Page 1 of 1

Kukësi shkruan historinë

Posted: Thu Aug 08, 2013 9:39 pm
by Arbëri
Image

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... iSfcaY7VaA

Kukësi arrin të bëjë histori, duke u shndërruar në ekipin e parë shqiptar që arrin të kualifikohet në tre ture të kompeticioneve europiane. FShF-ja, nëpërmjet sekretarit të saj të përgjithshëm, lajmëroi se do t'i akordojë Kukësit si shperblim për kalimin e turit shumën e 100 mijë eurove.

Në Ukrainë, në stadiumin e “frikshëm” të Metalurg Donteskut, verilindorët zhvilluan një paraqitje heroike, duke kufizuar vendasit në vetëm një gol, në minutën e 27’. Skuadra shqiptare, edhe pse me dhjetë lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Malindit në minutën e 75’, arriti të rezistonte në mënyrë heroike, duke u kualifikuar e favorizuar nga fitorja 2-0 e arritur në Tiranë. Për të arritur deri tek ky sukses, kuksianët përballuan jo vetëm kohën e rregullt të takimit, por edhe tetë minuta shtesë të luajtura arbitrarisht, pas dhënies së pesë të tillave nga gjyqtari i katërt. Me fitoren 2-1 me rezultat të përgjithshem, verilindoret mund të synojnë tashmë kundërshtarë të medhenj si Tottenham, Udinese apo Fiorentina, në “play-off” të Europa League, ku pas eliminimit nga Champions League në raundin e tretë, do të jetë pjesëmarrës edhe Skëndërbeu. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet sekretarit të saj të përgjithshëm, lajmëroi se do t'i akordojë Kukësit si shperblim për kalimin e turit shumën e 100 mijë eurove.

T'ju rikujtoj qe klubet Ukrainase ne renditjen e UEFA-s , qe nga viti i kaluar renditen me larte se klubet Italiane .