"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zvicër - Shqipëri

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Zvicër - Shqipëri

#31

Post by erix77 » Thu Sep 13, 2012 3:30 pm

Patush wrote:
erix77 wrote:Me tradhtar se aq nuk ka ku te veje.
Se marr vesh cfare kuptoni ju me tradhti?te dalesh ne fushe kundra kombit tend tradhti eshte dhe asgje tjeter.

pale ai plehra Behrami ka edhe goje te flase dhe thote: "tifozet shqiptare skane kulture te flasin me mua".
ik ore mbushu idiot.

Brravo Behramit, ai ka te drejte dhe fitorja ndaj Shqipnise ishte nje grusht i forte kundra arrogances anadollake te shoqnise ne at vend!

Ai jeton ne Svicer, ai shtet atij i ka dhane mundesite te cilit per fat te keq vendi i tij nuk ka ken i mujtun me ja dhane! Ai shtet e ka pranu Behramin si birin e tije dhe per nga talenti qi ai ka e ka nderu duke perfaqesu skuadren kombetare! Po te mos ishte per Zvicrren na noshta kurre nuk kishna me ja ndigju zanin, tash pa piken e turpit kerkohet qi ky ta braktisin shtetin qi ja dha mundesit ku per fat te keq vendi i tij nuk mujte me ja dhane!

Ai a krenar qi a Shqiptare dhe patriot, ndryshe nga zagaret e kafeneve ne Shqipni te cilet e kritikojne!
Sa qenka gezuar ky patrioti per fitoren e zvicres?papapa sa te eshte bere qejfi mor burr!

tu beka shume qejfi kur humbet Shqiperia ,te lumte si patriot i vertete ke fol ti dhe behrami.

Po mir behramin e beri njeri zvicra po ty kush te ka bere njeri Serbi?
Sa do ishe gezuar mor burr po te kishte fituar milloshevici.
Last edited by erix77 on Thu Sep 13, 2012 5:29 pm, edited 1 time in total.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Zvicër - Shqipëri

#32

Post by ALBPelasgian » Thu Sep 13, 2012 5:16 pm

Mua fort me irriton nje prirje e shqiptareve neper rrjete sociale e komente neper portale per t'i rehabilituar disi keta djemte helvetik (me prejardhje shqiptare). Eshte e pamohueshme qe nje pjese e tyre vijimesisht kane hedhur poshte ftesat e Federates per t'iu bashkengjitur ekipit te kuqezinjeve. Eshte po kaq e pamohueshme se forca motorike qe udheheq 'zgjedhjen' e tyre eshte paraja dhe te qenurit te famshem. Ata jane ne gjendje ta paguajne kete, madje edhe me cmimin e te qenurit gjithnje te percmuar nga helvetiket, qofte nga bashkelojtaret zvicerane, qofte nga media apo publiku zviceran. Une as qe i honeps pallavrat e tyre teksa japin deklarata mallengjyese (sesi nuk e harrojne vendin e origjines) apo tregojne tatuazhet me shqipen dykrereshe.

Ata kurrsesi nuk do te fitojne perkrahjen e asnje shqiptari, perderisa njeri nga lojetaret (me vjen ndot t'i permend madje edhe emrin) fut ne perdorim edhe doren per te shenuar gol kunder Shqiperise ose kur tjetri bie ne delirium kur shenohet nje gol ne rrjeten e Shqiperise.

Eshte shume e qarte puna e tyre. Ata vecse jane nje miniature e vogel e vetedijes se retarduar te nje pjese te bashkesise sone ne Zvicer, e cila gjate ketyre viteve eshte tjetersuar ne nivelet e coroditjes.

Eshte e kot te kerkohet krenari te keta talenta me origjine shqiptare, kur ai shfrytezohet ne dobi te nje ekipi te huaj. Jane me qindra lojtere (nga vende te Afrikes e Amerikes Jugore) te cilet i kane rezistuar stoikisht tundimeve e ofertave joshese per t'u bere pjese e perfaqesueseve prestigjioze evropiane. Por megjithate ata s'i kane tradhetuar asnjehere kombetaret e tyre. Pra s'ka respekt per keta djeme me origjine shqiptare, ashtu sic nuk merr respekt nga bosnjaket, Z. Ibrahimovic i cili luan per Suedine ose Mesit Ozil nga turqit.

Ne lartesine e vet morale qendruan pikerisht djemte e vajzat ne shkallet e stadiumit te Lucernes, te cilet ne asnje cast nuk pushuan se brohorituri per kombin e tyre, per bashkimin politik.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#33

Post by Patush » Thu Sep 13, 2012 11:02 pm

erix77 wrote:
Patush wrote:
erix77 wrote:Me tradhtar se aq nuk ka ku te veje.
Se marr vesh cfare kuptoni ju me tradhti?te dalesh ne fushe kundra kombit tend tradhti eshte dhe asgje tjeter.

pale ai plehra Behrami ka edhe goje te flase dhe thote: "tifozet shqiptare skane kulture te flasin me mua".
ik ore mbushu idiot.

Brravo Behramit, ai ka te drejte dhe fitorja ndaj Shqipnise ishte nje grusht i forte kundra arrogances anadollake te shoqnise ne at vend!

Ai jeton ne Svicer, ai shtet atij i ka dhane mundesite te cilit per fat te keq vendi i tij nuk ka ken i mujtun me ja dhane! Ai shtet e ka pranu Behramin si birin e tije dhe per nga talenti qi ai ka e ka nderu duke perfaqesu skuadren kombetare! Po te mos ishte per Zvicrren na noshta kurre nuk kishna me ja ndigju zanin, tash pa piken e turpit kerkohet qi ky ta braktisin shtetin qi ja dha mundesit ku per fat te keq vendi i tij nuk mujte me ja dhane!

Ai a krenar qi a Shqiptare dhe patriot, ndryshe nga zagaret e kafeneve ne Shqipni te cilet e kritikojne!
Sa qenka gezuar ky patrioti per fitoren e zvicres?papapa sa te eshte bere qejfi mor burr!

tu beka shume qejfi kur humbet Shqiperia ,te lumte si patriot i vertete ke fol ti dhe behrami.

Po mir behramin e beri njeri zvicra po ty kush te ka bere njeri Serbi?
Sa do ishe gezuar mor burr po te kishte fituar milloshevici.
Nuk e kam ndermend me e ul vedin ne nivelin tand erix, sa here dikush del jastha korrnizave te ''patriotizmit" ai ajo quhet trathetar, serb.. etj!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#34

Post by Patush » Thu Sep 13, 2012 11:07 pm

ALBPelasgian wrote:Mua fort me irriton nje prirje e shqiptareve neper rrjete sociale e komente neper portale per t'i rehabilituar disi keta djemte helvetik (me prejardhje shqiptare). Eshte e pamohueshme qe nje pjese e tyre vijimesisht kane hedhur poshte ftesat e Federates per t'iu bashkengjitur ekipit te kuqezinjeve. Eshte po kaq e pamohueshme se forca motorike qe udheheq 'zgjedhjen' e tyre eshte paraja dhe te qenurit te famshem. Ata jane ne gjendje ta paguajne kete, madje edhe me cmimin e te qenurit gjithnje te percmuar nga helvetiket, qofte nga bashkelojtaret zvicerane, qofte nga media apo publiku zviceran. Une as qe i honeps pallavrat e tyre teksa japin deklarata mallengjyese (sesi nuk e harrojne vendin e origjines) apo tregojne tatuazhet me shqipen dykrereshe.

Ata kurrsesi nuk do te fitojne perkrahjen e asnje shqiptari, perderisa njeri nga lojetaret (me vjen ndot t'i permend madje edhe emrin) fut ne perdorim edhe doren per te shenuar gol kunder Shqiperise ose kur tjetri bie ne delirium kur shenohet nje gol ne rrjeten e Shqiperise.

Eshte shume e qarte puna e tyre. Ata vecse jane nje miniature e vogel e vetedijes se retarduar te nje pjese te bashkesise sone ne Zvicer, e cila gjate ketyre viteve eshte tjetersuar ne nivelet e coroditjes.

Eshte e kot te kerkohet krenari te keta talenta me origjine shqiptare, kur ai shfrytezohet ne dobi te nje ekipi te huaj. Jane me qindra lojtere (nga vende te Afrikes e Amerikes Jugore) te cilet i kane rezistuar stoikisht tundimeve e ofertave joshese per t'u bere pjese e perfaqesueseve prestigjioze evropiane. Por megjithate ata s'i kane tradhetuar asnjehere kombetaret e tyre. Pra s'ka respekt per keta djeme me origjine shqiptare, ashtu sic nuk merr respekt nga bosnjaket, Z. Ibrahimovic i cili luan per Suedine ose Mesit Ozil nga turqit.

Ne lartesine e vet morale qendruan pikerisht djemte e vajzat ne shkallet e stadiumit te Lucernes, te cilet ne asnje cast nuk pushuan se brohorituri per kombin e tyre, per bashkimin politik.

Te quhen trathetar ashte turp dhe marre e madhe Alb, kjo ashte fjal e rande!

Nejse kaq e pata un me kyt teme.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Zvicër - Shqipëri

#35

Post by Patush » Thu Sep 13, 2012 11:12 pm

Arbëri wrote:Gazeta Kroate :"Granit Gjaka ka pranuar ne Zvicer qe qellimisht nuk ka shenuar gol , Zvicra ne shok"

Image
http://www.index.hr/sport/clanak/svicar ... 36731.aspx

Pas minutes 3;30 ,
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... mAYUnG9gHg

Kjo mund te kete komplikime ligjore per Gjaken!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Zvicër - Shqipëri

#36

Post by Zeus10 » Thu Sep 13, 2012 11:36 pm

erix77 wrote:Me tradhtar se aq nuk ka ku te veje.
Se marr vesh cfare kuptoni ju me tradhti?te dalesh ne fushe kundra kombit tend tradhti eshte dhe asgje tjeter.
Po kjo e meposhtmja, a eshte tradheti?

Romela mund të braktisë Shqipërinë
13/09/2012 20:20



Pezullimi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes deri në një afat të pacaktuar për shkak të tre rasteve të sportistëve tanë të dopuar gjatë këtij viti nuk është pritur mirë nga sportistët e tjerë.

Nënkampionia e Europës, Romela Begaj deklaron se ndëshkimi duhet të jetë individual, ashtu siç dhe është suksesi në këtë sport.

“Kjo është një gjë shumë e rëndë, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët pasi prishet imazhi i sportit kryesor në vend. Unë si Romela dhe sportistët e tjerë mbahemi me këtë sport, ushqejmë familjet me të dhe nuk kemi asnjë profesion tjetër. Për mua ky është profesioni i vetëm dhe nuk është faji im për gjendjen ku ndodhemi. Në një sport individual, edhe përgjegjësia duhet të jetë e tillë. Nuk ka përse të ndëshkohet një kolektiv i tërë për fajin e një sportisti të vetëm”, u shpreh Begaj.

Të premten pritet që të jetë vendimi për pjesmarrjen ose jo të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që pas dy vitesh, Shqipëria do të jetë organizatorja e Kampionatit Europian të Peshëngritjes.

Romela kërkon nga institucionet kompetente që dhe në rast pezullimi, asaj të mos i ndërpritet trajtimi sportiv. Në rast të kundërt kërcënon me largim në një kombëtare tjetër. “Unë si sportiste i bëj thirrje shtetit, kryeministrit dhe zotit Basha si sportiste e Tiranës, që të mos më hedhin në rrugë sepse unë me këtë mbahem. Le të ndëshkohen përgjegjësit, jo të gjithë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, me keqardhjen më të madhe e them se do të konkurroj për një flamur tjetër dhe më vjen shumë keq për këtë”, përfundoi flamurmbajtësja shqiptare në Lojrat Olimpike të Londër 2012-s.



A e kuptoni, qe ne nje bote, ku paraja eshte motorri i vetem, qe ve ne levizje jo vetem sportin por gjithe ekonomine boterore, refuzimi i vendit ku ke lindur dhe jeton, nuk do te ishte vetem shkaterim profesional, por do te ishte dhe harakiri finaciar-ekonomik. Dhe perse do ta bente kete sakrifice nje djale 19-vjecar, le te themi Shaqiri? Per ti dhene para mafiozit Armando Duka, qe e ka katandisur nivelin e futbollit ne Shqiperi, ne gjendje mjerane?
Shqiperia, nuk prodhon me futbolliste cilesore per nivelin e perfaqsueses kombetare, ca per shkak te varferise se saj dhe kryesisht per fajin e mafiozeve ne krye te federates se futbollit. Ne nuk mund te spekulojme me patriotizmin, per te vjedhur talente, nga vende qe i rrisin dhe inkurajojne ata, si psh Zvicra. Kjo eshte e pamoralshme dhe tinzare. Nese deshiron nje perfaqsuese cilesore, nxirr talentet e tu, mos luaj me ndjenjat e te rinjve me origjine shqiptare, qe zhvilluan talentin e tyre jashte Shqiperise. Ata nuk jane fidanishtja jote, ti nuk ke te drejte morale t'jau marresh atyre qe kane investuar per ta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Zvicër - Shqipëri

#37

Post by Rina » Fri Sep 14, 2012 8:25 am

Ata kurrsesi nuk do te fitojne perkrahjen e asnje shqiptari, perderisa njeri nga lojetaret (me vjen ndot t'i permend madje edhe emrin) fut ne perdorim edhe doren per te shenuar gol kunder Shqiperise ose kur tjetri bie ne delirium kur shenohet nje gol ne rrjeten e Shqiperise.

Eshte shume e qarte puna e tyre. Ata vecse jane nje miniature e vogel e vetedijes se retarduar te nje pjese te bashkesise sone ne Zvicer, e cila gjate ketyre viteve eshte tjetersuar ne nivelet e coroditjes.
Une them t'i lincojme ma mire si ne kohen e Enverit, sepse ti cojme me naj kamp apo ti perzeme nga shteti nuk mundemi meqe tashme jane jashte.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Zvicër - Shqipëri

#38

Post by erix77 » Fri Sep 14, 2012 3:48 pm

A e kuptoni, qe ne nje bote, ku paraja eshte motorri i vetem, qe ve ne levizje jo vetem sportin por gjithe ekonomine boterore, refuzimi i vendit ku ke lindur dhe jeton, nuk do te ishte vetem shkaterim profesional, por do te ishte dhe harakiri finaciar-ekonomik.
Nuk po na thua ndonje gje te re Zeus,paraja gjithmone a ka hedhur ujin perpjete.

Une nuk them qe ata sportiste te mos ndjekin mireqenien e tyre ekonomike.Njeriu nje jete ka dhe duhet ta gezoje por ca gjera nuk mund te kalohen lehte.

Ata cuna bejne mire qe luajne per Zvicren apo per kedo skuader tjeter por kur ju doli perpara flamuri kombetar do kishin bere mire ta shihnin ndeshjen nga tribuna.Une nuk i quaj tradhtar pse luajne per zvicren por sepse luajten kunder shqiperise ,keto jane dy gjera shume te ndryshme.

Me fjale jemi te gjithe atdhetare por kur vjen puna te besh dicka eshte me lehte te peshtysh mbi flamur sepse dikush ta mbush xhepin me para.
Nuk e kam ndermend me e ul vedin ne nivelin tand erix, sa here dikush del jastha korrnizave te ''patriotizmit" ai ajo quhet trathetar, serb.. etj!
Jo mor vetem ata qe gezohen kur humbet shqiperia quhen tradhtar,serb apo zviceran.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Iriqi
Member
Member
Posts: 30
Joined: Sat Sep 15, 2012 1:42 pm
Gender: Female

Re: Zvicër - Shqipëri

#39

Post by Iriqi » Sat Sep 15, 2012 2:24 pm

@ Erix

Askush nuk eshte gezuar qe ka humbur Shqiperia, por shumekush eshte gezuar qe jane promovuar shqiptaret edhe me shume ne Evrope si rezultat i kesaj ndeshje.



:) Rrofshin, u shtofshin e perparofshin shqiptaret kudo qe jane.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Zvicër - Shqipëri

#40

Post by Arbëri » Sat Sep 15, 2012 7:07 pm

Xhaka gjobitet me 1 milionë euro? Federata zvicerane përgënjeshtron lajmin

Image
Duke “përfituar” nga situata e krijuar për shkak të rastit të humbur në ndeshjen përballë Shqipërisë, disa portale informative nxituan të raportonin një lajm për gjobë ndaj lojtarit shqiptar Granit Xhaka. Në faqe të ndryshme informative thuhej se “sipas gazetave zvicerane, Federata e Futbollit në Zvicër ka gjobitur Xhakën për shkak se u tregua pasiv përballë portës kundërshtare”.

Lidhur me një lajm të tillë ka ardhur edhe reagimi i Federatës zvicerane të futbollit. Zëdhënësi i saj, Marco Phona, ka thënë për “Presheva Jonë” se kjo nuk është e vërtetë.

“Jo, jo s’është vërtetë, është gënjeshtërt e pa skrupull e atyre medieve që kanë shkruar se Xhaka është dënuar me atë shumë parash. Granit Xhaka përkundrazi gëzon autoritet dhe respekt të madh nga federata jonë dhe ekipet tona në Zvicër, si futbollist i shkëlqyeshëm, me të cilin krenohemi”, është shprehur Phona.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Zvicër - Shqipëri

#41

Post by Hymniarber » Tue Sep 18, 2012 3:31 pm

Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të Granit Xhakës.

Të nderuar shqiptarë dhe Tifozë Kuq e Zi!

Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashklojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.

Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.

Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa ç’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtimin.

Më duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqiptare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.

Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.

Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.

Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç disa më akuzojnë tradhtar jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike” dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam Shqiptar që e kam thënë e them dhe kudo që do jem do ta them me krenari.

Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.

Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për të futur përçarjen.

Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.

Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.

Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Zvicër - Shqipëri

#42

Post by Arbëri » Fri Sep 21, 2012 9:15 am

Zvicër-Shqipëri, në analizën e New York Times
Zhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut.

Image
Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan NYT.


Zhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut. New York Times në seksionin e saj të sportit vendos theksin tek talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra.

Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan NYT.

Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës.

NYT shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane.

Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.

Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB. /portalb/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zvicër - Shqipëri

#43

Post by Sally » Fri Sep 21, 2012 10:20 am

Arbëri wrote:Zvicër-Shqipëri, në analizën e New York Times

Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB. /portalb/


Le ta perfundoj a--mer--ik kete ceshtje ( meqe eshte superfuqi ), se gjithmon i nis gjerat dhe i le ne mes, keshtu eshte edhe puna e kosoves nuk eshte as ne qiell as ne toke, shtet dhe jo shtet njekohesisht.

Ndersa ne nga shqiperia dime vetem te gjykojme, por kur keta djeme si dhe shume te tjere kerkojne ti afrohen shqiperise dhe te paraqiten si shqiptare per nje arsyje apo tjetren te cilat i dine vetem ''ata'' qe jane ne krye, i kemi refuzuar, por ne nuk flasim per ''ata'' flasim gjithmon per viktimat, se e kemi me te lehte te mundim nje individ se sa ''ata''.



''ata'' = korrupsioni shqiptare qe paguhen nga keto shtete per te mos pranuar keta lojtare
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Zvicër - Shqipëri

#44

Post by rrëqebull » Thu Mar 06, 2014 8:57 pm

Xherdan Shaqiri me origjinë nga Gjilani, i lindur në 1991, është shqiptari i Kosovës që i ka bërë më së shumti dëm imazhit të Shqipërisë, me plagët e rreme në gjoksin dhe qafën e tij që demonstroi në përfundim të ndeshjes së futbollit Zvicër-Shqipëri, që u luajt në Lucernë të Zvicrës në 11 shtator 2012. Që para se të niste ndeshja Zvicër-Shqipëri e luajtur në Lucernë, në 11 shtator 2012, u duk qartë se kamerat televizive zvicerane qenë të fokusuara për të gjetur detaje që do të vërtetonin dramën e paralajmëruar në media që ditë para ndeshjes, pra se ndaj lojtarëve zviceranë me kombësi shqiptare do të ushtrohej dhunë psikologjike nga ana e shikuesve shqiptarë në shkallët e stadiumit dhe nga ana e lojtarëve të Shqipërisë në fushë. Kështu që duket shumë e habitshme që kamerat televizive zvicerane nuk e fiksuan dhe nuk e shfaqën live momentin kur Shaqiri u mësy me thonj duke iu shkaktuar ajo çjerrje që duket si prej kthetrash dragoni. Ky veprim iu atribua lojtarit të Shqipërisë, Ansi Agolli, thjesht për faktin se ai pati disa duele me Shaqirin gjatë lojës, por nuk mundën të japin pamjet televizive për këtë. Në faqen zyrtare online të FIFA-s u shfaq një foto e një dueli mes Ansi Agollit dhe Shaqirit gjatë ndeshjes, por në këtë foto Agolli i kishte të dy duart pas shpinës së Shaqirit, të ulura poshtë. Në faqen zyrtare online të skuadrës nacionale zvicerane u shfaq një video prej 10 minutash mbi ndeshjen Zvicër-Shqipëri, me pamje televizive të zgjedhura, nga të gjitha këndet, por kurrgjë mbi momentin e çjerrjes së Shaqirit. Në faqen zyrtare online të Federatës së Futbollit të Zvicrës u dhanë foto dhe video mbi ndeshjen por asgjë që të tregonte momentin e çjerrjes së Shaqirit.
A mund të mendohet se kamerat televizive që mbulonin ndeshjen dhe mjediset e tjera të stadiumit, do ta kishin lënë që t’ u ikte momentin e çjerrjes së Shaqirit? Nëse Shaqiri do të ishte mësyrë në fushë, këtë gjë me siguri që do ta kishim parë live në të gjitha pozicionet e mundshme, falë kujdesit të atyre që bënin mbulimin televiziv të ndeshjes. Gjyqtari rumun i ndeshjes, nuk mund të mos e shikonte (ai vetë ose asistentët e tij) dorën që do t’ i kishte shkaktuar çjerrjet Shaqirit. Dhe gjyqtari rumun do të kishte larguar me karton të kuq një lojtar të Shqipërisë. Atëherë kur dhe si u lëndu Shaqiri, ashtu që befasisht na u shfaq në fund të ndeshjes me qafën dhe gjoksin e çjerrë, a thua se pati luftuar me dragonin e Lucernës? “Nuk ishte një mace apo diçka e ngjashme, por një futbollist”, tha Shaqiri pas ndeshjes, kur u pyet nga media zvicerane për plagët. Sigurisht se nuk ishte një mace. Nënkuptimi i fjalëve të tij ishte se çjerrjet dragoniane ia bënë lojtarët e Shqipërisë. Por megjithëse ndeshja u luajt në Zvicër, nën një mbulim të shumëfishtë televiziv, nga ana e zviceranëve, zviceranët dështuan që të paraqesin pamjet televizive të krimit. Për fatin tonë të mirë, them të ne shqiptarëve, dhe për fatin e keq tuajin dhe të atyre që qëndrojnë pas tij në këtë histori, ndeshja luhej në Zvicër dhe jo në Shqipëri. Ndryshe me siguri që media zvicerane tani do të na kishte akuzuar ne shqiptarët se fshehëm pamjet televizive të agresionit ndaj Shaqirit.

Merret vesh, çjerrjet në qafën dhe gjoksin e Shaqirit, qenë një spektakël që nuk mund të përjashtohej nga mbulimi televiziv live zviceran nëse do të qenë bërë vërtet nga dora e një lojtari të Shqipërisë. Fakti që nuk e pamë skenën e çjerrjes së Shaqirit gjatë ndeshjes, tregon se nuk ka qenë dora e një lojtari të Shqipërisë që e bëri atë. Atëherë kush e ka çjerrë Shaqirin? Dragoni i Lucernës? Them kështu se qyteti i Lucernës është i famshëm për dragonin që besohej se jetonte në Malin Pilatus përballë Lucernës, dhe që quhet ndryshe edhe Mali i Dragonit. Ky dragon mitologjik i Lucernës është personazh i njohur në të famshmin Fasnacht, karnavalin e përvitshëm të Lucernës, aq tërheqës për turistët. Xherdani vija-vija hyri në foklorin e Lucernës, dhe me siguri që do të jetë përsonazh i përjetshëm i Fasnacht.
Nëse Shaqiri do të ishte çjerrë në fushë, zviceranët e kujdesshëm nuk do t’ ju kishin lënë pa ia bërë trajtimin mjekësor spektakolar. Pasiqë të na i demonstronin nga shumë kënde në ekran sulmin ndaj Shaqirit zviceranët do t’ i lidhnin Shaqirit në qafë një gjerdan, apo xherdan nëse doni me fasha, si viktimat e vampirëve në filmat horror. Si na paska ndodhur kështu me Shaqirin e adhuruar nga zviceranët? Zvicerani Dick Marty, autor i raportit me trillime për shtëpinë e verdhë të UÇK në Mat të Shqipërisë bënte kinse habitej që në një fshat të Matit në Shqipëri gjente në fillim të shekullit XXI sende të thjeshta mjekimi, që gjenden rëndom në vendbanime të izoluara larg spitaleve. Për Dick Marty, një familje katundare shqiptare nuk mund të ketë as garza, as shiringa, për të bërë një gjilpërë të thjeshtë, nga dora e një infermieri shëtitës katundi. Nëse gjendet qoftë edhe një send i tillë, atëherë kjo është provë se shtëpia ku është gjetur, ka qenë klinikë klandestine për nxjerrje organesh njerëzore. Bukur, por si ndodhi që në mes të Lucernës, në Zvicër, Shaqiri, idhulli i Zvicrës, u la pa u mjekuar, në momentin që supozohet se u keqtrajtua nga një dorë që dukej se kishte qëllim që t’ ia shkulte organet nga trupi? Kur në stolin zviceran rrinin të gatshëm mjekë dhe infermierë? Merret vesh, Shaqiri nuk kishte nevojë për një mjek, për një doktor, se ai pati asistencën e një witch doctor, siç quheshin në Europën mesjetare ata mjekë që zbulonin dhe ndëshkonin shtrigat dhe shtriganët. Në këtë rast shtriga që gjuhej ishte Shqipëria, kombi shqiptar.

Shkurt, Shaqiri u bë aktor i një skenari gjuetie shtrigash, të vendosur brenda ndeshjes së futbollit, si “mise en abyme” (a story within a story), siç quhet në letërsi dhe kinematografi. Në letërsi quhet kështu një histori e cila gjendet brenda historisë kryesore të një libri, filmi.
Xherdan Shaqiri pranoi të përdoret në një skenar antishqiptar, krejt si Dick Marty. “Mjekët”, e specializuar në Fasnacht të Lucernës, sajuan çjerrjet e Shaqirit, të cilat ai i shfaqi para kamerave në momentin e përcaktuar sipas skenarit. Dhe Shaqiri me çjerrjet dragoniane në trup u bë lajm në median botërore. Televizionet e Beogradit, Moskës, Minskut (Bjellorusisë), Athinës, Erevanit (Armenisë) u kujdesën veçanërisht që t’ iu bëhet me dije shikuesve me fjalë kumti që Shaqiri dha me pamjen e tij. Nuk është ironi e vogël që ideatorët e kësaj historie nuk bënë gjë tjetër veçse ricikluan një histori të vjetër të propagandës antishqiptare serbe. Shaqiri, që ka lindur në 1991 nuk e di, por ndoshta e di babai i tij dhe ai mund t’ ia tregojë, se si në fund të viteve tetëdhjetë, në Serbi, me rastin e emetimit nga televizioni i Beogradit të filmit serial horror “A nightmare on Elm Street” nisi të qarkullonte një fletëpalosje antishqiptare. Ajo përmbante fotot kinse të dorës së një shqiptari që dhunonte serbët duke imituar personazhin kryesor të filmit, Freddy Krueger, i cili kishte një dorë metalike me kthetra të gjata që shkaktonin lëndime si ato që pamë në qafën dhe gjoksin e Shaqirit. Por ky “Krueger” shqiptar nuk u gjet kurrë dhe serbët e braktisën shpejt këtë ide se e kuptuan që dukej e pabesueshme. Tash na doli Xherdan Shaqiri nga Gjilani si viktimë e “Freddy Krueger” shqiptar, por për këtë ashtu si dhe në rastin serb nuk ka prova. Me këtë histori mund të bëhet edhe një film horror me titull “A nightmare on Swissporarena” (emri i stadiumit të Lucernës). Shaqiri mund të luajë rolin kryesor, vetveten.

FIFA dhe UEFA nuk kanë qenë të buta ndaj Shqipërisë dhe nëse do të kishte prova të çjerrjes së Shaqirit nga një lojtar i Shqipërisë, atëherë ky dhe Shqipëria do të qenë dënuar rëndë. Por FIFA heshti se bëhej fjalë për një ndeshje të televizionuar hollësisht dhe katërcipërisht, ku nuk doli asnjë provë televizive e dhunës ndaj Shaqirit. Ata të cilët përdorën Shaqirin donin që t’ i jepnin botës një kumt, domethënë se bota nuk duhet të habitet kur dëgjon se shqiptarët kanë bërë ato që thotë Dick Marty se ja çka i bënë Xherdan Shaqirit.

Të parët të duhet t’ i kërkonin shpjegim Shaqirit mbi çjerrjet që demonstroi para kamerave, duhet të qenë kolegët e tij shqiptarë të skuadrës zvicerane: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi. Ata heshtën, se e dinin të vërtetën. Me atë që bëri Shaqiri në momentet pas përfundimit të ndeshjes në Lucernë, tregoi se patën të drejtë tifozët shqiptarë në stadium, të cilët e shanë dhe e fyen atë dhe kolegët e tij gjatë krejt ndeshjes, si tradhtarë. Shaqiri është prova se nuk ka rrugë të mesme mes përkushtimit ndaj kombit dhe atdheut nga njëra anë dhe tradhtisë nga ana tjetër. Shaqiri na tregoi se në rastin e vendeve të vogla si Shqipëria dhe të kombeve të vegjël si kombi ynë, nuk mund të luash kundër vendit tënd nën flamurin e një vendi tjetër dhe të ruash dinjitetin si shqiptar, se tekefundit do të të kërkojnë dhe do të detyrojnë, në mënyra që i di Shaqiri, që ta poshtërosh atdheun dhe kombin tënd. Shaqiri zgjodhi joshqiptarinë dhe kjo e çoi kah antishqiptaria. E njëjta gjë vlen dhe për kolegët e tij, Valonin, Granitin, Blerimin, Admirin, të cilët e dinë të vërtetën e Shaqiritpor heshtën. Heshtja e tyre është heshtje prej tradhtarësh.

Xherdani horror vija-vija është një çelës për të zbuluar forcat që qëndrojnë pas skenarit horror të Dick Marty dhe pas librit detraktues ndaj Skënderbeut, të Oliver Jens Schmitt, të financuar nga qeveria zvicerane. Zvicra, shteti për flamurin e të cilit luajtën kundër Shqipërisë Shaqiri dhe kolegët e tij ka financuar librin “Skënderbeu” të “historianit” zviceran Oliver Jens Schmitt, të botuar në 2008, ku Skënderbeu paraqitet si gjakmarrës tribal dhe hajdut dhish, i cili për më tepër nuk është as shqiptar, por sllav. Libri i Oliver Jens Schmitt mban shënimin: “Përkthimi dhe botimi i këtij libri u bënë të mundur falë ndihmës së Fondit të Bashkëpunimit Zviceran- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim”. Kjo është një agjenci qeveritare zvicerane, çka do të thotë se përgjegjëse për këtë libër që dhunon simbolet nacionale shqiptare është qeveria zvicerane, jo thjesht individi Oliver Jens Schmitt. Është e vërtetë se kjo agjenci qeveritare zvicerane sponsorizon shumë libra, por çështja është: A ka sponsorizuar kjo agjenci një historian zviceran që të ketë shkruar një libër të ngjashëm, çmitizues, për një ekuivalentin serb të Skënderbeut, Lazarin? Jo. Standardi i dyfishtë është tepër domethënës. Qëllimi është që të privohen shqiptarët nga Skënderbeu. Pa Skënderbeun shqiptarët janë një turmë pa identitet, që mund të zhbëhen lehtë. Zvicra, e cila e konsideroka si problem të sajin dekonstruktimin e atyre që i quan mite historike të Shqipërisë (A thua se Skënderbeu është si Akili apo Hektori- qënie mitologjike dhe jo një person historik që i përket kohës historike) në të njëjtën kohë punon për të ndërtuar mite antishqiptare. Një mit i tillë është miti i Xherdan Shaqirit, me qafën e çjerrë. Mes Xherdanit horror, raportit të Dick Marty dhe librit të Schmitt për Skënderbeun ka një lidhje të qartë. Zvicra që financoi dekonstruktimin e mitit të Skënderbeut, na krijoi mitin horror të Xherdan Shaqirit, si viktimë e sadistëve shqiptarë, si dhe mitin “Dick Marty” të shtëpisë së verdhë horror të shkuljes së organeve, në Shqipëri. Teori konspiracioni, mund të thuhet. Por çka duhet thënë kur qeveria zvicerane financon shkrimin e historisë së Shqipërisë të shekullit XV si teori konspiracioni asfare të besueshme?! Zvicra, pasiqë financoi një libër ku thuhet se Skënderbeu nuk është shqiptar por serb, tashmë sajoi dhe Xherdanin vija-vija për t’ i thënë botës se ata të cilët janë bashkëkombas të atij që e bëri këtë gjë, nuk mund ta kenë të vetin Skënderbeun.

Me ato çjerrje të sajuara në trupin e tij Shaqiri shkruajti në lëkurën e tij epigramin e Historisë për vetveten, që është: Xherdani vija-vija është Dick Marty, Antishqiptaria!

/Kastriot Myftaraj





Image

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”