"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#1

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 4:01 pm

Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe
Jahi JAHIU

Derisa gjuha shqipe vazhdon betejën e saj për të qenë gjuhë e dytë zyrtare në vend, Qeveria e Maqedonisë përgatit projekte të cilët avancojnë përdorimin profesional të gjuhës maqedone. Në këtë kuadër së fundi është edhe përgatitja e një leksikoni nga ana e Ministrisë për shoqëri informatike, ku përdorimi i fjalëve të huaja në kompjuter do të zëvendësohet me fjalë në gjuhën maqedone. Një ekip prej pesëmbëdhjetë ekspertëve është angazhuar në realizimin e këtij projekti i cili po sponsorizohet nga qeveria e Maqedonisë. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë në fjalë, qëllimi i këtij projekti është ruajtja e gjuhës maqedone dhe e shkrimit cirilik. Leksikoni i cili duhet që të jetë gati në shtator, pas përfundimit, përmes seminareve, puntorive dhe mediave, është paraparë që të ketë një promovim të gjerë në vend.

Por botimi i leksikonit nuk është hapi i vetëm me të cilën qeveria e Maqedonisë po tenton që ta mbrojë gjuhën maqedone. Në korrik të viti të kaluar u bënë ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone sipas të cilit personat juridik të cilët publikojnë material të palekturuara në gjuhën maqedone, gjobiten me 3000 euro, ndërsa udhëheqësi i institucionit gjobitet prej 700 deri më 900 euro.

Në fillim të vitit 2009 Qeveria e Maqedonisë filloi projektin për botimin e 500 librave nga gjuha angleze në atë maqedone. Bëhet fjalë për literature profesionale nga të gjitha sferat shkencore, e cila shfrytëzohet nga dhjetë Universitetet më me renome botërore në SHBA dhe Bashkësinë Evropiane. E gjithë kjo literature pastaj do të dërgohet nëpër Universitetet dhe bibliotekat e vendit prej ku studentët mund t’i përdorin gjatë studimeve. Asnjë ekzemplarë i vetëm i kësaj literature nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.

Sipas këtyre të dhënave, gjërat duken shumë të qarta. Me strategjinë dhe potencialin që kanë shqiptarët, lufta politike për konsolidimin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj të barabartë me gjuhën maqedone, vazhdon të jetë prioritet pothuajse në të gjitha platformat të partive politike shqiptare. Por për fat të keq, derisa ky projekt tek shqiptarët konsumon energjitë e fundit në drejtim të avancimi të drejtave të tyre kombëtare, kundërshtarët e projekti duke ia ngushtuar hapësirën gjuhës shqipe, me parat e buxhetit, mbrojnë përdorimin e gjuhës maqedone. Përmes kësaj ata mbajnë shqiptarët në nivelin e përpjekjeve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, me të gjitha mënyrat i ikin sanksionimit ligjor të këtij procesi, kurse nga ana tjetër, me parat e të gjithë qytetarëve realizojnë projekte njënacionale.

Në tërë këtë proces, më shqetësuese është mungesa e ngritjes së zërit nga faktori shqiptar. Derisa ndërtimi i një kishe në qendrën e qytetit të Shkupit pati reagime të furishme në radhë të parë nga ana e Bashkësis Islame të Maqedonisë, pastaj edhe nga partitë politike shqiptare, ku u kërkua si kompensim të ndërtohet edhe Burmali xhamia, atëherë pse mos të ketë një reagim nga gjuhëtarët shqiptarë dhe intelektualët tjerë, të cilët përmes një përkrahje politike, të kërkojnë që nën përkujdesjen e shtetit të vendoset, që siç thuhet me terma zyrtare “gjuha që e flasin mbi 20% të qytetarëve që flasin ndryshe nga gjuha maqedone”. Sepse nëse shqiptarët nuk kane sukses në krijimin e kornizës juridike për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ata mund të kërkojnë ta rrisin cilësinë e gjuhës shqipe në nivelin ligjorë që ekziston tani.
Last edited by Sally on Mon Aug 31, 2009 4:23 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe

#2

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 4:11 pm

Image


Maqedonisht prej klasës së parë



Nënkryetari i Parisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Iljaz Halimi, reagoi të martën gjatë një konference për media ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë që, nga gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2009-2010 nxënësit shqiptarë, dhe të tjerë jomaqedonas, të mësojnë gjuhën maqedonase, që nga klasa e parë. Ai prapa vendimit të fundit qeveritar sheh qëllimin e fshehtë të kryeministrit Gruevski për punësimin e mësimdhënësve maqedonas.


“Pasi që kohë më parë Qeveria VMRO-BDI obligoi me ligj arsimtarët shqiptarë të ciklit të ulët që ditarët t’i plotësojnë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, më 18 gusht 2009 Qeveria aktuale vendosi që nga gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2009-2010 nxënësit shqiptarë, dhe të tjerë jomaqedonas, të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë”, sqaroi Halimi


Halimi theksoi se Qeveria aktuale një vendim të këtillë e miraton pa konsultuar paraprakisht ekspertë dhe njohës të lëmisë së pedagogjisë.

“Askush nuk ka asgjë kundër mësimit të maqedonishtes, sikur edhe të lëndëve tjera, por imponimi me urdhër të Qeverisë, që pavarësisht ngarkesave tjera të obligueshme nxënësit shqiptarë domosdoshmërish dhe nga klasa e parë të mësojnë edhe gjuhën maqedone, gjithsesi se është tendencioz, i paarsyeshëm dhe një qëndrim joparimor”, nënvizoi ai. Për më tepër, sipas Halimit, “kjo gjë është e pakuptueshme edhe nga aspekti pedagogjik, ngase duke pasur parasysh karakteristikat zhvillimore të fëmijëve në moshën gjashtëvjeçare, ngarkesa me edhe një lëndë të tretë gjuhësore është e tepërt dhe ndikon në stagnimin e zhvillimit të tyre”.


Prandaj, nënkryetari i PDSH’së deklaroi se, për shkak të arsyeve të lartpërmendura ky vendim i Qeverisë aktuale është i njëanshëm dhe diskriminues ndaj nxënësve shqiptarë.

“Ky vendim vjen ndesh edhe me përcaktimet kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Gjegjësisht, me atë se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni”. Madje, sipas Halimit, megjithëse gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, ajo nuk është e obliguar që të mësohet nga nxënësit maqedonas, e as nga të tjerët. “Me këtë vendim jashtë-kushtetues, Gruevski ka edhe një qëllim tjetër: që të punësojë qindra mësimdhënës maqedonas që janë kuadro të partisë së tij”, sqaroi Halimi


Në vazhdim, ai përmendi edhe atë se nuk është për t’u habitur se përse me një vendim të këtillë është pajtuar edhe BDI.
“Kjo gjë shihet nga prononcimi i zëvendësministres së BDi për Arsim, e cila haptazi e arsyetoi dhe mbështeti këtë hap të Qeverisë”.Rrjedhimisht, dhe duk i pasur parasysh argumentet e lartpërmendura, Halimi bëri të ditur se:

“Partia Demokratike Shqiptare reagon ashpër ndaj një vendimi të këtillë jashtë kushtetues, tendencioz dhe me prapavijë, për mësimin e gjuhës maqedonase filluar që nga klasa e parë fillore nga ana e nxënësve shqiptarë, por jo edhe mësimin e gjuhës shqipe nga ana e nxënësve maqedonas, gjithashtu nga klasa e pare fillore. Andaj edhe kërkojmë që Qeveria urgjentisht ta tërheqë këtë vendim


Ndërkaq BDI, si pjesëmarrëse në Qeveri, t’i ndërpres format e tilla të lojalitetit të skajshëm ndaj projekteve djallëzore antishqiptare që vazhdimisht i promovon Gruevski”,tha Halimi.

“Njëherësh apelojmë, veçmas te shoqatat joqeveritare, që ta ngrenë zërin dhe të reagojnë ashpër ndaj ligjeve të tilla që drejtpërsëdrejti i prekin marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, përfundoi Halimi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe

#3

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 4:21 pm

Partia Demokratike Shqiptare reagon ashpër ndaj një vendimi të këtillë jashtë kushtetues, tendencioz dhe me prapavijë, për mësimin e gjuhës maqedonase filluar që nga klasa e parë fillore nga ana e nxënësve shqiptarë, por jo edhe mësimin e gjuhës shqipe nga ana e nxënësve maqedonas, gjithashtu nga klasa e pare fillore. Andaj edhe kërkojmë që Qeveria urgjentisht ta tërheqë këtë vendim


Jam e mendimit qe ta kerkojm kete te drejt, dhe po nuk u terhoq ky vendim do ishte mire qe nxensit tane mos te merrnin pjes ne oret e mesit deri sa ata te treheqin kete vendim TENDENCIOZ dhe me PRAPAVIJE!
Se si shume ndryshime dhe hakmarrje po kerkon politika e maqedoneze ndaj Shqipetareve!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#4

Post by alfeko sukaraku » Mon Aug 31, 2009 8:53 pm

oh Zote mjafte me!

Vogelushat shqiptare nuk duhet te shkojn ne shkollat sllave ne klasen e pare,pasi qe ta bejn nje gje te tille ju duhet te mesojn sllavishten qe ne djep.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#5

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 2:51 pm

Si ta mbrojm gjuhen Shqipe?!

Ja ku jane 36 germat e arta te gjuhes tone shqipe. Per ata qe i kane harruar dhe per ata qe s'kane mundur kurre ti mesojne.

Degjoni me vemendje ne perfundim te videos shprehjen nga ''Gjergj Fishta''

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#6

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 2:54 pm

Fjalet turke tashme kan nderhyr ne gjuhen shqipe dhe eshte shume vone per ti parandaluar. C'mund te bejm? Un do t'ju lutesha qe te beni c'eshte e mundur qe ti largoni fjalet turke nga fjalori juaj i perditshem. NQS nje njeri mund te ndryshoj boten ather ju mund te ndryshoni shqiperin. Ju i dini fjalet turke e vetmja gje qe duhet te beni eshte te mos i perdorni me.

Shpeto gjuhen shqipe, FOL SHQIP

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#7

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 11:57 am

Gjysmë milion euro për nje salle per shkollen Maqedonase, ndersa "Shqiptarët pa shkolla"




Kumanovë - Derisa nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Kumanovë po përballen me mungesën e ambienteve hapësinore për mësim, Ministria e Arsimit këtë javë vendosi gurthemelin për ndërtimin e një salle sporti në shkollën e mesme të bujqësisë “Kiro Burnaz” në fshatin Kojnare e Poshtme.
Ky projekt përfshin një investim prej 540 mijë eurosh të investuara nga Ministria e Arsimit. Ndërtimi i sallës do të jetë sipas kushteve moderne me 1300 metra katrorë hapësirë. Në ceremoninë e lëshimit të këtij objekti ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, por edhe kryetari i komunës, Zoran Damjanovski.

Nga ana tjetër, prindërit dhe profesorët shqiptarë të njoftuar me këtë projekt kanë shprehur revoltën e tyre për shkak të injorimit total nga ana e Ministrisë së Arsimit. Prindërit shqiptarë të nxënësve të ekonomisë, që për shkak të mungesës së hapësirave po vijojnë procesin mësimor në tre ndërrime në ambientet e improvizuara për mësim në ish-universitetin e punëtorëve në Kumanovë.

“Jemi të detyruar të fillojmë bojkotin, sepse nuk shkon më kështu, duke pritur. U bënë gati 10 vite dhe fëmijët tonë po vijojnë procesin mësimor në kushte mizore dhe jonormale. Ndërsa nga ana tjetër, vijojnë investimet dhe projektet për shkollat maqedonase. Shkoni shikoni si i rregullojnë për çdo ditë”,thekson Bunjamin I, një prind kumanovar. Përveç prindërve, edhe ushtruesit e detyrës së përgjegjësve të shkollave të ndara shqipe shprehin pakënaqësi për anashkalimin e kërkesave të tyre.

"Nuk kemi objekt adekuatë për zhvillim normal të mësimit. Këtë vit të ri shkollor janë pranuar numër i madh i nxënësve të cilët nuk kemi ku ti vendosim. Mundësia e vetme është disa paralele të vendosen në bodrumin e ish-Kombinatit Bujqësor të Kumanovës",ka theksuar përgjegjësi i paraleleve të ndara shqipe të gjimnazit "Goce Dellçev" në Kumanovë, Sami Latifi.

Nga fundi i vitit 2002 pas përfundimit të konfliktit të armatosur pas një incidenti midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas, paralelet me mësim në gjuhën shqipe u dislokuan nga shkollat amë, duke u vendosur në objekte dhe ambiente të improvizuara. Mbi nëntë vite pas kësaj gjendje, nxënësit shqiptarë vazhdojnë të vijojnë mësimin në kushte mizore dhe në ambiente të improvizuara, duke mos u ndërtuar asnjë objekt shkollor
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#8

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 12:41 pm

Meta kritikon mësimin e maqedonishtes që nga klasa e parë



Tiranë - Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për të futur me detyrim gjuhën maqedonase për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore është kritikuar edhe nga zëvendëskryministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky i fundit gjatë një konference të përbashkët për mediat në Tiranë me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime të tilla duhet të merren me pëlqimin edhe të partive politike dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.

“Është shumë e rëndësishme që veprime të tilla, për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në vendet tona të ndërmerren në konsultim dhe në dialog me komunitetin. Në rastin konkret, në mirëkuptim dhe dialog edhe me forcat politike shqiptare dhe natyrisht në një mirëkuptim edhe me OSBE-në, e cila ka qenë e angazhuar dhe është angazhuar në këtë çështje si dhe në çështje të tjera. Ne në Ballkan duhet të mësojmë më shumë gjuhët e njëri-tjetrit sepse edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë”, theksoi Meta në deklaratën e tij.

Ndërkohe ne arsyetimin e tij, kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshoski u shpreh se ky veprim është një mundësi për komunitetin shqiptar në Maqedoni që duke mësuar gjuhën zyrtare të ketë shanse të barabarta në përfaqësimin e tyre në shtetin multietnik të Maqedonisë.

“Do të thosha që Maqedonia është një nga vendet me regjim shumë liberal të mësimit të gjuhës amtare. Në këtë drejtim do thosha që në qendrat tona arsimore nxënësit janë të lirë që të mësojnë gjithë këto gjuhë. Ndërkohë në kontaktet tona më OSBE-në kemi propozuar gjithashtu që këtyre komuniteteve në qendrat tona arsimore t’u krijohet mundësia për të mësuar edhe gjuhën shtetërore, gjuhën zyrtare të atij shteti. Kjo do të jetë edhe për të mirën e vetë këtyre qytetarëve që do të mësojnë gjuhën zyrtare të vendit ku jetojnë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se në disa raste edhe projektet në fushën arsimore ndikohen nga debatet në fushën politike”, tha Milloshoski, duke shtuar në gjuhën shqipe se, “Maqedonia dhe Shqipëria janë vende fqinjë dhe mike. Ne kemi të njëjtat sfida dhe të njëjtat aspirata”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#9

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 12:44 pm

Noterët maqedonas përbuzin gjuhën shqipe



Shkup - Noterët në Maqedoni nuk e respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
Deklaratat dhe dokumentet e ndryshme të cilat janë në këtë gjuhë, noterët maqedonas dhe disa noterë shqiptarë, të cilët nuk e njohin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk i verifikojnë ato me arsyetim se vetëm gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare. Probleme të reja me noterët kanë lindur në momentin kur funksionarë të ndryshëm duhet të japin deklarata se nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Prokuroi i lartë, Kasam Hasani ka pohuar për gazetën “Lajm” se vetë ai është ballafaquar me noterët maqedonas, të cilët nuk i kanë pranuar deklaratën në gjuhën shqipe. “Deklaratën për lustracion, të cilën duhet ta nënshkruajnë, është e përcaktuar me ligj se shqiptarët mund ta japin në gjuhën shqipe. Atë duhet ta verifikosh në noteri, por noterët maqedonas nuk e verifikojnë me arsyetimin se duhet të jetë në gjuhën maqedonase”, deklaroi Hasani.

Sipas tij, noterët janë të obliguar t’i pranojnë dokumentet në gjuhën shqipe, ndërkaq është problem i noterëve maqedonas se si do ta praktikojnë këtë obligim me ligj.

Edhe noteri shqiptar Mersim Pollozhani pohon se çdo dokument që është në gjuhën shqipe duhet të verifikohet nga noterët. “Ne i verifikojmë dokumentet edhe në gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë është zyrtare në Maqedoni. Ka amendament të posaçëm për këtë çështje”, deklaron Pollozhani.

Ndërkohë, ai pohon për gazetën “Lajm” se ka pasur kërcënime nga inspektorët për verifikimin e dokumenteve në gjuhën shqipe. “Para katër viteve inspektorët mu kërcënuan pse kam pranuar dokumente në gjuhën shqipe, por unë u sqarova atyre se këtë e garanton ligji. Pastaj ka një ligj ku thuhet se çdo gjë lejohet kur nuk është e ndaluar”, thotë Pollozhani duke shtuar se, me këtë veprim, noterët maqedonas e thyejnë ligjin, duke i detyruar shqiptarët ta përkthejnë dokumentin në maqedonisht.

Prokurori tjetër publik, Bardhyl Kukaj, duke sqaruar shkeljen e ligjit nga noterët, ka pohuar se do të dërgojnë edhe një ankesë deri te Oda Ekonomike e Noterëve në Maqedoni. “Ne do të ankohemi për këtë shkelje të ligjit. Noterët maqedonas janë të obliguar që ata t’i verifikojnë edhe deklaratat në gjuhën shqipe. Ka një ligj ku thuhet se noteri është i obliguar ta verifikojë çdo dokument, pasi atij nuk i intereson përmbajtja”, deklaron Kukaj.

Ndryshe, noteri është shërbim publik në interes të të gjithë qytetarëve dhe ai obligohet që t’i ndihmojë qytetarët. Gjithashtu edhe pse rreth 30 për qind e qytetarëve janë shqiptarë që i shfrytëzojnë shërbimet e noterit, është shumë i vogël numri i noterëve shqiptar në Maqedoni për t’i përmbushur të gjitha nevojat e popullatës shqiptare.


Shqipja nuk respektohet edhe në gjykatë

Gjuha shqipe nuk respektohet edhe nëpër gjykata. Shumica e qytetarëve ankohen se përkundër faktit se ata kanë të drejtë të flasin në gjuhën amtare gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore, shumica e gjyqtarëve nuk e aplikojnë këtë vendim. Ata i detyrojnë palët e ndryshme që të flasin në maqedonisht, t’i plotësojnë dokumentet në maqedonisht, etj., me qëllim që të mos punësojnë përkthyes shqiptarë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

LSHK: Disave nuk u mjaftoi ndarja e kombit, duan ta ndajnë e

#10

Post by qiellikaltër » Fri Apr 16, 2010 6:17 pm

Prishtinë, 16 prill – Përmes një komunikate për opinion, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka dalë në mbrojtje të standardit të gjuhës shqipe, si njërit nga vlerat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Në komunikatë thuhet:
Kohëve të fundit është zhvilluar një valë diskutimesh rreth shqipes standarde. Bartës të këtyre diskutimeve, autorë, kryesisht larg dijes shkencore në fushë të gjuhësisë, i kanë bërë objekt sulmi dy prej vlerave më të rëndësishme të kombit: gjuhën shqipe dhe Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), i cili ligjësoi standardin e saj,
Si duket, diskutuesve të standardit duhet t’ua kujtojmë se në historinë e popullit shqiptar Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipes (1972) dhe Konsulta e Prishtinës (1968), krahas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe çlirimit të Kosovës (1999), janë ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të shekullit XX, që shënojnë jetën kombëtare dhe sendërtojnë unitetin e identitetit të popullit shqiptar. Por, e dimë se përpjekja për përmbysjen e këtyre dy institucioneve historike dhe riorganizimin e shqipes standarde mbi baza të tjera, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e një standardi të ri për nënshtetasit e Republikës së Kosovës, do të kishte pasoja largvajtëse në çintegrimin e të gjithë përbërësve kulturorë, mendorë, eko¬nomikë dhe madje shpirtërorë të popullit shqiptar, për të cilët është punuar shekuj me radhë.
Propaganduesve të ndarjes së gjuhës shqipe sot nuk u mjafton ndarja e popullit shqiptar në shtete të ndryshme politike, nuk ju mjafton ndarja me kufij politikë, veç se vazhdojnë në mënyrën më anakronike t’i propagandojnë kufijtë e vjetër krahinorë, etnografikë, fisnorë dhe fetarë të popullit shqiptarë e të pasurisë materiale e shpirtërore të tij, në kohën kur Evropa vazhdon t’i bëjë të padukshëm edhe kufijtë shtetërorë a ideologjikë të shekullit XIX e XX, për të cilët ka investuar shumë në pikëpamje intelektuale, filozofike, kulturore, politike, ekonomike dhe shtetërore.
Propaganduesit e përkufizimeve të reja krahinore të shqipes vazhdojnë t’i shquajnë kufijtë etnografikë, në kohën kur Evropa vazhdon të rrënojë mure shumë të larta, për të cilat ka investuar djersën e disa popujve, të disa dekadave dhe madje të disa shteteve.
Bartësit e këtyre ideve në Shqipëri dhe në Kosovë janë kryesisht publicistë, që, më parë se të merren me çështjen e një gjuhe të re, janë marrë me krijimin e një kombi të ri, kombit kosovar; janë gjuhëtarë, që, më parë se të merren me gjuhën shqipe dhe strukturën e brendshme gjuhësore të standardit të saj, merren me paradigmat politike të saj; janë autorë tekstesh gjuhësore a publicistike, të cilët duke mos i njohur, a duke mos dashur t’i njohin parimet themelore mbi të cilat është krijuar standardi i sotëm i gjuhës shqipe, ankohen për mangësitë e tij, të cilat në parimet themelore të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) paraqesin rregullat dhe synimet themelore të bazës së standardit.
Ata ankohen për kohën historike në të cilën është organizuar Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) dhe për frymën ideologjike të asaj kohe, ndërsa vetë shkruajnë në shtypin ditor dhe sidomos paraqiten e flasin në mediet e elektronike në frymën tipike titiste; ata atakojnë bardët e standardit të gjuhës duke përzgjedhur njëanshëm diskutimet e tyre gjatë dhe sidomos para Kongresit, duke i keqpërdorur kështu mendimet e tyre sipas modeleve tipike bolshevike; ata identifikojnë bazën dialektore të shqipes standarde, duke e identifikuar në mënyrë të njëanshme me personalitete të caktuara politike, ndërsa tkurrin në përmasa të skajshme kufijtë nëndialektorë të propozimeve të tyre, madje deri te propozimi për një standard të ri: kosovarishten; ata vazhdojnë të ankohen për bazën e rrudhur krahinore të shqipes standarde, ndërsa vetë punojnë për zgjerimin primitiv të gramatikës së saj; ata ankohen për përjashtimin e leksikut të gegërishtes, sado vetë shqipen standarde vazhdojnë ta pasurojnë me sllavizma, italianizma, anglicizma e turqizma.
Duam t’ua kujtojmë se gjuha shqipe dhe kombi shqiptar janë dy pjesë të pandashme të një identiteti, prandaj përpjekja e përtashme që prej tij të themelojnë identitete të reja krahinore, gjuhësore apo politike është përpjekje kundërhistorike e individëve dhe e grupeve të caktuara, është përpjekje me synimet largvajtëse, të cilat janë tejkaluar gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Anakronizmi i tyre del në pah edhe me faktin se ata përpiqen të krijojnë kombe në një kohë kur koha e formimit të kombeve është zëvendësuar me kohën e krijimit të shteteve.
Duke u përpjekur ta rrënojnë strukturën bashkëkohore të standardit të saj, në të vërtetë ata, përpiqen që njëkohësisht t’i rrënojnë themelet e kombit modern shqiptar.
Nuk e dimë a ka nevojë të thuhet se disa nga kundërshtuesit më të flaktë të vlerave të standardit në Republikën e Shqipërisë, ka kohë që po përfundojnë lektorë në Seminarin e gjuhës shqipe në Beograd, ndërsa disa nga propaganduesit e idesë së identitetit kosovar, ka kohë që po vishen me pushtet në komisionet dhe në institucionet politike dhe shkencore e kulturore të Republikës së Kosovës.
Mbase nuk është për t’u habitur pse brenda një kohe të shkurtër në Republikën e Kosovës, krahas gjuhës shqipe, në të vërtetë standardit të saj, janë sulmuar edhe disa shenja dhe vlera kombëtare, që simbolizojnë vlera historike të identitetit kombëtar, të popullit shqiptar e të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të tij.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, anëtarët e djeshëm dhe të sotëm të së cilës kanë kontribuar shumë për pasurimin dhe zgjerimin e gjuhës shqipe dhe të standardit të saj, duke e konsideruar gjuhën shqipe vlerë identifikuese të secilit qytetar të popullit shqiptar, e konsideron të palejueshëm diskutimin e standardit të shqipes në nivele grupesh, klanesh e individësh, të cilët më parë se për plotësimin e standardit të gjuhës, kanë synim rrënimin e identitetit historik të folësve të saj.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës fton studiuesit, shkrimtarët, publicistët dhe të gjithë ata që në një formë a një tjetër merren me gjuhën shqipe, që të punojnë në pasurimin e saj me vlera gjithëkombëtare dhe të angazhohen në mbrojtjen e saj prej prirjeve histerike të diskutimeve rreth saj, përfundon komunikata e LSHK-së, e nënshkruar nga kryetari i saj, Adem Demaçi.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#11

Post by alfeko sukaraku » Fri Apr 16, 2010 7:20 pm

Sally wrote:Si ta mbrojm gjuhen Shqipe?!

Ja ku jane 36 germat e arta te gjuhes tone shqipe. Per ata qe i kane harruar dhe per ata qe s'kane mundur kurre ti mesojne.

Degjoni me vemendje ne perfundim te videos shprehjen nga ''Gjergj Fishta''

pra i mallkum ay bin shqyptari
qi kyt gjuhe te PERENDIS
trashigim qi na i la i pari
trashigim sja le femis
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#12

Post by Tan-Tirana » Thu Jul 15, 2010 8:08 am

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për maqedonishten nga klasa e parë




Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e ministrisë së Arsimit për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë nga ana e nxënësve të bashkësive etnike joshumicë në Maqedoni. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, me vendimin e tillë ka hyrë në kompetencat e Kuvendit pasi sipas Ligjit për arsim fillor që është në fuqi, mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit joshumicë duhet të fillojë nga klasa e katërt dhe kjo me ndihmë të një arsimtari lëndor. Nga ana tjetër ministri Todorov sot si jurist tha se është i çuditur nga vendimi i gjykatës, ndërsa në një takim me gazetarët tha se si ministër tërësisht do ta respektojë vendimin e tillë. Sipas Todorovit, Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur kompetencë që të vendosë rreth këtij vendimi pasi atë ka qenë akt drejtues sipas ligjit për procedure drejtuese. Ai poashtu tha se e respekton logjikën gjyqësore kushtetuese, sipas së cilës janë drejtuar gjatë marrjes së një vendimi të tillë. Iniciativa për shfuqizimin e vendimit u morë nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata joqeveritare ‘Realiteti’ që nga janar të këtij viti. Ata janë të kënaqur prej heqjes së kësaj pike nga ana e gjykatës. “Ne konsiderojmë këtë si një ngadhënjim i qytetarëve ndaj politikës që është një politikë elitare e jo politikë demokratike që duhet ti përfaqëson kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Ky është gjithashtu një shembull eklatant se si institucionet janë mu ata të cilët nuk i respektojnë ligjin dhe kushtetutën”, deklaroi Valon Bela, kryetar i OJQ ‘Realiteti’. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pikën dy nga vendimi i Ministrisë së Arsimit do të publikohet për 10 ditë në Gazetën zyrtare. Ministri Todorov sot poashtu pyeti gazetarët pse Gjykata Kushtetuese nuk ka rrëzuar tërë vendimin por ka shqyrtuar vetëm pikën për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë. Todorov tha se mbetet në qëndrimin e tij që maqedonishten të mësohet nga nxënësit nga grupet joshumicë herët. Ai tha se në të ardhmen në pajtim me ligjin dhe me kushtetutën do të shqyrtohet se si do të mund të inkuadrohet mësimin e maqedonishtes dhe kjo brenda projektit për arsimin e integruar. Vendimi për mësimin e maqedonishtes kishte për bazë një projekt të OSBE-së, por pas reagimeve në opinion, komisioneri i lartë për pakicat, Knut Volebek përmes një letre, kërkoi shtyrjen e këtij vendimi, përveç mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë për bashkësitë etnike joshumicë, parashikonte edhe mësimin e shqipes në mënyrë fakultative nga fëmijë maqedonas në zonat ku shumicë janë shqiptarët. Frosina Pandurska- Dramiqanin

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#13

Post by Adriana » Fri Nov 12, 2010 9:59 am

Atje ku gjuha Greke mund gjuhen Shqipe


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#14

Post by Adriana » Wed Sep 09, 2015 6:38 am

[quoteemDr. Hasan Bello, Studiues-Instituti i Historisë, Tiranë.]Plani pesëvjeçar i shtetit shqiptar për zhvillimin e propagandës kombëtare nëpër kolonitë shqiptare (1934-1939)

Në fillim të shek. XX-të si rezultat i rrethanave të vështira social-ekonomike me të cilat u përball populli shqiptar një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua që të emigronte drejt SHBA-së, Europës dhe vendeve të tjera ballkanike. Sigurisht që vala e emigrimit ka filluar më herët, por në këtë periudhë u krijua një raport i çuditshëm lidhur me anën sasiore. Kështu, vihet re se në disa shtete të ndryshme numri i shqiptarëve ishte aq i madh sa që ia kaloi edhe qyteteve të Shqipërisë. Një rast tipik është ai i kolonisë së Stambollit, në të cilin në vitet 20-të banonin rreth 20.000 shqiptarë. Cili qytet i Shqipërisë kishte një numër kaq të madh banorësh në këtë periudhë? Por edhe në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë që jetonte brenda vendit, numri i shqiptarëve që jetonte në emigracion ishte disa fish më i madh.

E vetmja fatkeqësi për diasporën shqiptare ka qenë e vazhdon të mbetet përkujdesja e shtetit amë. Kjo për disa arsye, siç mund të ishte brishtësia e shtetit tonë nga pikëpamja ekonomike, mungesa e politikave specifike për diasporën apo pse jo edhe mungesa e një vizioni të qartë lidhur me përfitimet që mund të kishte shteti shqiptar nga bashkatdhetarët që jetonin jashtë atdheut.

Megjithatë nuk mund të thuhet se interesi ndaj kolonive shqiptare ka qenë krejtësisht zero. Gjithmonë shteti shqiptar është përpjekur që pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhej herë pas here ta hidhte vështrimin edhe tek këto koloni. Për ta ilustruar këtë me një rast konkret do të sjellim si shembull një plan pesëvjeçar për vitet 1934-1939. Ai kishte si synim kryesor zhvillimin e propagandës kombëtare tek kolonitë shqiptare, duke hapur e financuar disa shkolla dhe kurse të gjuhës shqipe.

Në hyrje të tij argumentohej se përse ishte e domosdoshme hartimi i këtij plani të detajuar. Ai niste me faktin e dhimbshëm duke konstatuar se mjerisht shqiptarët e kolonive po shkombëtarizoheshin dita ditës, duke u asimiluar me të huajt, si nga gjuha ashtu dhe nga zakonet, karakteri apo ndjenjat. Procesi i shkombëtarizimit tek shqiptarët e vendosur familjarisht nëpër shtete të huaja ishte duke shkuar paralelisht me zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit ndër këta shqiptarë. E kundërta vihej re tek disa koloni ku shqiptarët kishin mbetur më pak të zhvilluar nga pikëpamja kulturore, tek këta të fundit shihej një konservim më i mirë i gjuhës dhe i karakterit kombëtar. Kurse në kolonitë ku ndodheshin shqiptar më të qytetëruar, sidomos tek ata më të kulturuarit, procesi i shkombëtarizimit zhvillohej në mënyrë më të shpejtë dhe më të plotë. Nga kjo kategori, sigurisht që më i prekur ishte brezi i ri, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në emigracion. Prandaj, nëse nuk merreshin masa të menjëhershme, ky brez sipas raportit në fjalë ishte kryekëput i humbur kombëtarisht. Kjo sepse fuqia konservative e emigrantëve shqiptar nuk mund ta përballonte fuqinë asimiluese të kulturave të huaja. Sidomos shkollat nëpër të cilat studionin fëmijët shqiptar nga mosha e vogël deri në ciklin universitar, do të ndikonin që ata kur të dilnin në jetë ta kishin humbur krejtësisht vetëdijen kombëtare. Si shembull, sillej rasti i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, nga e cila megjithëse kishin dalë intelektualë dhe patriot të njohur, fëmijët e tyre gradualisht ishin duke u shkombëtarizuar. Prandaj, nëse nuk ndërhyhej, brenda dy-tre brezash rrezikohej që të zhdukej e gjithë pjesa e emigruar e kombit tonë. Por ky proces shkombëtarizimi, sipas raportit, nuk zhvillohej njësoj edhe për kolonitë e kombësive të tjera, si tek kombësia greke, armene, hebreje, etj. Përkundrazi, të gjitha këto koloni në pjesën dërrmuese të tyre vazhdonin ta ruanin gjuhën dhe karakterin e tyre kombëtar, ndonëse kishin emigruar shumë kohë përpara shqiptarëve. Shkaku kryesor ishte se ndryshe nga kolonitë shqiptare, atyre nuk i kishin munguar shkollat dhe organizatat e veta kombëtare. Nga kjo pikëpamje ishte e nevojshme që shteti shqiptar të ndërhynte seriozisht për t`u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të emigruar. Por, hapja e shkollave dhe e instituteve kombëtare që do të merreshin me përhapjen e gjuhës dhe kulturës tek kolonitë tona, ishte një barrë e rëndë për arkën e varfër të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër plani konstatonte se edhe nëse hapeshin këto shkolla, nuk mund të thuhej se ato do të sillnin përfundimin e duhur për këto arsye: 1) Pamundësia për të hapur më shumë se nga një shkollë fillore në çdo qendër kolonie (Bukuresht, Sofje, Stamboll, Kajro, etj.,) gjithsesi do ta bënte të pamundur që në këto shkolla të studionin të gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetonin nëpër qytete të ndryshme. 2) Pas përfundimit të këtyre shkollave kombëtare, fëmijëve shqiptar do t`u kufizohej mundësia për të vazhduar studimet në shkollat e ciklit të mesëm apo universitar, mundësi e cila u ishte siguruar në rast se studionin në shkollat vendase që kishin lidhje kontinuiteti me njëra-tjetrën. Për këto arsye, në raport vihej theksi tek gjetja e një formule të mesme, e cila do të siguronte minimumin e shpenzimeve dhe maksimumin e rezultatit, në mënyrë të tillë që të shpëtoheshin të gjith brezat e shqiptarëve nga procesi i shkombëtarizimit, duke mos ia mbyllur atyre rrugën e një zhvillimi të plotë kulturor. Kjo gjë, mund të realizohej duke krijuar në të gjitha qendrat e kolonive shqiptare shkolla speciale kombëtare për adoleshentët. Qëllimi i këtyre shkollave nga pikëpamja kombëtare do të ishte që të plotësonin kulturën e përgjithshme që të rinjtë shqiptar merrnin në shkollat vendëse. Një aspekt tjetër ishte edhe mbledhja e të rinjve shqiptar nëpër shoqata kulturore e sportive me ngjyrim kombëtar. Këto shkolla speciale, meqenëse do të frekuentoheshin nga nxënës pak a shumë të rritur dhe të përgatitur nëpër shkollat vendase, programi i tyre duhej të ishte sa më i përgjithshëm. Prandaj, sipas raportit, çdo shkollë e tillë duhet të kishte dy seksione:

1) Seksionin e gjuhës shqipe.

2) Seksionin e literaturës, historisë, gjeografisë si dhe njoftime të përgjithshme shqiptare.

Seksioni i parë planifikohej të ishte një shkollë nate, e cila do të kishte si qëllim që t`u mësonte nxënësve shqiptar të flisnin, të lexonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe. Nxënësit do të ndaheshin në dy-tre grupe ose dhe më shumë sipas rastit dhe mësimet për secilin grup do të jepeshin së paku tre herë në javë.

Seksioni i dytë, i cili do të mblidhte nxënës më të rritur ose studentë që dinin ta shkruanin dhe ta lexonin gjuhën amtare, mund ta zhvillonte programin e vet sipas rrethanave, natën, në fundjavë ose në kohën e pushimeve shkollore. Programi i këtij seksioni do të zhvillohej në trajtën e konferencave me karakter të përgjithshëm, që duheshin përgatitur paraprakisht. Konferenca të tilla duhej të organizoheshin periodikisht edhe për publikun. Në mbarim të çdo seksioni, nxënësit do t`i nënshtroheshin një provimi përfundimtar dhe më pas do të pajiseshin me certifikata të posaçme. Këto certifikata do të kishin peshën e duhur për të ekuivalentuar diplomat që këta nxënës kishin fituar në shkollat e huaja në vendet përkatëse. Kjo bëhej me qëllim që nëse dëshironin të përfitonin bursa ose të shërbenin në administratën shqiptare, ata t`i kishin rrugët e hapura si të gjithë shqiptarët që jetonin brenda shtetit amë. Kjo do ta favorizonte tej mase forcimin e arsimit kombëtar tek kolonitë shqiptare dhe do t`i shtynte të gjithë prindërit për t`u siguruar më shumë avantazhe fëmijëve të tyre.

Për të përmbushur këtë plan konkret u hartua një preventiv i detajuar lidhur me hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Bukuresht, Stamboll, Kajro, Sofje, Selanik, Kostancë, etj. Në këtë preventiv parashikohej një buxhet i detajuar pesëvjeçar për mësuesit, qeratë, mobiliet, energjinë elektrike, etj., çka tregonte edhe për seriozitetin e kësaj nisme.

Vetvetiu lind pyetja, po sot a ka shteti shqiptar një buxhet të destinuar për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe tek shqiptarët jashtë atdheut? A ka ky shtet një strategji që synon mbrojtjen e tyre nga asimilimi?



Nga: Hasan Bello
Studiues-Instituti i Historisë, Tiranë.

http://www.tiranaobserver.al/plani-pese ... 1934-1939/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

#15

Post by Adriana » Mon Feb 27, 2017 1:44 am

“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës” - shkruan Gruevski.



Ligji për gjuhën shqipe/ Gruevski kundër! Bën thirrje për mobilizim

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe deklaratës së përbashkët për partive shqiptare. Përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut Gruevski thotë se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi.


Image


Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij.

“Ky operacion mbështetet nga Sorosi”,- shkruan ai.

“Nëse votohet qeveria,do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurorine tashmë e ka të veten”,- thotë Gruevski

“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”,- shkruan Gruevski.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”