"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zvicër - Shqipëri

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#16

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 4:26 pm

Lucerni po skuqet :)
Me mijera shqiptaret ne rruget e qytetit...

Image

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#17

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 5:44 pm

Tifozet shqiptar "pushtojne" stadiumin ne Luzern

Image




Presheva veshur Kuq e Zi

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#18

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 5:50 pm

Pesë shqiptarët e Zvicrës: Do këndojmë të 2 himnet


Image

TIRANE-Takimi mes Zvicrës e Shqipërisë është vërtet special për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin e Admir Mehmedin.

Pesë futbollistët shqiptarë kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së shtypit, por ata i druhen shumë “përballjes” me tifozët kuqezi në këtë sfidë. “Mendoj se audienca do na provokojë, - thotë Granit Xhaka, mesfushori që luan me Borusia Mynshengladbah. – Them se jemi me fat që nuk luajmë më në Lucernë apo në Bazel, pasi 30 mijë shqiptarë do vinin në stadium për të na sharë”, shton ai. Për Xherdan Shaqirin, ndaj Shqipërisë është një takim i veçantë. “Do t’i këndoj të dy himnet”, thotë ylli i Bajernit të Mynihut. “Është shumë emocionale. Për çudi, duket sikur ne luajmë në transfertë dhe Shqipëria në shtëpinë e saj. Por, e rëndësishme është që të harrojmë gjithçka që ndodh në stadium”, thotë Blerim Xhemajli, që aktivizohet në Serinë A, te Napoli. “Nuk duhet të shpërqendrohemi nga turma”, shton Valon Behrami, që tregon se ka të bërë tatuazh një shqiponjë dy krenare në këmbën e tij. Ndërkohë, trajneri Otmar Hitcfeld ka kërkuar nga arbitri që të mbrojë Xherdan Shaqirin nga ndërhyrjet e ashpra.

“Ai është ylli i ekipit dhe fakti që luan me Bajernin e bën të famshëm. Por, në Slloveni pësoi disa ndërhyrje të rënda”, tha Hitcfeld. Mediat zviceriane kujtojnë gjithashtu edhe disa duele të tjera brenda sfidës, duke nisur nga ai mes kapitenit të Zvicrës Gokhan Inler dhe Burim Kukelit. Ata kanë luajtur në një ekip te të rinjtë, te FC Solothurn dhe janë akoma miq.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#19

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 7:30 pm

(Pjesa pare)

SHQIPERIA Zvicerane - SHQIPERIA 1 : 0, shenon Xherdan Shaqiri

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#20

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 8:34 pm

Shqiptarët munden nga shqiptarët, Zvicër – Shqipëri 2-0

Image
Para ndeshjes se sotme :(

2-0 ishte rezultati i ndeshjes Zvicër – Shqipëri. Golat u shënuan nga Shaqiri në pjesën e parë dhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Inler, në pjesën e dytë

Sot u luajt sfida e dytë për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014. Si Shqipëria, ashtu edhe Zvicra vinin në këtë ndeshje me 3 pikë, të fituara me Qipron dhe Slloveninë përkatësisht.

Shqipëria e De Biazit u përball me kombëtaren zvicerane të drejtuar nga Hitcfeld.

Është përfolur shumë kjo ndeshje, pasi me ngjyrat e flamurit zviceran u vunë përballë kuqezinjve edhe pesë lojtarë shqiptarë.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Lucernës dhe atmosfera ishte mjaft e elektrizuar.

Pjesa e parë

Siparin e golave në këtë ndeshje e çeli Shaqiri, i cili nuk e humbi rastin, pas një gabimi të mbrojtjes sonë. Ai realizon një goditje diagonale në minutën e 23-të dhe Zvicra kalon në avantazh 1-0. Shaqiri gjithsesi, nuk e festoi golin, siç kishte premtuar dhe para ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi me disa tentativa për gol, por me rezultat të pandryshuar: 1-0 për Zvicrën.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë e ndeshjes filloi pa ndonjë ndryshim. Nuk u bë ndonjë zëvendësim në të dyja skuadrat deri në minutën e 54-t, kur hyjnë në fushë Roshi dhe Cani, në vend të Bogdanit dhe Vilës.

Pas tentativave të ndryshme, nuk u gjend dot rruga për tek porta nga të dyja skuadrat, deri në minutën e 67-të, kur gjyqtari rumun jep penallti. Ajo ekzekutohet nga kapiteni i Zvicrës, Inler dhe rezultati shkon 2-0 për Zvicrën.

Shqipëria zëvendëson Kutelin me Hykën në minutën e 72-të, ndërsa për Zvicrën Behrami zëvendësohet me Dzemailin.

Stocker ndëshkohet me karton të verdhë dhe ai zëvendësohet në minutën e 78-të nga lojtari shqiptar Mehmedi, që luan për Zvicrën.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, Xhaka i le vendin Drnic. Shqiptarët e Zvicrës u larguan nga fusha me vërshëllima, por që ata iu përgjigjën me duartrokitje.

Minutat e fundit të lojës u mbyllën me sulmin e skuadrës sonë kombëtare, por që fatkeqësisht, nuk mundi ta zvogëlojë diferencën e dy golave
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#21

Post by Arbëri » Tue Sep 11, 2012 9:57 pm


Behrami,Shaqiri dhe Xhaka nuk hidhrohemi i kuptojm simpatizuesit
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#22

Post by Patush » Tue Sep 11, 2012 10:32 pm

Sa mire po m'vjen qi paska fitu Zvicrra po ashtu adhe fakti se nji gol ashte shenu nga nje Shqiptar!

Ti qush kto njerez trathetar ashte sikur te quhen te gjithe emigrantat Shqiptare trathetar?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4142
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Zvicër - Shqipëri

#23

Post by Zeus10 » Tue Sep 11, 2012 11:53 pm

Patush wrote:Sa mire po m'vjen qi paska fitu Zvicrra po ashtu adhe fakti se nji gol ashte shenu nga nje Shqiptar!

Ti qush kto njerez trathetar ashte sikur te quhen te gjithe emigrantat Shqiptare trathetar?
Edhe une mendoj, se keta djem te rinj e te talentuar nuk jane aspak tradhetare. Perkundrazi, ata me talentin e tyre, qe ja vune ne sherbim perfaqsueses se vendit, qe ju dha mundesine ta zhvillonin kete talent, i bejne nder gjithe shqiptareve. Ata flasin shqip dhe zemra e tyre rreh per token e tyre. Une personalisht do i falenderoja dhe jam i kenaqur, qe toka jone lind cuna te tille.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#24

Post by Arbëri » Wed Sep 12, 2012 5:39 am

Media zvicerane: Shqiptarët kanë një besim, shqiptarinë!


Image

“’20minuten” media zvicerane, duke analizuar me detaje pragsfidën Zvicër-Shqipëri, ndalet edhe në një detaj historik të kombit tonë, duke dashur të sqarojë qasjen mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës apo Maqedonisë. Gjithcka në funksion të pesëshes së kombëtares helvete, e cila gjendet nën presionin e të luajturit kundër kombit të prindërve të tyre. Kjo media, mes të tjerash shkruan: “Kjo është një situatë delikate për futbollistët e rinj: ata do të luajnë me fanellën e ekipit kombëtar të vendit në të cilin u rritën, duke kërkuar fitoren kundër ekipit të kombit të prindërve të tyre. Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemali nuk janë vetëm pjesë e kombëtares zvicerane, por edhe pjesë e komunitetit shqiptar në Zvicër. Askush nuk e di saktësisht se sa shumë njerëz, që shqipen e kanë gjuhë amtare, jetojnë në Zvicër. Vlerësimet variojnë nga 170 000 deri në mbi 200 000. Flukset e para nga këta erdhën në vitet shtatëdhjetë, si punëtorë mysafirë në këtë vend, të tjerët u sollën më vonë në kuadrin e bashkimit familjar në Zvicër. Kohët e fundit disa u gjendën këtu si pasojë e trazirave të rënies së ish-Jugosllavisë, sepse në Zvicër gjetën një strehë. Në fillim, diaspora ende e vogël e shqiptarëve në Zvicër nuk është perceptuar si të tillë. Pothuajse të gjithë shqiptarët kishin një pasaportë jugosllave, jo të Shqipërisë, e cila deri në vitin 1990 ishte një diktaturë e izoluar komuniste. Prej andej, askush nuk erdhi në Zvicër. Edhe sot, përqindja e njerëzve me kombësi shqiptare është shumë e ulët (më pak se 1500 persona deri në vitin 2010). Pesë lojtarët e kombëtares helvete janë shqiptarë të ardhur në Zvicër nga Kosova dhe Maqedonia; dikur shtete të ish-Jugosllavisë. Jo më pak kështu, ne nuk mund të flasim thjesht për një identitet shqiptar. Një ndryshim në përcaktimin mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe më gjerë është se të parët kishin jetuar deri në vitin 1990 në izolim pothuajse total. Pjesa veriore, pjesa malore e Shqipërisë, ka shumë ngjashmëri me Kosovën, siç shpjegohet Bashkim Iseni nga Forumi Zviceran për Migracionin dhe studiues i popullsisë (SFM) në Universitetin e Neuchâtel-it. Të dyja janë popullata rurale dhe më të izoluara. Në veri është funksionale e shumëdiskutueshmja “e drejta zakonore shqiptare”, ose sic njihet ndryshe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Banorët zonave më shumë urbane të Shqipërisë, sidomos ata të jugut, megjithatë, – thotë Iseni, – kishin shumë gjëra të përbashkëta me shqiptarët e Ohrit dhe të Strugës në Maqedoni. Shqipëria shtrihet pothuajse saktësisht në kufirin kulturor Perëndim-Lindje. Në veri të vendit, deri në pushtimin e otomanëve, kishte ndikim katolicizmi, në jug ekzistonte besimi ortodoks. Osmanët sollën Islamin, fe e cila përqafohet sot nga shumica e shqiptarëve. Megjithatë, “feja e shqiptarëve është shqiptaria”, sic shpjegon Iseni, i cili e vë theksin në gjuhën e përbashkët. Përcaktimi i kufijve në Ballkn nga fuqitë e mëdha botërore bënë që një pjesë e madhe e shqiptarëve të mbeten jashtë shtetit-komb. E tillë është dhe Kosova. Një studim gjerman thekson se te shqiptarët e Kosovës kohezioni kombëtar është më i fortë se tek ata të Shqipërisë apo Maqedonisë. Në shekullin e 19-të, shkrimtari dhe politikani Pashko Vasa do të shkruante: “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarëve është shqiptaria!”/Editorial.MK
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#25

Post by Arbëri » Wed Sep 12, 2012 6:03 am

Pritja e Kombetares ,
video nga gazeta Zvicerane : http://www.20min.ch/videotv/?vid=269846
Nese keta pese (5) djem ishin ne fushe kunder kombetares , ju shqiptaret e Zvicres deshmuat dje qe jeni TE GJITHE BASHKE PER NJE SHQIPERI .
Krenar per ju !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Zvicër - Shqipëri

#26

Post by Adriana » Wed Sep 12, 2012 9:44 am

Kete urrejtje me shume e ushyqen mediat-shqiptare si gjithmon duke kerkuar te perfitojne klikime, shikoni cfare tha ky, shikoni cfare tha aji, te gjitha mashtrime ishin, nje biznes me shume duke shkelur emrin e kombit.
Gjithashtu Arman Duka ne intervisten e tij beri nje gabim qe nuk i falet duke i quajtur keta shqiptare ''shqipefoles'' dhe qe duhet ta dijne nga vjen. Djemte qe luajne me zviceren ne asnje moment nuk kan mohur se nga vijne, dhe me sjelljen e tyre kane prekur shume mediat e huaja, qe nuk reaguan ne asnje ofendim, perkundrazi kur e lane fushen nderkohe qe po i shanin ata i duartrokiten tifozat. Gjithashtu dhe mirepritja ne zvicer per tifozat tane ishte nje mirepritje qe kurre me pare nuk kishte ndodhur per ne.

Per mua ata 5-djem mbreme ishin kundershtaret e mij per 90-min, por jo tradhetare. Tradhetare dhe shqipefoles eshte vet z.Armand Duka... qe me kete shprehje ka ofenduar mijeraaaaa shqiptare ne emgrim. (ne shume ratse ne bejme tradhetare ata qe nuk jane, dhe tradhetaret e vertet i mbajme ne shtepi)

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka ka thënë disa ditë më parë se do të tentojë të shënojë në ndeshjen kundër Shqipërisë, por po ashtu ka shtuar se nuk do ta festojë golin, e ka irrituar kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka reaguar në mënyrë joprofesioniste, duke thënë se takimi me Zvicrën do të jetë si gjithë të tjerët, ndërkaq Xhaka duhet ta dijë nga vjen.

“Nuk më intereson asnjë lojtar i Kombëtares zvicerane. Për mua ajo është ndeshje që konsiderohet si takim i radhës dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Një kundërshtari pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë skuadrës e cila mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, ka thënë Duka. Kreu i Federatës nuk e ka fshehur entuziazmin pasi Shqipëria mposhti Qipron. “Jam i entuziazmuar dhe shumë i gëzuar. Kanë luajtur me zemër dhe treguan se po të punosh me seriozitet, të besosh tek skuadra dhe të zbatosh planin arrin të marrësh atë që meriton”, tha ai./Titulli.com/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Zvicër - Shqipëri

#27

Post by erix77 » Wed Sep 12, 2012 2:52 pm

Me tradhtar se aq nuk ka ku te veje.
Se marr vesh cfare kuptoni ju me tradhti?te dalesh ne fushe kundra kombit tend tradhti eshte dhe asgje tjeter.

pale ai plehra Behrami ka edhe goje te flase dhe thote: "tifozet shqiptare skane kulture te flasin me mua".
ik ore mbushu idiot.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#28

Post by Patush » Wed Sep 12, 2012 10:36 pm

erix77 wrote:Me tradhtar se aq nuk ka ku te veje.
Se marr vesh cfare kuptoni ju me tradhti?te dalesh ne fushe kundra kombit tend tradhti eshte dhe asgje tjeter.

pale ai plehra Behrami ka edhe goje te flase dhe thote: "tifozet shqiptare skane kulture te flasin me mua".
ik ore mbushu idiot.

Brravo Behramit, ai ka te drejte dhe fitorja ndaj Shqipnise ishte nje grusht i forte kundra arrogances anadollake te shoqnise ne at vend!

Ai jeton ne Svicer, ai shtet atij i ka dhane mundesite te cilit per fat te keq vendi i tij nuk ka ken i mujtun me ja dhane! Ai shtet e ka pranu Behramin si birin e tije dhe per nga talenti qi ai ka e ka nderu duke perfaqesu skuadren kombetare! Po te mos ishte per Zvicrren na noshta kurre nuk kishna me ja ndigju zanin, tash pa piken e turpit kerkohet qi ky ta braktisin shtetin qi ja dha mundesit ku per fat te keq vendi i tij nuk mujte me ja dhane!

Ai a krenar qi a Shqiptare dhe patriot, ndryshe nga zagaret e kafeneve ne Shqipni te cilet e kritikojne!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#29

Post by Patush » Wed Sep 12, 2012 10:54 pm

Zeus10 wrote:
Patush wrote:Sa mire po m'vjen qi paska fitu Zvicrra po ashtu adhe fakti se nji gol ashte shenu nga nje Shqiptar!

Ti qush kto njerez trathetar ashte sikur te quhen te gjithe emigrantat Shqiptare trathetar?
Edhe une mendoj, se keta djem te rinj e te talentuar nuk jane aspak tradhetare. Perkundrazi, ata me talentin e tyre, qe ja vune ne sherbim perfaqsueses se vendit, qe ju dha mundesine ta zhvillonin kete talent, i bejne nder gjithe shqiptareve. Ata flasin shqip dhe zemra e tyre rreh per token e tyre. Une personalisht do i falenderoja dhe jam i kenaqur, qe toka jone lind cuna te tille.


Sjellja burrnore dhe me kulture kishte me pa ken sikur te ishte ndi krenari qe gjaku Shqiptare ka arrite te jete shtylla kurrizore ne kombetaren e skuadres se Zvicrres!

Ai ka te drejte ato qi e kan qujte 'trathetar'' nuk kane kulture me fol me te!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3786
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Zvicër - Shqipëri

#30

Post by Arbëri » Thu Sep 13, 2012 1:22 pm

Gazeta Kroate :"Granit Gjaka ka pranuar ne Zvicer qe qellimisht nuk ka shenuar gol , Zvicra ne shok"

Image
http://www.index.hr/sport/clanak/svicar ... 36731.aspx

Pas minutes 3;30 ,
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... mAYUnG9gHg
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”