"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndeshja Shqiperi-Serbi

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ndeshja Shqiperi-Serbi

#1

Post by Adriana » Thu Oct 08, 2015 2:39 pm

Trajneri i kombëtares ka dhënë konferencën e fundit për shtyp ....
De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur


Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi kërkon të shmangë tensionin e tepërt para sfidës vendimtare me Serbinë, që mund ta kualifikojë Shqipërinë në Europianin e Francë 2016. Trajneri i kombëtares ka dhënë konferencën e fundit për shtyp, një shans të cilin kreu i pankinës përfaqësuese e ka shfrytëzuar edhe një herë për të ç’tensionuar situatën para përballjes, njëherësh për të vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe rëndësinë e takimit.

Ndeshja

58-vjecari duke iu referuar edhe ngjarjeve të Beogradit, kujton se bëhet fjalë thjesht për një ndeshje futbolli, ku duhet respektuar kundërshtari. “Kjo për mua është vetëm një ndeshje futbolli, një ndeshje që mund të na çojë drejt një objektivi shumë të rëndësishëm. Ne luajmë gjithmonë për t’i fituar ndeshjet, duke respektuar kundërshtarët. Kjo nuk do të thotë se jemi mendjemëdhenj, por që e respektojmë kundërshtarin dhe e dimë qëllimin tonë”, deklaroi De Biasi. De Biasi e pranon se një sfidë e tillë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në aspektin e motivimit, por nga ana tjetër kërkon edhe shumë zgjuarsi. “Kjo është ndeshja më e thjeshtë për t’u përgatitur pasi motivimin e ka brenda. E rëndësishme për mua është që ato energji që janë akumuluar të shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk duhet të jemi të tendosur, sepse është thjesht një ndeshje futbolli, do të luajmë si zakonisht, me pasime të shkurta, me zgjuarsi dhe të shfrytëzojmë ato raste që na paraqiten”, theksoi ai.

Sekreti

De Biasi ka bërë publik edhe atë që sipas tij është sekreti që çon Shqipërinë drejt suksesit në përballjen ndaj Serbisë, apo e konsideruar ndryshe arma më e fortë e kuqezinjve, që sipas trajnerit italo-shqiptar, është pikërisht forca e grupit, teksa ka bindjen se ka grumbulluar kontigjentin perfekt për sfidën e nesërme. “Lojtarët që kemi grumbulluar janë ata që besojmë se mund të japin një kontribut të rëndësishëm për ekipin. Forca e grupit tonë janë dhe ata lojtarë që nuk luajnë”, përfundoi De Biasi. TO
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Elbasani është zemra e Serbisë

#2

Post by Zeus10 » Thu Oct 08, 2015 5:26 pm

Image

Tani qe ndeshja midis Shqiperise dhe Serbise, luhet ne Elbasan, u harrua Kosova si zemra e Serbise dhe na doli ne te vertete Elbasani si zemra e saj; "Këtu janë reliket e shenjtorit të parë serb”, “Kurir” publikon një artikull të shoqëruar me ikonat e Kishës Ortodokse të Elbasanit.

Dhe populli kendon:
"Kjo Serbia me shtate zemra, asnje e vertete por vecse emra"
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#3

Post by Adriana » Thu Oct 08, 2015 6:19 pm

Per emigrantet qe nuk kane ta shohin ndeshjen, mund ta ndjekin ketu Shqip Tv Live Super Sport Albania
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#4

Post by Zeus10 » Thu Oct 08, 2015 8:49 pm

Serbia fiton me loje 2-0. Fitoret duhen ne fushe dhe jo ne tavoline. Megjithate, krenar per ekipin shqiptar, per shpirtin e gares.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#5

Post by Adriana » Thu Oct 08, 2015 8:56 pm

Adriana wrote:
Shqiperi-Portugali
» 08 Sep 2015, 09:02

Pjesa e dyte ishte ne te vertet spektakulare, por ja qe mjaftuan vetem disa sekonda qe e kthyen ate ne ...

Ne futboll urrej dy lloj humbjesh, me 11-metersh, dhe ne kohen shtese, dhe kjo e dyta na takoj pikerisht mbreme ne nje ndeshje kaq te rendesishme. Por e drejta duhet thene qe ne ndeshje te tilla shpesh here kemi humbur pikerisht ne kohen shtese , pra nje gabim i riperseritur.... Shqiperi-Portugali



E pa shpjegueshme, serish ne 90+ humbem... :cry:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#6

Post by Zeus10 » Thu Oct 08, 2015 9:15 pm

Kjo ndodh sepse ekipi nuk qendron me kembe ne toke, por sulmon dhe minutat shtese, duke e pesuar nga kundersulmi. Nuk mund te neglizhosh ndeshkimin nga kundersulmi ne shtese, sepse nuk ke kohe te rikuperosh. Loja eshte e vlefshme deri ne sekonden e fundit, ekipi nuk po nxjerr mesim nga kjo aksiome. Nuk eshte mallkim, eshte neglizhence dhe mosmbajtje nervash.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#7

Post by Arbëri » Fri Oct 09, 2015 1:40 am

De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur
Ne si duket jemi popull naiv qe e mbajme kete De Biasi akoma , apo vetem sepse eshte i huaj duhet mbyllur syte ?
Shumicen e lojtareve i ka neper klubet e njohura te Europes dhe mos te bej nje skuader siq i ka hije eshte e pamundur !!
Eshte nje katastrof nese e mbajme akoma kete njeri .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#8

Post by ALBPelasgian » Fri Oct 09, 2015 8:35 am

De Biasi ndeshjet e fundit vec ka eksipermentue me formacione krejt te gabueme. Une nuk e di qysh i dilet ne krye kesaj pune kur lojtare superior si Shkelzen Gashi, Alban Meha, Hamdi Salihi qendrojne ne stolin rezerve, nderkohe qe ne formacionin baze luajne tipa si Memushaj e Lenjani, performanca e te cileve ishte me e dobet sesa e lojetareve te ligave inferiore. Cana asht pika e dobet e repartit te mbrojtjes: ai duhet pensionue sa ma shpejt per m'i lane vendin kuadrove te rinj e te talentuar. Ajeti-Xhemshiti-Mavraj-Agolli-Aliji jane emrat e duhun per me e formue gardhin e pakapercyeshem te mbrojtjes. Atmosfera ne stadium ishte si ajo e nji teatri snobesh: mijera e mijera djem sportdashes nga Maqedonia (Shkupi, Tetova e Kumanova) si dhe Kosova (Prishtina, Gjakova, Mitrovica) u lane jashte, ashtu sic u lane jashte edhe tifozeri te organizueme nga Tirana e Shkodra. Ne vend te tyre lejohet publik i zakonshem, prej atyre qe ne stadium pyesin "cilet jane tanet" :(
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#9

Post by Adriana » Fri Oct 09, 2015 1:14 pm

ALBPelasgian wrote:De Biasi ndeshjet e fundit vec ka eksipermentue me formacione krejt te gabueme. Une nuk e di qysh i dilet ne krye kesaj pune kur lojtare superior si Shkelzen Gashi, Alban Meha, Hamdi Salihi qendrojne ne stolin rezerve, nderkohe qe ne formacionin baze luajne tipa si Memushaj e Lenjani, performanca e te cileve ishte me e dobet sesa e lojetareve te ligave inferiore. Cana asht pika e dobet e repartit te mbrojtjes: ai duhet pensionue sa ma shpejt per m'i lane vendin kuadrove te rinj e te talentuar. Ajeti-Xhemshiti-Mavraj-Agolli-Aliji jane emrat e duhun per me e formue gardhin e pakapercyeshem te mbrojtjes.



ALBPelasgian... mos valle e ke publikuar ti kete artikull !? :D
[quoteemNga: Kemajl Goca 09.10.2015]De Biasi, a lihet Gashi në bankë dhe ku janë golat?

Image

Nuk thuhet kot se lojtari i madh vetëm një rast i duhet dhe ta përfundon lojën. Kështu është Gashi. E dhimbshme apo jo, plotë 270 minuta nuk realizuam gol dhe fituam vetëm një pikë dhe pësuam tri gola. Ku janë sulmuesit e Shqipërisë? Gashi në bankë, Odise Roshi e Hamdi Salihi, sulmues të shkthtë, edhe ata në bankë dhe mesfushori Alban Meha një goditës i fortë nga distanca, futet në lojë në minutën e 83-të! De Biasi ndonjëherë duhet ta lë në bankë ose ta pushojë edhe Canën, sepse nuk do të thotë se ai gjithherë duhet me qenë titullar apo i paprekshëm. Rrymës së Canës duket se i ka kaluar koha dhe duhet t’i jepet rasti edhe futbollistëve tjerë shqiptarë që kemi në Diasporë e në Shqipëri, sepse kemi shumë talent të shkëlqyer. Jo gjithmonë Cana të jetë titullar dhe mos ta ketë guximin ta lë në bankë, se sigurisht kemi futbollistë edhe më të mirë e energjikë se ai që luajnë pozitën e tij.
U zhgënjyem të gjithë. Na kaploi heshtja dhe dëshpërimi. Pësuam humbje në minutat shtesë që as laiku më i madh nuk e priste. Pikërisht në minutat shtesë (90+1 e 90+4) pësuam humbje 2:0 nga Serbia. Kështu humbën edhe nga Portugalia 1:0, po në minutën e 90+3’! A fitohet ndeshja pa sulmuar?

A shkohet gjithmonë me mbrojtje dhe me synim mos po japim një gol fatlum? Fati një herë, dy herë të përcjell, por gjithmonë nuk të ndjekë! Në opinion ka diskutime të ndryshme, dhe është një mllef i madh të të gjithë shqiptarët për këtë humbje, sepse kjo ndeshje ishte më shumë se futboll, kundër një Serbie që e kemi armik shekullorë. Shtrohet pyetja:

Pse Shqipëria nuk ishte aq kërkuese apo sulmuese në drejtim të portës së portierit Vladimir Stojkoviq. Pse nuk u fut Shkëlzen Gashi, një mesfushor-sulmues (së fundi i shndërruar në sulmues), apo siç njihet si lojtar i golit, që shënon nga pozita të vështira. Klasi i Gashit dihet shumë mirë, sepse është futbollisti më i mirë i shpallur në Zvicër. Një shënues më i mirë në kampionatin zviceran, ndërsa nuk pati vend kundër Serbisë, në një ndeshje të rëndësishme dhe historike apo si ta quaja e shekullit.

Giani de Biasi, pse e la në bankë Gashin? Gashi është një futbollist inteligjent dhe mjeshtër i golit, i cili di të gjuajë edhe nga një pozitë e vështirë apo siç thuhet në zhargonin sportiv edhe nga këndi i vdekur.

Po ky Gashi ka qenë edhe njeriu që e siguroi fitoren (2:1) ndaj Armenisë në minutën e 81-të. Nuk thuhet kot se lojtari i madh vetëm një rast i duhet dhe ta përfundon lojën. Kështu është Gashi, që e ka dëshmuar veten sa e sa herë në fanellën e kampionit të Zvicrës, Baseli por edhe me Shqipërinë.

Që nga fillimi i ballafaqimit Shqipëria qe pak e rrezikshme në sulm, me përjashtim të një rastit të Taulant Xhakës apo tentimit të Sokol Cikalleshit në minutën e 76-të. A fitohen ndeshjet gjithmonë vetëm me mbrojtje? De Biasi duhet të ndalet e të mendojë mirëfilli se çfarë po ngjan me të përzgjedhurit e tij, sepse plotë tri ndeshje nuk kanë shënuar gol. Ku janë golat i nderuari De Biasi?

Në Kopenhagë luajtën baras 0:0 me Danimarkën, pastaj në Elbasan humbën 1:0 nga Portugalia dhe së fundi nga Serbia. E dhimbshme apo jo, plotë 270 minuta nuk realizuam gol dhe fituam vetëm një pikë dhe pësuam tri gola. A është kjo për krenari?

Ku janë sulmuesit e Shqipërisë? Pse i japim luksin e tepruar kundërshtarëve që mos të ndjejnë rrezikun nga sulmi i kuqezinjve. U vërejt një Serbi që luante me aq komoditet në repartin e mbrojtjes dhe në mesfushë dhe fare nuk e ndjente presionin e sulmit shqiptar, sepse nuk ishin energjikë.

Kapiteni Lorik Cana e pranon në një mënyrë apo e mori përgjegjësinë se rreshtimi nuk ishte si duhet në mbrojtje! Po zotëri Cana, rreshtimi nuk ishte si duhet, por pësuam gol dhe nuk kishim kohë për rikuperim! Po i nderuari Cana, humbëm ku nuk duhet të humbim! Një pyetje shumë konkrete për De Biasin dhe Lorik Canën, pse po pësojmë gola në minutat shtesë? A është kjo e justifikueshme dhe ku është shkaku?

De Biasi ndonjëherë duhet ta lë në bankë ose ta pushojë edhe Canën, sepse nuk do të thotë se ai gjithherë duhet me qenë titullar apo i paprekshëm. Rrymës së Canës duket se i ka kaluar koha dhe duhet t’i jepet rasti edhe futbollistëve tjerë shqiptarë që kemi në Diasporë e në Shqipëri, sepse kemi shumë talent të shkëlqyer. Jo gjithmonë Cana të jetë titullar dhe mos ta ketë guximin ta lë në bankë, se sigurisht kemi futbollistë edhe më të mirë e energjikë se ai që luajnë pozitën e tij.

Gashi në bankë, Odise Roshi një sulmues i shpejt, edhe ai në bankë dhe mesfushori Alban Meha një goditës i fortë nga distanca, futet në lojë në minutën e 83-të! Në ndeshjen me Serbinë nuk kemi pasur edhe aq nevojë të mbrohem, kemi pasur nevojë të sulmojmë me të gjitha forcat, ta shtojmë presionin, sepse ka qenë ndeshje që u desh të lëmë shpirtin në fushë ose si thonë: O jetë o vdekje! Se askush nuk mund të na i merr vendin e tretë, sepse këtë pozitë që moti e kemi të garantuar.

Plus ishte edhe një përparësi tjetër, Portugalia qe në epërsi nga minuta e 66-të kundër Danimarkë, kjo ishte edhe një përparësi psikike për Shqipërinë. Në këto momente De Biasi u desh të kërkon ofensivë vetëm ofensivë dhe një lojë edhe më burrërore. Nuk ndodhi dhe nuk ndodhi. Shqipëria e kishte në stadiumin edhe lojtarin e 12-të, tifozët më të bukur ‘Tifozat Kuq e Zi”.

Jo vetëm në stadium por në të gjitha trojet shqiptare prisnin fitoren historike dhe kremten e madhe, por nuk ndodhi fatkeqësisht. Dhe minutat shtesë morëm hidhërimin, zhgënjimin dhe na mohuat gëzimin që do të quaja të shumëfishtë. Mos të harrojmë edhe Hamdi Salihin, një sulmues tipik, që ishte më meritori që Skënderbeun e dërgoi në fazën e grupeve të Europa League, edhe ai në bankë.

A është e logjikshme? Gashi, Roshi, Salihi ngrohën bankën, kjo është e dhimbshme. De Biasi gjithsesi duhet të jap llogari goxha fortë sepse 270 minuta pa shënuar gol, kjo nuk është mirë. Çfarë të kërkojmë më tutje? Ëndrra për kualifikim në Euro 2016 vazhdon, sepse kemi edhe një lojë tjetër në Jerevan të Armenisë, e cila luhet të dielën në orën 18.00.

Nuk shkohet në Jerevan me mentalitetin që të mbrohemi, atje duhet ta shkrijmë tërë energjinë, të sulmojmë dhe të sulmojmë, si thotë një fjalë e popullit: doli ku doli! Në Armeni mos të shkojmë me logjikën të marrim një pikë, fare nuk na duhet ajo, atje na duhen tri pikë dhe të jemi në Euro 2016, ndryshe duhet ta presim fatin në barazh kush po na del përpara! BotaSot[/quoteem]
ALBPelasgian wrote:Atmosfera ne stadium ishte si ajo e nji teatri snobesh: mijera e mijera djem sportdashes nga Maqedonia (Shkupi, Tetova e Kumanova) si dhe Kosova (Prishtina, Gjakova, Mitrovica) u lane jashte, ashtu sic u lane jashte edhe tifozeri te organizueme nga Tirana e Shkodra. Ne vend te tyre lejohet publik i zakonshem, prej atyre qe ne stadium pyesin "cilet jane tanet" :(


Im ate e krahasoj atmosferen e stadiumit me ate te kohes se Enverit, kur gjithcka duhet te shfaqesh ndryshe nga ajo qe ne te vertet ishte.

Perpara se te fillonte ndeshja ishin disa kamera jashte qe flisnin per keto grupe te lena menjeane, ne te vertet edhe komentatori e shprehu kete situat :( Ne A1 Report u tha qe tifozet kontrolloheshin shume rrepte perpara se te hynin ne stadium per ''sende te forta'' por gjithashtu u ndaluan RREPTESISHT flamuj me ''shqiperi etnike'' . Pranoheshin vetem me flamur shqiptar ( pa asnje shenim ) , dhe me veshje kombetare. Ndersa ne serbi kur luajtem ishte e kunderta i gjithe stadiumi ishte me parrulla kundra-shqiptare-kosovare,etj,etj. Ketu ka dore ''politika tiranes'' qe edhe njehere ''tregoj interesin''..... Nuk them qe duhet te perdornim te njeten menyre qe perdoren serbet, po qe mua personalisht do me pelqente qe ne momentin kur beren foton per JO RRACIZEM aty poshte duhet te kishin shkruajtur NJIHNI KOSOVEN, as nje shtet ne bote nuk ka me te drejte se sa shqiperia qe ti kerkoj me pandalim serbis njohjen e kosoves, dhe nuk mendoj se kjo do ishte nje ''provokim'' perkundrazi do ishte nje mesazh qe tashme eshte shume i njohur per te gjithe.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#10

Post by Adriana » Fri Oct 09, 2015 2:26 pm

Arbëri wrote:
De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur
Ne si duket jemi popull naiv qe e mbajme kete De Biasi akoma , apo vetem sepse eshte i huaj duhet mbyllur syte ?
Shumicen e lojtareve i ka neper klubet e njohura te Europes dhe mos te bej nje skuader siq i ka hije eshte e pamundur !!
Eshte nje katastrof nese e mbajme akoma kete njeri .


-hug- Mire se na erdhe Shkupi, duhesh te luanim futboll qe te na shkruanje dy rrjeshta, na ke harruar fare o derman -pis-

Sa per De Biasin mendoj qe tani per tani nuk do largohet, se kryeministri e mendon ndryshe. Do thuash qe '' c'me hyne ne pune se si e mendon kryeministri'', po tek ne cdo gje lidhet me ''politiken'' ;) dhe politika humbjen e djeshme e quan nje ''fitore'' me ''nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar''. Po te sjell mesazhin e plote te percjelle nga kryeministri ne konferencen per mediet mbas ndeshjes:
Edi Rama: Humbëm tri pikë në fushë, por fituam për imazhin e Shqipërisë

Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar. Të mbajmë lart figurën e trajnerit De Biazi dhe të djemve të kombëtares për punën e shkëlqyer që kanë bërë, duke e çuar vendin në prag të hyrjes historike, në Kampionatin Europian. Ata duhet t’i ngremë monument në zemrat tona dhe jo t’i trajtojmë si heronj në Beograd e si pula në Elbasan.”

Shqipëria humbi betejën në fushën e lojës me Serbinë në ndeshjen e luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, por fitoi tri pikë të arta si vend dhe si popull. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet këtë të premte, ku falenderoi të gjithë tifozët për sjelljen shembullore të treguar në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij.

Në këtë këndvështrim dëshiron ta shohë Rama “fitoren” e mbrëmshme ndaj serbëve, si një kontrast i thellë me atë që ndodhi 14 tetorin e kaluar, vitin e kaluar. “Një vit pas shfaqjes së turpshme ne Beograd, ne treguam qytetarinë tonë europiane. Zhvillimin pa asnjë incident të ndeshjes e konsideroj si “tri pikë” të arta për imazhin e Shqipërisë dhe ky nuk është aspak një ngushëllim për humbjen në fushën e lojës. Kuqezinjtë u treguan fantastikë në mbështetjen entuziaste të skuadrës. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar verbalisht asnjë lojtar serb, nuk ka pasur sende të shëmtuara a mbi kokat e furtbollistëve kundërshtarë, por madje janë duartrokitur. Fisnikëri në “Elbasan Arena”. Dua t’u përulem sportdashësve që e kaluan me kaq sukses këtë ndeshje me Serbinë. Në radhë të pare, “Tifozave Kuq e Zi”, për atë spektakël të denjë për stadiumet europiane, edhe për derbet më të nxehtë. Mirënjohje efektivëve të Policisë së Shtetit, që përballuan një rrethanë aspak të lehtë emocionale. Humbëm në fushën e lojës, por jashtë fushës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë, që me gjasa na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë, si vend dhe shqiptarëve si popull.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#11

Post by Zeus10 » Fri Oct 09, 2015 2:34 pm

Nje dite pas "dushit te ftohte", qe pesuam, mund te thuhet se presioni qe vendosem te gjithe ne, mbi shpatullat e futbollisteve, ishte jashtezakonisht i tepruar. Ishte ky presion, qe i detyroi futbollistet, te shtyheshin perpara, ne minutat shtese, ku me nje logjike te ftohte, duhet te mbrosh ç'ka ke arritur deri ne ate momente.
Faktori i dyte, qe ndikoi ishte formacioni eksperimental i De Biazit, qe pa asnje llogjike profesionale, nderron 40 % te formacionit, nga ai i zakonshmi, nje levizje teresisht e pakuptueshme, per ata qe e njohin pak futbollin. Per me teper keto ndryshime, nuk erdhen me zevendesimin e disa lojtareve te dobet nga disa ne gjendje me te mire. Nese ishte dikush qe duhej ndryshuar, ai ishte Cana, gjendja e te cilit jo vetem eshte ne renie, por ai vjen pas nje periudhe te gjate pa stervitje. Sulmi eshte shume i lexueshem vetem me nje lojtar aktiv ne qender, nje taktite qe nuk duhet te aplikohet ne ndeshjet brenda.
E fundit por jo me pak rendesi, eshte pergatitja psikologjike e skuadres, qe eshte magnesia kryesore e saj, qe reflektohet ne momentet e fundit, kur ke presion nga kundershtari, apo nga vete publiku. Realiteti tregon, qe ne kete drejtim jemi pas ekipeve te tjera, qe per hir te se vertetes, duken gjithashtu fizikisht me te pergatitur se ekipi yne.
Por ekipi yne, ka nje avantazh shume te madh, ndaj te tjereve, ata japin shpirtin ne fushe qe eshte gjeja me e rendesishme dhe per ne.
Publiku shqiptar, eshte i pergatitur, qe mundesite e kombetares sone jane te limituara, por nese loz me zemer, triumfon ndaj kundershtareve qe mund te jene me lart teknikisht, sic ishte rasti i Serbise dje. Te gjithe thone qe skuadra serbe eshte me e pergatitur teknikisht dhe mund te jete e vertete, por ata jane shume apatike krahasuar me tanet, nderkohe qe skuadra jone jep shpirtin ne fushe. Kjo i anulon dhe ato diferenca te vogla teknike, duke i bere te duken inferiore karshi taneve, ne shume momente te lojes, qe normalisht , duhet te kishte shkuar barazim, nese skuadra jone nuk do ishte shtyre aq perpara.

Une personalisht, jam shume i kenaqur me ekipin, pavaresisht se mendoj qe ngjitja do te jete graduale. Jam pak i pakenaqur me trajnerin, qe zbaton vetem nje tektite loje, ate te katenacios, qe i sterlodh mbrojtjen dhe mesfushen, por ndoshta eshte ai qe i vlereson me mire se ne mundesite reale te futbollisteve.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#12

Post by Arbëri » Fri Oct 09, 2015 4:36 pm

Atmosfera ne stadium ishte si ajo e nji teatri snobesh: mijera e mijera djem sportdashes nga Maqedonia (Shkupi, Tetova e Kumanova) si dhe Kosova (Prishtina, Gjakova, Mitrovica) u lane jashte

Kjo eshte nje arsye e metejshme per humbjen e Shqiperise , po fal politikaneve B...lepires u lane djemt e shqipes jashta per hire te serbise e sa per ate publik qe ishte ne stadium , do i kishin marr edhe 5 gola tjere .

@Ana , Pershendetje
Shkaku qe nuk po kyqen ne net kohen e fundit eshte pleqeria moj Ana :mrgreen: I kaluam 45 dhe duhet leshuar te rinjeve vendin dhe mire eshte qe te merr shembull edhe Cana tek une :mrgreen:

Te fala familjes tuaj andej dhe mos ma cek perseri kete De Biasi me se e paguan dermani denimin ne vend tuaj .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#13

Post by ALBPelasgian » Fri Oct 09, 2015 5:56 pm

@ ardiana, ahahhaha jo per bese nuk jam autori i atij shkrimit vec po e shoh qe paskemi qene te dy ne te njejten frekuence. Jam teper i pezmatuem me masat thuajse represive qe i ndermorri Policia e Shtetit (kuptohet me urdher te kryeministrit). Trajtimi aspak dinjitoz deri te kontrollet e imeta te secilit shikues, kishin nje nentekst krejt percmues: te gjithe shikuesit ishin kriminel potencial. Duke qene se ne mesin e shikuesve kishte me shume te infiltruar, civile e agjente sesa tifoze, atmosfera ishte e zymte. Grupet e tifozerive shqiptare (Plisat, Shvercerat, Ballistat, Tirona Fanatics, etj) nuk kane ndonje precedant penal qe t'u behen te tilla ndalime. E keqja asht qe shteti ka ba eksperimente e falsifikime ne bashkepunim edhe me FSHF: asnje bilete nuk eshte shitur online ose ato qe jane shitur jane personalizuar. Stadiumi 'Elbasan Arena' (qe edhe ashtu ngjan me nji stadium demode, te vogel e te hapun) asht mbase i vetmi stadium ne Evrope ku zona VIP ze nji tribune te tere. Ketu shpaloset nji aspekt tjeter i zhvatjes qe u ben shqiptareve FSHF: rezervohen vende VIP me bileta me cmime super te shtrenjta, nderkohe qe tribunat tjera per 'plebejte' jane poashtu te shtrenjta dhe nuk ofrojne as komoditetin minimal.

Nderkohe nuk mungon dikush nga kundershtaret tane te beje kete observim:

[quoteem]Tomoviç tallet me tifozët shqiptarë: Më shumë dëgjoheshin 200 serbë

Mbrojtësi i Serbisë, Nenad Tomoviç është tallur me tifozët e Kombëtares shqiptare. Ai ka thënë se tifozët vendas ishin të heshtur, dhe më tepër dëgjoheshin ata pak serbë që ishin në tribunë.

“200 tifozët e Serbisë ishin me të gjallë në stadium se i gjithë publiku shqiptar”, ka deklaruar Tomovic pas ndeshjes, raporton Blic.rs.[/quoteem]
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#14

Post by ALBPelasgian » Fri Oct 09, 2015 6:02 pm

Zeus pajtohem me ato qe thua per De Biasin. Eksperimentime te tilla mund te behen vetem ne ndeshje te karakterit miqesor dhe kurrsesi ne nji gare percaktuese sic jane eleminatoret. Qe po e kopjoj nji status nga muri im ne FB:

[quoteemS.M]Te 'Shkrek'-u asht nji skenë bizare kur xhelati para se me i ekzekutue viktimat e përcakton sjelljen e turmës së sehirxhinjve. Xhelati ngrit parullen 'SMILE': krejt turma asht e detyrueme me qesh me viktimen; xhelati ngrit parullen tjeter 'APPLAUD', krejt turma asht e detyrueme me e duartrokit aktin e ekzekutimit. A nuk asht e njejta me propaganden histerike te shtetit te Rames, me fushata mediale, parulla e fletushka qysh shqiptaret duhet me u sjellë si 'evropianë', me pas 'kulturë evropiane' e blla-blla. Aq e madhe asht kan frika qe mundemi me u etiketue per racizem, saqe vullnetshem jane pranue gjestikulacionet provokative te ekipit kundershtar.

Image

Kjo asht arsyeja pse morali luftarak (qe perndryshe karakterizon shpirtin e lojes) asht bjerrë për faqe të zez'. Nuk ka ekzistue asnji fije motivimi për fitore e per superioritet ne loje; lojtaret kane lue nen peshen e nji kuartazie diplomatike. Publiku i pranishem ne stadium - i perzgjedhun kastile per korrektesi politike. Nuk jane lejue mijera e mijera tifozë prej Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, Shkupit, Tetoves, Kumanoves e Kercoves se agjenda e sigurise ne shtetin e Rames asht percaktue prej Beogradit. Me nji publik inert qe han fara e kikirika, qe ban 'selfie' e qe tan lojen ban pyetje 'A jane keta me ndrresa te kuqe tont?', vshtir qe mundet me pas shpirt te gares. Me kroatet asht krejt ndryshe. Sa shume e respektojne veten ata... pamjet kallxojne vetë

[/quoteem]
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#15

Post by Adriana » Fri Oct 09, 2015 6:23 pm

Zeus10 wrote: E fundit por jo me pak rendesi, eshte pergatitja psikologjike e skuadres, qe eshte magnesia kryesore e saj, qe reflektohet ne momentet e fundit, kur ke presion nga kundershtari, apo nga vete publiku. Realiteti tregon, qe ne kete drejtim jemi pas ekipeve te tjera, qe per hir te se vertetes, duken gjithashtu fizikisht me te pergatitur se ekipi yne.


Une personalisht, jam shume i kenaqur me ekipin, pavaresisht se mendoj qe ngjitja do te jete graduale. Jam pak i pakenaqur me trajnerin, qe zbaton vetem nje tektite loje, ate te katenacios, qe i sterlodh mbrojtjen dhe mesfushen, por ndoshta eshte ai qe i vlereson me mire se ne mundesite reale te futbollisteve.


Zeus, ne shume artikuj sot flitesh per kete faktor qe edhe ju e keni permendur me siper, ja nje prej tyre:

[quoteemNga : Nebil ÇIKA 09/10/2015]Miliona shqiptar ne te gjithë boten kane ndjekur me emocion ndeshjen por edhe situatën e krijuar rreth sajë dhe besoj se janë dëshpëruar shume kur ne fund te ndeshjes pësuam dy gola dhe humbëm . Nuk është hera e pare qe Shqipëra humbet ndeshjen ne fund te lojës dhe ky është kthyer pothuaj një mallkim. Ne planin sportiv kjo nuk ishte Shqipëria qe jemi mësuar te shohim ne ndeshjet e tjera. Kishte dukshëm një ngrëç tek ekipit kombëtar dhe ndryshimi i formacionit nga De Biazi nuk funksionoi duke na çuar ne fund te lojes ne disfate te plote. Sigurisht qe ekipi ishte shumë i ngarkuar psikologjikisht pasi me shume se 10 milionë shqiptare prisnin prej tyre fitoren e sigurte.

Situata u ngarkua edhe nga pothuaj “gjendja e luftës “ te cilën u zhvillua ndeshja nga masat e rrepta te shesh here jashtë normave e logjikes të ndërmarre nga qeveri shqiptare . Tensioni me tifozerinë dhe qytetaret e thjeshtë dhuna psikologjike,arrestimet dhe kontrollet e disa prej tyre . Situata perceptoi edhe politik e diplomatik . Serbi mori vendim te bllokoje mandatin e ambasadorit tone në Beograd pikërisht për shkak te ndeshjes se futbollit ndërkohë qe qeveria shqiptare beri ç’është e mundur te dilte mire politikisht përballë opinionin ndërkombëtare duke e vene4 ndeshjen dhe futbollin ne plan te dyte.
Masat e sajë represive shpesh here të pa drejta e të pa ligjshme ndikuan në këtë humbje që qeveri vazhdon ta trajtoje si fitore te qytetarisë . Ne bashkonim me FSHF-ne ne stadium nuk ishte e pranishme tifozeria e zjarrtë qe e ka përkrahur ekipin tone kombëtar te futbollit ne te gjithë ndeshjet deri këtu. Vetëm 2000 bileta sporti u vunë në dispozicion të tifozëve ndërkohë qe grupime të zjarrta “Plista” po “Ballistët” u ndalu nate jene ne stadium apo biletat ne dispozicion te tyre u kufizuan . Stadiumi ishte i mbushur me administrata shtetërore kryesisht forca te sigurisë te të gjitha llojeve. Kjo u vu re edhe tek ftohtësi ne përkrahjen e ekipit kombëtar ne stadium ndërkohë qe sheshet e qyteteve shqiptare zienin nga thirrjet dhe brohoritjen . Disa here futbollistët e kombëtares kërkuan me kot përkrahjen e tifozerisë por ata nuk ishin tifozët qe i kishin mbështetur here te tjera por te përzgjedhurit e sigurt te qeverise dhe FSHF-se qe ishin thirrur për te mbështetur fitoren e “qytetarisë evropiane” dhe jo ndeshjes se futbollit , një objektiv ky i shpallur i qeverise qe e beri qimin tar edhe pse kure ne një ndeshjeje futbolli te kombtare sone ne stadiumet shqiptare nuk ka pasur dhune. Kaq për atmosferën para dhe gjat ndeshjes shumë e rëndësishme për një ndeshje me nje ngarkese te tille emocionale si Shqipëri- Serbi !

Le te kthehemi tek futbolli . Sigurisht qe është një lojë dhe humbja nje prej opsioneve te saje. Por mendoj se Shqipëri duhet të kishte dy here motiv te luftonte gje qe nuk e demonstroi dot ne fushë. E gabuar ne gjithë ketë histori ishte fakti se askush nuk e përgatiti tifozerinë dhe opinionin publik për humbjen. U mjaftuan me kufizimet policore dhe terrorin psikologjik ndaj tyre duke garantuar fitoren e tyre por kjo nuk mjaftoi . Justifikimi për masat e ashpra i qeverisë ishte një reagimi i keq i tifozëve ne se Shqipëria humbiste. Por ja edhe me humbjen nuk ndodhi asgjë . Të gjithë ikëm me “bishte ne shale” si pas çdo humbje e disfate. Por si gjithnjë edhe kësaj radhe jo vetëm e merituam por edhe e ndihmuam te ndodhe me klimën e terrorit, kufizimin e mbështetjes dhe ngarkesën e fortë që i dhamë sportisteve ne fushën e lojës. Me “bisht në shalë” ikën edhe qeveria e propaganda e saje me gjithë përpjekjet e dështuara të tyre për të festuar ”fitoren qytetare apo evropiane” te pretenduar prej tyre . Fakti qe nuk ndodhi asnjë gje krahasuar jo vetëm me Beogradin po me çdo ndeshje tjetër futbolli ne botë tregon se sa false ishin supermasat e sajë të sigurisë qe i kushtuan miliona prej parave publike te shqiptareve pas kësaj te pa justifikuar moralisht .


Por sigurisht që duhet ikur ndonjë herë me “bisht ne shalë” për te kuptuar realitetin dhe ardhur me këmbë ne tokë e për të kuptuar se nuk mund te shkosh tutje mundësive as ne futboll. Shqipëria nuk është me “feneri ndriçues “ i botës dhe as futbolli apo edhe kryeministri ynë nuk kanë përmasa nuk kane përmasa te tilla me gjithë pretendimet e qeverise aktuale për tu paraqitur publikisht si e tillë. Mblidheni mendjen ,serbët fituan edhe këtë here dhe për këtë nuk na e kane fajin ata ! Mund te ngushëllohemi me faktin qe kemi edhe një shans tjetër te dielën me Armeninë dhe shpresoj shumë t’ia dallim pasi shkojmë atje por te luajtur futboll pa ngarkesën psikologjike te ndeshjes ne Serbinë dhe mbi te gjitha pa masat , “pordhët” dhe pretendimet delirante e bajate për një fitore të “qytetarisë evropiane” të qeverisë , medieve te sajë dhe FSHF-së. Nuk kemi me nevojë për këto trapllëqe propagandistike shqiptare .Tani na duhet vetëm të shkojmë ne Francë. Zoti qoftë me ne …..[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”