Page 1 of 1

Te flasim shqip

Posted: Tue Dec 06, 2011 2:03 pm
by Sally
Shpesh here bije ndesh me disa fjale qe me shume me tingellojne si fjale-turke te mbetura ne gjuhen tone.

Me pelqen shume here te mbroj gjuhen shqipe, ( edhe pse nuk jam ndonje eksperte ne te ), ka raste qe kur degjoj nje fjale qe me tingellon si fjale turke mondohem tu them qe kjo fjale nuk eshte nga gjuha jone. Me kere raste kerkoj ndihme nga Ju te me ndihmoni me zberthimin e ketyre dy fjaleve ( qe sot rastesishte me lindi nje debat):

fukara - ( qe une them ne kemi fjalen tone ''i varfer'' )

sahan- ( qe une them ne kemi fjalen tone ''pjate'' ose dhe ''tas'' )


Dikush nga Ju mund te me ndihmoj?!

Re: Te flasim shqip

Posted: Tue Dec 06, 2011 3:28 pm
by Socio
Si 'sahan' si 'tas' jane fjale turke, moter !

Vetem se tasi dallon prej sahanit per ate se eshte me i thelle. Dmth, eshte pjate e thelle.

Por edhe kete fjalen 'pjate' e gjejme ne gjuhet e huaja, psh: 'plate' ne Anglisht ; 'platuss' latinisht, e edhe 'platus', greqishte e vjeter. Eshte fjale e fondit te perbashket indo-evropian, une mendoj.
Por edhe fjalet 'debat' e 'ekspert' i kemi ne gjuhe te huaja gjithashtu, dhe une mendoj se edhe ato mund te zevendesohen me fjale shqipe.

Megjithate, keni te drejte kur thoni se duhet te largohen fjalet turke (ose te lindjes) nga perdorimi. Keni te drejte politikisht se paku.

Re: Te flasim shqip

Posted: Tue Dec 06, 2011 4:07 pm
by Sally
Socio shume te faleminderit per ndihmen dhe mundimin. Une me gjuhen shqipen kam problem, kam kerkuar ndjese dhe ne disa postime te tjera, nga vet fakti qe nuk kam bere asnje klase ne gjuhen Shqipe, e kam te mesuar nga Nena ne shtepi, ne emigrim. Pervec ketij problemi kam dhe nje problem tjeter, qe jam midis dy dialekteve ( Babi ) shqiperia a mesme ( Nena ) nga jugu. Gjuha e Nenes me pelqen me shume , me duket me e paster, ndersa e Babit me duket qe aneson me shume nga gjuha turke :? ( kete mendim kam krijuar).


Po atehere, me cfare fjale mund ti zevendesojme ne gjuhen shqipe keto dy fjale?!

Re: Te flasim shqip

Posted: Sun May 05, 2013 3:18 pm
by Strokulli
Image

Re: Te flasim shqip

Posted: Fri Jan 03, 2014 8:09 pm
by Mallakastrioti
Qe ti thjeshtezojme disi pikepamjet qe ka Akademia jone e nderuar zyrtare po sjell nje deshmi prej Niko Stylos:

"Unë isha para disa vitesh në Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë në Prishtinë, në vitin 2010. Aty pati shumë referate për fjalët që gjuha shqipe ka marrë nga gjuhët e tjera, me të cilat ka pasur të bëjë. Një ditë një vajzë mbajti një kumtesë për turqizmat në gjuhën shqipe, dhe ajo tha se 25 apo 35 %, përqindjet nuk i mbaj mend saktësht, të fjalëve në shqipen e sotme janë të huazuara nga turqishtja. Kumtuesja tjetër, atë ditë apo në ditën tjetër, nuk më kujtohet, u mor me greqizmat në shqipe. Edhe ajo tha pothuajse të njëjtat gjëra, shqipja ka marrë nga greqishtja kaq e kaq për qind fjalë, pra dikund rreth 30 %. Dikush tjetër u mor me sllavizmat, edhe ai tha se bëhet fjalë për nja 20 % fjalë sllave në shqip. Pastaj një grua u mor me latinizmat e italianizmat në shqip, edhe ajo foli për përqindje të lartë të latinizmave, përkatësisht të italianizmave. Atëherë, unë thash se nëse ne do t’i llogarisnim këto përqindje, atëherë ne jemi në shifrën mbi 100% të fjalëve të huaja në shqip. Dhe kjo, në konsekuencën e fundit, do të thotë se ne nuk kemi një gjuhë tonën. Një grua që foli për latinizmat tha se fjala “i sigurt” “siguri” është një huazim nga italishtja. Unë i thash se unë jam nga Preveza dhe babai im nuk e ka njohur italishten se tek ne nuk ka pasur kurrë italianë dhe kur e pyesja për diçka se a është i sigurt, ai më thoshte: “Kio është si gur”, pra kjo është e sigurt. Babai im kur ishte i bindur për diçka thoshte “si gur” dhe jo “siguro” apo “sigura”. Referentja që foli për greqizmat e përmendi fjalën “tema” si fjalë greke. Unë i thash asaj se unë e njoh mjaft mirë gjuhën greke, sepse në këtë gjuhë jam shkolluar. Unë mund të lexoj dhe kuptoj edhe greqishten e vjetër, edhe atë që është shkruar p.sh. në vitin 400 apo 450 para Krishtit, kurse gjuha e Homerit dhe autorëve të tjerë që vijnë pas tij është edhe më e vështirë, pra unë e kuptoj mirë greqishten e vjetër dhe atë të re dhe në gjuhën greke kjo fjalë nuk ka kurrëfarë kuptimi. Pastaj, thash më tutje, grekët nuk thonë “tema”, por “thema”, kurse shqiptarët këtë fjalë e kanë marrë nga italianët dhe e shkruajnë si “tema” dhe jo si “thema”. Por kjo fjalë mund të shpjegohet me fjalën shqipe “thom” “them”. Studentët filluan të duartokasin. Pra, nuk është mirë që gjithçka të kërkojmë gjetkë, është më mirë që ta studiojmë më mirë dhe më thellë gjuhën tonë dhe atje do të gjejmë shumëçka, për të cilën nuk kemi besuar deri më tani, sepse më tepër ne iu kemi besuar teorive të atyre që i kanë zhdukur gjurmët e shkrimit shqip. Sepse shqipja është një gjuhë shumë e vjetër, ajo është gjuha jonike apo dorike. Gjuha jonike është më e vjetër se kultura greke dhe gjuha e saj. Kjo gjuhë ishte gjuha jonë në lashtësi."
---
Kuptoni zoterinje te nderuar çka mendimi ka zyrtarja e Tiranes dhe Prishtines? Pra gjuha shqipe sipas tyre perbehet me me teper se 100 perqind fjale te huazuara, pra sipas "kumtuesve" shqipfolsa, shqipja nuik ekziston si gjuhe, por eshte nje gjuhe e ndertuar prej te tjerave me me teper se njeqind perqindshja e saj!
Nuk ekziston shqipja sipas vet shqiptarve te Akademise sone te nderuar, apo si eshte çeshtja?
---
Image

Re: Te flasim shqip

Posted: Sat Jan 04, 2014 3:28 pm
by Zeus10
Dhe pasi kjo logjike e pakundershtueshme, venit gjithe teorite e akademikeve pertace e kokeboshe, qe ricklojne keto teori "shkencore" te gatuara kushedi se ku, pyetja shtrohet: "Si valle nje nje shprehje kaq kuptimplote shqipe, u be pjese e leksikut te nje gjuhe te madhe siç eshte italishtja?
Bindja ime eshte qe ajo ka qene prezente, qe ne gjuhen e albaneve te lashte te Italise, gjuhe qe ishte gjuha e folur e "mases popullore latine".

Re: Te flasim shqip

Posted: Sun Jan 05, 2014 9:31 am
by illyrianboyful
Socio wrote:Si 'sahan' si 'tas' jane fjale turke, moter !

Vetem se tasi dallon prej sahanit per ate se eshte me i thelle. Dmth, eshte pjate e thelle.

Por edhe kete fjalen 'pjate' e gjejme ne gjuhet e huaja, psh: 'plate' ne Anglisht ; 'platuss' latinisht, e edhe 'platus', greqishte e vjeter. Eshte fjale e fondit te perbashket indo-evropian, une mendoj.
Por edhe fjalet 'debat' e 'ekspert' i kemi ne gjuhe te huaja gjithashtu, dhe une mendoj se edhe ato mund te zevendesohen me fjale shqipe.

Megjithate, keni te drejte kur thoni se duhet te largohen fjalet turke (ose te lindjes) nga perdorimi. Keni te drejte politikisht se paku.
Më lejoni që të sjellë kontributin timë për shtjellimin e këtyre dy fjalëve, ndështa do shohimë pak më kiartë!?

"sahan" dhe "tas" nuk jan absollutisht fjalë turke në origjinë, por të huazuara nga turqit! të huazuara, por nga kush? Jan dy mundësi, dy gjuhë që shumë më të vjetra se turqishtja, Shqipja dhe Arabishtja apo ëma e Arabishtës Aramaika!

Arabët kan fjalën "Sahuun" dhe ne kemi "sahan" forma shqipe më shumë i ngjanë asaj turke, ndaj edhe mundësia që turqit ta ken marrë nga shqipëtarët është më e madhe, sidomos kur i gjejmë rrënjët e gjuihës Shqipe : sahan = sha-han!

E po, edhe kjo nuk do me thënë se shqipëtarët jua dhanë Arabëve apo Arabët ia dhanë shqipëtarëvet, por është e mundur që është kështu që nga lashtësia. Në fakt fusha e gjuhëve semitike injorohet nga studiusit shqipëtar(pos crispit dhe catapanos) por ka shumë gjëra të përbashkëta ps ja nja dy fjalë: bëna(alb) = banaa(ar)= ndërtoi, apo shyfë(alb) = shufë(ar) shufë që ka të njëjtën domethënje si në shqipë, ndërsa "sahuun" është sinonimë me "sahan" të shqipes mos u çuditni nuk jan të vetmet fjalë. mendoj se para se të themi ta hjekim këtë apo këtë fjalë nga fjalori shqipëtar njëherit duhet parashtruar dhe studiuar fjalën në fjalë.

Ndërsa fjala " tas " besoj se turqit e morrën nga ne sepse arabët nuk e kan! por arabët kan : ka'as = gotë, nuk e di ndoshta mund të afrohet, por atëher shtohet pytja nga ku e mori edhe evropa pastaj " tas". Ndështa "tas" mund të afrohet me THAS = thes në gjuhën shqipe, besoj se mund të jetë kështu. THES -> thellë--> the(ll)s->, thes =thas --> tas.