Lufta e Trojes qe nuk kaloi kufijte kontinental te Ballkanit te lashte.
A ka ndodhur ajo qe njihet si "Lufta me e gjate dhe nder me te egrat te historise se lashte"? Pra "Lufta e Trojes"? Ku ndodhej Troja? Cili ishte Homeri dhe kur jetoi ai? A mund ti besojme teksteve Homerike?
Qe tu pergjigjemi gjithe ketyre pyetjeve pike se pari le te hedhim nje veshtrim çka na sjell historigrafia zyrtare:
Veprat e Homerit (Iliada dhe Odisea) sipas historigrafise "shkruhen" diku ne shek. VIII p.e.s ,pa dhene teper shpjegime shkencore shumica e historianeve bien dakort ne kete pike edhe pse sot per sot nuk kemi asnje dokument autentik qe ti perkasi kesaj periudhe. Por le ta marrim si te mireqene qe paskesh ekzistuar nje poet -rapsod me emrin Homer i cili na le keto vepra.
Arkeologjia per "Luften e Trojes" shkon edhe me tej, duke e datuar si te viteve 1300 -1200 p.e.s, pra sipas mureve apo çka "zbuloi" Shliman ne Turqine e sotme, pikerisht aty ku mendohet te kete ekzistuar Troja. Le ta marrim si te mireqene edhe kete datacion qe sjell historigrafia (edhe pse debati eshte ende i hapur ne rrethet akademike boetrore sot lidhur kesaj çeshtje).
Pra kemi Homerin qe jetoi ne shek. VIII si dhe muret apo rrenojat e Trojes te cilat shkojne edhe me larg per lashtesine e tyre. Duke lene menjane çka zbuloi Shliman sikurse metodat e tij te diskutueshme te germimit (pasi si Shliman ashtu edhe Evans sikurse Karter ne Egjipt ishin arkeologe te dinamitit, pikerisht sepse perdornin dinamitin shume here ne "germimet" qe benin) do kerkojme te kuptojme apo te hedhim disi drite çka ndodhi 3300-3200 vjet me pare.
Pyetja e pare qe do na vinte ne mendje eshte: Cilat qene mjetet e lundrimit, te cilat perdoren greket?
Vetvetiu pergjigja eshte: anijet.
Perseri pyetje:Sa te lashta jane anijet luftarake apo edhe anijet jo luftarake? (Anijet luftarake quheshin trirema dhe ato qe transportonin mallra, por qe mudn te perdoreshin edhe ne rast lufte per transport luftarak quheshin pentekontere).
Anijet qe perdoreshin per beteja detare, pra trirema, per here te pare perdoren prej Fenikasve , me mbas prej popojve te ishujve te Azise se Vogel dhe vetem ne fundin e shekullit te VI dhe fillimit te shekullit te V p.e.s sone perdoren ne "Greqine e lashte " Kontinentale. Pra duhet te marrim si te mireqene qe flota e vertete luftarake ne Atike dhe Peloponeze i perket vetem shekullit te V p.e.s.
Ne se do perdornim nje llogjike te thjeshte aritmetike dhe te shihnim shekujt qe na serviren, pra "Lufta e Trojes" ku "greket" mesyjne me anijet e tyre (luftarake apo edhe te transportit) kunder Trojes qe ndodhej ne brigjet e Azise se Vogel na duhet te gjejme rezultatin e -> 3300-2600, ku ne mos gaboj qe matematika nuk eshte opinion, rezultati eshte =700. Pra, i bie qe anijet e para luftarake dhe te transportit te kene hyre dhe perdorur gjeresisht ne Atike dhe Peloponez ne vitin 2600-2500 p.e.s, por jane diku 700 vjet hendek te cilat na duhet tu pergjigjemi: Me çka shkuan "greket" te pushtonin Trojen, me Trapa????
Pra nuk qendoron arsyetimi qe anija luftarake (trirema) te kete hyre ne shek. VI-V ne "Greqi" dhe "greket" te kene shkuar me anije luftarake te pushtonin dhe mundnin Trojen. Gjithashtu mos harrojme qe Trojanet, duke qene nje qytet-shtet i fuqishem ne brigjet e Azise se Vogel edhe ata kishin anijet e tyre luftarake, me te cilat fare mire mund tu ishin pergjigjur "grekeve", por ky eshte arsyetim qe ndoshta do vihej ne diskutim prej ndonje mitologu ku ndoshta anijet Trojane u thyen ne det.
Vazhdojme me tej. "Greket" mbajne per 10-vjet ne rrethim Trojen, pra per 10-vjet qendrojne poshte mureve te pathyeshme te Trojes.
Do lindte vetvetiu pyetja: Ne nje keshtjelle te rrethuar prej armikut, a do rezistonte popullsia Trojane kaq gjate ne aspektin e nevojave ushqimore? Nuk besoj qe perbrenda Keshtjelles se trojes te kishte fuasha te mbjella me grure dhe oriz, sikurse burime uji apo kope me dele dhe lope. Pra zgjatja e rrethimit 10-vjeçar nuk qendron. Nje keshtjelle e tille nuk mund te kete rezistuar me teper se 10-muaj, pasi Trojanet do dorezoheshin per arsye te urise dhe etjes.
Ne asnje rast nuk ndeshim qe nje rrethim te zgjasi me vite, por vetem per disa muaj, pasi si ne rastin e Trojaneve qe do dorezoheshin per arsye jetesore (uri dhe etje, pra mbarimin e ushqimit dhe ujit) ashtu edhe ne rastin e "grekeve" keta te fundit do i mbaronin shume shpejt rezervat ushqimore qe mund te ofronte toka apo natyra perreth tyre.
Ne se vertet ka ndodhur nje perplasje apo lufte e tille ne lashtesi, atehere ajo nuk eshte zhvilluar kaq larg, por shume me prane kontinentit Ballkanik te sotem, ose me mire brenda per brenda gadishullit Ballkanik (detet Jon dhe Adriaktik?) sikurse kjo lufte nuk zgjati kurresesi kaq gjate, pra 10 vjet. Gjithashtu Odiseu nuk do lundronte me nje lunder-trap per 10 vjet neper dete, pasi nuk besoj se do mund te arrinte ne Itaken e tij, pra ne detin Jon!
E. C