"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#1

Post by rrëqebull » Fri Oct 17, 2014 9:55 pm

Po e hap këtë çështje për të mbledhur e shprehur mendime, vërejtje e shtjellime rreth ndeshjes dhe ngjarjeve në lidhje me të.
Nëse moderatorët e shohin të arsyshme, le t'i sjellin këtu shkrimet që flasin për këtë ndeshje, të cilat janë hedhur tek KOMBËTARJA.

Kjo ngjarje i vë në pah njëherësh që të gjitha mangësitë, gabimet, dështimet, mashtrimet e vetëmashtrimet e politikës nënshtrimiste "shqiptare' që nga gllabërimi i politikbërjes sonë nga bolshevizmi e këndej; politikë nënshtrimiste e cila vepron ende sot, më tepër se kurrë, ndonëse e përditësuar me retorikë neo-jugosllaviste BE-iste, dhe që mban përgjegjësi për ngjarjet në stadiumin e Singidunit (“beogradit”), po aq sa shkijet, dhe po aq sa "mendimtarët" globalist "postmodern" që kanë pushtuar ekranet tona duke gjilpëruar pa pushim doktrinën e tyre të mendimit të skllavëruar, të shkombëtarizimit dhe të dorëzimit përballë pushtuesve të vjetër e të radhës (shkombëtarizim dje i paketuar si "bashkim-vëllazërim" e sot si "integrim").

Pas kaq shumë vitesh "demokraci" të shkuara dëm, politika "jonë" ende nuk ka kryer asnjë hap vendimtar në mbrojte të Kombit (përkundrazi vetëm hapa për ta rrezikuar!), dhe pas gjithë këtyre viteve gënjeshtrash çevropianizuse, të mbështjella me retorika "evropianiste", bashkëkombësit tanë janë ende pa asnjë mbrojtje shtetërore nga sulmet e kundra-shqiptarëve, qofshin këto sulme propagandistike, politike, ushtarake, para-ushtarake, sportive, para-sportive, burokratike, mediatike, ekonomike a çkadoqoftë!

Thënë kjo, pajtonem me ALBPelasgianin kur thotë se propaganda serbe për ngjarjen në fjalë është e thyeshme në mes sepse e ngritur e gjitha mbi hyrjen e minikopterit në stadium; hyrje e cila nuk mund assesi të quhet shkak i përshkallëzimit të marrosjes së shkijeve, sepse këta kishin shkaktuar ndalimin e lojës që më përpara, me hedhjen e fishekzjarrëve tymus në fushë sepse i kishte zënë tërbimi për një arsye tjetër: për faktin se Kombëtarja Jonë po luante me qetësinë e një ndeshjeje miqësore, me cilësinë e një ndeshjeje në shtëpinë e vet, sikur të kishte mbështetjen e pranishme dhe të fuqishme nga tifozeria e vet dhe poende, «pa i bërë syri tërr» nga 35 mijë sllevër pëllitës, sapo kishte marrë lojën nën kontroll duke krijuar nja dy raste të shkëlqyera për të shënuar!!

Për më tepër, shkijet ishin në të njëjtën gjëndje mendore që para se të jepej fishkëllima nistore, madje janë në të njëjtën gjëndje mendore përherë, siç pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e këtij forumi, që kanë vite që lundrojnë edhe nëpër forume të huaja, kanë patur mundësinë të kuptojnë edhe vet:
kudo nëpër ndërrrjet ku përmëndemi ne shqiptarët, shfaqen serbë, grekë e bullgarë të IRJM-ës me propagandë e retorikë 0-lekëshe kundra-shqiptare.

Dhe pikërisht për këtë arsye (që: shkallimi i shkijeve në stadium ishte i njëjtë përgjatë gjithë lojës), edhe çështja e hyrjes së minikopterit nuk duhet në asnjë mënyrë qortuar e faktorizuar nga ana jonë.
E kuptoj që shumë prej nesh e kanë parë me sy të keq sepse, duke parë pandershmërinë e UEFA-s dhe ndikimin e lobeve serbe, ka shumë mundësi që ai minikopter të lozi një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e për caktimin e ndëshkimeve dhe të tre pikëve, por ky është vetëm një prej këndvështrimeve të mundshme sepse, nga një pikëpamje më e gjërë se sa vet ndeshja, për mendimin tim, hyrja e minikopterit në atë stadium të rrethuar me kapardisje ushtarake sovietikoide kaganoviçiane, është i njëvleftshëm me fitoren e një beteje ushtarake historike nga ana jonë dhe ka një rëndësi të pallogaritshme për njohjen e Çështjes Shqiptare në botë! Nga këndvështrimi shqiptar, ajo ‘fluturushë’ i shfaqi botës një të vërtetë, të Vërtetën e Autoktonisë Sonë në këto treva. Nëse kishte diplomë master në grafikë apo s'kishte ai që e ka bërë, apo se si e përdredhin dhe propagandojnë serbët këtë fakt, është çështje tjetër dhe assesi ne nuk duhet të bëhemi zëdhënës apo gracka·rënës në dhe të propagandave të tyre. Nuk pajtonem me asnjë mendimtar (analist) që e ka sulmuar hyrjen e atij minikopteri në stadium! Pas gjithë asaj shfrytje kundra-shqiptare që vloi për orë të tëra në atë stadium, që para se të fillonte ndeshja, e madje edhe pas sjelljeve kundra-shqiptare nga ana e policisë e shtetit serb, hyrja e minikopterit, çfarëdo shkrimesh e pamjesh pastë mbartur, është një vogëlsi e papërfillshme!!! (dhe kështu do duhej të vlerësohej nga UEFA, po kjo të qe e ndershme; madje as do duhej të përmëndej fare!)

Më duket krejt e pavend të "falënderohen" lojtarët serb për "mbrojtjen" që i bënë lojtarëve tanë. Të qenë aq të "mirë" saç po u duken disave, do të kishin bërë thirrje për qetësi që në çastin e këndimit të Hymnit Tonë, pavarësisht se sa mund të ndikonin. Për mendimin tim, çdo sjellje "të mirë" që kanë patur ka qënë një shtirje në llogari të ndëshkimit të mundshëm nga UEFA. Pastaj ç'domethënë të falënderojmë dikë sepse sillet mirë me ne? Kjo është vetëpërbuzje. Mirësjellja është diçka themelore: dallohet veç nëse mungon, dhe jo kur kihet. Të falënderosh dikë që të sillet mirë është si të falënderosh dikë që të thërret në emër!
Nëse kjo e "lojtarëve serb të edukuar" shërben për t'i mbushur mëndjen shqiptarëve që të "sillen mirë" me ndeshjen e kthimit, atëherë për mendimin tim mund edhe të kursehet, sepse tifozët shqiptarë janë Shqiptarë, dinë ç'është fisnikëria dhe Kodi i Nderit, dhe dinë që kodi i një 'lufte' futbollistike, respektohet duke respektuar rregullat e futbollit dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, që njëkohësisht është edhe e vetmja rrugë drejt fitores në atë rast.


Për lojën që ka bërë Kombëtarja Jonë, për qëndrimin, për mbrojtjen dhe nderimin që i ka bërë Simboleve Tona Kombëtare, ka bërë të mundur që pa asnjë dyshim të themi se, nga kjo ndeshje, pavarësisht çdo vendimi kundra-shqiptar të kujtdo, ne kemi dalë fitues nga çdo këndvështrim i mundshëm!

Që politika "jonë" është e paaftë për ta mbrojtur dhe shfrytëzuar këtë fitore në Interesin Kombëtar dhe madje po e kthen atë në një humbje, nuk është aspak e papritur! Madje qe aq e parashikushme sa edhe ajo që ndodhi në stadium.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#2

Post by rrëqebull » Fri Oct 17, 2014 11:26 pm

Adriana wrote:Une personalisht 99% besoj se ketu ka dore serbe, dhe jo faktit qe ka dore ''patrioti''. Cili ''patriot'' i vertet do vinte ne rrezik jeten e vellezerve tane? Nese qofte keshtu me falni po per mua nuk eshte patriot!!! Nuk mund te quaj dike patriot qe ve ne rrezik jeten e patrioteve te tij.
viewtopic.php?p=40605#p40605
E kuptoj plotësisht mendimin tënd lidhur me pasojat që mund të kishte në ato çaste, por unë hyrjen e atij minikopteri e vlerësoj tashmë që ndeshja ka mbaruar.
Dhe tani që Kombëtarja jonë nuk ka asnjë rrezik nga ajo vepër, vlera e asaj valëvitjeje, për mendimin tim është historike, dhe ka për të qënë një dëshmi e gjallë e vetëdijes sonë kombëtare edhe pas shumë shekujsh.
Mund të thuhet se hyri në momentin më të gabuar të mundshëm, mund të thuhet që më mirë mos të kishte hyrë fare.
Por meqënëse ndodhi, duhet vlerësuar. Dhe në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk mundet vlerësuar ashtu siç po përpiqet ta paraqesë propaganda serbo-sllavofilo-ndërkombëtaro-kundra·shqiptare.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#3

Post by ALBPelasgian » Sat Oct 18, 2014 12:00 am

Ra ky mort e u pame, eshte proverbi qe te vjen ndermend ne te tilla raste, sidomos qendrimi idiotesk i BE-se. Per mua si nje euro-dyshues i kahershem (euro-skeptik qe po i thojne ne kete europeishten e ndyre) nuk eshte habi, por per ata qe kane iluzione ne kete kafaz qe shtyp ekonomite e dobeta te shume shteteve evropiane. Pra, shqiptaret le ta kuptojne qe ata jane jetim ne Evrope dhe se shpetimi i tyre nuk qendron me hyrjen ne BE, por ne qendrimin jashte saj. BE deri me tani s'e ka denuar kafsherine dhe racizmin serb, nderkohe qe UEFA dikur kishte denuar Federaten Shqiptare me disa ndeshje pa shikues per Kombetaren (per shkak te do incidenteve te pakonfirmuara ne ndeshjen ne Hungarine).

Ky rast, ashtu si edhe mijera deshmi te tjera, flasin qe BE e te gjitha strukturat e saj e indulgojne Serbine, i fshehin racizmin, segregacionin dhe shovinizmin ne emer te paqetimit me Ruset, prej te cileve frikesohen se do t'i merdhije gjate dimrit (dhe jo vetem gjate dimrit).

Shqiptaret tani le te gjejne forcen tek njeri-tjetri, pra te bashkimi. Ndeshja me 14 tetor e dha nje prove per kete. Shqiptaret bashke ndjene gezimet e krenarine, ashtu sic bashke ndjene zemeraten ndaj sulmeve serbe. Skenat nga Prishtina, Tirana e Shkupi, ku kremtohej me te njejtin afsh e me te njejtat synime, flasin qe bashkimi yne po behet gjithnje e me i prekshem. Prandaj kjo eshte arsyeja e albanofobise si ne Serbi ashtu edhe ne BE. Prandaj, Kocijancic e turi-derra te ngjashem e bejne veshin e shurdher ndaj racizmit serb, nderkohe qe fajin duan ta shprendajne tek te dyja palet, pavaresisht se ngjarjet ne Beograd jane prodhim ekskluziv i vetem njeres pale: asaj serbe.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#4

Post by ALBPelasgian » Sat Oct 18, 2014 10:35 am

Tony Blair mbron Shqipërinë në UEFA

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-së për akuzat pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-së.

Kuqezinjtë ngarkohen me dy akuza - Refuzoi vazhdimin e takimit dhe lëshimin e flamurit Kombëtar Shqiptar mbi stadiumin e Partizanit – pas ndeshjes së ndërprerë me Serbinë të martën mbrëma në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Dhe, e përditshmja sportive shqiptare “Sport Ekspres”, ka njoftuar se këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Blair do të mbrojë Shqipërinë para Shtëpisë Evropiane të Futbollit.

Përveç ish-kryeministrit britanik në ekipin kuqezi do të jetë edhe avokati i njohur Skënder Fani.

http://zeri.info/futboll/2918/tony-blai ... e-ne-uefa/
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#5

Post by rrëqebull » Sat Oct 18, 2014 11:12 am

Kombetarja Shqiptare e Futbollit wrote:Asnje lojtar i njohur s'ka thene asgje per ndeshjen. As Ibrahimovic, as CR7, as Messi, as Drogba, as Gatuso, Beckam apo Zanetti

As kroatët nuk kanë thënë gjë, dhe as anglezën nuk janë ankuar për ne, por për një ndeshje të tyren në 2012

U mbushën gazetat e vërteta me lajme që vijnë nga media false

Keto mund të jenë lojra kalamajsh, ose mashtrime te serbeve qe ne te kenaqemi me luge bosh

Janë qesharake dhe ikin nga thelbi i problemit...
https://www.facebook.com/kombetarjashqi ... 1082101875

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#6

Post by rrëqebull » Sat Oct 18, 2014 12:13 pm

Hipokrizi në nivele stratosferike. Dhe këta nuk janë as politikanë..
Kur tregohen kaq ndyrësisht kundra-shqiptarë dhe kundra-sport vet sportistët e ish-sportistët pjesëtarë të kësaj organizate sportive, mendoni se sa të ulët e kundra-shqiptarë mund të jenë burokratët e BE-së që poshtërsinë e kanë profesion!!!
Këto janë që të gjitha pasoja të faktit që lolotikanët tanë sillen si fshirëse këmbësh ndaj të huajve, dhe në asnjë rast e në asnjë mënyrë nuk kanë bërë e nuk kanë mbrojtur Interesin Kombëtar!!!
Vetëm UEFA nuk e pa racizmin
17/10/2014

https://www.dailymotion.com/video/x284j ... lajme_news

Duket se Shqipëria në datë 23 nuk do të ketë përballë vetëm Serbinë, por edhe UEFA-n. Vetëm të dërguarit e saj në stadiumin e Beogradit nuk kanë parë dhe as evidentuar thirrje raciste ndaj shqiptare, edhe pse janë kënduar përgjatë gjithë ndeshjes në kor nga 32 mijë tifozë serbë.

Komisioni i Disiplinës në Uefa nuk do të hetojë Serbinë për thirrjet raciste të tifozëve të vet. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Top Channel nëpërmjet një mesazhi në postën elektronike nga anëtari i këtij Komisioni, Rudolf Repka, i cili është njëkohësisht dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Çeke të futbollit.

Top Channel i kërkoi 9 anëtarëve të Komisionit të Disiplinës në UEFA shpjegime pse nuk ishin përfshirë në hetimet ndaj federatës serbe thirrjet raciste të 32 mijë tifozëve serbë gjatë 40 minutave lojë që u zhvilluan në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Nga 9 anëtarët e këtij Komisioni, vetëm çeku Repka ktheu një përgjigje të shkurtër ku thotë për pyetjen që Top Channel shtroi: “UEFA nuk ka evidentuar asgjë nga këto që ju po na thoni.”

Pas kësaj përgjigje duket se delegati i UEFA dhe gjyqtari i ndeshjes nuk kanë dërguar në UEFA atë çka realisht ka ndodhur në Beograd. Kjo pasi në deklaratën e saj 1 ditë pas ndeshjes, UEFA theksoi se do të hetojë federatën serbe për hedhjen e fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë, për thirrjet e turmës në stadium, për pushtimin e fushës nga tifozët vendas, për mosorganizimin e mirë dhe përdorimin e lazerave, por në asnjë rast për frymëzim dhune, racizëm sepse ndër 32 mijë të pranishmit në stadium vetëm arbitrat dhe delegatët e UEFA-s nuk kanë dëgjuar koret.

/ Top Channel
http://www.top-channel.tv/new/lajme/art ... 179&ref=ml

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#7

Post by rrëqebull » Mon Oct 20, 2014 1:45 pm

rrëqebull wrote:dhe ka një rëndësi të pallogaritshme për njohjen e Çështjes Shqiptare në botë!
Përfitusët nuk vonuan së u shfaquri, por kjo veçse tregon përmasën e pashoqe të atij veprimi
Image
http://dronestshirt.logosoftwear.com/

që ka ngjallë kureshtje të madhe nëpër botë dhe të gjithë ata që do duan të mësojnë më tepër, edhe falë këtij forumi, kanë për t'u përballur me materiale të shumta për të vërtetën e autoktonisë sonë!
Ajo valëvitje në atë stadium vlen më tepër se gjithë veprimtaria diplomatike "shqiptare" e pas '90-ës.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#8

Post by rrëqebull » Tue Oct 21, 2014 6:31 pm


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#9

Post by rrëqebull » Wed Oct 22, 2014 3:02 pm

Komunikatë për shtyp e FSHF-s
22 Tetor 2014

Federata Shqiptare e Futbollit, informon median dhe opinionin ne lidhje me hapat qe ka ndërmarrë për paraqitjen e dokumentave në Komisionin e Kontrollit të Etikës dhe të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili do të mblidhet nesër në Zvicër.

Me njoftimin e akuzave të ngritura kundër Shqipërisë, FSHF, nën drejtimin e zyrës së saj ligjore Haxhia & Hajdari, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe përgatitjen e mbrojtjes. Përpilimi i argumentave juridikë të mbrojtjes dhe këshillimi ligjor në lidhje me çështjen i është besuar dy zyrave të mirënjohura ligjore në fushën e të drejtës sportive: Littleton Chambers në Londër dhe Levy Kaufmann-Kohler e bazuar në Gjenevë. FSHF kërkon gjithashtu të falenderojë të gjithë ata profesionistë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre dhe kanë qenë të gatshëm për përfaqësimin e çështjes. Një falenderim i veçantë i drejtohet gjithashtu të gjithë sportdashësve të cilët kanë ndihmuar në mbledhjen e materialeve video dhe fotografikë.

Materiali i mbrojtjes, i cili është përmbledhur si mëposhtë, ka përfunduar brenda kohës më të shkurtër të mundshme dhe është dorëzuar në UEFA ditën e Martë më datë 21.10.2014.

Në material theksohet që në ndeshjen Serbi-Shqipëri të datës 14.10.2014 fubollistët e Shqipërisë kanë qenë viktimë e dhunës fizike dhe verbale e shoqëruar me thirrje raciste. Në lidhje me thirrjet raciste, një kërkesë e veçantë i është dërguar UEFA-s ditën e Hënë për përfshirjen e tyre në procedurën e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundër Serbisë. Të gjitha këto shkelje janë të provuara nëpërmjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekësore të cilat janë depozituar pranë UEFA-s. Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë refuzuar të luajnë, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur si pasojë e drejtpërdrejtë e dëmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve të pakontrollueshme të tifozëve serbë, të punonjësve të sigurisë dhe, në disa raste të izoluara, edhe të vetë futbollistëve serbë.
Sic rezulton edhe prej raportit të Delegatit të Sigurisë të UEFA-s janë evidentuar shkelje të rënda si:
1.Mungesa e sigurisë së nevojshme të fushës së lojës,
2.Sjellja shumë e keqe e tifozëve,
3.Menaxhimi i dobët i stadiumit dhe
4.Gjendja e tij e keqe deri në konstatimin e faktit të rëndë që policia “nuk mund të mbrojë lojtarët dhe arbitrat”.
5.Si pasojë e sa më sipër rezulton qartësisht që nuk janë siguruar kushtet e barabarta për vazhdimin e ndeshjes së futbollit.

Në mbështetje të neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) të Rregullores së disiplinës, jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar FSHF duhet të rrëzohet, por FSHF ka kërkuar edhe fitoren 3-0 në tavolinë.

Përsa i përket akuzës së banerit të paligjshëm që u shfaq mbi fushën e lojës, ajo duhet rrëzuar, ndër të tjera, për arsyet e mëposhtme:
1.Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë përveç futbollistëve dhe delegacionit;
2.Si futbollistët ashtu edhe delagacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e helikopterit;
3.Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portës, zonë e cila ka qenë me tifozë Serbë të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuçi.
4.Për të gjitha këto arsye është e pamundur të përcaktohet autori i incidentit dhe fakti që ky i fundit është Shqiptar (territori i hartës në baner është më i gjerë se territori i Republikës së Shqipërisë).

Si përfundim FSHF informon që vendimi i marrë nga UEFA mund të jetë objekt i apelimit pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.
http://fshf.org/index.php/sq/lajme/2634 ... typ-e-fshf


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#11

Post by rrëqebull » Thu Oct 23, 2014 12:56 pm

Serbi – Shqipëri, shtyhet vendimi
23 Tetor 2014

Është shtyrë vendimi i Komisionit të Kontrollit Etikës dhe Displinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri, luajtur në stadiumin “Partizani” të Beogradit më datë 14 tetor 2014.
Takimi është ndërprerë në minutën e 41 të pjesës së parë, për të mos vazhduar më. Në bazë të rregullores së UEFA-s, të dyja palët, si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë, kanë paraqitur dosjet e tyre me argumente juridike të mbështetura në pamje filmike dhe foto.
Mbledhja për shqyrtimin e provave do të zhvillohet sot, sipas programit, deri në marrjen e vendimit. Komunikimi mbi këtë vendim do të jepet nesër dhe do të bëhet publik nga UEFA.
http://fshf.org/index.php/sq/lajme/2637 ... et-vendimi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#12

Post by rrëqebull » Fri Oct 24, 2014 11:23 am

Adriana wrote:

Skandal i UEFA-s, Shqipëria humbet 3-0, dënohet edhe me një gjobë financiare

Skandal i vërtetë i Uefa-s që në vend të drejtësisë ka zgjedhur diplomacinë politike duke shkelur mbi faktet e pakundërshtueshme në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në mënyrë surprizuese për mbarë opinionin ndërkombëtar, Komisioni Disiplinor i qeverisë europiane të futbollit në një tentativë të qartë për të ruajtur ekuilibrat në kurriz të të vërtetës vendosi në fakt ta kthejë në nul ndeshjen e turpshme të Beogradit,
pasi nga njëra anë vendosi që ndeshja të fitohet në tavolinë nga Serbia me rezultatin 3-0, ndërsa nga ana tjetër për aktet e dhunës në Beograd vendosi t’i heqë 3 pikë Serbisë pra praktikisht është sikur ndeshja të mos ishte luajtur.

Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshje pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit. Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve Uefa ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Image
Tani të gjithë e kuptojnë atë çka nacionalistët dinë prej fillimit: nëse qeverisesh për vite tët tëra nga kundra-nacionalistë, servilë, lypsarë, dordolecë e internacionalistë fshirëse këmbësh të të huajve e të ndërkombëtarëve kundra-shqiptarë, veçse padrejtësi dhe shkelje me këmbë si kjo e uefa-s mund të presësh. Nuk është aspak çudi.

Ky është një dështim i politikës "sonë" kundra-nacionaliste të deritanishme dhe një dëshmi e qartë e tej-kalbjes së saj.
Kombi është i pambrojtur.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#13

Post by Adriana » Fri Oct 24, 2014 11:39 am

Ky është skandal, koha të flasim, të mbrojmë të drejtat tona...

Gazetari OraNews apelon të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit, shqiptarët në të gjitha trevat shqipëfolëse, të gjithë spordashësit të mbrojnë kombin e tyre. Sipas tij është koha të flasim, të mbrojmë të drejtat tona.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#14

Post by Zeus10 » Fri Oct 24, 2014 12:27 pm

Nje vendim qe nuk ka lidhje me sportin dhe drejtesine sportive, paskajshmerisht i peshtire. Endra jone per te qene pjese e Europes, ka marre fund. Europa, eshte nje organizem i shpifur, racist dhe i prapambetur qe vetem fasaden ka te bukur. Objektivi yne: BASHKIMI KOMBETAR. Ky vendim politik e racist, qe shperblen qenin e terbuar te Europes, kunder kombeve jo 100 % te krishtera, na ben me te qarte dhe te forte, ne luften tone per egzistence kombetare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri

#15

Post by Arbëri » Fri Oct 24, 2014 1:33 pm

Image

Mendoj qe duhet bojkotuar ndeshjet e UEFA-s ne vazhdim ?
Duhet filluar te sulmojme sllave ku te mundemi , per te kaluar me mire ne te ardhmen !
Mendimi im .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”