shumë lojtarë që mungonin” deklaroi Deschamps.

Duke folur për Shqipërinë, tekniku francez u shpreh: “Nuk duhet të harrojmë edhe pse është Shqipëria, ata fituan në Portugali. Nuk është më një Kombëtare e vogël.”



Komentatori francez : Ju presim në Euro 2016

Paraqitja e Shqipërisë sot në Stade Rennes ka çuditur jo pak ekspertët francezë, të cilët kanë thënë fjalët më të mira për djemtë e de Biasit, duke shtuar se “duhet të jemi të lumtur me barazimin.”

“Një Shqipëri më shumë sulmuese nga sa pritej”, – shkuranin francezët. “Vite më parë e mundnim lehtësisht, por tani ata kanë bërë hapa para. Shumë mirë taktikisht, shumë mirë teknikisht. Topin e mbanim ne, por lojën më interesante e bënte Shqipëria, që kolektivisht ishte më lartë se blutë.”

Fjalën e fundit e dha komentatori i TF1 Christian Jeanpierre, i cili pas vlerësimesh pafund gjatë gjithë ndeshjes, në mbarim të saj tha : “Shpresojmë ti shohim sërish në Euro 2016.”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Incident në ndeshjen Apolonia-Tirana, portieri serb “përdhos” flamurin shqiptar

#25

Post by rrëqebull » Sun Mar 22, 2015 8:14 pm

FIER - Një incident jo i zakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Apolonia-Tirana në Fier, ndërsa një tifoz ka hyrë me një flamur të Shqipërisë në fushë duke e shpalosur atë. Në këtë moment ka ndërhyrë portieri serb i skuadrës fierake i cili ia ka rrëmbyer nga dora flamurin tifozit. Kjo ka bërë që të djellë irritimin e tifozerive të të dyjave skuadrave.

Pas këtij momenti trajneri i Apolonisë është detyruar të zëvendësojë portierin.

Tifozi i cili ende nuk dihet se kë ekip mbështeste në këtë ndeshje ka hyrë në momentin që arbitri kishte akorduar një penallti ndaj ekipit fierak.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Incident në ndeshjen Apolonia-Tirana, portieri serb “përdhos” flamurin shqiptar

Ky fëlliqësira jo vetëm që s'do duhej të shkelte më në fushë shqiptare pas kësaj fyerjeje që i ka bërë Kombit Tonë, por as do duhej të ishte thirrur ndonjëherë të luante me skuadrat tona.

Na e kanë vështirur sportin me këto skuadrat multi-racore.
Sporti duhet të shërbejë për të zhvilluar Rininë shqiptare dhe jo për të pasuruar barkderrat që bëjnë biznes, shpëlarje parash e spekullime bastesh në kurriz të Kombit duke na e kthyer sportin në një nënkategori të cirkut e të kopshtit zoologjik.

Apollonia me portier serb... kësaj i thonë poshtërsi e prapësi tipike globaliste, që shfrytëzon sportin për të përçuar planin e vet të shndërrimit të shoqërisë në një mish-mash të pandreqshëm (melting pot).

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”