"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndeshja Armeni - Shqiperi

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ndeshja Armeni - Shqiperi

#1

Post by Adriana » Sun Oct 11, 2015 3:07 pm

Sportal.al: Ja si do të luajë Shqipëria me Armeninë

Sportal - Bazuar edhe në stërvitjen e fundit të Shqipërisë para ndeshjes kundër Armenisë, tashmë është i qartë formacioni titullar që trajneri Xhani De Biazi do të hedhë në fushë.

Para portierit Etrit Berisha do të jenë Hysaj, Cana, Ajeti e Lenjani, që do të thotë se Lenjani do të spostohet në vend të Agollit (i pezulluar) dhe Ajeti do të luajë në qendër (në vend të Gjimshitit), aty ku është paraqitur mjaft mirë në dy ndeshjet zyrtare që ka luajtur, kundër Portugalisë në Elbasan dhe Danimarkës jashtë fushe.

Migjen Basha, Taulant Xhaka dhe Abrashi do të konfirmohen në mesin e fushës, por gjithçka tjetër ndryshon përpara.

Kjo për faktin se do të kthehen në formacionin titullar Odise Roshi e Shkëlzen Gashi, të cilët do të luajnë nga krahët, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, që këtë radhë do të jetë Sokol Cikalleshi.

Kjo do të thotë se në krahasim me ndeshjen kundër Serbisë ulen në stol Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj e Bekim Balaj, ndërsa Andi Lila u dëmtua në atë sfidë dhe vështirë se do të jetë qoftë edhe në stol ndaj Armenisë./sportal/

ARMENI-SHQIPERI, FORMACIONI YNE

Berisha

Hysaj Cana Ajeti Lenjani

Basha Xhaka Abrashi

Roshi Gashi

Cikalleshi
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Armeni - Shqiperi

#2

Post by Zeus10 » Sun Oct 11, 2015 7:03 pm

Falemnderit ekipit kombetar te futbollit, qe gezoi gjithe shqiptaret. Falenderime trajnerit dhe gjithe atyre qe kontribuan ne kete sukses. Le te sherbeje sporti i pari, per te hapur portat qe ishin mbyllur per ne dhe per te marre poziten qe meritojme mes kombeve te tjere.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndeshja Armeni - Shqiperi

#3

Post by Zeus10 » Sun Oct 11, 2015 7:09 pm

Degjova fjale injorantesh, qe Shqiperia do e blinte ndeshjen, por nga ajo qe pashe ne fushe, pashe nje ekip qe ne ato momente do jepte gjithshka te fitonte ate takim dhe ata dhane gjithshka dhe ata fituan.

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Ndeshja Armeni - Shqiperi

#4

Post by Arbëri » Sun Oct 11, 2015 9:48 pm

Pamvarsisht emicioneve dhe shakave nder nesh , sot nuk ishte ajo Shqiperi siq ishte me shkijet dhe me Portugezet !
Eshte nje fjal popullore : " SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE "

Festa ne Shkup :



Kumanove :




Kosove - Maqedoni

https://www.youtube.com/watch?v=suiiVmWdfy0
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ndeshja Armeni - Shqiperi

#5

Post by Adriana » Sun Oct 11, 2015 10:11 pm

Media franceze për kualifikimin e Shqipërisë

Gazeta e rëndësishme e botës sportive francezja “L’Equipe” e hapi faqen e saj kryesore me titullin e thjeshtë, por plot përmbajtje “Shqipëria, premierë”!

Francezët do të kenë shansin ta shijojnë një skuadër të një vendi të vogël që luan për herë të parë të një veprimtarie madhore ndërkombëtarë, Kupë Bote apo Kampionat Europian.

“Pas fitores 3-0 në Armeni, Shqipëria është e kualifikuar drejtpërdrejtë për në Euro”,- shkruan gazeta.

“Shqiptarët kishin nevojë për një fitore në Armeni për t’u kualifikuar direkt për Euro dhe ata e moërn atë 3-0.

Shqiptarët do të marrin pjesë në qershor në finale për herë të parë në historinë e tyre”, – vijon “L’Equpie”.

“Ka një premierë të madhe: Dhe, kjo është Shqipëria, e cila kurrë më parë në fazën finale të Kupës së Botës apo të konkurrencës europiane dhe e arriti sot pasdite.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”