Page 2 of 2

Re: Rreziqet qe i kanosen Gjuhes Shqipe

Posted: Wed Sep 27, 2017 5:58 pm
by Sally
  “Akademi e përbashkët Shkencash, gjuha shqipe po kërcënohet”

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur të mërkurën 27/09/2017 vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë pas marrjes së detyrës.

Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje me ceremoni zyrtare para takimit. Ndërkohë Rama ka zbuluar projektin e ri për Akademinë e Shkencave, të cilën ai e ka konsideruar tashmë të mbyllur. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, Rama ka kërkuar krijimin e një Akademie të Shkencave, të përbashkët për të dyja shtet.

“Na duhet një Akademi shqiptare pa kufi, ku të gjitha mendjet e ndritura të kombit të jenë nën një çati për të gjitha vlerat shqiptare. Na takon ne si dy qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, dhe domosdoshmërinë që ne t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme”, tha Rama.

Rama kërkoi gjithashtu angazhim të përbashkët me Kosovën për datat e rëndësishme të historisë së kombit shqiptar./MAPO/  


...e thena me te beren jane shume larg!
Per kete teme shume kan diskutuar, projektuar, premtuar, por asnjehere skan vepruar...

Kercenimi i gjuhes shqipe fillon nga Ministria e Arsimit, ku ne Shqiperi kater femije ( shoke te nje lagje ) nuk mesojne te njejten ABETARE, pa permendur lendet e tjera, qe tashme ne Shqiperi jane kthyer ne......: