Page 9 of 9

Re: KOMBETARJA

Posted: Mon Nov 14, 2016 2:55 pm
by Zeus10
Ndoshta e kam gabim, por ne disa ndeshje delikate si kjo e fundit dhe ajo me Serbine, me eshte dukur, sikur me qellim eshte intimiduar tifozi shqiptar. Kjo eshte bere me djallezi, duke e ditur, qe nje nga shtyllat e suksesit te kombetares tone, jane entuziazmi i tifozeve, nen justifikime si terrorizmi, akte dhune, racizem etj. Nuk me duket e arsyeshme, qe agjentet e huaj, te dirigjojne masat e sigurise ne nje vend sovran dhe te ndalohen tifozat e mrekullueshem shqiptare te Maqedonise, duke vendosur kufij per vete shqiptaret.

Re: KOMBETARJA

Posted: Mon Nov 14, 2016 6:15 pm
by rrëqebull
Nuk e keni aspak gabim Zeus10! Këtë që thoni ju e kanë kuptuar shumica e shqiptarëve, ata të cilët nuk kanë lejuar që regjimi kundrashqiptarokratik t'ua pengojë e mpijë arsyen me propaganda dhe shfaqje të inskenuara articialisht si ajo e "studentëve serbë krah për krah studentëve shqiptarë" në ndeshjen pritëse me shkijet në të cilën pati dhunime ndaj tifozëve shqiptarë që nuk i përkuleshin në adhurim të gërditshëm shkijeve ashtu siç po bënte vet regjimi. Në lidhje me dështimin e radhës shtetëmirbajtës të paaftikanëve që na kanë caktuar vet globalistët në krye, si kukulla të tyre të bindura e të nënshtruara, i cili u nxor në pah me rastin e ndeshjes së fundit, është shprehur kthjelltësisht edhe mbrojtësi ynë i shkëlqyer, Mavraj:
Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë? Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!

Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet t’i hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”! A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!