"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëri - Norvegji, Olsen: Shqiptarët janë racistë!

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shqipëri - Norvegji, Olsen: Shqiptarët janë racistë!

#1

Post by Adriana » Fri Jun 07, 2013 7:00 am

Cfare kerkon te thot me fjalen shqiptaret jane racist, me kore rraciste, kemi ndonje ferkim te vecante me keta, apo merr si shembull ndeshjen Zvicerr-Shqiperi? Keta sikur e bejne me qellim, pergatisin vet racizmin...

Olsen: Shqiptarët janë racistë!

Futbolli norvegjez është në top-10 e viteve të fundit për sa i përket renditjes “fairplay”. Sakaq, në kahun e kundër ndodhet futbolli shqiptar, i cili së fundmi renditej në vendin e 51-të nga 53 federata në Europë. Pikërisht këtë fakt ka prekur trajneri i vikingëve, Egil Olsen, në një intervistë dhënë mediave të vendit. Sipas Olsen, janë të pritshme koret raciste nga ana e tifozëve kuqezinj, por ai uron më së paku që të mos ketë ekstremitete, deri në përplasje mes tifozërive (kujtojmë se pritet që në stadium të jenë rreth 300 tifozë norvegjezë).

“Jemi të vetëdijshëm se dotë luajmë përballë një publiku tejet të zjarrtë dhe në këtë kontekst edhe thirrjet raciste kam përshtypjen se nuk do të mungojnë. Nuk e dija realisht më parë që Shqipëria ishte kaq poshtë në renditjen e ‘fairplay’, e megjithatë ju siguroj se nuk kam bërë dhe nuk do bëj mbledhje të posaçme me lojtarët për këtë gjë”, ka thënë trajneri. Më tej, Olsen saktëson se para takimit të 22 marsit kishte pohuar se lojtarët shqiptarë ishin simulues dhe nuk të lejonin që të bëje një loje korrekte dhe normale, por kur vërejti edhe publikun kuqezi, me thirrjet në kor dhe provokimet, atëherë u bind më shumë për problematikën që mund të sjellë kjo përballje.

“Para ndeshjes së parë thashë se shqiptarët janë simulues, por tani mendoj se ajo ishte më e pakta që mund të prisja. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi folur mes nesh për këtë gjë, por, gjithsesi, nëse do të ketë reagime raciste dhe negative, atëherë do të dimë sesi të përgjigjemi. Stadiumi plot me tifozë nuk është se na tremb. Kujtoj ndeshjen me Zvicrën që nuk kishte vende në stadium dhe sipas meje, bëmë një ndeshje nga më të mirat”, pohon trajneri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: Shqipëri - Norvegji, Olsen: Shqiptarët janë racistë!

#2

Post by illyrianboyful » Sun Sep 15, 2013 7:57 pm

Personalisht me thënë të vërteten mund të tregohemi pak më të kulturuar, dhe të kemi minimumin e rrespektit apo tolerancës kur këndohet himni i kombëtares kundërt.

Shumë jam ndier keq kur tifozat shqipëtar fislojn himnin e zvicrës në mes të zvicrës, niashtu norvergjin, nuk di përse të veprojm kështu, jav merrë mendja se çfar ndjenjash mund të ken kur ju fisllohet himni në shtetin e tyre, po edhe të ishte në shtetin tonë, duhet të i presim mirë, është një sport jo një luftë, është një qitje përpara të kulturës tonë si mysafir dhe pritës.

Shpresoj me të vërtet se disa (shumë) tifozë të ia ndojn gishtin kokës dhe të analizojn sjelljet e tyre.
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”