Page 1 of 1

Historia dhe Gjuha jonë.

Posted: Sun Apr 17, 2011 7:16 am
by Orakulli
Ajo që është shkruar në librat e ashtuquajtur të lashtë, ose ç’farë nuk është dashur me u shkrue në to për gjuhën dhe historinë e shqiptareve, nuk tregon asçik që ajo nuk ka ekzistuar. Bosh është historia jonë e ardhur në kohët moderne,dihet, por e keqja është që asnjeri nuk pyt: Pse?
Librat e Kishës katolike-ortodokse dhe njikohësiht të autorëve të ashtuquajtur të lashtë, të lashtizuara me emra Aristotelesh dhe Skylakesh nuk thonë gjë reth. Shkruhet vetëm që emri Alban është permendur reth 1000 vjet më parë kur shkruhet për qytetin Albanoi, dhe pastaj vetëm nuke të njëpasnjëshme. Ajo është datëlindja e kombit tonë në Histori.
A Ka mundësi qe historia është bërë nga priftërinj? Priftërinj që duhet t'shkruanin detyrimisht historinë, detyrim prej t’zotërve të tyre?
Ata do të shkruanin skenarin e filmit “Histori për popujt”. Dhe gjatë atij krijimi të vështirë, ata nuk mund t’njihin visytisht vendin e ndodhjes së përalles. Edhë nëse rastësisht njihnin ca emna vëndësh duhet të fshihnin c'do gjë nga e kaluara e tyne dhe në asnji mënyre ti shkruanin në Historinë e tyne.Kështu që, aty për aty ata duhej të krijonin emna te rinj për vëndet në ngjarjet e pandoshura ndonjihere, mundësisht me njizet rrokje dhe sa më shumë i pakuptueshëm nëse mundej, dhe t’ja vendosin ndonji Lumi, apo ndonji fshati ne Iliro-Iper. Gjithe zemra e problemit ishte tek vendosja e emnave te vëndeve, lumenjve, maleve, etj, sepse ato janë të vetemet elementë të nji historie të cilat mund të verifikohen me vone. Ngjarjet vete , pas ndodhjes, nuk mund të verifikohen më dhe ashtu ngelen gjatë gjithë kohës së mapasme:Te pavërtetueshme. Dhe nga ajo vjen konfuzioni i madh i toponimve te Europes me ato te librave te lashtë. S'ka mund kush deri me sot me gjet rrugën e udhëtarit Udhise të përshkru nga Homeri edhe pse janë dhën reth 3000 alternativa nga studjuesit e sotëm.
Sot, për rastin tonë, të nji kombi te parëndësishem per botën helenike, shkruajtur kjo nga nji gjuhëtar modern sikur ai t'kete pas jetu per ca kohe me helenet, kur kërkon me i gjet emnat e vendeve sipas librave të tyne, përveç emnave të qyteteve kryesore që janë sepse janë greke , njësoj siç quanin gabimisht Mesapet e Italise per 3000 vjetë dhe arbereshët e Italise për 500 vjetët e fundit, të tjerat nuk janë më.
Kjo sepse shqiptaret nuk duhet të kishin lidhje me Iliret, si dhe nuk duhet te Kishin lidhje as me Grekerit dhe Latinët gjitashtu. Kështu që na lanë pa histori dhe pabëra të gjuhës së shkruar, pamvarësisht që kjo do të lindte pyetjen nga njerëzit e nji ditë: Po Shqiptarët nga Afërdita kanë rënë në tokë?
Ata gjithashtu nuk mund të genjin edhe ne drejtim tjetër që janë të ardhur nga nji vënd i largshëm, sepse shqiptaret ishin të bardhë. Nuk mund të shkruanin që kanë ardh nga Afrika, ose Lindja e Mesme, India ose Kina. Do të ishte buddallësi e madhe. Të tjerët do t’qeshnin nji ditë të ardhshme me diell, dhe do të zbulohej mashtrimi. Kështu që na lanë në Afërdita, diku midis natës dhe ditës, atëher’kur agon dhe ne parashytuam prej saj reth 1000 vite më parë. E gjithë kjo ndodhte kur regjistrat e dy kishave kanë të regjistruar ne regjistra emnat e fimjëve të lindur 1500 viteve më parë, pronat e besimtarëve e deri tek qënte e macet në shtëpitë e tyre.
Shqipja dhe shqiptarët nuk ka lidhje me Ilirët dhe gjuhën e tyre në thelb. Shqipja ishte në fakt ishte gjuha e folur jo vetem në Iliri,Thraki, Anatoli, por edhe Romë dhe në Athinën e lashtë deri në shekullin e 10 pas krishtit, shekulli kur Kishat fillun të ndryshonin gjuhën e popujve nën zgjedhën e tyne. Nuk ishte plotësisht e njëjta si ajo e sotmja, sepse koha ndryshon zonetiken e gjuhës, por ishte në forma dyaleketore te saj të të ndodhura nën veprimin e ligjeve zonetike, ku çdo gjuhë e folur peson t'ra-bone, ose quatjur me gjuhën tonë Brenda gjuhës latine “transformime”.
Shikoni vetëm sa dyale-këte, ku “këtë” eshte fjala vete, ka çdo gjuhë europiane sot për të parë vetëm si ndryshon gjuha ne kohë.
Kështu që, ata qe shkruajtën në shkollat-bibliotekat e vetme te asaj kohe, kishat, duhet fillimisht të kishin librat shkruajtur ne gjuhen e parë, ku ishte shkruar gjithcka deri ne castin kur ata vendosen me ndryshue ate. Prandaj, ata ishin në problem të madh kur shkruanin mashtrimin.
Ah, gjuha e folme. Librat e Shqipes mund ti zhduknn sepse vetë i kishin në libraritë e tyre, por për gjuhën që flitej në atë popull nuk ishte e sigurtë që mund ta ndryshonin, siç do të ishte e mundur të bënin me popujt që ishin besimtarë. Ata ishin në frikë dhe mëdyshje që ç’farë emri tu vinin vëndeve në historinë e trilluar që po krijonin për pjesën që u takontë tokave të të pabindurve, sepse do te njiheshin lehtë me vonë prej gjuhë folesëve te mbijetuar të gjuhës Shqipe. Prandaj ata filluan të zbatonin lloj mënyrash bashkimi fjalësh, ndryshim vendi nyjesh, rotullim kodesh. Ndonjiherë i kthenin përsëmbrapthi pa i ndryshuar fjalët e Shqipes, siç a rasti i mbretit të parë të Romës, Romul, etimologjia e të cilit është e pranuar që do të thotë /lumor/, por se ku është /lumi/ si emer ,mbiemer, ose ndajfolje, asgjikundi gjendet dhe kurkush se kupton sot.
Kur vjen puna për zbërthimin e emrave në hartat e Ilirise dhe Iperit, unë kam shumë veshtërsi, ndërsa për emrat e vëndeve, lumenjve, fshatrave e qyteteve në hartat e Greko-Romes së lashtësuar, i gjej me lehtesi rrënjët nga Shqipja.
Lagjja e akropolit ne Athinë edhe sot vazhdon te quhet lagjja Plakë, deti Jone, vazhdon te quhet deti jonë edhe pa qënë më I plotësisht I “joni”, dhe mijëra raste të tjerë. Ka pas qënë deri në vendin që nuk s’ka skaj , Skandinavi, ose “skania” gege, të cilën gjuha Shqipe e ka edhe ne termin gjuhësor të quajtur “pa-skajore”, ku “pa” eshte mohuesja e parë, “s’” eshte mohuesja e dytë dhe e folja e madhe e Shqipes e kudondodhur “ka”. Është njësoj si me then sot “s’ka më”.
Mesa duket mendonin se duke ndarë territorin midis tyne, c'ka do të shkruhej si emër brënda trojeve të përandorive, kishave, ose mbretërive, do t’mendohej që i perkiste gjuhës së populljve të rinj gjuhë-ndryshuar, që në fakt ishin gjuhët e reja që po krijonin. Ata që i drejtonin dinin përsosur menyren sesi mendojnë zakonisht njerezit. Dhe ashtu ndodhi, me perjashtim te disa gjuhetarëve mistreca që diçka kanë kuptuar, por ende pasardhësit e tyne të sotëm janë të kenaqur sepse shumica e gjuhëtareve e kujtojnë gjuhën si zhvillim natyror prej gjuhës së njeriut modern që lindi në Afrike reth 200 mije vjetë me parë.
Dhe si përfundim, më ndodhi sot e njëjta etimologji, siç ndodhi me emnin e mbretit lumor Romul. Nuk mu desh me hap fjalorin e Anglishtes t'perkthej fjalën e anglishtes “crib bed” , “krevat fëmije”, sepse thjesht është fjala /bir/ e Shqipes e kthyer persembrapthi.
Ca të “ditur” thonë që është rastësi. A e besoni ju këtë?
Por une mendoj se këto Lumor-Bir-Skani, janë shumë më te rëndesishme per gjuhësinë sesa emri i vetë Romës, ose i malit Alban ne Ameriken latine, ose i Gentit, Cezarit dhe gjithe peranadoreve-mbreterve romako-greko-iliretë të gjitha kohërave. Emnat e tyne nuk janë asgjë.
Librat te lashtëzuar në Kishat e reja 1000 vjeçare janë problemi dhe jo zgjidhje e problemit, janë pengesa më e madhe për zbulimin e të vërtetës se Histo-Gjuësisë. Ata tingellojnë tek unë si zhurma masturbimesh mendore të priftërinjve qe e kishin t’ndaluar të kishin sex dhe familje. Por keto zhurma duhet te kenë qënë nën korrektimin e zgjuar te Papëve.
Wshtw e habitshme sepse e nwjta gjw pak a shumw vwrehet edhe tek Krishti ne Bibël, i cili çfaq neurozat e nji personi qe nuk ka bërë kurrë sex, që po të lexosh Frojd edhe të tjerët pas tij, mund ti kuptosh më mirë pasojat e jete te atëtille. Librat për Krishtin dhe fenë janë shkruar nga të njejtat duar qe lashtezuan librat e mesjetes mbi madhështine e racave imagjinare, ngaku kishin prejardhje edhe Kishat vetë. Edhe ata ishin nga e njëjta rrënjë njerëzore që jemi edhe ne, por nuk pëlqenin më emerat e vjeter. Difekt njerëzor ky. Ishin Shqiptare të vjetër, por edhe kjo tashmë nuk ka rëndësi. Për gjuhesine e sotme nuk kane ma rëndësi Romako-Greket imagjinare te madherishem, me histir-historine e tyre, po imagjinare te madherishme, Krishti neurotik, priftërinjte e ndaluar ne seks njesoj si i adhuruari i tye Krisht, si dhe dhe Papët e zgjuar që jane te vetmit e mbijetur, çuditërisht me banka te mbifuqishme pas gjith asaj beteje të gjatë shumëshekullore. Midis se vertetës reth gjuhës Shqipe dhe genjeshtrave të mëdha reth saj dhe histories së saj, qëndron nji pengese me e madhe sot, e cila është paragjykimi ynë, pasojë e infektimit prej neurozes se neurotikeve. Pse vetem priftërinjte e vegjel, ne fund te interesit te gjithe kesaj , te ngelen pa pas seks. Edhe ne njëri nga popujt e Europës,, të fundit ne shkallen e rendesise, duhet te ngelemi pa ndonji gjë kryesore. Gjysma e të keqes që zgjodhen Historinë dhe gjuhën Shqipe. Pargjykimet neurotike prej mosdashjeve seksuale nuk kane ndonji peshë kur janë në popull, vetëm sa do të pakesohet perkohesisht disi numri, por rëndojnë kur janë në shkencëtare , sepse ata supozohet që të ndryshojnë gjendjen e ulet e mënyrës së menduarit në ç’do drejtim dhe jo te ulin prodhueshmërinë lëndore te mendimit. Ka shkencëtare, ose të njohur si shkëncetare sot, që shkruajne ndonjiherë që bëhet fjalë për nji madhështim shqiptarësh për te kaluarën, por që nuk kuptojne dhe harojnë të thonë te njëjtën gjë edhe për ato që jane pranuar si te verteta mbi greko-romaket, sepse mund mund të bëhet fjalë per të njëjtin madhështim te ca shqiptareve më te vjetër për të kaluarën e tyre edhe më të vjetër, dhe gjithashtu dëshira për madhështim e vetë Kishave. A nuk janë sot Kishat në Histori të lidhura me dy racat e mëdha që ndricuan Europen barbare për 2000 vjetët e fundit, dhe sidomos qysh prej momentit të lindjes së Krishtit.
A e vështirë me dal nga korniza qi vetë i'a kena vonë vetes. Ndoshta e meritojmë gurin që e kanë hedh lart te parët tanë për me përça dhe sundu të tjerët.