mos valle ka ardhur nga latinishtja hostile apo hostum?USHTROJ kal.
1. I bëj ushtrime të vazhdueshme për ta bërë të aftë e të shkathët për diçka, e vë në punë për të fituar shprehitë e nevojshme, stërvit. Ushtroj trupin. Ushtroj krahët (këmbët). I ushtron veshin për muzikë. Ushtron kujtesën.
2. Merrem rregullisht me një veprimtari a me një punë të caktuar; bëj vazhdimisht. Ushtroj sportin. Ushtron gjuetinë. Ushtroj notin. Ushtron një mjeshtëri (profesion).
3. Bëj një veprim të caktuar mbi dikë a mbi diçka; vë në veprim një mjet ose një mundësi që kam në dorë, përdor. Ushtron ndikim ndikon. Ushtron shtypje (trysni). Ushtron forcën (fuqinë). Ushtron kontroll. Ushtron pushtetin (diktaturën). Ushtron të drejtën e zgjedhjes. Ushtron vullnetin e vet. Ushtroi gjithë ndikimin e vet.
Mos valle dhe emri ushtrim?
Po keto te tjerat:USHTRIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve USHTROJ, USHTROHEM. Ushtrimi i trupit
(i krahëve, i këmbëve). Ushtrimi i sportit. Ushtrimi i gjuetisë (i peshkimit).
Ushtrimi i profesionit. Ushtrimi i tregtisë. Ushtrimi i forcës. Ushtrimi i pushtetit.
Ushtrimi i kontrollit. Ushtrimi i të drejtave (i ligjeve).
2. sport. Lëvizje të caktuara të trupit a të gjymtyrëve që përsëriten rregullisht për t'u shkathtësuar ose për të fituar shprehitë e nevojshme; lëvizjet a figurat që bën dikush në një vegël sportive etj. Ushtrime gjimnastikore (fizkulturore). Ushtrime të thjeshta. Ushtrimet e manifestimit. Ushtrime në unaza (në paralele). Ushtrime për nxehje. Ushtrim me pistoletë. Ushtrime me trup të lirë. Bëj ushtrimin e parë.
3. Detyrë që i jepet dikujt (zakonisht nxënësit a studentit) për të ngulitur më mirë njohuritë a rregullat e mësuara ose për të fituar shprehitë e nevojshme gjatë zbatimit të këtyre shprehive a rregullave. Ushtrim i thjeshtë. Ushtrim i leht ë(i vështirë). Ushtrime aritmetike (gjuhësore, drejtshkrimore). Ushtrime të foluri. Ushtrime me katër veprime. mat. Përmbledhje ushtrimesh. Zgjidh ushtrimin. Shkruaj ushtrimin.
4. fin. Tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror gjatë një periudhe të caktuar. Ushtrimi financiar. Ushtrimi vjetor. Mbyllja e ushtrimit
OSHTË f.
Shtiza e qerres etj. Oshta e qerres (e parmendës).
OSHTIMË f.
Ushtimë. Oshtimë e fortë. Oshtima e erës (e stuhisë). Oshtima e zërit. Oshtima e lumit. Oshtima e revolucionit. U bën oshtimë ngjarjeve.
OSHTIN jokal.
Ushton. Oshtin pylli. Oshtin përroi (lumi). Oshtin deti. Oshtin mali. Oshtijnë ortekët. Oshtin bubullima. Oshtin vendi. Oshtinë











