Page 1 of 1

Shqiperia humbet serish.

Posted: Tue Sep 10, 2013 9:14 pm
by Zeus10
Skuadra jone perfaqsuese, tregohet perseri e dobet duke humbur me Islanden 2-1. Shpresuam se trajneri i ri me talentet e shumta qe solli do bente diference por sqe e thene.

Re: Shqiperia humbet serish.

Posted: Tue Sep 10, 2013 9:21 pm
by ALBPelasgian
Ne pjesen e pare, Kombetarja s'arriti te konsolidoje lojen, gje qe reflektoi pasiguri. Gjate tere lojes u verejt nje mugese avancimi e lojtareve tane, gabime te shumta si dhe kalime topi pa imagjinate. Keto u shfrytezuan nga sulmi kundershtar, qe rezultoi me dy gola. Reparti yne i mbrojtes ka mangesi serioze dhe si i tille shtron nevojen e largimit te disa lojtareve qe s'deshmojne produktivitet. Gjithsesi, loja e mire e Valdet Rames duhet vleresuar lart, meqe kemi te bejme me dike qe premton shume ne te ardhmen.

E vetmja mundesi qe Kombetarja, te pakten, te kete nje plasman me te mire ne renditje jane dy perballjet e ardhshme. Zvicres mund t'i zhvatim dy pike meqe ajo tanime e ka siguruar bileten ne Boteror. Edhe nga Qipro mund te sjellim nje fitore. Nje gjashtepikesh i mundshem mund te sillte mrekulli vetem ne rast te ndonje barazimi te skuadrave kundershtare qe kane me teper pike se ne.