"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

#1

Post by Phoenix » Tue Jul 13, 2010 3:11 am

Gjeta këtë fail në rrjet dhe shpresoj të shërbejë sadopak. Gjithashtu dua të theksoj se kjo është vetëm një e dhënë që sjell dhe jo një qëndrim, me hapur debate dhe këtu. Cilido është i lirë të shtojë dhe mendimet e tij, por pa u nisur nga fjalët e mia. Faleminderit!

Image
[quoteem]Ndonëse kanë kaluar gati katër dhjetëvjeçarë që nga koha kur u hartuan rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe derisa gjuhëtarët nuk e kanë parë të arsyeshme për t´i ndërruar ose ndryshuar ato, atëherë ne jemi të obliguar që t´i përmbahemi atij kodi apo asaj norme që është zyrtare dhe në fuqi.
Duke e marrë parasysh këtë fakt, sajuesit e kësaj faqeje e panë të arsyeshme që në një rubrikë të caktuar të saj ta skanojnë dhe ta botojnë librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letësisë i ASHSH-së, për të gjithë të interesuarit, për dy arsye:
E para, që çdo lexues ta ketë mundësinë t´i shfletojë e t´i konsultojë më lehtë e më shpejt sa herë që ai ka nevojë për to, dhe;
E dyta, kemi parë se shkalla e zbatueshmërisë së tyre, sidomos në këto vitet e fundit, në të gjitha treva shqiptare ku shkruhet e flitet shqip, ka ngelur shumë prapa, për të mos thënë nën nivelin e duhur.[/quoteem]
Last edited by Phoenix on Tue Jul 13, 2010 3:25 am, edited 1 time in total.

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

#2

Post by Phoenix » Tue Jul 13, 2010 3:14 am

[quoteem]Ky shkrim e ka strukturën e një fjalorthi, ngase ngërthen në vete një numër të madh fjalësh e shprehjesh gjuhësore me prejardhje nga gjuhë të ndryshme, sipas radhitjes alfabetike, të cilat pa nevojë po përdoren kudo në ligjërimin e folur e të shkruar, sidomos në ligjërimin libror, e në mënyrë të veçantë në atë mediatik, në njërën anë, dhe mundësia e zëvendësimit të tyre që është shumë me rëndësi, me fjalë e shprehje shqipe, në anën tjetër.
Prandaj, duke e parë rëndësinë shumë të madhe që ka ky fjalorth, sidomos në kohën e sotme kur po vëmë re një përdorim gati të pakontrolluar të tyre, ne e pamë të arsyeshme që ta botojmë në këtë faqe, në mënyrë që të ketë sado pak ndikim në ndërgjegjen e atyre që, për çdo ditë, pa e lodhur mendjen fare, i përdorin pa ndonjë arsye e nevojë këto fjalë e shprehje të huaja. Pra është një fjalorth që kundruall fjalëve e shprehjeve të huaja sjell edhe barasvlerësitë e tyre, të sajuara e të gatitura shumë mirë nga brumi leksikor i gjuhës sonë.[/quoteem]
Last edited by Phoenix on Tue Jul 13, 2010 3:27 am, edited 3 times in total.

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

#3

Post by Phoenix » Tue Jul 13, 2010 3:17 am

[quoteem]Në këtë shkrim janë përfshirë 100 fjalët më të shpeshta që përdoren aktualisht në gjuhën shqipe, të cilat janë sortuar prej një korpusi gjuhësor që ngërthen në vete mbi 35 milion fjalë (në këtë korpus gjuhësor janë përfshirë qindra publikime elektronike nga fushat e ndryshme të dijes sonë, të shkencës, teknikës, të teknologjisë, të arsimit, të shëndetësisë, të historisë, të gjuhësisë, të ekonomisë etj.). Kjo përbërje e korpusit në terminologjinë gjuhësore angleze njihet me emrin Token. Dhe nga ky korpus prej miliona fjalësh është kërkuar që të sortohen vetëm fjalët a elementet gjuhësore që kanë një përdorim më të shpeshtë. Pra është marrë për bazë vetëm elementi i shpeshtësisë. Në këtë korpus janë përfshirë të gjitha stilet funksionale të gjuhës sonë.

Na është dukur me interes që nga gjithë ky material gjuhësor të sajojmë dhe të nxjerrim një listë me vetëm 100 fjalët që janë më të shpeshta në gjuhën tonë, sepse një listë e tillë tashmë sa vjet e decenie ekziston në gjuhët më të mëdha botërore, si: në anglishte, gjermanishte, frëngjishte, spanjishte etj.

Ky material është mbledhur dhe seleksionuar në mënyrë të kujdesshme nga një ekip profesionist- shkencor i http://www.shkenca. org, për një periudhë të gjatë kohore, të cilin mendojmë se është me interes ta prezantojmë këtu në këtë shkrim.

Mbledhja dhe selektimi i këtij korpusi gjuhësor është bërë me anë të programeve të caktuara, në mënyrë elektronike.

Të gjitha fjalët janë radhitur sipas frekuencës (shpeshtësisë) së përdorimit, duke i paraqitur të gjitha kuptimet dhe vlerat e tyre gramatikore sipas kontekstit të tyre dhe janë ilustruar me shembuj konkretë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1980.

Fjalët që kanë shkallën më të lartë të shpeshtësisë, kuptohet, shënohen në fillim, kurse ato me një shkallë më të ulët, në vazhdimësi. Dhe çdo fjalë anash mban numrin rendor dhe një numër shumëshifror që dëshmon këtë shkallë të shpeshtësisë.

Sa i përket vlerës leksiko- gramatikore të këtyre fjalëve, sikurse në gjuhët: gjermane, angleze etj., ashtu edhe në gjuhën tonë, fjalë më të shpeshta janë ato shërbyese a funksionale nga pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Kurse më të rralla janë foljet, mbiemrat, përemrat, numërorët, emrat etj., si pjesë të ndryshueshme të ligjëratës.

Është me rëndësi të ceket se nëntë (9) fjalët e para, pra deri te fjalëza -një, janë fjalët që përdoren më së shpeshti në gjuhën shqipe dhe kjo përbën diku 1/4 (ose 25 %) të tërë korpusit gjuhësor.

Se cilat janë fjalët më të sheshta të gjuhës sonë, këtë mund të shihni nga ky shkrim në vazhdim:[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

#4

Post by Phoenix » Tue Jul 13, 2010 3:34 am

Fjalorth i gjuhësisë
Fjalorth i historisë
Fjalorth i drejtësisë
Fjalorth i zoologjisë
Fjalorth i bimësisë
Last edited by Phoenix on Tue Jul 13, 2010 4:08 am, edited 1 time in total.

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

#5

Post by Phoenix » Tue Jul 13, 2010 3:55 am

Image

Image


Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”