Page 1 of 1

Talentet shqiptare.

Posted: Thu Nov 05, 2009 4:23 pm
by Zeus10
Shkurtaj, talenti i ri shqiptar 17 vjecar, 192 cm eshte thirrur prej trajnerit te Shpresave.
Vlonjati eshte nje talent i madh dhe mund te sherbeje ne te ardhmen si pjesetar i Kombetares.
Trajneri i U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati ka grumbulluar për herë të parë në skuadrën e tij talentin e Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj. 17-vjeçari konsiderohet si një gjeni ndaj dhe drejtuesit helenë kanë kërkuar që ta bëjnë të tyre sikundër vepruan me Sotir Ninin. Por familja e Shkurtaj ka preferuar Shqipërinë, edhe pse djali i tyre, sipas informacioneve, ka lindur në Greqi dhe nuk flet shqip. Shkurtaj është një zbulim i trajnerit brazilian të Olimpiakosit, Ziko, i cili e mori menjëherë në skuadrën e parë sapo e pa në një ndeshje të të rinjve të këtij ekipi. U-21 do luajë më 13 nëntor ndaj Austrisë dhe më 17 nëntor me Bjellorusinë, që të dyja takime në fushën tonë.

Re: Talentet shqiptare.

Posted: Thu Mar 03, 2011 10:06 pm
by Arbëri
"Bekami i ri", Adnan Januzaj nënshkruan me Mançesterin për katër vite


Manchester United ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me talentin 16-vjeçar Adnan Januzaj. Ish mesfushori i Anderleht-it do të përfitojë 120 000 paund në sezon në skuadrën e angleze. Januzaj është cilësuar si pasardhësi i David Beckham. Futbollisti me origjinë nga Kosova luan për kombëtaren e Belgjikës.


Me këtë kontratë Januzaj, i cili sapo ka mbushur 16 vjeç do të futet në grupin e lojtarëve më të pagur në botë sa i takon grup-moshës së tij. Ai luan në pozicionim e mesfushorit të djathtë. Fillimisht ai pritet t'i bashkohet akademisë së skuadrës së Machesterit për të qenë kështu në gatishmëri për ndonjë thirrje të trajnerit Ferguson. Për blerjen e tij ishin në tratativa Aston Villa dhe Lille.

http://www.shekulli.com.al/2011/03/02/b ... er-in.html

Re: Talentet shqiptare.

Posted: Mon Jan 02, 2012 9:54 pm
by JetkoBallisti
Do pershkruaj ketu shume nga talentet tone qe jane ne Europe !

Do filloje me "tradhtaret" e Baselit , vellezrit Tulant e Granit Xhaka , qe jane lojtare me teknike dhe zhvillim shume te mire , por qe ata zgjodhen Zvicren perpara SHQIPERISE per shume aryse!

Vazhdoj me talentin I CILI MENDOHET TE JETE NJERI NDER ME TE MEDHENJTE per momenin , behet fjale per XHERDAN SHAQIRIN , nje super lojtar , qe per fat te keq , luan per kombetaren zvicerane :S! E Pret nje e ardhme shume e madhe , jo me kote Real , Bayern , Man Utd , e shume te tjera jane te interesuara per sherbimet e lojtarit aktualisht tek Baseli !

Ahmed Januzi - Aktualisht tek Vorska ne Ukraine , kohet e fundit i aktivizuar dhe tek Kombetarja jone , eshte premtues !

Odise Roshi - 20 vjecari karieren e filloi tek Apolonia ne Fier ,e vazhdoj tek Flamurtari , ku prej aty per momentin luan per Koln ne Gjermani dhe ne kete gjysem sezone ne Bundes Liga eshte aktivizuar mjafuteshem , saqe per mendimin tim eshte SHPRESA ME E MADHE E SHQIPERISE !

Armando Sadiku - Nje tjeter talent , sulmues , aktualisht aktivizohet tek Lokarno ne ligen e 2 zvicerane , luan dhe per Shpresat U21 , ne te ardhmen do e shohim tek Kombetarja A !

Emiljano Vila - Ende se ka treguar plotesisht veten , pas ekperiences jo te mire ne Zagreb tek Dinamo e Lokomotiva , aktualisht aktivizohet tek PAS GIANNINA ne Greqi dhe tek Kombetarja A !

Jahmyr Hyka - Edhe ky nje talent i madh , kohet e fundit e ka treguar veten shume mire tek Kombetarja A , aktivizohet tek Luzern ne Zvicer!

Sigurisht qe nuk mungojne dhe ARMANDO VAJUSHI , KLODIAN SEMINA , Ferhan Hasani ( aktualisht ne Wolfsburg , Shqiptari nga Tetova por qe luan per Maqedonine !

Ka dhe shume te tjere!!! Ato qe i kam harruar , i cekni ju :D !!!