Page 1 of 1

Shqiperi - Greqi

Posted: Tue Apr 11, 2017 5:58 pm
by Adriana
-waiting- Kombetarja shqiptare e meshkujve duhet te marri shembull nga vajzat si si luhet futoboll deri ne minutat e fundit ;)




VIDEO KETU Nga Federata Shqiptare E Futbollit
Kombëtarja shqiptare e femrave ka siguruar një kualifikim drithërues për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019 duke mposhtur në minutën e fundit Greqinë me rezultatin 2-1 në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin B paraeliminator. Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” filloi me dy gola të shpejtë, teksa realizimit të Megi Doçit në minutën e 16 iu përgjigj menjëherë Nati në minutën e 18. Goli i barazimit nuk i demoralizoi vajzat e drejtuara nga Armir Grima të cilat vazhduan të kërkonin me ngulm golin e fitores deri në fund të takimit, duke qenë se kualifikimi mund të arrihej vetëm me një fitore.

Në minutën e 49 Gkatsou shkaktoi një penallti dhe la Greqinë me 10 lojtare, por Velaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Me afrimin e minutave të fundit, vajzat kuqezi u hodhën totalisht në sulm dhe goli i fitores së madhe u arrit vetëm në minutën e 90 dhe u shënua nga Velaj, e cila shleu gabimin e bërë me penalltinë.

Në minutën e 5-të shtesë Morina u ndëshkua me karton të kuq duke barazuar forcat në fushë, por koha e mbetur ishte mjaft e pakët që Greqia të barazonte shifrat. Në fund shpërthen festa e madhe e futbollisteve shqiptare, ndërkohë që lojtarët greke shpërthejnë në lot dëshpërimi.

Në ndeshjen tjetër të grupit, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Kosova u mposht nga Malta me shifrat 1-3. Renditja përfundimtare e Grupit B paraeliminator udhëhiqet nga Shqipëria me 7 pikë dhe më pas ndjekin Greqia me 6, Malta me 4 dhe Kosova me 0