Page 1 of 1

De Biasi “tradhton” Shqipërinë

Posted: Wed Sep 09, 2015 5:59 am
by Adriana
  De Biasi “tradhton” Shqipërinë, firmos me televizionin italian

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi një ditë pas humbjes me Portugalinë ka firmosur një kontratë të re në Itali te RAI për edicionin e ri në emisionin sportiv “Novantesimo Minuto” (Minuta e 90) në rolin e opinionistit çdo të diel ora 17:00.

Në panel, tekniku i Shqipërisë do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian si Cesare Prandelli, Alberto Malesani apo Corrado Orico.

Pas firmosjes së kontratës së re, tekniku i natyralizuar si shqiptar u shpreh se“Do të jetë pak e vështirë për shkak të distancës që do të më duhet të krijoj herë pas here me udhëtimet e mia në Shqipëri, por pjesëmarrja do të jetë 100%” është shprehur De Biasi.
http://www.mapo.al/2015/09/de-biasi-tra ... in-italian  


Dikush mund te me thote ku qendron ''tradhetia'' ketu?