"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndeshja Shqiperi-Serbi

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#16

Post by rrëqebull » Fri Oct 09, 2015 6:26 pm

[quoteemS.M]Te 'Shkrek'-u asht nji skenë bizare kur xhelati para se me i ekzekutue viktimat e përcakton sjelljen e turmës së sehirxhinjve. Xhelati ngrit parullen 'SMILE': krejt turma asht e detyrueme me qesh me viktimen; xhelati ngrit parullen tjeter 'APPLAUD', krejt turma asht e detyrueme me e duartrokit aktin e ekzekutimit. A nuk asht e njejta me propaganden histerike te shtetit te Rames, me fushata mediale, parulla e fletushka qysh shqiptaret duhet me u sjellë si 'evropianë', me pas 'kulturë evropiane' e blla-blla. Aq e madhe asht kan frika qe mundemi me u etiketue per racizem, saqe vullnetshem jane pranue gjestikulacionet provokative te ekipit kundershtar.

Image

Kjo asht arsyeja pse morali luftarak (qe perndryshe karakterizon shpirtin e lojes) asht bjerrë për faqe të zez'. Nuk ka ekzistue asnji fije motivimi për fitore e per superioritet ne loje; lojtaret kane lue nen peshen e nji kuartazie diplomatike. Publiku i pranishem ne stadium - i perzgjedhun kastile per korrektesi politike. Nuk jane lejue mijera e mijera tifozë prej Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, Shkupit, Tetoves, Kumanoves e Kercoves se agjenda e sigurise ne shtetin e Rames asht percaktue prej Beogradit. Me nji publik inert qe han fara e kikirika, qe ban 'selfie' e qe tan lojen ban pyetje 'A jane keta me ndrresa te kuqe tont?', vshtir qe mundet me pas shpirt te gares. Me kroatet asht krejt ndryshe. Sa shume e respektojne veten ata... pamjet kallxojne vetë[/quoteem]

Fjalë me vend.

Ja dhe shkrimi i Kastriotit për po të njëjtën ngjarje:
Lojtari serb u kthen përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, me ftesë të Kryeministrit Rama

Në këtë fotografi mund të shikoni se si pas golit të parë të Serbisë në Elbasan, lojtarët serbë u kthejnë përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, si tifozë të ftuar personalisht nga Kryeministri Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, të pranishëm në stadium festuan për golat e Serbisë, duke ngritur lart tre gishtat, pra me një simbol provokues, nacionalist serb që është i paparanueshëm sipas rregulloreve të futbollit europian dhe botëror, pasi ky simbol është përdorur historikisht nga serbët në luftë, duke përfshirë edhe luftrat në ish-Jugosllavi. Për këtë gjest provokues dhe fyes Edi Rama duhet t’ u kërkonte personalisht falje shqiptarëve. Kjo skenë tregon më së miri se sa i kotë dhe i neveritshëm është teatri politik që Edi Rama bëri me studentët serbë./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 940381977/
Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.

"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnënshtrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).

Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj [url=Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.

"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnështrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).

Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj Djemuria e shkëlqyer e Plisave, të vetmit që na nderuan brenda asaj qelie orvelliane neobolshevike në të cilën e kishin shndërruar stadiumin kozmopolito-serbofilët dordolecë të globalistëve dhe vegla, sot si atëherë, të interesave serbe të kodifikuara në jugosllavizëm (pjesë thelbësore e regjimit 70 vjeçar kundrakombëtarokratik në Siujdhesën Tonë Ilire)].
Last edited by rrëqebull on Fri Oct 09, 2015 6:44 pm, edited 1 time in total.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#17

Post by Adriana » Fri Oct 09, 2015 6:39 pm

Video: Shqiptarët dhe serbët, sherr masiv në rruget e Zyrihut

Rreth 2 mijë kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u përballen me një grup tjetër të tifozëve serbë, në rrugët e Zyrihut. Përplasja mes dy grupeve përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një polic u lëndua. Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrihut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për median, të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi, sipas albinfo.ch. Provokimet dhe konfliktet mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zyrihut, shkruan “20minuten.ch”. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”. Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , duke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë, përcjell albinfo.ch. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në spital.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3791
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#18

Post by Arbëri » Sat Oct 10, 2015 3:37 am

Po t'ia kishim dhen leket e De Biazit ketij zoterie qe po ben fame ne Belgjike http://globnews.al/trajneri-shqiptar-be ... nderlecht/ me siguri qe kishte pranuar ? Ndoshta edhe neve nuk do na kishte pelqyer sepse eshte shqiptar -eek-

-Te shtena me arme zjarri ne Zurich te Zvicres mes shqiptareve dhe shkijeve pas ndeshjes , shkruan gazeta serbe .. ka edhe video aty : http://www.b92.net/info/vesti/index.php ... id=1049408

Me rendesi qe shkijet ishin kthyer shendosh e rehat ne Beograd , dhe falemnderit mediave te TIRANES per info -eek-
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=310387#k1

Nuk eshte lehte te kesh gjak shqiptari , e dija kete !!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#19

Post by bardus » Sat Oct 10, 2015 11:01 am

Ne qofte se do te shtoheshin kater piket qe ja morem Frances do te ishim te kualifikuar , keshtu qe smund te fajesojme De Biasin vetem sepse humbem me Serbine pastaj Canaj e pohoi se De Biasi u beri thirrje te ktheheshin ne mbrojtje kur u mor vesh se Portugalia po fitonte ,por deshira per te shenuar i beri te harronin mbrojtjen. sidoqofte mendoj se ishte nje loje e bukur e ekipit tone.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3791
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#20

Post by Arbëri » Sun Oct 11, 2015 7:41 pm

Arbëri wrote:
De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur
Ne si duket jemi popull naiv qe e mbajme kete De Biasi akoma , apo vetem sepse eshte i huaj duhet mbyllur syte ?
Shumicen e lojtareve i ka neper klubet e njohura te Europes dhe mos te bej nje skuader siq i ka hije eshte e pamundur !!
Eshte nje katastrof nese e mbajme akoma kete njeri .
He ore Arberi ku humbe tani , he te rafte pika qe na nxive jeten keto dy ditet e fundit .. jo De Biasi , jo Cana , jo qeveria o derman -lol-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#21

Post by Adriana » Sun Oct 11, 2015 7:46 pm

Arbëri wrote:
Arbëri wrote:
De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur
Ne si duket jemi popull naiv qe e mbajme kete De Biasi akoma , apo vetem sepse eshte i huaj duhet mbyllur syte ?
Shumicen e lojtareve i ka neper klubet e njohura te Europes dhe mos te bej nje skuader siq i ka hije eshte e pamundur !!
Eshte nje katastrof nese e mbajme akoma kete njeri .
He ore Arberi ku humbe tani , he te rafte pika qe na nxive jeten keto dy ditet e fundit .. jo De Biasi , jo Cana , jo qeveria o derman -lol-



Je bere te flasesh me veten o derman -hahaha-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4153
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#22

Post by Zeus10 » Sun Oct 11, 2015 7:58 pm

Adriana wrote:
Arbëri wrote:
Arbëri wrote:
De Biasi: Ndeshja ndaj Serbisë më e thjeshta për t’u përgatitur
Ne si duket jemi popull naiv qe e mbajme kete De Biasi akoma , apo vetem sepse eshte i huaj duhet mbyllur syte ?
Shumicen e lojtareve i ka neper klubet e njohura te Europes dhe mos te bej nje skuader siq i ka hije eshte e pamundur !!
Eshte nje katastrof nese e mbajme akoma kete njeri .
He ore Arberi ku humbe tani , he te rafte pika qe na nxive jeten keto dy ditet e fundit .. jo De Biasi , jo Cana , jo qeveria o derman -lol-



Je bere te flasesh me veten o derman -hahaha-
Arberi eshte nder te rallet, qe kur eshte i gezuar flet me vete. -hahaha-
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4153
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#23

Post by Zeus10 » Tue Oct 13, 2015 8:46 pm

Bardus, secili ka kendveshtrimin e tij. Arberi eshte nje djale i zgjuar dhe me shpirt te madh. Canaj eshte ashtu sic thoni ju, por ne dy ndeshje ka rezultuar fatal, me gabimet e tij. Pritshmerite tona ndaj kapitenit Cana, jane ne kufijte prane mbinjerezores, prandaj dhe njerezit kane qene disi te pakenaqur. Kjo ndodh gjithmone ne situate te tilla, kur gabimet jane te atij lloji, qe nuk i fal askush, aq me teper shqiptaret ne prag te realizimit te endres.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#24

Post by bardus » Wed Oct 14, 2015 11:49 am

I kerkoj ndjese Arberit,pervec se e ngaterrova me nje tjeter fola edhe me tifozllek te flakte.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3791
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Ndeshja Shqiperi-Serbi

#25

Post by Arbëri » Thu Oct 15, 2015 1:03 am

bardus wrote:I kerkoj ndjese Arberit,pervec se e ngaterrova me nje tjeter fola edhe me tifozllek te flakte.
Pa merak -hug-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”