"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Danimarke-Shqiperi

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4138
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Danimarke-Shqiperi

#1

Post by Zeus10 » Fri Sep 04, 2015 3:11 pm

Image

Sot luhet nje ndeshje per "jete a vdekje", per kombetaren shqiptare. Djemte e kombetares, kane sot shancin te realizojne endren e gjithe shqiptareve, per te marre pjese ne nje kompeticion gjigand ne futboll, si Kampionati Europian. Ju urojme atyre suksese duke qene me zemer me ta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Danimarke-Shqiperi

#2

Post by ALBPelasgian » Fri Sep 04, 2015 5:58 pm

Kombetarja asht siperane ndaj ekipeve tjera. Asht koha per fitore!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4138
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Danimarke-Shqiperi

#3

Post by Zeus10 » Fri Sep 04, 2015 8:47 pm

Sot, u ndie mungesa e Mavrajt ne mbrojtje, por ekipi sakrifikoi shume dhe mori si shperblim nje pike te cmuar. Pjesen e dyte vuajtem ca, por portieri yne, ja mohoi danezeve golin, me nje pritje spektakolare. Ne fund te ndeshjes, patem rastin ti mbyllnim hesapet me danezet, por per fat te keq nuk u shenua. Barazim i merituar ne nje fushe te veshtire.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Danimarke-Shqiperi

#4

Post by rrëqebull » Sat Sep 05, 2015 9:54 pm

Ja një përgjigje me vend ndaj provokimit të pavend të rystarit të Danimarkës (e kaluar në heshtje nga të gjitha mediat tona të tjera).

Siç na jepet mundësi që të vërejmë edhe nga kjo ngjarje, fusha e ndeshjeve sportive nuk është e thënë që të jetë vetëm ajo ku zhvillohet loja, por është shumë më e gjerë dhe përfshin edhe sallat nga ku jepen deklaratat e shtypit nga vetë lojtarët apo rystari i tyre.

Nëse disa «Olsena» evropianë e kanë harruar se çdo të thotë komb dhe e ngatërrojnë kombësinë me shtetësinë, nuk jemi ne ata që duhet të përshtaten ndaj marrëzisë së tyre por le të jenë ata që t'i rikthehen logjikës nëse nuk duan që, nga gjoja njerëz me ndjesi humori, të kthehen në personazhe barsoletash!
Albanesere dhe Danskesere

Traineri i Danimarkës Morten Olsen, në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes Danimarkë-Shqipëri, i quajti lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë “albanesere” në vend që t’ i quante “albanere”, siç duhet thënë në danisht. Shtypi danez nuk mungoi ta vinte re këtë gjë. Olsen nuk bëri lapsus. Ai e drejton Danimarkën që prej vitit 2000 dhe kjo është hera e tretë qëkurse ai gjendet në krye të përfaqësueses daneze që Shqipëria dhe Danimarka gjenden në të njëjtin grup. Olsen e ka drejtuar Danimarkën në tre ndeshje që ajo ka luajtur në Shqipëri. Gjithmonë deri më sot Olsen ka thënë “albanere” dhe jo “albanesere”. Këtë herë ai tha “albanesere” që do të thotë “shqiptarist”, pra një njeri që është bërë shqiptar në mënyrë të rreme. Olsen qartësisht e kishte fjalët për lojtarët nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë, të cilët janë anëtarë të përfaqësueses shqiptare. Olsen nuk mund të shprehej më qartë, se pastaj do të fajësohej për racizëm. Shtypi danez, ndonëse e vuri re dhe e komentoi etiketimin që Olsen iu bëri lojtarëve shqiptarë, e mbrojti trainerin danez, duke mos e saktësuar aluzionin e tij.
Sipas Olsen, Shqipëria nuk ka të drejtë të ketë në skuadrën e saj përfaqësuese lojtarë shqiptarë, të lindur jashtë kufijve të Shqipërisë. Por, në anën tjetër, Olsen e quan krejt të natyrshme që në përfaqësuesen e Danimarkës të ketë lojtarë nga Afrika dhe kontinente të tjera, madje edhe një shqiptar nga Maqedonia, me pasaportë daneze, Riza Durmishin. Danimarka paska të drejtë të ketë në përfaqësuesen e saj një shqiptar nga Maqedonia, të cilit i është dhënë shtetësia daneze vetëm për shkak të aftësive të tij si futbollist, ndërsa Shqipëria, nuk paska të drejtë të ketë në përfaqësuesen e saj shqiptarë nga trevat shqiptare jashtë kufijve shtetërorë! Në gjuhën daneze, ekuivalenti i fjalës “albanesere” për danezët, është “danskesere”. Sipas logjikës së Olsen, Riza Durmishi është një danskesere, madje shumë më tepër se sa janë “albanesere” lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë, me origjinë nga trevat shqiptare jashtë kufijve shtetërorë.
Por Olsen mendon ndryshe. Ai nuk shikon danskesere në skuadrën e tij, por vetëm danskere, domethënë danezë të mirëfilltë. A mund të ketë dyshime se Riza Durmishi është një danez autokton, një danskere? Ai është me origjinë nga katundi Kamenjan i Tetovës dhe luan për klubin danez “Brondby”. Katundi Kamenjan gjendet në Brondbyvester, nga ku e ka marrë emrin edhe klubi. Brondbyvesteri quhet ndryshe edhe Pollog. Tetova është kryeqendra e Brondbyvesterit. “Durmishi” është një fis i njohur aristokratik në Danimarkë në Danimarkë, të cilët brez pas brezi kanë qenë derëtarë (portierë) në kështjellën Elsinor ku zhvillohen ngjarjet e tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit.
Një danskere, pra një danez autokton është p.sh., Pione Sisto, një zezak afrikan që luajti në ndeshjen kundër Shqipërisë. Pione Sisto ka lindur në Ugandë nga prindër sudanezë. E çfarë pastaj? A nuk është Uganda një ishull në Arkipelagun Danez? Dhe Sudani a nuk është një fshat në periferi të Kopenhagenit. E sa për ngjyrën e lëkurës të z. Pione Sisto, që është shumë e zezë, ajo ka të bëjë me një traditë të piratëve vikingë për të lyer fytyrën dhe trupin me blozën e anijeve të djegura kundërshtare, gjatë aventurave të tyre, në shenjë triumfi dhe për t’ u dukur më të tmerrshëm. Pione Sisto, emri i plotë i të cilit është Pione Sisto Ifolo Emirmija, i përket një prej fiseve më të vjetra të Danimarkës, një fis që përmendet edhe në sagat vikinge. E kush mund ta verë në dyshim se Pione Sisto është një viking me gjak të pastër? Ai që ka dyshime të tilla le ta shikojë këtë djalë pas ndeshjes kur të ketë bërë një banjë, dhe t’ i jetë zhdukur ngjyra e zezë dhe do të shohë se nuk ka njeri me lëkurë më të bardhë se ai ndër lojtarët e përfaqësueses daneze. Vetëm një racist ekstremist mund të thotë se ky djalë është një danskesere.
Vetëm një gënjeshtar patologjik, ose siç quhen ndryshe mitomanë, mund të ketë dyshimi se Yussuf Poulsen, i cili hyri në pjesën e dytë të ndeshjes Danimarkë-Shqipëri dhe ndryshoi për mirë krejt lojën e skuadrës së tij, nuk është një danez i mirëfilltë, autentik, pra një danskere. Emri i tij i vërtetë është Yusuf Yurary dhe është me origjinë nga Tanzania, që gjendet në Afrikë. E çfarë do të thotë kjo? Nëse i hidhni një sy hartës do të shikoni se Tanzania është një nga rajonet e Danimarkës. Meqënëse ngjyra e lëkurës së Yussufit është më pak e zezë se ajo e Pione Sisto, por aq shumë e zezë sa të vihet në dyshim gjaku i pastër danez i tij, duhet sqaruar se edhe ai është një ndjekës i traditës të piratëve vikingë të lyerjes së fytyrës dhe trupit me blozën e anijeve të djegura kundërshtare. Edhe këtë djalë duhet ta shikoni pas banjës që bën pas ndeshjes, jo kur hyn në fushë. Tekefundit “Yusuf” është një emër tradicional danez, dhe ka qenë emri i shumë mbretërve danezë.
Në stolin e skuadrës së Danimarkës, në ndeshjen me Shqipërinë, gjendej edhe një lojtar me emrin Erik Sviatchenko, me origjinë nga Kharkovi i Ukrainës. A mund të ketë dyshime për identitetin e pastër prej danskere të këtij lojtari? A nuk është Kharkovi një qytet në lindje të Danimarkës, në ishullin danez me emrin Ukrainë? “Sviatchenko” a nuk është një mbiemër shumë i përhapur në Danimarkë, së bashku me mbiemra si “Nilsen” dhe “Andersen”? Në stolin e Danimarkës në ndeshjen me Shqipërinë gjendej edhe një lojtar me emrin Thomas Joseph Delaney, me origjinë irlandezo-amerikan. Pra ky është aq danez sa nuk ia vlen të provohet se është i tillë. Në përfaqësuesen e Danimarkës luan edhe Jores Okore, ndonëse nuk ishte grumbulluar në ndeshjen me Shqipërinë. Okore është me origjinë nga Bregu i Fildishtë në Afrikë. Bregu i Fildishtë është një zonë bregdetare në Danimarkë që e ka marrë emrin për shkak se atje ka pasur shumë elefantë që është kafsha më e përhapur në Danimarkë. Gjuetarët vikingë i vrisnin elefantët për t’ u marrë dhëmbët prej fildishti të cilët i tregtonin jashtë vendit. Nga një familje që ushtronte këtë zeje tradicionale daneze e ka origjinën edhe Jores Okore. Në skuadrën daneze që shkoi në finalet e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në 2010, Olsen kishte në skuadër edhe Patrik Mtiliga, me origjinë nga Tanzania e Afrikës. Një danskere i pastër.
Siç shihet, përfaqësuesja daneze nuk pranon veçse danezë me gjak të pastër në 100 breza. Veçanërisht traineri Olsen është shumë fanatik për këtë gjë. Ai e ka tmerr që t’ u japë shkak të tjerëve ta akuzojnë se në skuadrën e tij ka danskesere. Sa të jem unë trainer ka thënë ai në skuadrën tonë do të ketë vetëm danskere. A nuk ka të drejtë pra Olsen të ironizojë përfaqësuesen shqiptare se përbëhet në shumicë nga albanesere dhe jo nga albanere?/Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7838650354

User avatar
Aleksandri I Madh
Member
Member
Posts: 19
Joined: Fri Aug 07, 2015 7:14 pm
Gender: Male

Re: Danimarke-Shqiperi

#5

Post by Aleksandri I Madh » Mon Sep 07, 2015 1:50 am

Vellezer ne do mundim dhe portugalin boterori na pret

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Danimarke-Shqiperi

#6

Post by ALBPelasgian » Mon Sep 07, 2015 10:31 am

Zeus10 wrote:Sot, u ndie mungesa e Mavrajt ne mbrojtje, por ekipi sakrifikoi shume dhe mori si shperblim nje pike te cmuar. Pjesen e dyte vuajtem ca, por portieri yne, ja mohoi danezeve golin, me nje pritje spektakolare. Ne fund te ndeshjes, patem rastin ti mbyllnim hesapet me danezet, por per fat te keq nuk u shenua. Barazim i merituar ne nje fushe te veshtire.
Ky Cikalleshi, s'mu duk se pati performance te mire. Me kujton Fred-in e Brazilit per shkak se tregohej panevoje 'flopper'. Prurja ma e mire e mundshme ishte djali nga Bujanoci, Berat Gjimshiti qe kryente detyra ma te avancume sesa thjesht mbrojtja. Ky asht nji lojtar qe i duhet padyshim radheve te Kombetares, vecmas me Mavrajn qe do te formonin nje mbrojtje te pakalueshme. Edhe Shkelzen Gashi pati paraqitje te mire, pavaresisht se detyra qe i ngarkoi De Biasi, kthimi ne pozicione mbrojtese, nuk i pergjigjej sa duhet. Me nji komponim te mire te ekipit, Shkelzen Gashi asht pika ma e forte e Kombetares. Xhaka i mire ishte, sidomos temperamenti i tij luftarak. Nuk e di pse De Biasi nuk e inkuadroi Balajn e Salihun, si lojetar me pervoje.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Danimarke-Shqiperi

#7

Post by bardus » Mon Sep 07, 2015 11:09 am

Roshi eshte ai qe na duhet ne krahun e djathte te sulmit.Ai eshte i shkelqyer per te depertuar dhe te mos harrojme se goli ne Portugali u be nga krosimi i tij.Shpresoj qe te jete ne formacion sot.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4138
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Danimarke-Shqiperi

#8

Post by Zeus10 » Mon Sep 07, 2015 12:32 pm

bardus wrote:Roshi eshte ai qe na duhet ne krahun e djathte te sulmit.Ai eshte i shkelqyer per te depertuar dhe te mos harrojme se goli ne Portugali u be nga krosimi i tij.Shpresoj qe te jete ne formacion sot.
Rroshi eshte nje talent, me cilesi teknike te shkelqyera, por ai i perket shkolles shqiptare te futbollit, qe ka dobesi te medha ne krahasim me lojtaret e formuar jashte. Mbi te gjitha i mungon mentaliteti i fituesit, duke e pare veten me inferioritet. Ndoshta e kam gabim, por sot, duhen lojtare me mentalitet fituesi dhe djemte e emigranteve shqiptare, kryesisht atyre kosovare, e kane kete mentalitet shume te theksuar, gershetuar me cilesite fiziko-teknike te fituara ne skuadrat me te mira europiane.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”