Page 1 of 1

Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Fri Sep 07, 2012 8:34 pm
by Arbëri
-bravo- -bravo- -bravo-

Image

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në stadiumin kombëtar Qemal Stafa me rezultat 3-1, sfidë e vlefshme kjo për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Image

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Fri Sep 07, 2012 8:49 pm
by Mallakastrioti
Kastriotet kunder turko-grekeve qipriot :)

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Fri Sep 07, 2012 8:50 pm
by Arbëri
Bravo Shqipëri, të lumtë De Biasi

Shqipëria e Giani De Biassit e ka nisur në mënyrën më të mirë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror. Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë me Qipron me rezultat 3 me 1.
Gëzimi i parë në ndeshje erdhi në minutën e 36 kur i riu Sadiku realizoi golin e parë në ndeshje. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Qipro barazon duke shfrytëzuar një pakujdesi në mbrojtje.
Por Shqipëria me mentalitetin fitues që e ka krijuar De Biassi kthehet në minutat e fundit të ndeshjes. Dy zëvëndësuesit në këtë takim, Qani dhe Bogdani realizuan në minutat 84 dhe 87 për fitoren e Shipërisë.
Vlen të ceket goli i jashtëzakonshëm i Bogdanit i cili realizoi nga një distancë e largët me një gjuajtje fantastike.

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Fri Sep 07, 2012 8:52 pm
by Arbëri
Mallakastrioti wrote:Kastriotet kunder turko-grekeve qipriot :)
Edhe ne lufte kane kaluar njejte :mrgreen:
Sikur te kishte me shume rregull e discipline ,mendoj qe pa problem do ishim me larte ne futboll ..

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Fri Sep 07, 2012 9:02 pm
by Arbëri
Image

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sat Sep 08, 2012 12:34 pm
by Arbëri
Yjet shqiptare të futbollit Zvicëran

Zvicra të martën do të takohet me Shqipërinë, pasi mediet helvetike në vazhdimësi kanë tërhequr vëmendjen për shqiptarët që do të luajnë kundër ekipit kombëtar të tyre për kualifikimet e botërorit të ardhshëm.
Pothujse gjysma e reprezentacionit Zvicëran jane shqiptarë , si : Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi,

Image

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sat Sep 08, 2012 1:22 pm
by bardus
Arbëri wrote:Yjet shqiptare të futbollit Zvicëran

Atij Xherdan Shaqirit ja kam friken, sepse eshte i rrezikshem dhe mesa di une, luan per Bajernin e Mynihut.

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sat Sep 08, 2012 2:10 pm
by erix77
De Biasi,me ne fund kemi nje trajner te vertete.

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sat Sep 08, 2012 8:04 pm
by Arbëri
bardus wrote:
Arbëri wrote:Yjet shqiptare të futbollit Zvicëran

Zvicra të martën do të takohet me Shqipërinë, pasi mediet helvetike në vazhdimësi kanë tërhequr vëmendjen për shqiptarët që do të luajnë kundër ekipit kombëtar të tyre për kualifikimet e botërorit të ardhshëm.
Pothujse gjysma e reprezentacionit Zvicëran jane shqiptarë , si : Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi,

Image

Atij Xherdan Shaqirit ja kam friken, sepse eshte i rrezikshem dhe mesa di une, luan per Bajernin e Mynihut.

Shaqiri: Zemra ime është me “KUQEZINJTË”

“Shumë e kom vështirë të luaj ndeshjen që do të vjen me kombin tim me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë dhe nëse humbim prap zemra ime osht kuq e zi”.

Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.

I cilësuar si “tradhtarë” bashke me koleget tjerë si: Vll. Xhaka,Behrami, Dzemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve “kuq e zinj”, ai përsëri nëpërmjet rrjetit social Twitter tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherit edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë duke theksuar se çdoherë ai do jetë “kuq e zinj”, pa marr parasysh rezultatin e takimit emocionues: Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasiqë 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherit edhe emra të mëdhenj në futbollin europian.

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasiqë këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.

Sidoqoftë duhet të tregojmë maturi dhe respekt për këto lojtarë të cilët edhe pse luajnë për Zvicrën etiketohen si shqiptarë dhe origjinën e tyre nuk do mund t’ua mohojë askush. TË PRIFTË E MBARA SHQIPËRI …JE NË ZEMËR TË CDO SHQIPTARI….

Image

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sun Sep 09, 2012 8:37 pm
by Arbëri
SHVERCERAT(tifozet nga Shkupi)

Shqiperi-Qipro

Kenduan:
Pjerin proni ktu kendojn se shqiperia se shqiperia se shqiperia esht kampion ,,e kampion e kampion e kampion esht pergjithmon ole ole ee ...

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sun Sep 09, 2012 8:47 pm
by Arbëri
Tifozat Kuq e Zi nga Prishtina arrijnë në Tiranë

Image

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Sun Sep 09, 2012 10:34 pm
by bardus
Arbëri wrote:

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasiqë këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.
Edhe ne lajmet e sotme, Xherdan Shaqiri deklaroi se, nuk eshte thirrur asnjehere nga FDSH-ja per ne ekip te kombetares,prandaj presim nje reagim te forte ndoshta te Shaqirit ndaj kuqe e zinjve .I lindur ne Gjilan, por i rritur ne Zvicer ai tha se, nqs Kosova do te kete ekipin e saj perfaqesues, me shume deshire do te marre pjese ne perberjen e tij.
Ka mjaft aresye te mendojme qe kjo ndeshje do te jete nje ndeshje e forte dhe e presim me padurim.Per bashkeatdhetaret qe gjenden jashte,mund te ndjekin online live tek kanali TVSH, http://www.gjithckagjej.com/p/alb-tv-live.html

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Mon Sep 10, 2012 8:21 am
by ALBPelasgian
Kombetarja ka gjasa qe te korre nje rezultat te mire nga Zvicra. Vete fakti qe ne stadiumin e Zvicres do te kete nje mbeshtetje te fuqishme nga bashkeatdhetaret tane ne kete shtet le te shpresohet per nje rezultat te mire. Kur u pat ndeshur me Zvicren, para disa vitesh, me shume se gjysma e stadiumit ishte me tifoze kuqezinj.

Nje sfide e vertete do te jete lukunia e 'shqipfolesve' qe luajne per Zvicren, te cilet disi do te udhehiqen nga nje ndjenje revanshizmi. Prandaj, shpresoj qe reparti i mbrojtjes do te jete ne lartesine e detyres.

Re: Shqiperi 3-1 Qipro .!!

Posted: Mon Sep 10, 2012 2:02 pm
by Arbëri
bardus wrote:
Arbëri wrote:

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasiqë këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.
Edhe ne lajmet e sotme, Xherdan Shaqiri deklaroi se, nuk eshte thirrur asnjehere nga FDSH-ja per ne ekip te kombetares,prandaj presim nje reagim te forte ndoshta te Shaqirit ndaj kuqe e zinjve .I lindur ne Gjilan, por i rritur ne Zvicer ai tha se, nqs Kosova do te kete ekipin e saj perfaqesues, me shume deshire do te marre pjese ne perberjen e tij.
Ka mjaft aresye te mendojme qe kjo ndeshje do te jete nje ndeshje e forte dhe e presim me padurim.Per bashkeatdhetaret qe gjenden jashte,mund te ndjekin online live tek kanali TVSH, http://www.gjithckagjej.com/p/alb-tv-live.html
Njeri nga te lartepermendurit eshte Blerim Xhemajli (NAPOLI), e thote te njejten ne kete video nga minuta 6:30