"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
Larthal
Member
Member
Posts: 17
Joined: Tue May 18, 2010 10:21 am
Gender: Male

Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#1

Post by Larthal » Tue Jun 08, 2010 5:00 pm

DESHIFRIMI I ALFABETIT LATIN
Alfabetët Grekë e Latinë janë në të vërtetë alfabete pellazgë. Ata janë quajtur të tillë për shkak se grekët dhe latinët (të cilët gjithashtu ishin pellazgë) dolën fitimtarë në luftërat ndërtribale e më gjerë, përqëndruan në duart e tyre pasuri kolosale (kryesisht ar), bazën financiare e cila stimuloi lindjen e qytetërimit Helen dhe te perandorise Romake; ishin të talentuar në organizimin ushtarak e shtetëror duke ju dhënë epokave kur ata shkëlqyen –emrin e tyre. Emrin e tyre morën gjithashtu edhe alfabetet të cilat në të vërtetë ishin produkte të qytetërimit pellazgjik. Kjo duket qartë nëse deshifrojmë këto alfabete. Deshifrimi i alfabeteve është i lidhur ngushtë me deshifrimin e mbishkrimeve Etrusko-Pellazge. Të deshifrosh një alphabet do të thotë të interpretosh kuptimin që kanë emërtimet e fonemave të tij.
Hartuesit e alfabeteve e kanë vendosur emërtimin e fonemave jo pa qëllim. Emri i çdo foneme i tregon studiuesit të alfabetit, se shqiptimi i fonemës është identik me mënyrën si ajo shqiptohet në fjalën që përdoret si emër i saj. Afërmendsh se fjalët që përdoren si emra fonemash janë zgjedhur të tilla që të njiheshin (të fliteshin) nga një komunitet i madh njerezish. Pra emrat e fonemave janë fjalë te gjuhës së folur në kohën e hartimit të alfabetit. Kështu, emrat e fonemave të alfabetit grek, janë fjalë të mirënjohura nga komuniteti greko-pellasg. Ky alfabet jo vetëm ishte më cilësor se ai fenikas, pasi përfshinte edhe zanoret, por edhe emrat e fonemave u ndryshuan që të ishin të kuptueshme për komunitetin pellazg që popullonte Ballkanin. Hartuesit e alfabetit, nuk kanë lënë të shkruar se çfarë përfaqësonte ‘alfa’, çfarë ‘bêta’ etj., sepse këto ishin fjalë shumë të njohura në atë kohë dhe hartuesve nuk ju shkonte mendja se këto fjalë mund të harroheshin nga i gjithë komuniteti. Po kështu edhe etrusko-latinët, ja dolën të hartojnë një alfabet më cilësor dhe më gjithëpërfshirës se ai grek, vendosën si emra fonemash fjalët më të folura e më të njohura të gjuhës pellasge që flitej në të tre gadishujt (Italik, Ballkan, Azi Minore). Edhe ata nuk kishin pse të sqaronin më tej se çkuptim kishin fjalët: ‘a’, ‘bi’, ‘çi’, ‘di’, etj., sepse këto fjalë njiheshin dhe fliteshin nga i gjithë komuniteti pellazg që popullonte këtë territor të gjerë. Pasi kemi provuar se gjuha pellazge është ‘rezervuari’ nga burojnë gjuhët greke e latine, ne mund ti drejtohemi kësaj gjuhe, nëse aty mund të gjejmë kuptimin e fjalëve që përdoren si emra fonemash në alfabetët Grek dhe Latin. Të mos harrojmë se, qoftë alfabeti Grek qoftë ai Latin, janë hartuar në kohët kur qoftë greqishtja, qoftë latinishtja, kanë qenë dialekte të gjuhës pellasge, të dyja këto gjuhë, kanë qenë në hapat e para të formësimit si gjuhë mëvehte.

Alfabeti Latin:

Për fjalën ‘ha’ në gjuhën pellasge përdoreshin fjalët, ‘al’, ‘a’ dhe ‘ha’, nga të cilat në shqipen e sotme përdoren fjalët ha, aj dhe rrallë edhe fjala a. Fjala e sotme ‘aj’ ka qenë shqiptuar ‘al’. Kjo sepse nga deshifrimet e mbishkrimeve të lashta kemi parë që elementi 'l' përdoret shpesh ne vend të j-së së shqipes së sotme (edhe në mbishkrimin e akropolit Amatho në Qipro edhe pothuaj në të gjitha mbishkrimet e tjera Etruske, Trake etj.). Nga kjo gjykoj se fjala e shqipes së sotme aj ka qenë shqiptuar al. Në gjuhën Fenikase kjo fjalë shqiptohej ‘ah-al’ (ose ‘ak-al’).
Etrusko-latinët kanë zgjedhur fjalën ‘a’ si emërtim të fonemës ‘a’.
Dialekti latin i gjuhës etruske, në kohën kur është hartuar alfabeti i parë latin, shihet qartë që ka qenë i ngjashëm me dialektin gegë të shqipes së sotme (në të vërtetë alfabeti Latin nuk është veçse alfabeti Etrusk i përmirësuar vazhdimisht). Gjuha e përdorur në të gjitha mbishkrimet e deshifruara Etruske është shumë e ngjashme me dialektin gegë të gjuhës së sotme shqipe. Për fonemën ‘b’ kemi emërtimin ‘bi’. Në shqipen e sotme është ruajtur forma e vjetër pellasge ‘pi’ (kujto që në disa dialekte, pellasgjishtes i mungonin tingujt b, d, o). Gjithsesi, është lehtësisht e kuptueshme, po të kemi parasysh që fjalët e gjuhës latine për ‘pi’ përgjithësisht e përmbajnë rrënjën ‘bi’ (ose ‘be’). Vlen të përmendet këtu që edhe grekfolësit e kanë bërë ndryshimin fonetik të kësaj fjale nga ‘beto’ në ‘pito’. Këto rotacione fonetike (pra nga ‘b’ në ‘p’ ose ‘v’; nga ‘e’ ne ‘i’ etj.) kanë qenë karakteristikë per gjuhën Pellazge. Fjalën shqip të dialektit gegë ‘çi’ nuk e kam ndeshur në mbishkrimet pellasge. Në fjalorët e gjuhës latine, nuk e kam gjetur kuptimin e kësaj fjale në asnjë formë. Por duke patur parasysh që leksiku pellazg ka mbërritur në një masë të konsiderueshme në shqipen e sotme, duke marrë gjithashtu në konsiderate edhe faktin që në alfabetin grek fonema e tretë e tij është emërtuar ‘gama’ (nga fjala ‘gamo’ e cila ka të njëjtin kuptim që ka edhe fjala ‘çi’), kam gjykuar që emri i fonemës së tretë të alfabetit latin është pikërisht fjala e shqipes së dialektit gegë ‘çi’. Madje hartuesit e alfabetit latin, kanë bërë një ndryshim të madh në renditjen e fonemave (krahasuar me alfabetin fenikas dhe atë grek), duke e future të tretën në radhë një fonemë të re, emërtimi i së cilës duket qartë që është identik (në aspektin semantik) me atë të fonemës së tretë të alfabetit grek. Kështu pra, emërtimet e tre fonemave të para të të dy alfabeteve (shih më poshtë deshifrimin e alfabetit Grek) përputhen plotësisht në aspektin kuptimor të tyre. Përmbajtja e tyre shpreh interesimin e njeriut të antikitetit për realizimin e kërkesave më elementare fiziologjike për prodhimin dhe riprodhimin e jetës.
Fonema e katërt është emërtuar ‘di’.
Fjalë e gjuhës pellazge, e shqiptuar ‘de’ ose ‘di’, rrënjë e fjalëve të përdorura nga të gjitha gjuhët europiane: ‘ide’ ose ‘idi’, ‘dea’ ose ‘dia’. Në shqipen e sotme përdoren 'di' (verb) dhe 'dia' (emër), (shqiptohet edhe dija). Është rrënjë e fjalës 'dio', (ital. zot) të cilën italianët e kanë trshëguar nga etruskët. Perëndesha e latinëve ‘Dia’ apo ‘Dea’ nuk ishte perëndeshë e pjellorisë por e mençurisë (e perfeksionit intelektual). Fonema ‘e’ eshte emërtuar ‘e’. Ky emërtim simbolizon jetën, ekzistencën. Fjalët Pellazge ‘et’, ‘it’, ‘iet’ janë forma dialektore të fjalës ‘jetë’. Në alfabetin Grek ky emërtim gjendet ne formen ‘eta’ te fonemes H (trajtë e shquar e fjalës ‘et’, pra ‘jeta’). Po kështu, verbi ‘e’ (shih mbishkrimin e Unazës së Ezerovos në temen 'Perendite sumere') i cili ruhet edhe sot i tillë në gjuhën Italiane dhe shpreh verbin ‘jam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. Fonema ‘f’ është emërtuar ‘effe’. ‘Ef-fe’ përbëhet nga dy fjalë pellazge: ‘ef’ dhe ‘fe’. Në shqipen e sotme ka mbërritur fjala ‘fe’ (besim në zot) por jo fjala ‘ef’. Megjithatë, nëpërmjet njohjes së gjuhëve Greke, Turke e Shqipe ne mund të gjejmë kuptimin e kësaj fjale. Kështu, fjala ‘efendi’ (zot, zotërues) në të vërtetë është një fjalë e përbërë ‘ef+vendi’ = ‘zot i vendit’. Në analizën që Eqrem Cabej i bën fjalës shqip ‘efë’ e gjason këtë si shkurtim të fjalës ‘efendi’. Në të vërtetë ‘ef’ = ‘zot’. Pra ‘ef-fe’ do të thotë ‘zot-besim në zot’. Fonema ‘g’ është emërtuar ‘xhi’. Në dialektin Gegë xhi = gji, fis, farë, skotë. Fjalë e përhapur në të gjitha gjuhët europiane. Fonema ‘h’ është emërtuar ‘ak-ka’. Në shqipen e sotme ‘ka’ është verbi ‘kam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. ‘Ak’ në gjuhën Turke do të thotë ‘gjeneroz, me shpirt të pasur’. Pra ‘ak-ka’ = ‘I kamur në shpirt e në pasuri’. Fonema ‘I’ është emërtuar ‘I’.
I’, ‘hi’, ose ‘hy’ janë forma dialektore të fjalës pellazge ‘hi’= hy (zot). Fonema ‘l’ është emërtuar ‘el-le’. Fjala ‘le’ (lë, heq dorë, dorëzoj) ka mbërritur në Shqipen, ndërsa ‘el’ (dorë, shtie në dorë) mbijeton në gjuhën e sotme Turke. Pra ‘el-le’ = ‘dorë-dorëzoj’. Fonema ‘m’ eshte emërtuar ‘em-me’. Fjala ‘em’ është përemër pronor (Geg: em = im, imi). ‘Me’, fjalë pellazge e cila ka mbërritur në disa prej gjuhëve europiane (italiane, angleze etj) në kuptimin ‘mua’. Pra ‘em-me’ = ‘imi-mua’. Fonema ‘n’ është emërtuar ‘en-ne’. Emërtimet e fonemave të alfabetit Latin, në rastet kur fjala që përdoret si emërtim përfaqësohet me një emër, ai shprehet në trajtë jo të shquar me përjashtim të fonemës ‘z’-‘zeta’ (në alfabetin Grek jepen në trajtë të shquar, psh. alfa, beta, eta etj.). “Ena’ dhe ‘ni’, ‘ne’ ose ‘nie’ (një) janë forma dialektore të numërorit ‘një’. Pra ‘en-ne’ janë forma dialektore (greke dhe etruske) të numërorit ‘një’. Fonema ‘o’ është emërtuar ‘o’. Në shqipen e sotme kjo fjalë bën ‘io’ = ‘jo’ për shkak të ‘i’-së së vendosur përkundër rregullave të Hijatit (po kështu edhe në gjuhën Turke: ‘io’ = ‘ioh’ = ‘iok’ = ‘jok’). Fonema ‘p’ është emërtuar ‘pi’. Kjo fonemë, ashtu si analogja e saj në alfabetin Grek, ka ruajtur emërtimin Fenikas ‘pe’ ose ‘pi’ (gojë). Fonema ‘q’ është emërtuar ‘ku’. Fjalë pellazge e cila në Shqipen e sotme shqiptohet po kështu, ‘ku’. Fonema ‘r’ është emërtuar ‘er-re’. Këto janë dy fjalë Pellazge të cilat shqiptohen në mënyrë identike edhe në Shqipen e sotme: ‘erë’ dhe ‘re’. Fonema ‘s’ ështe emërtuar ‘es-se’. Të dyja këto fjalë pellazge (ruhen në shqip e italisht) kanë kuptimin: ‘nëse, se, sepse’. Fonema ‘t’ është emërtuar ‘ti’, fjalë pellazge e cila shqiptohet sot po kështu, ‘ti’ (përemër). Fonema ‘u’ është emërtuar ‘u’, fjalë pellazge (Geg: u = unë) e cila shqiptohet po kështu në shqipen e sotme, në dialektin Gegë. Fonema ‘v’ është emërtuar: ‘vi’; ‘vu’, fjalë pellazge të cilat edhe sot shqiptohen në mënyrë identike: Geg: ‘vi’; ‘vu’ = ‘vij’; ‘vë’.
Vlen të përmendim që emërtimi ‘zeta’ i fonemës Z gjendet vetëm në gjuhën shqipe në fjalën njëzet, fjalë kjo e trashëguar nga pellasgjishtja (zathrum = njëzet). Edhe emërtimet ‘iks’ apo ‘eks’ i fonemës ‘X’ në disa alfabete të tjera të gjuhëve europiane, janë fjalë pellasge të trashëguara në shqipen e sotme, emra adjektivë, të cilat shqiptohen ‘ikës’ dhe ‘heks’ ( ose ‘heqës’).

Alfabeti Grek:

Al-fa. Mendoj se ky emërtim është përftuar nga bashkimi i fjalës pellasge “al” me fjalën greke ‘fao’, të cilat të dyja përkthehen ‘ha’.
Pra fillimisht fonema është emërtuar: al, fao, duke i vendosur të dyja fjalët, edhe fjalën pellasge al, edhe fjalën e dialektit grek të pellasgjishtes, fao. Kjo është bërë për arësye se greqishtja vazhdonte ende të ish një dialekt i gjuhës pellasge, pra nuk ish formësuar si një gjuhë mëvete. Nga ana tjetër ky emërtim përngjasonte me emërtimin ‘alep’ te alfabetit fenikas, në bazë të të cilit u përpilua alfabeti grek.
Emërtimi i fonemës së dytë të alfabetit grek është ‘beta’. Nëse shfletojmë një fjalor të gjuhës latine dhe kërkojme aty fjalë me rrënjën “bi” ose “be”, do gjejmë disa, si: bito, beto, biter, ber, etj. të cilat qëndrojnë për fjalën shqip “pi”. Duke e ditur se në greqishten e sotme kjo fjalë bën “pito”, dimë gjithashtu që themeli i të tria gjuhëve (greke, latine dhe shqipe) është pellasgjishtja, gjithashtu afërsia territoriale, të gjitha këto kanë bërë që ndryshimet fonetike të njërit ‘dialekt’ të pellasgjishtes të transmetohen edhe në tjetrin. Kështu pra fjalët “pi”, “pito”, “bi”, “bito”, “beto apo beta”, “bitter” “beer” etj. shprehin të njëjtin kuptim: marjen e lëngjeve nga goja. Ndryshimet e zanoreve nga ‘e’ në ‘i’, janë fenomene fonetikë të njohura, rotacione të anasjellta të të cilave ndeshen edhe sot.
Fonema e tretë e alfabetit grek është emërtuar gama. Fjala greke ‘gamo’, ashtu sikurse emërtimi i fonemës së tretë të alfabetit latin ‘çi’, ka kuptimin ‘bashkohem seksualisht’.
Bazuar në njohjen e deritashme të gjuhës pellasge, mund të interpretojmë edhe kuptimet e emrave të mëposhtëm të fonemave të alfabetit grek:
Epsilon, delta, fi, zeta, eta, theta, kapa, nu, rho, upsilon, psi.
Eps = I plakur (epës), i lashtë, i moshuar, i epërm, epëror. Geg: ‘Eps – i – lon’, plak i lënë, plak i harruar. Rrënjë e fjalëve ‘epos’, ‘epokë’.
Delta. Përveç këtij shqiptimi, kjo fjalë ka patur edhe shqiptimet ‘dielta’, ‘dilta’, ‘dijta’ dhe ‘dita’ (kujto perëndinë pellazge Afrodita, fjalë e përbërë nga afro dhe dita, të cilat janë fjalë të shqipes së sotme. Jo më kot, etrusko-latinët kanë vendosur rrënjën ‘di’ (ose 'de') si emërtim të fonemës së katërt të alfabetit latin. Ajo i referohet pikërisht ‘delt’-as greke, apo më saktë, fjalës pellasge ‘di’, rrënjë e fjalës ‘ditë’dhe ‘diell’. Fjala shqip ‘diell’ (e cila i përmban të dyja zanoret ‘e’ dhe ‘i’), e vërteton qartë që ‘delta’ = ‘dita’.
Fi = Morfemë e lirë e fjalës së Shqipes fije, fill. Rrenje e fjaleve filos, figlio (figlia), bir, etj.
Zeta = kjo fjalë egziston vetëm në fondin e gjuhës shqipe në numërorët njëzet, dyzet. Në gjuhën etruske e ndeshim në numërorin zathrum = njezetë.
Eta = trajtë e shquar e ‘et’ = jetë.
Theta = teta
Kapa = kapja
Nu = jo. Në gjuhët Italike ‘no’. Në mbishkrimet Trake në Pllakën e Kyolmen-it gjendet shprehja: ‘Nu, asn let e dnue = Jo, asnjë jetë e dënue (e dhunuar).
Rho = rro
Ups = hups (humbës); Upsilon: Geg: ups- i- lon = humbës i lënë, humbës i harruar.
Psi = pse
Më lart kemi thënë se në pjesën dërrmuese të dialekteve të gjuhës pellasge nuk përdoreshin tingujt ‘b’ ‘d’ dhe ‘o’. Kjo ka bërë që fonetika e gjuhëve të trungut pellazg të ketë ndryshime në rrjedhë të kohës, në varësi të ndikimeve që kanë patur mbi njëri – tjetrin dialektet e kësaj gjuhe, dialekte të cilat më vonë u formësuan si gjuhë mëvehte. Kështu tingulli buzor ‘b’ ndeshet i shqiptuar si: ‘p’, ‘v’, madje edhe ‘m’ ( në mbishkrimin e “Amathus”, fjalën e shqipes së sotme: ‘i bukur’, e gjejmë të shqiptuar: ‘i mukul’). Mjafton të kujtojmë se pas periudhës së betacizmit, në gjuhën greke (dhe jo vetëm), ka pasur ndryshime fonetike që lidhen kryesisht me shqiptimin e këtyre tingujve. Po kështu edhe me zanoret ‘e’ dhe ‘i’ të cilat në gjuhët e trungut pellasg shpesh zëvendësojnë njera – tjetrën ose përdoren të dyja në vend të njerës prej, psh: it (ita), et (eta), iet (ieta = jeta); ‘beta’, ‘bito’, ‘pito’, ‘pi’ etj.etj. ndryshime të cilat shpesh u krijojnë probleme jo të vogla studiuesve të gjuhësisë.
Trashëgimia pellasge e gjuhës shqipe është një shans i madh për glotologët, të cilët mund t’a përdorin atë si një pikë të fortë dhe të besueshme referimi për studimin e gjuhëve europiane dhe më gjerë.

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#2

Post by faon perrovarri » Tue Jun 08, 2010 8:31 pm

Mendimit te qarte ,o me hire ,o pahire i pershtatet dhe gjuha.
Me kete rast pershendes ardhjen ne kete forum mbareshqiptare,dhe mos harro se forca e mendimit eshte urtesia,lojika e verteta.

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#3

Post by faon perrovarri » Wed Jun 09, 2010 8:47 pm

Ndersa bashketingelloret jane krijuar si rezultat i perpjekjes te njeriut per te imituar burimet e ndryshme tingellore,zanoret jane tedenca per ta ''keputur,copetuar'',qartesuar (sh)qiperimin imagjinar te asaj qe degjon.Pra dua te them qe burimi i zanoreve eshte vet njeriu,organet e tij artikuluse, si e tille edhe kodifikimi pamor(paraqitja grafike) e germes A eshte nje inskenim i strukturave dhe procesit te prodhimit te qiperimit A .
Kodifikimi pamor ALFA(paraqitja gramatike) s'eshte gje tjeter vecse reshtim,unifikim i paraqitjes grafike te ketyre strukturave apo procesi.

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#4

Post by faon perrovarri » Mon Jun 14, 2010 7:44 pm

Duke analizuar nderthurjet e permbajtjes konceptuale te fjalve AL-FA dhe AL-BAN, unitetin natyral te paraqitjes gramatike te te dya nocioneve kam mendimin se ALBAN do te thote ''jeta,qenia e pare qe foli , qiperoi''.Nuk kam dije per shume gjuhe por ''SHQIPEROI, SHQIPERIMI ''besoj se nuk ekziston ne asnje gjuhe tjeter te botes, le te me informoje ndonje njohes i grafollojise per te kunderten.Dhe ne qofte se eshte i sakte konstatimi i mesiperm do tethote qe......

Larthal
Member
Member
Posts: 17
Joined: Tue May 18, 2010 10:21 am
Gender: Male

Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#5

Post by Larthal » Tue Jun 15, 2010 9:11 am

faon perrovarri wrote:Duke analizuar nderthurjet e permbajtjes konceptuale te fjalve AL-FA dhe AL-BAN, unitetin natyral te paraqitjes gramatike te te dya nocioneve kam mendimin se ALBAN do te thote ''jeta,qenia e pare qe foli , qiperoi''.Nuk kam dije per shume gjuhe por ''SHQIPEROI, SHQIPERIMI ''besoj se nuk ekziston ne asnje gjuhe tjeter te botes, le te me informoje ndonje njohes i grafollojise per te kunderten.Dhe ne qofte se eshte i sakte konstatimi i mesiperm do tethote qe......
Fjala Alban eshte shume e vjeter. Format dialektore te saj jane nje mori e vertete fjalesh te cilat ne rrjedhe te kohes kane ndryshuar edhe konotacionet kuptimore te tyre. Forma fillestare e kesaj fjale mendoj se eshte al-bar, (ose elbar) bar i ngrenshem, qe hahet, nga e cila rrjedh fjala elb ose elp. Elbi eshte bima e pare e kultivuar nga njeriu para rreth 16.000 vjetesh. Eshte nje bime alpine nga e cila besoj kane marre edhe emrin Alpet. Alpanet (ose Albanet) mund t'a kene marre kete emer per shkak se jane identifikuar si kultivues te elbit. Alpani (ose Albani = Elbëri) eshte quajtur territori qe perfshin gjithe gadishullin Italik [A(l)penin = Apenin], Alpet dhe Europen qendrore deri ne kufi me malet Ballkan, gjithe kurora rreth Alpeve te Europes.
Origjina e te gjitha ketyre popullsive ka qene Azia Minore e cila ne mijvjecarin e dyte para krishtit u be qendra e qyteterimit pellazgjik. Interesante eshte edhe shprehja fol troç, forma fillestare e se ciles ka qene fol trojsh (afrikantja ç eshte e vone). Shqipja moderne (vecanerisht gegerishtja) eshte nje thesar i pafund vlerash eksperience komunikimi.

Larthal
Member
Member
Posts: 17
Joined: Tue May 18, 2010 10:21 am
Gender: Male

Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

#6

Post by Larthal » Wed Dec 08, 2010 4:47 pm

Deshifrimi i Arringatore

Ne Muzeun e Florencës, Itali, qëndron e ekspozuar një statujë bronzi Etruske, shumë e bukur. E gjatë sa një njeri real, e veshur me të famshmen toga-n “Romake”, me dorën e djathtë të drejtuar përpara (krahu është më i madh se i zakonshmi), me një fytyrë që reflekton gjallëri dhe inteligjencë, të befason qoftë për teknikën e përdorur, qoftë për stilin artistik. Statuja mendohet t’i përkase shekullit të parë BCE dhe është zbuluar në afërsi të Peruxhias.

Image

Të krijon imazhin e një oratori, prandaj dhe e kanë quajtur “Arringatore”. Ne te vertete i kushtohet Aules,birit te fisnikut te madh Etrusk, Velthina (shih deshifrimi i Cippus Perusinus ne: http://etruscantranslation.blogspot.com )
Në fund të toga-s mban një mbishkrim të mrekullueshëm Etrusk të cilin po e japim të deshifruar për kënaqësinë e lexuesve të këtij forumi:
Teksti në origjinal, i transliteruar:

auleši.meteliš.ve.vesial.clenši
cen.flereš.te ce.sanšl.tenine
tuθineš.hisvlicš


Teksti i fjalëformuar:
Auleši!
Me tel iš ve vesial clenši.
Cen flere š’te ce sanšl te nin
e tu θi ne š’hi s’vlicš.

Në dialektin Gheg të Shqipes:
Aulesi!
Me dell ish, dhe besian dial.
Ka flerë sh’te ket shansn te nin
e tu thirr ne sh’hai s’friksh!

Në Shqipen standarde:
Aulesi!
Me dell ish, dhe djalë besnik.
Ka fjetur që të ketë shansin të ndiejë
e të na thotë që ai s’frikësh!

Translated in English
Aulesi!
Virile was, and faithful boy.
Has slept that to have the chance to feel
and to tell us he did not fear!

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”