Ndeshja ıqɹǝs - Shqipëri
Nëse moderatorët e shohin të arsyshme, le t'i sjellin këtu shkrimet që flasin për këtë ndeshje, të cilat janë hedhur tek KOMBËTARJA.
Kjo ngjarje i vë në pah njëherësh që të gjitha mangësitë, gabimet, dështimet, mashtrimet e vetëmashtrimet e politikës nënshtrimiste "shqiptare' që nga gllabërimi i politikbërjes sonë nga bolshevizmi e këndej; politikë nënshtrimiste e cila vepron ende sot, më tepër se kurrë, ndonëse e përditësuar me retorikë neo-jugosllaviste BE-iste, dhe që mban përgjegjësi për ngjarjet në stadiumin e Singidunit (“beogradit”), po aq sa shkijet, dhe po aq sa "mendimtarët" globalist "postmodern" që kanë pushtuar ekranet tona duke gjilpëruar pa pushim doktrinën e tyre të mendimit të skllavëruar, të shkombëtarizimit dhe të dorëzimit përballë pushtuesve të vjetër e të radhës (shkombëtarizim dje i paketuar si "bashkim-vëllazërim" e sot si "integrim").
Pas kaq shumë vitesh "demokraci" të shkuara dëm, politika "jonë" ende nuk ka kryer asnjë hap vendimtar në mbrojte të Kombit (përkundrazi vetëm hapa për ta rrezikuar!), dhe pas gjithë këtyre viteve gënjeshtrash çevropianizuse, të mbështjella me retorika "evropianiste", bashkëkombësit tanë janë ende pa asnjë mbrojtje shtetërore nga sulmet e kundra-shqiptarëve, qofshin këto sulme propagandistike, politike, ushtarake, para-ushtarake, sportive, para-sportive, burokratike, mediatike, ekonomike a çkadoqoftë!
Thënë kjo, pajtonem me ALBPelasgianin kur thotë se propaganda serbe për ngjarjen në fjalë është e thyeshme në mes sepse e ngritur e gjitha mbi hyrjen e minikopterit në stadium; hyrje e cila nuk mund assesi të quhet shkak i përshkallëzimit të marrosjes së shkijeve, sepse këta kishin shkaktuar ndalimin e lojës që më përpara, me hedhjen e fishekzjarrëve tymus në fushë sepse i kishte zënë tërbimi për një arsye tjetër: për faktin se Kombëtarja Jonë po luante me qetësinë e një ndeshjeje miqësore, me cilësinë e një ndeshjeje në shtëpinë e vet, sikur të kishte mbështetjen e pranishme dhe të fuqishme nga tifozeria e vet dhe poende, «pa i bërë syri tërr» nga 35 mijë sllevër pëllitës, sapo kishte marrë lojën nën kontroll duke krijuar nja dy raste të shkëlqyera për të shënuar!!
Për më tepër, shkijet ishin në të njëjtën gjëndje mendore që para se të jepej fishkëllima nistore, madje janë në të njëjtën gjëndje mendore përherë, siç pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e këtij forumi, që kanë vite që lundrojnë edhe nëpër forume të huaja, kanë patur mundësinë të kuptojnë edhe vet:
kudo nëpër ndërrrjet ku përmëndemi ne shqiptarët, shfaqen serbë, grekë e bullgarë të IRJM-ës me propagandë e retorikë 0-lekëshe kundra-shqiptare.
Dhe pikërisht për këtë arsye (që: shkallimi i shkijeve në stadium ishte i njëjtë përgjatë gjithë lojës), edhe çështja e hyrjes së minikopterit nuk duhet në asnjë mënyrë qortuar e faktorizuar nga ana jonë.
E kuptoj që shumë prej nesh e kanë parë me sy të keq sepse, duke parë pandershmërinë e UEFA-s dhe ndikimin e lobeve serbe, ka shumë mundësi që ai minikopter të lozi një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e për caktimin e ndëshkimeve dhe të tre pikëve, por ky është vetëm një prej këndvështrimeve të mundshme sepse, nga një pikëpamje më e gjërë se sa vet ndeshja, për mendimin tim, hyrja e minikopterit në atë stadium të rrethuar me kapardisje ushtarake sovietikoide kaganoviçiane, është i njëvleftshëm me fitoren e një beteje ushtarake historike nga ana jonë dhe ka një rëndësi të pallogaritshme për njohjen e Çështjes Shqiptare në botë! Nga këndvështrimi shqiptar, ajo ‘fluturushë’ i shfaqi botës një të vërtetë, të Vërtetën e Autoktonisë Sonë në këto treva. Nëse kishte diplomë master në grafikë apo s'kishte ai që e ka bërë, apo se si e përdredhin dhe propagandojnë serbët këtë fakt, është çështje tjetër dhe assesi ne nuk duhet të bëhemi zëdhënës apo gracka·rënës në dhe të propagandave të tyre. Nuk pajtonem me asnjë mendimtar (analist) që e ka sulmuar hyrjen e atij minikopteri në stadium! Pas gjithë asaj shfrytje kundra-shqiptare që vloi për orë të tëra në atë stadium, që para se të fillonte ndeshja, e madje edhe pas sjelljeve kundra-shqiptare nga ana e policisë e shtetit serb, hyrja e minikopterit, çfarëdo shkrimesh e pamjesh pastë mbartur, është një vogëlsi e papërfillshme!!! (dhe kështu do duhej të vlerësohej nga UEFA, po kjo të qe e ndershme; madje as do duhej të përmëndej fare!)
Më duket krejt e pavend të "falënderohen" lojtarët serb për "mbrojtjen" që i bënë lojtarëve tanë. Të qenë aq të "mirë" saç po u duken disave, do të kishin bërë thirrje për qetësi që në çastin e këndimit të Hymnit Tonë, pavarësisht se sa mund të ndikonin. Për mendimin tim, çdo sjellje "të mirë" që kanë patur ka qënë një shtirje në llogari të ndëshkimit të mundshëm nga UEFA. Pastaj ç'domethënë të falënderojmë dikë sepse sillet mirë me ne? Kjo është vetëpërbuzje. Mirësjellja është diçka themelore: dallohet veç nëse mungon, dhe jo kur kihet. Të falënderosh dikë që të sillet mirë është si të falënderosh dikë që të thërret në emër!
Nëse kjo e "lojtarëve serb të edukuar" shërben për t'i mbushur mëndjen shqiptarëve që të "sillen mirë" me ndeshjen e kthimit, atëherë për mendimin tim mund edhe të kursehet, sepse tifozët shqiptarë janë Shqiptarë, dinë ç'është fisnikëria dhe Kodi i Nderit, dhe dinë që kodi i një 'lufte' futbollistike, respektohet duke respektuar rregullat e futbollit dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, që njëkohësisht është edhe e vetmja rrugë drejt fitores në atë rast.
Për lojën që ka bërë Kombëtarja Jonë, për qëndrimin, për mbrojtjen dhe nderimin që i ka bërë Simboleve Tona Kombëtare, ka bërë të mundur që pa asnjë dyshim të themi se, nga kjo ndeshje, pavarësisht çdo vendimi kundra-shqiptar të kujtdo, ne kemi dalë fitues nga çdo këndvështrim i mundshëm!
Që politika "jonë" është e paaftë për ta mbrojtur dhe shfrytëzuar këtë fitore në Interesin Kombëtar dhe madje po e kthen atë në një humbje, nuk është aspak e papritur! Madje qe aq e parashikushme sa edhe ajo që ndodhi në stadium.
