Page 1 of 1

Shqiperi-Portugali

Posted: Mon Sep 07, 2015 6:03 pm
by Zeus10
Pas rezultatit Armeni-Danimarke 0-0, I kemi te gjitha shancet te kualifikohemi direkt. Danimarka ka vetem nje ndeshje me Portugaline jashte.

Re: Shqiperi-Portugali

Posted: Mon Sep 07, 2015 8:50 pm
by Zeus10
Sigurisht qe nuk do te ishte e lehte, megjithate nje gol rastesor, jo si rezultat i presionit, vendosi rezultatin. Nje pjese e dyte e shkelqyer per Shqiperine, qe na ben krenar. Kjo humbje nuk do te thote asgje, per sa kohe kemi djem si Xhaka e Berisha, qe do te dine te shfrytezojne dy ndeshjet e fundit, me Serbine te paren, per ta cuar Shqiperine drejt Frances. Une nuk kam dyshim per kete.

Re: Shqiperi-Portugali

Posted: Mon Sep 07, 2015 9:04 pm
by ALBPelasgian
Duhet me u sanue njihere e pergjithmone kjo thember e Akilit per Kombetaren. Nuk mundet me e rrenu mundin e sakrificen e gjithe lojes minuta e fundit. Asht nji brez i ri ne Kombetare, me lojetare superior qe nuk u lejohen dobesi te tilla. Thjesht nji natë insomanie per mua :o

Re: Shqiperi-Portugali

Posted: Mon Sep 07, 2015 9:18 pm
by Zeus10
ALBPelasgian wrote:Duhet me u sanue njihere e pergjithmone kjo thember e Akilit per Kombetaren. Nuk mundet me e rrenu mundin e sakrificen e gjithe lojes minuta e fundit. Asht nji brez i ri ne Kombetare, me lojetare superior qe nuk u lejohen dobesi te tilla. Thjesht nji natë insomanie per mua :o
Mungesa e stervitjes per Canen, i dha efektet. Nje gabim i vogel i tij, ju dha portugezeve goditjen nga kendi, qe solli dhe golin, pikerisht ne qender te mbrojtjes. Luhet vetem momenti dhe portugezet morren maksimumin, ndoshta ceshtje experience. Ajo qe vura re une, eshte, qe ne momentet kur skuadra jone, tregoi vetbesim dhe vendosmeri, i shthuri portugezet dhe beri qe te vraponin pas topit, qe tanet e qarkullonin bukur. Keshtu duhet te luhet dhe une besoj, se nuk do kete ekip qe te na munde. Une jam shume i gezuar, per shpirtin e gares se ketij ekipi, s'kam vec falenderime, prandaj nuk u deshperova per humbjen.

Re: Shqiperi-Portugali

Posted: Mon Sep 07, 2015 11:05 pm
by bardus
Ne pjesen e dyte skuadra jone luajti me mire sepse ne fushe u fut Basha,ky lojtar me experience e ndryshoi krejt lojen.

Re: Shqiperi-Portugali

Posted: Tue Sep 08, 2015 9:02 am
by Adriana
Pjesa e dyte ishte ne te vertet spektakulare, por ja qe mjaftuan vetem disa sekonda qe e kthyen ate ne ...

Ne futboll urrej dy lloj humbjesh, me 11-metersh, dhe ne kohen shtese, dhe kjo e dyta na takoj pikerisht mbreme ne nje ndeshje kaq te rendesishme. Por e drejta duhet thene qe ne ndeshje te tilla shpesh here kemi humbur pikerisht ne kohen shtese , pra nje gabim i riperseritur. Mbas ndeshjes ndoqa rubriken sportive ne Super Sport Albania Live me disa te ftuar ne studio dhe disa intervistat me lojtaret tane.
Canaj pranoj faktin qe ne minutat e fundit duhet te ishin treguar me te kujdeshem, dhe pikerisht kete mesazh (mos nenvlersoni minutat e fundit) e kishte marre edhe nga De Biasi gjate nderprerjes se lojes ne minuten 85, per zevendesimin e fundit kur largoj Cikalleshin dhe futi ne fushe Bekim Balaj.

Ne rubriken sportive gjithashtu u diskutua shume edhe rasti (mbas goditjes ne shtylle te Cikalleshit qe topi rikthehet ne fushe) ku Basha u rrezua nga portugezet brenda zones se rreptesise, dhe te gjithe ishin te mendimit qe duhet te ishte dhene 11-metershi. Po keto raste kan qene dhe mbeten gjithmon ne diskutim, diku i japin me te drejte diku pa te drejte...

Por nuk duhet te humbit shpresat, kemi dhe dy ndeshje FORCA ALBANIA -loveyou-
Image