"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme per gjuhen shqipe

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Lajme per gjuhen shqipe

#1

Post by Arta » Wed Mar 17, 2010 11:39 pm

UK, mocion për gjuhën shqipe


Një grup parlamentarësh britanikë kanë inicuar nisjen e firmosjes së një mocioni që gjuha shqipe të përfshihet në provimet e lirimit që njihen si GCSE.

Në tekstin e mocionit deputetët laburistë dhe konservatorë i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të marrë në konsideratë me kujdes kërkesën e tyre, për përfshirjen e gjuhës shqipe në skemën aktuale të gjuhëve të huaja në provimin GCSE.

Nisja e firmosjes së këtij mocioni vjen pas shumë përpjekjeve të shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, të cilat në fokusin e punës së tyre kanë mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve.

Rol parësor në cuarjen e kësaj cështjeje deri në Parlamentin britanik ka luajtur edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi, i cili ka patur kontakte intensive me depuetët britanikë.

“Jam i gëzuar që kjo punë intensive e bërë nga Forumi i shoqatave shqiptare, për këtë cështje kurorëzohet me kalimin e këtij mocioni në Parlament. Është një hap i rëndësishëm për komunitetin shqiptar pasi tregon se ata kanë mbështetjen e vendimmarrësve britanikë për këtë cështje”, ka thënë ambasadori Mazi.

Lutfi Vaka, kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britani e cilësoi nisjen e firmosjes së mocionit si një fitore për emigrantët shqiptarë dhe mbi të gjitha një fitore për fëmijët e tyre.

Vitin e shkuar 564 persona, mes tyre edhe britanikë, firmosën një peticion të inicuar nga “Shpresa Programe” po per këtë cështje që iu dërgua kryeministrit Gordon Brown.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Vështrim kritik mbi mbushullinë teorike dhe terminologjinë e

#2

Post by Phoenix » Tue Apr 27, 2010 1:06 am

Vështrim kritik mbi mbushullinë teorike dhe terminologjinë e teksteve për gjuhën shqipe që përdoren sot në shkolla!

Prof. dr. ALI JASHARI

Përmes këtij shkrimi duam të shtjellojmë dy çështje kryesore: e para, që politika gjuhësore e çdo shteti sendërtohet në radhë të parë e mbi të gjitha në mësimin e organizuar dhe të detyrueshëm të gjuhës amtare në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar, madje edhe më tej; e dyta, që arritjet më të shënuara dhe të kodifikuara të shkencës gjuhësore shqiptare të jenë baza shkencore e gjithë dijeve të njësuara që duhet të marrin nxënësit shqiptarë që nga abetarja deri në maturën shtetërore, në përshtatje me moshën, sipas kritereve pedagogjike të studiuara mirë e mirë dhe standardeve shtetërore. Mendoj se studimi i gjuhës amtare edhe në shkollën e mesme është një arritje e rëndësishme e shkollës shqiptare, duke ndrequr kështu atë që u bë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur gjuha shqipe u fut si lëndë e veçantë në tre vite të shkollës së mesme të të gjitha llojeve, por që nuk vazhdoi gjatë, sepse në “vazhdën” e eksperimenteve që bëheshin aso kohe me shkollën, shqipja nuk “i ngrysi” as pesë vjet në këtë nivel të shkollës, duke gjetur si shkak nivelin “e dobët” të teksteve për ta hequr si lëndë të veçantë, megjithëse në arsimin e mesëm studiohen lloj-lloj lëndësh, deri edhe “Dituri makinash” etj., dhe nuk mësohej gjuha amtare! Unë bashkohem me ata mësues, pedagogë e studiues që mendojnë se gjuha amtare duhet të studiohet si disiplinë e veçantë në shkollën e mesme, për disa arsye: E para, sepse nxënësit që mbarojnë shkollën nëntëvjeçare nuk e kanë kulturën gjuhësore të mjaftueshme, çka është e domosdoshme për çdo qytetar. E dyta, sepse shumë koncepte e dukuri gjuhësore fëmijët nuk mund t’i rrokin në shkollën nëntëvjeçare, për shkak të moshës së njomë, të shkallës së zhvillimit intelektual etj.

E treta, prirja e madhe e njerëzve për të mësuar gjuhë të huaja, duhet të mbështetet në një bazë të fortë njohurish për gjuhën shqipe. E katërta, mjedisi i sotëm gjuhësor publik shoqëror, familjar etj., në shumë raste, çka do ta përmendim dhe më pas, nuk ndikojnë sa duhet për rritjen e kujdesit për gjuhën amtare, madje, siç dihet, ushtrojnë një trysni në dëm të gjuhës standarde shqipe dhe të përvetësimit të saj të frytshëm nga nxënësit.

E pesta, në shume vende të zhvilluara të botës, gjuha amtare studiohet në disa nivele, deri në moshën e mesme shkollore e më tej dhe zë “bashin” e vendit në programet shkollore.

Siç dihet nga të gjithë, në shkollën e sotme shqiptare programet dhe tekstet titullohen “Gjuha shqipe dhe letërsia” apo “Letërsia dhe gjuha shqipe”, që, pavarësisht se si bashkërenditen, kanë si ide bosht ndërthurjen e gjuhës shqipe me letërsinë, pra mësimi i mjeteve dhe i dukurive gjuhësore në funksion të letërsisë(!). Një qëllim të tillë e gjen shpesh të sqaruar në hyrje të këtyre teksteve, si “integrimi i letërsisë me morfosintaksën; integrimi letërsi-kulturë gjuhësore” etj. Në këto tekste rroken mjaft njohuri nga fusha të ndryshme të gjuhësisë, të ndara në rubrika të veçanta, si: “Kulturë gjuhe”, “Drejtshkrim”, “Morfosintaksë” etj., përmes linjave: “të lexuarit”, “të folurit”, “të dëgjuarit”, “të vështruarit”(!!!) Nga vëzhgimet që kemi bërë deri tani del se përveç arritjeve të mira dhe gjurmëlënëse në formimin gjuhësor të nxënësve, ka edhe probleme të karakterit shkencor e metodik, siç janë, ndër të tjera, shkalla e lartë e vështirësisë së koncepteve gjuhësore që jepen, mbingarkesa të shumta për moshën e nxënësve, pasaktësi të karakterit shkencor etj. Pyetja e parë dhe më kryesore që shtrohet në këtë rast dhe që kërkon përgjigje të mençur dhe të rrahur mirë e mirë nga gjuhëtarët, metodistët dhe mbarë mësuesit e gjuhës dhe të letërsisë është se çfarë duhet të studiohet, cilat janë konceptet më të domosdoshme gjuhësore që duhet t’u jepen nxënësve në shkolla. Nga shqyrtimi që u kemi bërë disa teksteve shkollore të arsimit parauniversitar dalin na pah disa probleme:

Së pari, në programet dhe tekstet shkollore ka një prirje për të dhënë sa më shumë njohuri teorike. Mbushullia e termave gjuhësorë është kaq e madhe, sa nxënësve u mbushet koka me gjëra të vështira, të përsëritura gjithandej, të pasqaruara si duhet për moshën e tyre, një dukuri kjo që buron nga fakti se njohuritë teorike janë marrë “en bloc” nga librat e nivelit akademik e universitar dhe janë futur në tekstet për nxënësit e shkollës nëntëvjeçare. Po sjell vetëm disa shembuj për ilustrim. Si mund ta rrokë nxënësi i klasës së gjashtë një përcaktim të tillë: “Forma e fjalës lidhet ngushtë me kuptimin e saj. Lidhja e formës dhe e kuptimit është konvencionale dhe pranohet me marrëveshje nga folësit e një gjuhe”(!)1; ose në një tekst për klasën e nëntë shkruhet: “Sot gjuha shqipe ka një sistem të plotë stilistik”2’; ose “Paraqit në diagramin e Venit të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet ligjërimit të shkujdesur dhe ligjërimit bisedor”! (klasa e tetë); ose “nëpërmjet gjuhës zbërthehen të gjitha sistemet e shenjave” (klasa e gjashtë) etj.

Nuk e di çfarë do të mësojnë më shumë studentët e filologjisë në universitet kur nxënësve në klasën e tetë u jepen të gjitha ato që ka teksti i “Leksikologjisë” i akad. Jani Thomai për njësitë frazeologjike dhe veçoritë e tyre, për klasifikimin e njësive frazeologjike, deri edhe duke marrë fjalë për fjalë nga ky tekst përcaktime të tilla, si “njësitë frazeologjike nuk krijojnë gjedhe, ashtu siç krijojnë grupet e lira të fjalëve.

Në realitetin e sotëm për shqipen, “Gjuha amtare” në shkolla nuk duhet të jetë thjesht një term gjuhësor, por një disiplinë qendrore me kredi paraprijëse për të gjitha disiplinat e tjera shkollore, që t’u japë fëmijëve shqiptarë dijet për gjuhën tonë të bukur, të lehtë dhe të mirë dhe jo kallëpekapitujt e shfytyruar nga librat akademikë të shkruar me aq mjeshtëri, në mënyrë që ajo të jetë një pajë e vyer për gjithë qytetarët e nesërm të shoqërisë sonë demokratike.

Dhe kjo bëhet mirë kur çështjen e teksteve të shqipes për shkollat tona ta marrin në dorë ata që u dhimbset gjuha shqipe, duke e nxjerrë në ledh ata që deri sot bëjnë libra shkollorë për shqipen, vetëm si një mjet për përfitime materiale.

Burimi:

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Lajme per gjuhen shqipe

#3

Post by Orakulli » Tue Apr 27, 2010 3:09 am

Une mendoj qe shteti shqiptar i Kosoves i ka te gjitha mundesite te rinoje plotesisht mesimin e gjuhes shqipe.Per kete mjafton te merret vetm pervoja e shkollave te Amerikes ne mesimin e anglishtes.Megjithese shumica e nxensve jane me prinder anglishtfoles,mesimi i gjuhes angleze behet mbi bazen e nje metologjie shume te sakte,e cila i trajton te gjithe nxenesit sikur te fillonin gjuhen nga niveli zero .Ajo ndahet ne keto drejtime:Degjim,shqiptim,lexim,shkrim,strukture.Jam habitur kur shikoj provimet e nxenësve te klases se trete,kater,tete dhe deri ne vitin e fundit te shkolles se mesme ,qe ata e quajne te larte(high)ku vazhdohet te mesohen pambarimisht.Fjale te reja,shkrim esesh,regullat e pikesimit..Ne fund nuk mund te vazhdosh shkollen e larte pa bere me pare provimine ACT,ku pjesa me e madhe e pyetjeve ka te beje me anglishten.Nje makine e tere e mirestudjuar deri ne fund se si te ngulise praktikisht nje gjuhe dhe ti beji nxenesit te afte te shkruajne nje mendim te tyre me nje nivel shume te kenaqshem dhe me nje saktesi te shkruari formal pothuaj drejt te persosures.Asnji lloj tolerimi.Asnji konfuzion teorik.Nje qartesi e admirueshme dhe nje thjeshtesi e madhe.Ne fund puna cohet tek zhvillimi praktik i shprehive gjuhesore folese-shkruese ne funksion te nje komunikimi sa me te arrire dhe te edukuar dhe te sherbimit te saj sa me mire ne profesionin e ardhshem individual,cilidoqofte ai.

Nese do ta shkaterrosh,moszhvillosh,varferosh nje komb;mos e lere te mesoje dhe zhvilloje gjuhen e tij ne per shkolla.Gjuhes shqipe i ka ardhur koha te mblidhet njehere e mire me te dy dialektet e saj ( nuk eshte aq e veshtire sa e bejne disa gjuhetare ekstremiste politike) dhe te mesohet kjo gjuhe me metodat e shtetit me te zhvilluar ne bote,Amerikes.
Image

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme per gjuhen shqipe

#4

Post by qiellikaltër » Tue Jun 01, 2010 10:46 pm

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme per gjuhen shqipe

#5

Post by qiellikaltër » Tue Aug 17, 2010 10:55 pm

Si i behet qe te paraqiten studimet mbi gjuhen shqipe, si ato te Zeusit, Orakullit etj, edhe ne keto aktivitete shkencore?
Pavaresisht nivelit te mediokritetit qe gjendet ne rradhet e studiuesve qe punojne per Institutin e Albanologjise, kjo eshte nje barriere qe duhet thyer.

Studiuesi me interesant qe permendet me poshte si pjesemarres ne aktivitetin e fundit mbi Gjuhen Shqipe eshte Nikos Stilos.
Gjuha Shqipe: albanologët mblidhen në Prishtinë
Nga sot në Prishtinë ka filluar Seminari i 29-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.
Sesioni ne shqip i BBC ben te ditur se për 12 ditë sa do të zgjasë ky seminar do të lexohen rreth 150 njoftime nga emra të njohur të albanologjisë nga vende të rajonit dhe bota.

Seminari në sesionin shkencor të tij, do të trajtojë dy tema, nga fusha e gjuhësisë "Kontaktet e sotme të shqipes", nga letërsia do të trajtohet “Poezia e sotme shqipe”, ndërkaq tryeza e sivjetme e këtij seminari do t’i kushtohet nobelistes shqiptare Nënë Tereza, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj.

Drejtori i këtij seminari Liman Matoshi, ka thënë per BBC se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën tashmë është shndërruar në institucionin më të lartë shkencor të albanologjisë në botë.

“Ky seminar ka aktivizuar një armatë të tërë shkencore, e cila merret me çështje të ndryshme të fushave albanologjike dhe presim që t’i zhvillojë dhe t’i avancojë studimet shqiptare”.

Seminari i 29-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare do të tubojë më se 150 studiues nga vendi dhe bota dhe mbi 80 kursistë të gjuhës shqipe, për të cilët mësimi i shqipes është organizuar në tri nivele të kurseve. Zoti Matoshi ka thënë se interesimi i albanologëve këtë vit është akoma më i madh.

“Seminari ka zgjuar interesim të madh edhe te studentë e studiues të huaj dhe te ata shqiptarë, saqë objektivisht nuk mund të pranohen të gjitha kërkesat për të qenë pjesë e punës së seminarit.

Disa nga emrat të njohur që do të marrin pjesë janë: Oliver Shmid nga Austria, Stvan Shud nga Hungaria, arvanitasi Nikos Tilos dhe shumë emra të tjerë”.

Blerta Ismajli, sekretare e këtij seminari, thotë se këtë vit ka pjesëmarrës nga shumë vende të botës, disa prej të cilave kanë qendra për studimin e albanologjisë.

“Kemi pjesëmarrës nga shumë vende të botës, nga SHBA-të, vende të ndryshme të Evropës dhe nga Polonia e Rusia, si vende ku ekzistojnë qendrat e studimeve albanologjike”, tha Blerta Ismajli per BBC.

Gjatë ditës së djelë pjesëmarrësit e këtij edicioni kanë arritur në Prishtinë.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare cilësohet si ngjarja më e madhe e kësaj fushe.

Që nga themelimi i tij në vitin 1974, kanë marrë pjesë qindra gjuhëtarë e studiues të njohur të albanologjisë nëpër botë. Seminari ka arritur që ta përhapë në masë të madhe shkencën e albanologjisë dhe kulturën shqiptare në shumë vende të botës.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Carrie Hooper, amerikania e verbër shqipfolëse

#6

Post by Phoenix » Mon Sep 13, 2010 9:15 am


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme per gjuhen shqipe

#7

Post by Arbëri » Mon Sep 13, 2010 9:29 am

Interesant kjo , per tu habitur ..!
Edhe e flet gjuhen aq paster sa qe politikajt tane nuk e flasin per 60 vite aq paster , e kjo zonja per 2 vite vetem :shock:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Lajme per gjuhen shqipe

#8

Post by Trojan » Mon Sep 13, 2010 12:47 pm

Sa mire e Fliska shqipen!!!!!!!!!!

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”