"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#16

Post by rrëqebull » Fri Oct 24, 2014 2:21 pm

Komunikatë për shtyp pas vendimit të UEFA-s
24 Tetor 2014

Vendimi i sotëm i UEFA-s nuk është i pranueshëm për FSHF, sa i takon ngjarjeve të datës 14 tetor 2014 në stadiumin “Partizani” të Beogradit, përpara gjatë dhe pas ndeshjes. Është besimi ynë i patundur, që atje nuk ekzistojnë provat e mjaftueshme dhe arsyetimi ligjor, qe çojnë në një vendim të tillë. Vendimi është qartësisht jo i proporcionuar, kundrejt shkeljeve që kanë ndodhur. Detaje të mëtejshme do të jepen kur të bëhet publik, argumentimi mbi vendimin.
Vendimi është dukshëm i orientuar, që të ndikojë rezultatet sportive të grupit eliminator, ndërkohë që fokusi kryesor, në këndvështrimin e FSHF, duhet të jetë atmosfrera ekstremisht e dhunshme dhe ngjarjet që në mënyrë të pakthyeshme, ndikuan në ndeshjen e futbollit
FSHF është plotësisht e orientuar që ta apelojë, këtë vendim tek autoritetet kopetente sportive. Detajet e provave të apelit, nuk mund të jepen përpara publikimit të argumentave të vendimit por disa çështje janë kategorike:
- FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi për hyrjen e banerit fluturues në stadiumin e Partizanit. Siguria është një përgjegjësi e organizatorit. Nuk kishte tifozë shqiptarë në stadium. FSHF nuk mund të jetë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në territorit serb, brenda dhe jashtë stadiumit
- Nuk ekzistonin më kushtet e sigurisë për të vazhduar lojën. Arbitri i drejtoi lojtarët jashtë fushës për arsye sigurie por sipas raporteve, nuk ekziston vendim i arbitrit dhe as i zyrtareve te tjerë të UEFA-s, që siguria u rivendos. Fusha mbeti e pasigurtë.
- Ka prova të qarta mjekësore që lojtarët e ekipit shqiptar ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë të luanin, si pasojë e dëmtimeve, që rrodhën nga dhuna e tifozëve vendas që hynë në fushë.
- Ndëshkimet janë dukshëm të padrejta, sepse thuajse barazojne denimet. Një stadium që ofroi parrulla etnike, politike dhe fetare, urrejtje raciale u ndëshkua në mëyrë të njëjtë, me një baner të vetëm, të paligjshëm dhe me origjinë të pavërtetuar.
- Shkaqet finale që çuan në braktisjen e ndeshjes ishin mungesa evidente e sigurisë dhe dhuna e pësuar nga lojtarët shqiptarë dhe e ushtruar nga tifozët vendas.
Lojtarët shqiptarë nuk u njoftuan kurrë që zyrtari i ndeshjes vendosi qe takimi te vazhdonte. Ky pozicion është produkt fantazie. Skuadra shqiptare nuk refuzoi kurrë të vazhdonte ndeshjen. Lojtarët shqiptarë deklaruan se ata ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë për të luajtur një ndeshje futbolli. Nuk ka referencë, në raportet zyrtare që zbrazja e stadiumit ishte mënyra e përshtatshme për të vendosur kushtet e sigurisë. Nëqoftëse në opinionin e zyrtarëve të UEFA-s, kjo ishte gjëja e drejtë që duhej bërë, ata duhet të zbraznin stadiumin dhe më tej të rifillonin ndeshjen dhe të ftonin lojtarët shqiptarë në fushë, nëse ata i konsideronin lojtarët shqiptarë në gjendje për të luajtur.
Vendimi për të mos luajtur nuk ishte një vendim që ne e morëm. Ne nuk mund të pendohemi për një vendim që s’kemi marrë. Ishte një pamundësi për të luajtur dhe jo refuzim.
http://fshf.org/index.php/sq/lajme/2643 ... it-te-uefa

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#17

Post by Zeus10 » Fri Oct 24, 2014 5:11 pm

Ne nje kohe, qe UEFA, as denjoi te hetoje aktet skandaloze te racizmit ne Serbi, paradoksalisht Federata Zviceriane e Futbollit kane filluar nje investigim per Taulant Xhaken, per salutim nazist (qe perkthehet "anti-Semitism")

http://www.algemeiner.com/2014/10/23/so ... zi-salute/

Image

[quoteem]The Swiss Football Association (FA) has announced an investigation into allegations that Taulent Xhaka, an Albanian defender with national soccer champions FC Basel, delivered a Nazi salute following a 1-0 victory last Saturday against Berne club Young Boys.
“It’s time to send a strong signal,” Ofer said. “UEFA should show zero tolerance to any form of racism, including anti-Semitism, and if a club is involved it should consider banning this club from European competitions. If a player is involved in such an incident, he should be banned for a long period.”[/quoteem]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#18

Post by Zeus10 » Fri Oct 24, 2014 5:15 pm

Shihni devijimin e pergjigjes, te kapitenit Lorik Canaj prej arbitrit te ndeshjes:

Image

[quoteem"Lorik Canaj"]Ne keto kushte, ne nuk mund ta vazhdojme ndeshjen[/quoteem]

[quoteem"Atkinson"](duke ju drejtuar zyrtarit te UEFA-s ne teleon) Ata nuk DUAN ta vazhdojne ndeshjen[/quoteem]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#19

Post by Adriana » Fri Oct 24, 2014 5:59 pm

Arbëri wrote:
Mendoj qe duhet bojkotuar ndeshjet e UEFA-s ne vazhdim ?


PRO
Kurr me pare nuk kemi pasur nje arsyje me te forte per te ber BOJKOT keta derra...

...nderkohe sapo mesova qe ''zoteria'' na qenka merzitur:
http://www.pakufije.com/2014/10/24/kreu ... oreheqjen/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#20

Post by bardus » Fri Oct 24, 2014 6:01 pm

Platini-UEFA eshte bere si klloune me dashurine pathetike ndaj Serbise me tere keto raste te perseritura nga tifozet serb qofte edhe per aresye politike. Qe ne vitin 2012 jane quajtur MAJMUNE nga media angleze.Kuptohet se me cfare hipokrizie bejne antiracizmin keta sharlatane.

UEFA boss Michel Platini, the monkey that hears no evil. ''

Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#21

Post by Adriana » Fri Oct 24, 2014 6:12 pm

  Rama: ''Sot nuk u bë drejtësi, FSHF të hapë betejë gjyqësore për vendimin e padretë të UEFA-s''

TIRANE- Edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për vendimin që ka dhënë Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, për ta shpallur Shqipërinë humbëse në tavolinë, pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së 14 tetorit me Serbinë.

Sipas Ramës, FSHF duhet të hapë betejë gjyqësore për vendimin e padretë të UEFA-s, për ato që ndodhi në Beograd.

“FSHF bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit #ForcaShqipëria”.  


Ja kalitrojes-evropes... qe fshihet mbas nje ''reagimi'' te tille, sa per te lare duart !! Le ta filloj betejen si kryeminister qe eshte dhe qe i ka te gjitha te drejtat te mbroj padrejtesite e popullit qe e votuan!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#22

Post by Arbëri » Sun Oct 26, 2014 6:08 pm

Tallja e gazetarit amerikan me Michel Platini
"Michel Platini Is The World's Worst Person In Sports "

prej minutës 2.26


Dhuna në ndeshjen Serbi-Shqipëri, por më tepër vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA e kanë bërë presidentin Michel Platini një objekt tallës jo vetëm në rrjetet sociale.
Gazetari i njohur amerikan, Keith Olbermann e ka cilësuar francezin si personin më të keq në botën e sportit. Në emisionin e tij për rrjetin amerikan ESPN, Oberman e quan ndeshjen e Beogradit si luftë me topa futbolli. Më pas ai ironizon edhe me dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.

Por edhe me huliganët serbë, teksa e quan Ivan Bogdanov si “skin head”, ashtu siç thirren edhe anëtarët e grupeve neo-naziste. Objekt i talljes se gazetarit amerikan janë edhe deklaratat e Platinisë kundër racizmit, apo se futbolli bashkon njerëzit.

Olberman i cilëson ato si broçkulla që nuk i besojnë as zyrtarët e tjerë të UEFA-s. Tallja bëhet më e fortë në fund, kur gazetari e fton Michel Platininë të organizojë një ndeshje mes Katolikëve dhe Protestantëve në Irlandë. Temën në fjalë e gjeni prej minutës 2.26.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#23

Post by rrëqebull » Thu Oct 30, 2014 2:09 pm

Tifozat Kuq e Zi: Të nderuar shqiptarë. Organizata e turpit UEFA ka fshirë postimin ku tregonte për masat disiplinore të para disa ditëve për ndeshjen Shqipëri-shkije. Krejt kjo është bërë pas rreth 175 mijë komenteve të shqiptarëve me moton "Uefa thuaj PO Racizmit". Tani ka postuar edhe një fotografi ku proklamon te kundërtën. Te bëhemi bashkë edhe ta heqim edhe këtë fotografi duke komentuar #UEFAsayYesToRacism
====================

Kështu duhet!!! Kjo është dëshmia se BASHKIMI BËN FUQINË!
Kjo është një veprimtari e bashkërenduar në mënyrë të shkëlqyer që tregon se gjithnjë e më shumë shqiptarë po e kuptojnë që VETËM NE mund ta mbrojmë KOMBIN TONË siç i takon!

#i_kemi_shpallur_LUFTË_kundrashqiptarëve!
#DERI_në_FITORE!
Image
https://www.facebook.com/uefacom/photos ... =1&theater

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#24

Post by Zeus10 » Thu Oct 30, 2014 4:21 pm

Dy standartet e UEFA-s:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#25

Post by ALBPelasgian » Thu Oct 30, 2014 6:09 pm

E postova ne faqen e UEFA-s!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#26

Post by rrëqebull » Sun Nov 02, 2014 1:49 pm

Droni me Flamurin Kombëtar fluturon sipër UEFA-s

https://www.facebook.com/video.php?v=80 ... 8747886557

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#27

Post by rrëqebull » Sun Nov 09, 2014 4:31 pm

Të rrahur në dyert e Europës
Ergys Mërtiri
Image
Pezullimi i ndeshejs Serbi-Shqipëri dhe shfaqja e shëmtuar e dhunës nga tifozët dhe punonjësit e policisë dhe stadiumit, bashkë me parodinë e deklaratave në trekëndëshin Serbi – Shqipëri – Europë, nxorri në pah, veç të tjerash edhe shpërfilljen që gëzon Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Drejtues të shumtë të institucioneve ndërkombëtare nxorrën në pah, në mënyrë fare të hapur, dopiostandardin e tyre në gjykimin e ngjarjeve, ndërsa politikanët tanë, nivelin e përulsisë dhe servilizmit që na shoqëron prej kohësh e na bën qesharakë në sy të botës, duke na lë në këtë gjendje përballë aktorëve të tjerë.
Në fakt, prej kohësh ka një errësim të racionalitetit në BE-së, duke e bërë këtë organizëm të rrëshkasë, ashtu si OKB-ja, drejt humbjes së legjitimitetit politik e moral, gjë që po i shndërron institucionet e tyre në vitrina të demagogjisë dhe zbrazëtisë ideologjike. Të vetmet ideale që i kanë mbetur tashmë BE-së të ofrojë janë ato të grave dhe gejve. Ka gjithashtu një retorikë tëshplarë për paqen dhe stabilitetin, të cilën nuk e marrin seriozisht as sekretarët që mbajnë protokollet.
E mbërthyer pas prangave të një diskursi që mundohet të jetë politikisht korrekt në çdo gjë, për shkak të mungesës së një ideologjie apo një politike të qartë, si dhe për shkak të korrupsionit e imoralitetit politik të herëpashershëm, të fagmentuar nga interesa të ngushta e dritëshkurtëra të vendeve përbërëse, veprimtaria e BE-së mbetet pasive dhe apatike, e paaftë të ushtrojë vullnet për të zgjidhur probleme e përmirësuar realitetin.

Ndeshje e politizuar, politikë e futbollizuar
Komentet që iu bënë ngjarjeve në atë ndeshje tregojnë një ngatërrim zorrësh të institucioneve ndërkombëtare në Europë. Teksa institucionet politike të BE-së filluan të merren me komente mbi sportin, ato të futbollit ofruan qasje me premisë politike mbi ndeshjen.
Catherine Ashton, nëpërmjet zëdhënëses së saj, u detyrua të marrë në koment një ndeshje futbolli, gjë për të cilën, më pas u shpreh se ishte jashtë fushës së saj të kompentencave, ndërsa Platini e Blater përdorën premisa politike për të gjykuar fajin mbi dhunën e shkaktuar në stadium. Qendrimet e tyre u mbështetën mbi vlerësimin se harta e paraqitur në flamurin e valëvitur nga një dron klandensti në stadiumin serb përbën diçka të papranueshme dhe provokuese. Në bazë të gjykimit të tyre, rezulton se FIFA dhe UEFA janë kundër «Shqipërisë së madhe», gjë që përbën premisën për t’i konsideruar shqiptarët shkaktarë të dhunës së ushtruar. Mbi bazë të kësaj UEFA do të duhet të ketë qendrime tashmë mbi çdo kauzë politike, për të marrë vendime në raste të tilla. Vlen të bëhet ndonjë provokimtjetër për të kuptuar nëse UEFA është kundër apo pro, bie fjala, Vorio Epirit, ndarjes së Spanjës apo pavarësisë së Skocisë. Për pavarësinë e Kosovës e dimë prej kohësh që është kundër.

Federata është një institucion i depolitizuar, por në rastin e shqiptarëve, bëhet një përjashtim. Kjo nuk është hera e parë që organizmat ndërkombëtarë të futbollit mbajnë qendrime të tilla. Ato pengojnë prej kohësh Kosovën të ketë një skuadër kombëtare, ndërsa kanë penguar klubin e futbollit të Prishtinës të luajë në kampionatin shqiptar, ndonëse nuk ka asnjë arsye ligjore për këtë. Duket qartë që qendrimet e tyre nuk janë thjesht pasive ndaj zhvillimeve politike, por janë krejtësisht aktive në mbështetje të interesave serbe. Teksa eurodeputetë dhe funksionarë të lartë në BE këshillojnë me vendosmëri që politika t’i qendrojë larg futbollit, ndeshja duket se është politizuar jopak nga ata vetë.
Në rastin e fundit, Platini dhe Blater, dy padrinot e institucioneve ndërkombëtare më të korruptuara në botë, u munduan të bëjnë të zezën të bardhë, për të mbrojtur në mënyrë fare të hapur serbët, ndaj një shfaqjeje kafshërie që nuk ka arsye në botë ta justifikojë. Ata fajsuan shqiptarët, duke i parë si provokuesit e të gjithë dhunës së shkaktuar, ndonëse ndeshja u luajt pa asnjë tifoz shqiptar, vendim ky krejtësisht i kundraligjshëm, që u tolerua nga UEFA, pikërisht për shkak tëpaaftësisë së palës serbe për të garantuar ndeshjen. Në fakt dhuna kish filluar që para mbërritjes së dronit me flamurin «provokues», dhe madje ajo u ushtrua edhe nga vetë organizatorët e ndeshjes dhe policia.
Për Platininë dhuna e tifozëve të futur në fushë duke goditur me karrike lojtarët, fishekzjarret dhe sendet e forta të hedhura mbi kryet e lojtarëve, dhuna e ushtruar nga rojet e stadiumit dhe policia në korridorin e dhomave të zhveshjes, janë thjesht pasoja të tepruara të një provokimi. Fajtor këtu janë shqiptarët që provokuan, pavarësisht se askush nuk mund të vërtetojë se kush e solli avionin në fushë dhe pavarësisht se, sido që të jetë, nuk mund të jenë autoritetet shqiptare ato që duhet të pengojnë një avion të ngrihet mbi qiellin e Beogradit. Por Platinia shkon edhe më tej, nuk dënon dhunuesin kur ka përballë faktin, por dënon viktimën duke u bazuar mbi supozime: «Po sikur avioni të kishte një bombë?»

Image
BE si federatë futbolli
Përtej botës së futbollit, nuk kanë munguar reagime as nga BE-ja. Zëdhënësia e znj. Catherine Ashton, shefe për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE vlerësoi lart punën e bërë nga autoritetet serbe gjatë ndeshjes. “Ne jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e djeshme, pas aktit të provokimit, të ndeshjes se futbollit Serbi-Shqipëri. Autoritetet serbe demonstruan profesionalizëm në përballje me situatën”- tha ajo në konferencën për shtyp.
Sipas zëdhënëses Koçijançiç ndeshja qenka pezulluar për shkak të “provokimit”, jo për shkak të dhunës, ndërsa autoritetet serbe e paskan përballuar me mjaft profesionalizëm situatën e krijuar për faj të shqiptarëve. Mesa duket, për znj. zëdhënëse të kesh rreth 4 mijë policë në stadium e një mori ruajtësish të fushës, dhe prapë ti lësh tifozët të hyjnë në fushë e të godasin lojtarë me grushte e karrike kokës, përbën profesionalizëm. Gjithashtu profesionalizëm është edhe të godasësh e dhunosh lojtarët në fushë dhe në korridoret e dhomave të zhveshjes (siç bëri policia dhe ruajtësit e stadiumit). Profesionalizëm është gjithashtu mosgarantimi i të drejtës së ekipit udhëtues për të sjellë tifozët e tij në stadium. Profesionalizëm është edhe kur policia fyen dhe dhunon ekipin kundërshtar, duke iu kontrolluar çantat, duke i kërcënuar e duke i detyruar të firmosin procesverbale kundra vetes.
Për BE-në provokimi është më i rëndë se plumbi. Por provokim është vetëm fluturimi i një avioni klandestin me simbolet e një kauze rivale për tifozët vendas, në një kohë kur tifozët rivalë nuk lejohen të hyjnë në stadium. Për Be-në, nëse dikush ndjehet i provokuar nga bindja e tjetrit, e ka fajin ai që shpreh bindjen. Dhe madje për këtë, i provokuari ka të drejtë t’ia nxjerrë inatin skuadrës që luan në fushe, duke e shndërruar ndeshjen në një batërdi dhune. Për BE-në nuk është aspak provokim kur tifozët vendas brohorasin në kor “Vdekje Shqiptarëve”, kur djegin flamuj, e kur godasin lojtarët me sende të forta e fishekzajrre. Për BE-në nuk është aspak provokim kur flamuri shqiptar, i ngritur si detyrim ceremonial, hiqet nga fusha nga barbarët organizatorë që kanë paaftësi gjenetike të respektojnë simbolet kombëtare të tjetrit.
Shqiptarët nuk kanë të drejtë të provokohen. Ata kanë të drejtë vetëm të dhunohen. Dhunuesi vlerësohet profesionalisht kur e ushtron mirë dhunën, ndërsa i dhunuari kur di ta durojë mirë atë. Këta tanët nuk u vlerësuan si duhet sepse nuk ditën ta bëjnë këtë, kur reaguan me krenari për të mbrojtur flamurin e tyre, dhe për t’u mbrojtur nga grushtet dhe karriket e tifozëve të zbritur në fushë. Kjo ndoshta është edhe arsyeja përse Rama kërkon të shkojë doemos në Beograd. Për të marrë dekoratat europiane si “i dhunuar model”.

Image
Servilizmi pacifist si model joeuropian
Nuk ka asgjë për t’u habitur nga e gjithë kjo panoramë. Kështu janë sjellë gjithmonë me shqiptarët edhe serbët, edhe Fuqitë e Mëdha, e madje me kosto shumë herë më të rënda në jetë njerëzish. Harta jonë e copëtuar (që nxjerr në pah edhe cinizmin e intolerancës ndërkombëtare ndaj hartës së valëvitur nga droni kokëfortë mbi Beograd), është produkt i kësaj shëmtie ndërkombëtare që, mesa duket nuk ka ndryshuar shumë, megjithë zhvillimet e mëdha që kanë ndodhur në botën moderne këto 100 vjetët e fundit. Ajo që ka ndryshuar plotësisht në këtë mes, dhe që të bën të ndjehesh keq, është mënyra sesi reagojmë ne, politika dhe federata jonë.
Institucionet tona shprehën inferioritetin e tyre që në fillim të kësaj aventure. Federata jonë nuk duhet të kish pranuar kurrsesi të shkonte në Beograd, pa e detyruar palën serbe të pranojë tifozët shqiptarë në stadium. E madje federata jonë duhet të kish detyruar palën serbe të merrte përgjegjësitë paraprakisht për çdo tifoz shqiptar në Begrad, përndryshe nuk kish përse ne të luanim atje. Nëse serbët nuk i përmbajnë dot kafshët e tyre, nëse ata pohojnë me gojën e tyre se nuk janë njerëz e nuk zhvillojnë dot një ndeshje futbolli, atëherë ndeshja të luhej në një stadium asnjanës, ku të mund të garantohet futboll normal. Fakti që federata jonë nuk e bëri këtë, por shkoi e nënshtruar në Beograd, duke u përballur me histerinë turmave dhe autoriteteve të papërgjegjshme, tregon se çfarë rrace servilësh e qeniesh pa dinjitet mbajmë nëpër kolltukë.
Nga ana tjetër, hezitimi i federatës dhe autoriteteve shqiptare për të kërkuar përgjegjësi nga pala serbe pas dhunës, e la bosh skenën ndërkombëtare, teksa serbët ishin hedhur në sulm që në krye. Opinioni publik mbeti pa asnjë deklaratë nga pala shqiptare dhe këndvështrimi ynë mbi ngjarjen mungoi për shumë kohë duke e lënë variantin serb të vetëm mbi tavolinë. Edhe kur pala shqiptare reagoi, gjuha e saj ishte apatike, pa kurrfarë vendosmërie, pa asnjë forcë, ndërkohë që ata që duhet të ngrinin zërin ishim ne e jo serbët. Qeveria shqiptare, por edhe federata e futbollit, nuk e bëri këtë në asnjë moment.
Jo vetëm kaq, por Kryeministri Edi Rama vazhdoi me qendrimin e tij mbi mosanullimin e vizitës në Beograd, ndonëse homologu i tij serb e kish anulluar pritjen, duke u shprehur se do ta rishikojë mundësinë e realizimit të kësaj vizite. Nuk mund të ketë gjë më të shëmtuar për një popull, kur shikon që rrihet, urrehet, përbuzet e ofendohet nga një vend tjetër, ndërsa kryeministri i tij vazhdon me politikën e tij të përulësisë dhe nuk anullon as vizitën.
Rama u përpoq ta paraqesë inferioritetin e tij si superioritet. Ai u shpreh se serbët ndoqën rrugën e vjetër historike në ballkan, ndërsa shqiptarët po ndiqnin rrugën europiane. Ky arsyetim është qesharak. Nuk ka vend në Europë që nuk do të reagonte me ashpërsi ndaj ngjarjeve si kjo, aq më tepër kur ngjarjet u pasuan me një egërsi histerike nga autoritetet serbe, nga deklaratat e tyre, nga shpifjet mbi të vëllanë e vetë kryeministrit, nga keqtrajtimi dhe dhuna policore ndaj lojtarëve dhe ndaj delegacionit shqiptar, etj. T’u kthesh serbëve faqen tjetër kur të godasin me sa u ha dora në njërën faqe, nuk përbën kurrfarë superioriteti dhe kurrfarë modeli europian. Përkundrazi, servilizmi, nënshtrimi, përulësia e Ramës, është tipike për një politikë të kompleksuar e korruptive, që pranon të dhunohet për shkak të brishtësisë ku e ka futur korrupsioni.
Qendrimi dinjitoz ku dënohet dhuna dhe reagimet histerike të autoriteteve serbe, anullimi i vizitës dhe vendosja e kushteve për realizimin e saj, do të kishin qenë të vetmet modele të një rruge europiane reagimi dhe jo vajtja për vizitë tek ata që të rrahën. E sigurtë është që asnjë vend në Europë nuk do të sillej siç u soll Shqipëria, dhe asnjë kryeministër në Europë nuk do ta zhvillonte këtë vizitë, të paktën jo pa kushte, ku kërkesa e faljes për gjithçka ndodhi të ishte në plan të parë.
Kjo na bën të bindemi se politika shqiptare nuk është ende gati për në Europë dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja përse nuk na pranojnë: sepse europianët e shohin qartë që nuk jemi si ata. Kjo ndoshta është edhe arsyeja përse Serbët, megjithë këto bëma, e kanë fituar më shpejt se ne statusin e vendit kandidat. Servilët i duhen Europës më shumë jashtë BE-së.
http://www.postbllok.com/te-rrahur-ne-dyert-e-europes/

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#28

Post by Adriana » Thu Nov 13, 2014 11:02 am

[quoteemFutbolli dhe politika]Në vjeshtën e vitit 1945, ekipi i futbollit Dinamo i Moskës zhvilloi një tur në Britaninë e Madhe. Ndeshjet që zhvilloi, me ekipet kryesore vendase, u karakterizuan nga tensioni dhe dhuna. Turi u ndërpre në mënyrë të parakohshme nga Dinamo, për shkaqe sportive në dukje, por arsyeja e vërtetë ishin marrëdhëniet e acaruara politike me dy vendeve, prej nga buroi tensioni dhe dhuna. Ndeshjet e futbollit ndihmuan, shkruan Gorge Orwell-i, për t’i përkeqësuar marrëdhëniet. Sipas tij, i vetmi përfundim që mund të nxirrej nga turi i Dinamos ishte se futbolli ndihmoi “ta fresonte armiqësinë mes dy vendeve.”



Asokohe, ashtu si sot, kishte njerëz që mendonin se futbolli (e sporti në përgjithësi) mund të përdorej si një mjet për të bërë atë që politika nuk e bënte dot, të nxiste frymën e pajtimit, bashkëpunimit dhe vëllazërimit mes popujve. Në esenë e tij “Shpirti sportiv”, ai shpjegon pse garat sportive janë veç luftë, por e zhvilluar me mjete të tjera. Ai kishte bindjen që “garat sportive ndërkombëtare përfundojnë në orgjira urrejtjeje.” “Ndjej neveri sa herë që dëgjoj njerëz që thonë se sporti krijon vëllazërim mes popujve,” shkruan më tej Orwell-i. Ngjarjet që shoqëruan ndeshjen Serbi-Shqipëri (14 tetor 2014), e cila u ndërpre në fund të pjesës së parë për shkak të dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë, tregon qartë se në 70 vjet histori nuk ka ndryshuar asgjë, përveç se është përforcuar fakti që marrëdhëniet sportive mes kombeve janë një pasqyrë kur shfaqet imazhi i marrëdhënieve politik, diplomatike, etj., mes tyre, pavarësisht se zyrtarët e lartë të institucioneve kombëtare apo ndërkombëtare të futbollit deklaruan për këtë rast, por kanë deklaruar dhe për raste të tjera, se futbolli s’duhet të ngatërrohet me politikë.

Shqipëria dhe Serbia kanë një histori të përgjakshme mes tyre dhe zyrtarët e futbollit nuk mund ta anashkalonin. Serbët, meqë u ra atyre radha ta organizonin ndeshjen e parë mes ekipeve, i dhanë shenjat se vendi pritës i ndeshjes nuk do të tregohej mikëpritës. Ata kërkuan, në kundërshtim me rregullat e Uefa-s, që tifozët shqiptarë të mos e ndiqnin kombëtaren e tyre. Rregullorja e detyron vendin mikëpritës që të garantojë sigurinë e ndeshjes, përfshi dhe praninë e detyrueshme të një numri të caktuar tifozësh miq. Pra, Beogradi e dha sinjalin që ndeshja e futbollit do të trajtohej me qasje politike. Këtu serbët kanë të drejtë. Gjykimi i tyre është produkt i natyrës njerëzore dhe jo fabrikim i diplomacisë hipokrite të Uefas, apo institucioneve të tjera europiane, sportive apo politike. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Fifas, Sepp Blatter, dhe presidenti i Uefas, Michel Platini, deklaruan që politika s’duhet të përzihet me futbollin, sikur futbolli është një ishull pa lidhje me kontekstin e gjerë brenda të cilit zhvillohet: tifozët, kombet, popujt, historia, politika, diplomacia, etj.

Të gjithë ata që pretendojnë se futbolli (e çdo lloj sporti) promovon paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë, dhe s’duhet ngatërruar me politikë, bëjnë gabimin më të madh. Futbolli është një fragment i veçuar nga veprimtaria e përgjithshme e një kombi, por jo më i rëndësishmi prej tyre, e duke qenë i tillë, ndikimi i tij në shoqëri do të jetë në raport me rëndësinë që ai zë në gjithë zinxhirin e veprimtarive. Njeriu është një qenie komplekse dhe, si të tillë, futbollistët kur hyjnë fushë nuk mendojnë vetëm rreth topit. Është provuar, që kur një lojtar ka probleme familjare, ai ku nuk mund të jetë i përqëndruar në lojë njëlloj sikur të mos kishte pasur asgjë. Ngjarje të tilla si sëmundja, aksidentiimi, divorci, etj, i një familjari janë fenomene që kanë ndikim në botën emocionale të lojtarit (si te çdo njeri) dhe ato pastaj ndikojnë në fushë. e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekipet kombëtare të futbollit. Kur kombet kanë konflikte mes tyre, prezantimi i ekipeve futbollistike në fushë është i pashmangshëm. Rasti ndeshjes Serbi-Shqipëri ishte rasti më i fundit në një listë të gjatë rastesh të ngjashme, që kanë nisur si gjarje sportive dhe kanë mbaruar në mënyrë të parakohshme për shkaqe politike. Më 1969, një ndeshje pya-off-i për Kupën e Botës, mes Slavadorit dhe Hondurasit nxiti një konflikt që la 6000 të vdekur. Të dy vendet ishin në marrëdhënie të ftohta mes tyre për shkak të një mosmarrëveshje kufijsh. Ndeshja mes ekipit kroat Dinamo e Zagrebit dhe ekipit serb Ylli i Kuq thuhet se shërbeu si shkëndija që i vuri zjarrin Jugosllavisë, e cila pak kohë pas u shpërbë. Kjo ndeshje është e njohur për faktin që futbollisti i njohur kroat Zvonimir Boban, kapiteni i Dinamos, gjuajti fluturimthi me shkel më një polic, i cili po sulmonte një tifoz të Dinamos. Lista e incidenteve të tilla është e gjatë.

Dhuna në futboll nuk i zgjidh problemet politike mes kombeve, por ajo ka shumë gjasa ta reflektojë frymën e përgjithshme që mbizotëron mes dy vendeve. Uefa nuk e di që në historinë 102 vjeçare të shtetit vetëm një kryeministër shqiptar ka shkuar në Beograd dhe ky ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha (1946), i cili ka shkuar kur PKSH, e cila ishte në pushtet, nuk kishte formalisht kryetar shqiptar, sepse praktikisht drejtohej nga Tito, lideri jugosllav. Por dhe udhëheqësit jugosllavë apo serbë nuk e kanë vizituar Tiranën. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve historike, me bazë politike. Uefa mund të mos i dijë këto fakte, por ajo u paralajmërua. Kur Serbia kërkoi që tifozët shqiptarë të mos shkonin në Beograd, Uefa duhet të kishte lexuar dy mesazhe nga kjo kërkesë: një, që shteti serb nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë e tifozëve shqiptarë, dhe dy, që mes këtyre dy vendeve ka një problem me rëndësi që ato janë në këtë nivel të ulët mikëpritjeje. Megjithatë, futbolli jodomosdoshmërisht është një arenë për të shfryrë inatet politike. Niveli i dhunës reflekton dhe nivelin e emancipimit kulturor të shoqërisë që e ushtron atë. Tifozët serbë janë të njohur për dhunën e tyre, në ndeshje të kampionatit serb apo në ndeshje ndërkombëtare. Më 2010, serbia u dënua për dhunën e tifozëve të saj në stadiumin e Genoas (Itali) në ndeshjen Itali-Serbi. Më 2012, Serbia u dënua për racizmin e shfaqur në ndeshjen mes kombëtareve U21 të Serbisë dhe Anglisë, që u luajt në Serbi. Veç kësaj, në ndeshjen e Genoas, pavarësisht ndeshja ishte me Italinë, serbët dogjën flamurin shqiptar dhe hodhën parulla raciste antishqiptare, ashtu siç bënë në ndeshjen e 14 tetorit e ashtu siç bënë katër ditë më vonë në ndeshjen mes dy ekipeve serbe, Partizani-Ylli i Kuq.

Ngjarjet e Serbisë thjesht i dhanë të drejtë Orwell-i, që garat sportive janë luftë me mjete të tjera. Ata që vazhdojnë të thonë se politika s’duhet të përzihet me futbollin, po bëjnë të njëjtin gabim si një pjesë e bashkëkohësve të Orwell-it. Ka 70 vjet praktikë njerëzore që e hedh poshtë mendimin e tyre dhe na jep të drejtë të citojmë fjalët Orwell-it, me po aq pasion që i ka shkruar ai: “Ndjej neveri sa herë që dëgjoj njerëz që thonë se sporti krijon vëllazërim mes popujve.”



Nga : Çelo HOXHA[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#29

Post by Arbëri » Fri Oct 30, 2015 10:44 pm

Molosi, shkupjani që ndihmoi Ballistin për dronin në Beograd

Image

Image

Image

Gazeta KOHA në Maqedoni ka siguruar rrëfimin ekskluziv të shkupjanit me nofkën Molos Parthini, i cili së bashku me Ballist Morinën ngritën dronin e famshëm “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, më 13 tetor të vitit të kaluar.
Molosi në rrëfimin e tij emocional tregon se si është njohur me Ballist Morinën, planet për ngritjen me dron të flamurit të Shqipërisë Etnike (Autochthonous), si dhe rreziqet me të cilat janë ballafaquar gjatë qëndrimit atje.
Megjithëse ka kaluar gati një vit që nga ajo kohë, ai thotë se jeta e tij ka ndryshuar krejtësisht.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet në forma të ndryshme të grupeve të tifozëve serbë dhe atyre në Maqedoni, Molosi shprehet këmbëngulës dhe krenar për atë që ka bërë së bashku me Morinën.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”