"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 519
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#16

Post by TeuAL » Sat Nov 28, 2020 3:34 am

https://www.balkanweb.com/mjerimi-i-lib ... erkthejme/

Takim ne 26 Nëntor, 2020 ne Tirane, në kuadër të nëntorit, si muaji i festave historike, me Historianët e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Mjerimi i librit albanologjik, Verli: Mos dhuroni qeleshe në ambasada, kemi kohë që nuk përkthejmë
Fatmira Nikolli | 26 Nëntor, 2020 20:06 |

Buxhete të ulëta, mungesa financimi për botime e përkthime të librit albanologjik, botime pa cilësi(printi), e mungesë e shpërndarjes së librit në libraritë shqiptare e në ato të huaja. Është kjo panorama e mjerimit që shoqëron librin albanologjik në Shqipëri. Historianët e Akademisë së Studimeve Albanologjike, morën pjesë në një takim të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit.

Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, tha se “po shohim mundësinë e një çmimi për albanologjinë sepse motivimi ka vlerë në çdo fushë. Do të doja që ky takim të shërbejë si dialog për problemet e librit shkencor, qoftë për përkthimin, qoftë për leximin ose për shpërndarjen”.

Në vijim, kreu i Akademisë së Studimeve Albanologjike kritikoi mediat që ftojnë profanë të historisë, mandej u ndal te problemet e shpërndarjes së librit albanologjik në Tiranë, rrethe e jashtë vendit.

“Do të doja që të shkonin të paktën dy kopje librash albanologjikë në të 60 bibliotekat kryesore në qytetet tona. Ne jemi në varësi të Ministrisë së Arsimit ndërsa bibliotekat në varësi të bashkive dhe kemi problem. Ndërkohë, mirë është që Ministria e Jashtme dhe ambasadat tonë të dhurojnë libra historikë e studimore, në vend të qeleshes që dhurojnë”, tha Marenglen Verli.
Mungesa e promovimit, leximit e vëmendjes ndaj librit studimor e albanologjik, është vetëm njëra anë. Tjetra, janë buxhetet e papërfillshme.
“Tani unë nuk i bëj dot botimet vetë. Botimi i mirë i një albumi mua më shkon 15 mln lekë (të vjetra) por 15 milionë për mua janë gjysma e buxhetit. Ndaj unë zgjedh të mos botoj libra të kushtueshëm. problemi tjetër është se ne kemi marrë shumë dokumente e kemi bërë shumë libra, por, sikur 1 në 5 ose 1 në 10 të përkthenim do ishte shumë mirë që të ishin edhe jashtë vendit”, tha Verli.

Takimi u mbajt në kuadër të nëntorit, si muaji i festave historike.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 519
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#17

Post by TeuAL » Mon Jan 18, 2021 10:38 am

Bagëti e Bujqësija, Naim Frashëri

A e kam kuptuar drejt vargun e Naimit, aty ku flet me dallëndyshen(ngjitur) ?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Patjoni
Member
Member
Posts: 25
Joined: Wed Sep 09, 2020 6:38 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#18

Post by Patjoni » Wed Feb 10, 2021 6:14 pm

TeuAL wrote:
Mon Jan 18, 2021 10:38 am
Bagëti e Bujqësija, Naim Frashëri

A e kam kuptuar drejt vargun e Naimit, aty ku flet me dallëndyshen(ngjitur) ?
Pershendetje

Kam pershtypjen se ajo eshte ne fakt ajo qe perdoret sot pergjithesisht ne veri te Shqiperise. "ANI" Si psh ne kete kontekst.
"Ani se je 17 vjec, je burr" ose "Anipse isha i pari ne rradhe sherbimi u vonua".
Pergjithesisht sot perdoren fjale te tilla si - "s'ka gje" "hajt mo" "epo" "megjithese" etj... por kuptimi mbetet po ai.
Pavaresisht influencave te huaja te kohes (turqisht, persisht, alla frenga etj) Naimi i ka lene gjuhes shqipe thesar te pacmueshem dhe mendimi im duke e lexuar eshte qe Naimi ka qene shume i qellimshem ne fjalet qe ka perdorur gje qe e ben edhe akoma me te madh (nqs eshte e mundur te jesh njerezisht me i madh se Naimi) ne talentin e krijimtarise letrare pikerisht sepse krijimtaria e Naimit nuk eshte thjeshte bukuria e poezise por edhe thellesia e mendimit, e verteta historike, dhe trashegimnia gjehesore. Te gjitha keto njekohesisht! Naimi per mua personalisht eshte pa asnje dyshim diamanti ne kuroren e vlerave kombetare shqiptare te historise moderne, nje profet i vertete i shqiptarizmes.
Naimi ka ndjere tek vetja dhe brezi i tij detyren dhe barren mbinjerezore qe historia ju ngarkoi te ngrinin nga vdekja e sigurte popullin e tyre, arberine e tyre te dashur dhe Naimi e ka pershkruar ne menyren me perfekte tek historia e Skenderbeut kur fillon vellimin e peste. Barra qe dikur perendia ja ngarkoi Skenderbeut me palle i ishte ngarkuar sot Naimit me pene. Dhe PO per mua Naimi ja arriti tja dal! Figura e tij akoma nuk eshte lartesuar aq sa duhet nga elitat shqiptare megjithese ne kohen e tij dhe me vone dashuaria per Naimin nder popullin shqiptar ka qene e PAMASE, populli atij i ngjiti mbiemrin "Shqiperia", mbiemer qe askush nuk e ka merituar me shume ne historine tone kombetare.
U zgjata jashte teme por...
"Si i thone andej nga fshati im... - Don't get me going on Naim" :-)

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 519
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#19

Post by TeuAL » Fri Feb 19, 2021 10:47 pm

Patjoni wrote:
Wed Feb 10, 2021 6:14 pm

Ndersa une mendoj se "eni" dhe "milëra" dhe "gluhë" jane fjale te Shqipes ne dialektin e Çamërisë.

Patjoni
Member
Member
Posts: 25
Joined: Wed Sep 09, 2020 6:38 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#20

Post by Patjoni » Sat Feb 27, 2021 8:58 pm

Nuk ka te bej fare ajo me dialektin e Camerise sepse "Gluhe" eshte ne te gjitha dialektet shqiptare perfshi dialektin Cam. Arvanit, Arberesh e deri ne Kosove.
Fjala "Gjuhe" eshte vendosur ne shqipen letrare ne vend te "Gluhe" me vendosjen e standartit te gjuhes por edhe per fakt te injorances (ndoshta edhe me qellim). Ka edhe argumenta qe "Gluhe" dhe "Gjuhe" te jene dy fjale te ndryshme megjithate kjo eshte teme tjeter.
E njejta gje me Mile (Mije) ku L-ja eshte bere J dhe me kete llogjike i bie qe edhe "Kile" te ishte kthyer ne "Kije" etj.
"ENI" dhe "ANI" eshte e njejta fjale. Leqe s'ka fare kuptim te thuash "Posi vjen prej Camerie"... por ka kuptim "E(a)ni vjen prej Camerie".

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 519
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#21

Post by TeuAL » Sat Feb 27, 2021 9:19 pm

Patjoni wrote:
Sat Feb 27, 2021 8:58 pm
Nuk ka te bej fare ajo me dialektin e Camerise sepse "Gluhe" eshte ne te gjitha dialektet shqiptare perfshi dialektin Cam. Arvanit, Arberesh e deri ne Kosove.
Fjala "Gjuhe" eshte vendosur ne shqipen letrare ne vend te "Gluhe" me vendosjen e standartit te gjuhes por edhe per fakt te injorances (ndoshta edhe me qellim). Ka edhe argumenta qe "Gluhe" dhe "Gjuhe" te jene dy fjale te ndryshme megjithate kjo eshte teme tjeter.
E njejta gje me Mile (Mije) ku L-ja eshte bere J dhe me kete llogjike i bie qe edhe "Kile" te ishte kthyer ne "Kije" etj.
"ENI" dhe "ANI" eshte e njejta fjale. Leqe s'ka fare kuptim te thuash "Posi vjen prej Camerie"... por ka kuptim "E(a)ni vjen prej Camerie".
Faleminderit per spjegimet gjuhesore(jo fusha ime) Patjoni!
E thene ndryshe, pyetja ishte : " si do te mund te thuhej, ne gjuhen e sotme letrare, vargu i cituar, tek biseda e Naimit me dallendyshen? "

Patjoni
Member
Member
Posts: 25
Joined: Wed Sep 09, 2020 6:38 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#22

Post by Patjoni » Sat Feb 27, 2021 9:31 pm

Per mendimin tim ashtu sic e ka shkruar Naimi vete por qe te jete me e kuptueshme ne gjuhen letrare te sotme "Eni" duhet te zevendesohet me "Pra" nqs nuk eshte e mundur te shkruhet direkt me "Ani".
E di qe ne librat shkollore ka qene zevendesuar me "A mos vjen pre Camerije ..."
Per mua do te ishte me mire ashtu sic eshte "Ani vjen prej Camerije me keto mijera fjale...". Megjithate me duket e pershtatshme edhe ne kete forme "Pra vjen prej Camerije me keto mijera fjale ...)

Megjithate le te marrin pjese te tjeret nqs ka shpjegime te ndryshme.

Patjoni
Member
Member
Posts: 25
Joined: Wed Sep 09, 2020 6:38 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#23

Post by Patjoni » Sat Feb 27, 2021 9:41 pm

Edhe nje gje tjeter do shtoja qe Naimi ishte njohes i shkelqyer i gjuheve te lashta prandaj edhe perdorimi i shqipes te tij duhet studiuar me kujdes sepse ai eshte shume i qellimshem ne shume aspekte te perdorimit te gjuhes dhe shume preciz ne thjeshtesine e shqiptimit. Psh Naimi e kupton me se miri domethenien e disa rrokjeve shume te vecanta nga ku buron c'do gje shqip por jo vetem, nga ku buron vete qyteterimi perendimor e me gjere!

Fjala qe ke kapur aty eshte nje shembull kokret i perdorjes te qellimshme nqs kuptohet drejte se cfar dmth. Nje fjale aq e thjeshte qe kerkon disa fjali te shpjegohet drejte dhe jan fjale te tilla qe deshmojne lashtesine e gjuhes dhe popullit shqiptar.

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”