"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mallkimi i shkronjave shqipe dhe apologjia e një shqiptari

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Mallkimi i shkronjave shqipe dhe apologjia e një shqiptari

#1

Post by Adriana » Mon Jan 16, 2012 4:24 pm

E VERTETA BEN FENE, DHE JO FEJA TE VERTETEN

Kur të parën herë më ra ndër duar ky mallkim me çkishërim, dhe i vëzhgova ato, dy gjëra të kundërtë prekën shpirtin tim: pikëllimi dhe gëzimi. Më një anë, u pikëllova, se gjertani i dashuronja Mitropolitët, kryepriftët si dhe tërë priftërinjtë e Kishës dhe i vështronja ata si udhëheqës hyjëtimi dhe mirëbesimi dhe përfundonjës të porosive të ungjillit dhe predikonjës të virtutës; pa edhe i hyjetonja (i mbanja për të shënjta) dhe i besonja si të drejta dhe të kthiellta vendimet kishëtare të tyre, si të ardhura prej burimit të vërtetë të Krishtërimit, dhe të kujdesura për interest e përgjithshme të njerëzisë.

Po tani, kur rodhani i jetës njerëzore, në rrotullim e sipër, më shtyti edhe mua në nevojën e vepërimit që të di qëllimin për të ëilin u krijova dhe rronj në këtë botë, hasa sakaqëherash, që në krye, kundërpunonjës përballë ndërgjegjes sime të drejtë ata, të cilët i pandehnja udhëheqës e mburonjës të interest të drejtë të njerëzisë dhe përpjekës të së vërtetës; hasa kundërshtarë ata, them, të cilët bota e krishterë i emëron përfaqësonjës të Perëndisë dhe predikonjës të mësimevet të Krishtit; pikërisht ata, të cilët dyke hedhur këtje të virtyten ungjillore si cipën gjarprore, shtrembëruan mesditazi fort faisaisht predikimet e Krishtit, dhe votojnë ballafaqeza kundër formimit shpirtëror të shqipëtarëve, dyke i gabuar ata dinakërisht e me lajka; ata thonë se bëjnë një detyrë hierore duke predikuar e duke dëshëruar përkthyerjen e shqipëtarëve në grekërizmë; ata i farmakosën shqipëtarët e paditur me të yshturat që u zotonen atyre me përmbushjen e mendimit të madh himerik të grekërvet! I hieruarshmi shorti orthodoksx i patriarqisë, me përmbisillën e zakonshme fetare mbi popujt e ndryshëm tjetërgjuhës, dyke ndryshuar frymën e ungjillit në veglë politike për të kthyer të tjerët kombe në grekërizmë, u mëçel duke u lodhur nga kjo përpjekje, dyke zbrazur dhe flludha dhe zë më të kotë; dhe pa në fund që, tek t‘i grekërosnjë grekmosqënësit, padashur i bëri mëmëdhetarë ata dhe mbolli në zëmrat e tyre dashurinë për mëmëdhethin e tyre lindëtor; dhe kështu në vënt të përkthyerërsve dhe të miqve harroi dhe bëri armiq të papaqësuar dhe ahmarrës!

Pra, në këtë pashtekje e dështim të plotë, shorti orthodox i patriarqisë sit ë vetëm ngushëllim e çperdëmim të moskoditjes së ti mjaftoi të çvetëmonjë fetarisht (të aforisnjë) ata kombe nga Kisha orthodokse greke, dyke i emëruar ata veçbesimtarë përçerakë e skizmatikë dhe të tjetër sendi si dhelpëra, e ëila kur pa rrush të varur lart sa nuk mund t‘i rrëmbente, iku me pikëllim duke i quajtur ata aguridhe! Në këtë kohë, Kisha Patriarqike i ktheu hejet e presjet (majat) e propagandave të shumësendëta të saj kundër Shqipëtarëvet orthodoksë, që mbeten të vetëmet kurbanë të huaj në mandrën greke. Prandaj shorti priftëror grek i Patriarqisë mbështeti të funtmet shpresa të pashpresëta të tin ë “ja atë, jam bi të) (i tan i epi tas) dhe fillon tërbuarëzi e shqipëtarët në një kohë kur shqipëtarët, ku më shumë e ku më pakë, dyke u zgjuar nga gjumi harakat i paditurisë, edhe më tërbuarëzi dëshërojnë të nginjin shpirtët e zëmrat e tyre me diturinë e gjuhës së tyre shqipe së shkruarë.Në këtë grapje, priftërija patriarqike bëri veglë të qëllimit të saj fenë; dhe me fuqinë e kësaj dyke u dëfryer si kyçmbajtës e qiellit dhe i dheut, e vështronte vetëhen si përfaqësonjës pushtetplotë të perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tunt fenë si këmborë frikësonjëse kundër ëilitdo shqipëtari që dashuron shkronjat e tij; dhe që ta trëmpnjë më tepër dhe të bënjë nënëdorës të mendimit grek e përpleksi në rrjetat e aforizmit e të çkishërimit, dyke i lënë ati vetëm një rrugëzë për ikje shpëtimi; pendimin, domethënë të mohuarit të gjuhës amtare shqipe dhe të vetardhurit e tij në Elinizmë!

Me këtë mënyrë Kisha Patriarqike në vënt të krishterësh prej gjithëkombevet njeh vetëm grekër nga gjuha a grekomanë në mendim, pa bërë ndryshim në janë tjetër kombësije dhe gjuhe grekomanët në mendim; dhe gjithë kjo Kishë në vënt orthodoksësh me brumë të krishtërimit të vërtetë të përlindur, uron të ketë grekomanë megalloidheatë të pagëzuar me ëndrra dhe pralla greke, dhe të gjitha, të përmbidheshmet e të qiellshmet, i sheh me sytë e saj shoviniste, dhe çdo gjë mosgreke e shkelmon. Kështu pra, dyke flakur si bloker çdo gjë të ungjillit, predikimet e Krishtit dhe këshillat e dërgimtarëve tregëton dhe përfitimson edhe njerëzisht edhe përendisht për hir të kombësisë greke dhe të gjuhës greqishte dyke sjellë të madhe ftohtësi dhe çngjiste midis drudhëve të tërë trungut krishtërimor.

Cili orthodhox mund të mos pikëllonet dyke parë përshtatyrën e purgosur të Kishës? Cili munt të mos dridhet, kur sheh që mësimin e ungjillit e fshehin nga njerëzit; dhe në vënt të ati, buçin në kishë fjalëdhëna e propagandistëve të interesuar? Kujt nuk i dhëmbet kur sheh që feja bënet lodër e përqeshet nga përfaqësonjësit e saj, të ëilët dyke çveshur robën e përunjtë të Krishtit u veshën me kllamidhën e jetës qytetërore? Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrëtit dyke parë përfaqësonjësit e Perëndisë dhe lëçitësit e Ungjillit të ndryshuar në agjentë të interesave politike dhe të predikimeve kombëtare? A nuk është blasfemi fort e turpëshme ne Perëdija dhe trathëti e madhe në Isu Krishtin kur përfaqësonjësit e ti dhe barinj të Krishtërimit kujdesen të bëjnë Krishtërimin nënëdoras e vegjël të Mendimit të madh të grekërve? Shorti priftëror, predikon që vetëm populli grek është populli i zgjedhur i Perëndisë dhe i vetëmi që ka të drejtë të quhet popull i krishterë dhe ungjillor; pa të tjerët popuj të krishterë janë keqbesonjës, heretikë, sqizmatikë, domethënë antikrisht! Dhe këtë e bëjnë që të përglistërojnë (dheleasin) shqipëtarët orthodoksë të paditur, që t‘i çkëputin ata nga shkronjat e tyre shqipe dhe t‘i kthejnë në grekërizmë!

Po ndë është (si thonë disa barinj shovinistë të krishtërimit) se vetëm grekërit dhe grekomanët janë të vetmit besnikë dhe pasonjës të njohur të Krishtitdhe vetëm këta janë të krishterë, atëherë vallë Zoti Jisu Krisht erdhi në botë, u mishërua, pësoi, u kryqëzua, vdiq, u ngjall, u lartësua në qiell dhe rron vetëm për hir të një grushti grekërish, të vetëmit përmbaronjës gjoja të porosive të ungjillit? Ç‘tallje orthodokse kishëtare për fenë e krishterë! Ç‘pahyjetim rasoforësh dhe përçmim i poshtër për Jisu Krishtin! Ndë është se Jisu Krishti në një hop afro dymijë vjetësh, me gjithë sa pasoi me gjithë predikimet e hyjshim, me gjithë dashurinë që dëfteu ndër gjithë njerëzit, pa çquarje gjuhe a kombësije bëri nxënës vetëm grekërit, atëherë ngaha do të dëftenet Hyjësia dhe i larti dërgim i tij në botë? Apo nga të tre milionët frekër? Me ç‘qëllim vallë dhe për hir të kujt ky poshtërim i vlejës se Jisu Krishtit? Teksa të tjerë profit të huaj numërojnë në rradhuashkresat e mandrës së tyre qindra milionë besnikë! E tillë përdredhje e së vërtetës kllet dhëmbje e dridhje e frikë në shpirtin e ëilitdo të krishteri të vërtetë dhe mirënjohës! Po kur u kujtova se ajo kohë antikrishte e shekujve të mesmë, në të ëilët mënjanë mallkimet, aforizmat e shekujve dhe çkishërimet, si tri mënyra të çpikura gogol për të krishterët e paditur, parasheshuan mjetin e përfitimqëllimit, me tjetër anë ndjesëkartushkat edhe pas pendimit të atyrevet që s‘fajuan kurrë gjendëshin papushim në urdhër të përditshëm të degës fort-fitimsjellëse që merrej me tregëtinë e trupave e të shpirtëve të krishterëvet ajo kohë e shekujve të mesëm, në të ëilën mënjanë populli i paarësyer dhe i paditur përshitej si kafshët e gjalla nga kryetarët e fesë, dhe më tjetër anë mbretër e prinëër dhe fort shumë sundimtarë fuqiplotë të botës dridheshin mbëgjunjë përpara pëqsië së priftërisë kristjanike të ëilën duke e puthur e laknin me lott, dhe dyke rënë poshtë e përmbysë përpara kombevet të shortit priftëror përunjësisht i lutëshin atij se qysh e sit ë bëheshin të vlyerë të zemërmirësisë së ti, dhe t‘u ndjenëshin mëkatat, po edhe të shpëtonin nga rreziket e përmblidhëshme dhe të bënenë (prapë me hirin e priftërisë) të pranueshëm në parajsë; – kur u kujtova them, se ajo kohë e errët e theu qafën dhe iku për të mos u kthyer kurrë më u gëzova fort! Sepse njerëzia mënjanë dyke u ngritur nga përshtatyra shtëzore e pamësimit dhe dyke u arësyer nga njohja e së vërtetës po mërgohet ditë për ditë nga rrëmettrazyra farisaike dhe prishanike dhe dinake e disave që kundër së drejtës quhen nëvëndës të apostonjvet; më tjetër anë dyke njohur nga punërat e tyre barinjtë e vërtetë fetarë të Kishës i dashuron ata dhe dashuronet syresh, beson në një Perëndi të paanëshëm, kupëton fenë e vërtetë, dhe merr vesh nënëbarrën e saj kundrejt fjalës së trajtuar, merr pjesë me çmim të barabartë në predikimet dhe zotimet e Ungjillit, dhe dyke patur njohjen e së vërtetës, di qëllimin për të ëilin u krijua mbi dhet dhe ku vete pas vdekjes.

Prandaj, o të dashur mëmëdhetarë shqipëtarë, ju që dëshëroni rrojtje njerëzishte me nder e vlejë, që kini mall lindjakët tuaj të mos eëin në errësirë pamësimi dhe barbarije, ju që dashuroni gjuhën ëmëtare dhe atdhethin lindëtor, jo me përsydukje, po thjeshtë e pastër, sit ë vetëmet të mira në këtë botë, le të mos bëhemi foshnja dyke lënë të na gabojnë e të na lëvizin si blokëra në erë andej-këndej ata që ndjekin qëllime dhe interesa të huaja. Sikush prej nesh le të provonjë të mirën e vet dhe me punë le të përpiqemi për interest tona të drejta.

Me sytë tanë dyke shikuar dhe me ata veshët tanë dyke dëgjuar, se gjithë kombet e qytetëruar mbi dhe me atë gjuhë të tyre përparuan dhe u çpalosnë le të vemi përpara edhe ne në mbrothësi dhe qytetërim me të ëmblëltën gjuhën tënë shqipe, e ëila sado e vobekët ndë qoftë, po është e vetëmia mëmë e thjeshtë dhe e dlirë, e cila dashuron kthiellazi dhe nuk bindet të përçahen lindjakët e saj! Le të zgjohemi prej harrimit të pandjenjës (elathargjisë), le të vimë në vehte dhe le të dimë se vetëm gjuha është të njohurit natyrisht të një kombi a një njeriu. Njeriu mund të mësonjë shumë gjuhë, po një nga ato do të dëftenjë shënjëtyrën e shtëpigjindjes së ti dhe të kombit të tit ë veçantë. Dhe kombi ynë tërëbashka e shqipëtarëve, dhe gjuha jonë është shqipja, të ëilën e trashëguam nga stërgjyshët tanë Pelazgët. Mos ktheni mendim o vëllezër, nga përfallëtimet e çpikjet e disa atëdhemohonjësve shqipëtarë, të ëilët me qëllim pranojnë dy gjuhë për shqipëtarin; një ëmëtare shqipen; dhe një tjetër atërore greqishten.

Këtë gjë dhe ata vetë nuk e besojnë po i nevojëton ata të predikojnë kështu ndë të paditurit një e tretë gjuhë që quhet interesë, të ëilën ata e mbajnë për vehte; dhe u dhanë të dy të tjerat shqipëtarëvet e të tjerë mëmëdhetarëve të tyre, ndonëse këtë vetëm një njohim, shqipen, që e kanë nxënë nga të dy prindërit Ëma e Ati. Këto janë mjeshtërira trathëtore dhe miturishte në shërbim të qëllimeve dhe intrigave të huaja. Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën tënë dhe kombin si të vetmat tallanda që na mbesoi perëndija për provim të vlejës sonë midis kombevet të tjerë të dheut.

Ta begatojmë gjuhën edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim, dhe atëherë do të shohëm që gjithë sa folë liksht kundër gjuhës dhe kombit tënë, do të turpëronen si dylli përpara faqes së zjarrit, do të treten prej nakari. Le të mos frikësohemi përpara llomotitjevet e prrallavet të atyre që nuk e dashurojnë po e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nënë maskë shënjtorësh e mendarësh duan të na gabojnë ne, dhe le të dimë se ay që është frikacar përkundrejt së drejtës bënet trathëtor i mëmëdheut dhe i vetes së tij .

* Marrë nga Epilogu i librit “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe apologjia e një shqiptari”
Nga : Petro NINI LUARASI
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”