ORAKULLI;SI VAJI NË LAKRA
August 8, 2010 by Xha Xhai
Herë pas here mediat shqipe përcjellin, ndonjëherë me fanfarë të madhe, vepra me natyrë historike dhe historike-gjuhësore që mëtojnë të zgjidhin enigma të ndryshme të dijes nëpërmjet gjuhës shqipe.
Metodologjikisht, vepra të tilla nuk mund të hidhen poshtë a priori; meqë vetë historia e shqipes është ndriçuar dhe do të vazhdojë të ndriçohet nëpërmjet historisë së gjuhëve të tjera – sidomos latinishtes, greqishtes së vjetër dhe gjuhëve sllave.
Çështja këtu është më tepër sa duhet t’i interesojnë kulturës shqiptare këto vepra.
Vite më parë, në Shqipëri bëri bujë të madhe një vepër e egjiptologut frëng Zacharia Mayani, i cili rrekej të lexonte mbishkrimet etruske nëpërmjet shqipes.
Më pas, të tjerë dijetarë e kanë përdorur shqipen për të shpjeguar, ndër të tjera edhe hieroglifet egjiptiane.
I kohëve të fundit është lajmi për një studim të italianit Alberto Areddu, me titull “Zanafilla shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”. Vepra kërkon të hedhë dritë mbi disa të panjohura që kanë të bëjnë me parahistorinë dhe historinë e hershme të ishullit të Sardenjës dhe të popullsive që kanë jetuar atje, pra se ky ishull të romanizohej.
Për të shmangur disa keqinterpretime të librit, po vërej këtu se sardishtja e sotme është gjuhë neolatine, bijë e latinishtes njëlloj si italishtja, spanjishtja, frëngjishtja dhe rumanishtja. “Ndalohet duhani”, në sardishte, shkruhet kështu: NO SI PODET PIPARE. Megjithatë, disa elemente të fonetikës, gramatikës, leksikut dhe sidomos onomastikës sarde nuk mund të shpjegohen dot nëpërmjet origjinës latine. Që këtej, edhe hipoteza se këto elemente i detyrohen një gjuhe tjetër – që i ka paraprirë latinishtes në ishull dhe pastaj është asimiluar prej saj; e quajtur ndryshe edhe hipoteza e substratit.
Sipas prof. Areddu-t, ka të ngjarë që ky substrat i sardishtes të jetë diçka si një formë e ilirishtes; e cila ka mbërritur në Sardenjë me ilirët, gjatë një vale indo-europianizimi fillestare.
Meqë shqipja sot mbahet si vijuese e një dialekti të ilirishtes, atëherë prof. Areddu mbështetet në krahasime të sardishtes me shqipen, për të provuar hipotezën e vet të ngulimeve ilire në Sardenjën paralatine.
Temë e vështirë; librin e prof. Areddu-t nuk e kam parë, por kam lexuar disa recensione që i janë bërë. Duhet pasur parasysh edhe se teza e Areddu-t për lidhjet sardo-ilirike hidhet në qarkullim në një kontekst të pasur me gjithfarë hipotezash për substratin parahistorik në Sardenjë – i cili herë konsiderohet si semitik (fenikas, hebraik), herë si etrusk, herë si iberik (i krahasueshëm me baskishten).
Parahistoria e Sardenjës është temë mahnitëse, në vetvete; por unë nuk shoh ndonjë arsye se pse duhet të interesohet albanologjia për të; dhe aq më pak kultura dhe mediat shqiptare.
Fakt është që prof. Areddu interesohet për sardishten dhe substratin e sardishtes; shqipja i hyn në punë si mjet ose instrument krahasimi, për të shpjeguar disa emra vendesh ose tipare të tjera të gjuhës.
Studimi, me fjalë të tjera, nuk ka të bëjë me historinë e shqipes, por me historinë e sardishtes, e cila nuk përbën kurrfarë prioriteti në tematikat kulturore shqiptare.
Që një fis ilirësh mund të ketë përfunduar në brigjet e Sardenjës, kjo mund të ngacmojë intelektualisht historianët dhe gjuhëtarët e atjeshëm; ose specialistët e parahistorisë së Mesdheut dhe të dyndjeve indo-europiane; fundja edhe ndonjë ilirolog, nëse kanë mbetur të tillë – por për shqipen vetë hipoteza është irrelevante, pa peshë dhe pa interes.
Kulturës shqiptare i interesojnë para së gjithash teori dhe hipoteza që ndihmojnë për të kuptuar dhe ndriçuar më mirë prejardhjen e shqiptarëve vetë dhe të gjuhës shqipe; jo teori dhe hipoteza që e përdorin shqipen si madhësi të njohur, për të analizuar sardishten, etruskishten, aramaikishten e të tjera gjuhë ekzotike të antikitetit.
Recenzentët e veprës së Areddu-t kanë përmendur, me të drejtë, teoritë e Krahe-s, ilirolog me famë; por as Krahe, as Antun Mayer-i, që u mor me studimin e mesapëve, as Katicic-i më vonë – të gjithë ilirologë të përkushtuar – nuk kanë treguar ndonjë interes të veçantë për shqipen; jo sepse e kanë shpërfillur, por sepse nuk kanë gjetur gjë me interes atje. Punë e tyrja; këtë e përmend vetëm për të treguar se ilirët dhe ilirishtja mund të studiohen dhe janë, në fakt, studiuar, në nivel akademik, pavarësisht nga shqipja dhe shqiptarët.
I njëjti arsyetim vlen edhe për studimet e Mayani-t; kërkimet e këtij, të gabuara a të sakta qofshin, i përkasin si disiplinë etruskologjisë, jo albanologjisë; në vetvete, ato nuk ndihmojnë për të ftilluar ndonjë gjë me vlerë për shqipen edhe parahistorinë e saj.
Për t’u shtyrë më tej, edhe përpjekjet – në përgjithësi diletanteske – për të shpjeguar me anë të shqipes disa mbeturina pelazgjike në greqishten e vjetër i përkasin helenistikës, jo albanologjisë.
Në përgjithësi, të gjitha ato orvatje për të hedhur dritë mbi enigma gjuhësh dhe kultura të tjera, duke përdorur të dhëna nga shqipja dhe kultura shqiptare si bazë krahasimi, nuk i përkasin albanologjisë, as ndihmojnë dot drejtpërdrejt për të çuar më përpara kërkimet në këtë fushë.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë – në të gjitha këto orvatje, shqipja përdoret si madhësi e njohur; ndërsa albanologjisë i intereson pjesa e panjohur e shqipes dhe e historisë së shqiptarëve, jo e njohura!
Përkundrazi, një vepër që duhej t’i kishte interesuar veçanërisht albanologëve është monografia e Gottfried Schramm për zanafillën e krishtërimit shqiptar dhe konvertimin e fisit trak të besëve (Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen, Rombach Verlag KG, Oktober 1999); meqë përfaqëson një përpjekje serioze, të një autori serioz, për të ndriçuar diçka nga antikiteti i vonë dhe mesjeta e hershme në Ballkan. Natyrisht, askush nuk është kujtuar të flasë për këtë vepër në mediat shqipe; ndoshta ngaqë Schramm mbështet hipotezën e prejardhjes së shqipes nga trakishtja.
Libri i Schramm-it, edhe pse rigorozisht shkencor, mua nuk më ka bindur; hipoteza se evangjelizimi i të parëve të shqiptarëve është kryer në brendësi të Ballkanit nuk arrin dot ta kundërshtojë hipotezën tjetër, më të mbështetur, se kontakti i të parëve të shqiptarëve me krishtërimin, në shekujt e parë pas Krishtit, ka ndodhur diku afër bregdetit adriatik, ose sipas një lëvizjeje njerëzore, fetare dhe kulturore nga Perëndimi drejt Lindjes. Karakteristikat leksikore të terminologjisë së hershme të krishterë e shqipes duket se e mbështetin mirë këtë hipotezë të dytë.
Megjithatë, Schramm ka meritën që përpiqet të çajë një shteg të ri, në një fushë si albanologjia ku përparimet maten me centimetra. Që mediat dhe kultura shqiptare pop e kanë shpërfillur krejt këtë vepër, kjo tregon se interesimi ynë për çështje të parahistorisë dhe paleohistorisë nuk ka aq natyrë diturore, sesa artikulohet si një lloj feje pagane e gjymtë; meqë ne ngacmohemi shumë më tepër nga mundësia që shqiptarët mund të kenë zbarkuar dikur në Sardenjë, që mbishkrimet etruske zbërthehen me anë të shqipes (pa folur për hieroglifet egjiptiane) dhe që shqipja përdorej në Olimp gjithashtu; sesa nga teori të ndryshme që rreken të sqarojnë zanafillën dhe prejardhjen tonë, me mjete dhe rrugë pak a shumë racionale.
Përndryshe, studiues si Alberto Areddu duhet të na shërbejnë si shembuj të drejtimit që duhet t’u japim kërkimeve: Areddu interesohet për historinë e tokës së vet, dhe nuk ngurron që të panjohurat t’i shpjegojë duke u kërkuar ndihmë gjuhëve dhe kulturave të tjera, sado të largëta. Po të kishte ndjekur paradigmën që kemi përqafuar ne tani vonë, në vend që të analizonte gjuhën sarde dhe toponomastikën dhe kulturën parahistorike të Sardenjës, ky do të kishte shkuar të lexonte, nëpërmjet sardishtes, mbishkrimet hitite ose mongole ose linearin A të Kretës, për të “provuar” se sardët paskan qenë hudhra e kuzhinës indo-europiane…
Adrian Vehbiu.Nje yll i ri i gjuhesise IndeoEuropiane.
Çish thua xha xha Adrian Vehbiu?Çish art di e bin?
A je vertet gluhëtarë apo lehçarë?
Mendoni seriozisht ,me nivelin qe keni,qe mund te shkruani reth punes se Alberto Areddu?
Me vjen keq qe po ta them ,megjithe respektin qe kam per ju si shqipshkrues,Ju nuk mund ta kuptoni Z.Albert.Biles,me çfare po lexoj nga ju,ju nuk jeni duke kuptuar ,sikur sadopak ,gjuhen qe jeni duke perdorur per te shkruar,gjuhen Shqipe.
Ju nuk mund ta kuptoni ate per keto arsye:
1.Nuk keni cilesine e arsimimit te tij.
2.Nuk keni lexuar mjaftueshem libra ne kete fushe.
3.Nuk keni shkallen e duhur te zgjuarsise gjenetike,te domosdoshem per te kapercyer pragun e mediokritetit perserites jokrijues.Disa siperi jane dhurate kur lind.Rasti juaj ka qelluar tek perqindja e shumices.
Per me teper ,ju jeni duke shtremberuar keqas informacionin mbi çfarë shkruhet nga nivele te tilla si Areddu.Po keshtu keni folur per Nermin,Zakaria,Robertin,Aristidhin e te tjere,çka zbulon qarte nga ana tjeter,jo vetem nivelin tuaj,por dhe kush eshte qellimi juaj i vertete.
Alergjia juaj mendore ndaj atyre qe shkruajne libra shkencore ne kete drejtim eshte shume lehte e dallueshme.Çfaqeni ç'do herë haptas me kete mekanizmin tuaj te semure,i cili ka vetem nje drejtim: Mbylleni gojen.Mos shkruani libra te tille mbi gjuhen dhe Historine e shqiptareve.
Çfare te shqeteson te keta autore?Pse u friksohesh kaq shume Adrian?
Ne vend te analizosh tabelen 'nuk pihet me pipete duhani',analizo ,do te ishte me mirë,pse quhet 'zezaja' bubureci i sardenjes?Përse quhet ZEZAJA zoti.Adrian?
Per pergjithesime tendencioze,genjshtra dhe shpifje reth thelbit se çfarë ka shkruar Albert Areddu dhe te tjerë,une mendoj, shkena e Albanologjise nuk ka nevojë.
Minimalisht,nje nivel profesionisti,i nevojitet te merret me faktet gjuhesore qe A.Areddu analizon;perkundrazi asgje, dhe po qe se ka aftesi;gje qe ju perkundrazi nuk e dispononi,as te lindur dhe as te fituar me tëvanëment ,me ja hudh poshte.Por ju nuk e beni kete.Nuk e beni per dy arsye:
Sepse nuk e keni aftesine,kjo eshte mese e dukshme dhe e ditur tashme,por edhe pse nuk eshte ne fakt ky qellimi yt.Mbase jut e pakten jeni aq i ditur qe t’a kuptoni veten sa dini dhe keni vendosur ta realizuar nje qellim tjeter,ndoshta me ato lek mbani dhe blogun tuaj pa fitim, duke genjyer,shpifur dhe baltosur gjuhen dhe kulturen Shqipe;cka nuk do ndonji talent te lindur dhe te fituar ne kete drejtim.
Ju nuk mund te lidhni ,nga pikepamje gjuhesore, mendimin pershkrues te perbashket midis "pipete' dhe foljes se jashtezakonshme te gjuhes se madhe Shqipe te simbolizuar me "pi'. Eshte nje nga rastet shembuj me te thjeshtit per gjuhesine krahasuese.Ushtrime te tilla behen ne testin per te hyre ne fakultetin e gjuhesise.
Juve,jo vetem ju mungon dukshem edukata elementare shkencore kur trajtoni libra te autorve te tilla,por duket qarte nje qe ju besoni qe shkrimet tuaja mund te ulin sadopak vlerat shkencore te Albert Areddu.Ju genjen mendja xha xhai.Juve ju pelqen te mendoni ne ate menyre,megjithese realiteti midis vlerave te atyre qe shkruan Profesor Alberto Areddu dhe vetem sharjeve tuaja eshte shume larg prej qejfit tuaj
Ne artikullin tuaj shihen pothuaj qartesisht dy gjera te rendesishme per ju;Urdheri qe i jepni botes shqiptare te kesaj fushe,mos u merrni me Albert Areddu dhe frika, qe Albert Areddu eshte duke prishur harten e ngulimeve 'antike' greke ne kete rajon te mesdheut.
Shkrimet e tuaja nuk kalojne dot kufirin e blogut tuaj me pjesmares truthare servile.
Jam kureshtar te di sesa kopje keni shitur nga libri juaj fillistar?
Kaq i paturp je ne injorancen tende,tipike per shqiptaret e Turqise dhe pas Turqise,sa kur te lexojne te huajt,ne ndonje rast kalimtar,rudhin buzet per stilin tend urdherues bizantin.
Kam prekthyer shkrimet e tua reth gjuhes,per te treguar nivelin e mjere te shqipshkruesve te sotem.
Je nje shembull i persosur i mjerimit te sotem shqiptar dhe antishqiptar.
Keshille;
Ju lutem te lexoni yllin e ri te gjuhesise shqiptare Z.Adrian Vehbiu,ose i ndryshe quajturi XHA XHAI.Mos e humbisni kete rast.Ai ka dhe nje suplement;Zonjen Marjola Rukaj.





