"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SHQIPJA NË FJALORIN ETIMOLOGJIK TË BULLGARISHTES

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

SHQIPJA NË FJALORIN ETIMOLOGJIK TË BULLGARISHTES

#1

Post by bardus » Mon Sep 24, 2012 5:42 pm

Rusana Hristova-Bejleri. SHQIPJA NË FJALORIN ETIMOLOGJIK TË BULLGARISHTES

II. Shqipja si burim
Fjalët që përfaqësojnë shqipen si gjuhë burimore mund të ndahen përgjithësisht në dy kategori të përgjithshme:
1. Fjalët që burojnë nga të folmet e fshehta të muratorëve në zona të ndryshme, që përbëjnë një numër relativisht të madh, por që janë me shtrirje dhe përdorim të kufizuar krahinor, p.sh.
- mish – me kuptimin “mish” në rrethin Pirdop. [IV, 142]
- mishajko – “mish”, në Gërmen, Leshten, Satovça, Osikovo, Kovaçevica, Gocedelçev, me prapashtesë analogjike si te rushajko – “rush”.[IV, 142]
- mishovina – mish (Krushevo, Maqedoni)- “mish i pjekur” (Veles, Maqedoni) [IV, 144]
- mos (Pirdop, Smolsko) - “mos fol”, shkurtuar nga forma e së folmes së fshtehtë të muratorëve mosfale [IV, 252]
- motra – në shumë vende, regjistruar në shumë burime dhe në të folme të ndryshme profesionale, p.sh. te rrobaqepëset. Është marrë edhe me kuptimin “kunatë”. [IV, 262]
Edhe pse jo shumë, ka fjalë nga të folmet profesionale që kanë fitiar shtrirje më të gjerë dhe kanë krijuar çerdhe më vete në nivel dialektor si:
- presam – “pres”, “korr”, “kosit”, më tutje presaç – “thikë”, “kosë”, “drapër” [V, 667]
Të folmet e fshehta profesionale janë interesante edhe me ndryshimin e kuptimit dhe me zhvillimin semantik të papritur:
- ordesalnik – “pianec” në gjuhën e këpucarëve (Prilep, Maqedoni), nga shq. (h)ardhi [IV, 916]
- mishkina svatba (fsh. Sokolovci i Smojanit) – dasma e minjve me kuptim “nuselale” – shpjegohet edhe kalimi semantik nga nuselalja si armik i minjve [IV, 143]
- oparak (Prilep, Maqedoni) – “i egër”, “i paedukuar”; nga gjuha e fshehtë e këpucarëve. Për këtë fjalë ka grumbulluar të dhëna folkloristi i autoritetshëm bullgar Ivan Shishmanov. Sipas burimit të tij shqiptarët nga fshati Opara i Korçës, që kishin ardhur në Krushovo të Bitolës ishin më të egër se shqiptarët e tjerë në fshat nga erdhi edhe epiteti përkatës. [IV, 896]
- nusa - e folmja e rrobaqepësve, nuska –e folmja e muratorëve. Fjala nuse, nusja ka kaluar në gjininë asnjanëse me prapashtesën zvogëluese –ka si analogji gramatikore me paralelen bullgare zvogëluese bullçe. [IV, 708]

2. Fjalët me prejardhje të herrshme në truallin kryesor të bullgarishtes.
- barz, barazav, bardz, bardziv, bardzav – “ngyrë hiri” (dial.). Nga shqipja bardhë me prapashtesën –iv nën ndiqimin e vargurt të emërtimeve të ngjyrave sivkav, bozav, beleznikav, sinkav. Vijon edhe një zhvillim semantik interesant etnolinguistik bardza si emër do të thotë “grua e shëndosh”. [I, 34]
- mirka2 “tepër e bukur” (Bracigovo). – Nga shq. mirë me praprashtesën zvogëluese bullgare –ka (krhs. hubavka) [IV, 117]
- moli ma (ta, go...) pavet. (Radovene, Vraca) “më pret, bëhet; më mban”... Me shembuj dhe shpjegime... Mund të jetë huazim nga shqipja moli p.sh. në shprehjen më moli gjumi. Forma shqiptare është aortist i foljes molis.[IV, 216]. Në këtë shembull, siç e vuri re prof. Emil Lafe, forma moli ngatërrohet me mjel-mola.
- murg – “i zi”, “gri”, sipas etimologut V. Orel vjen nga shqipja e vjetër, murg me të njëjtin kuptim, pastaj radhiten maja Murgash, murgo, murgav. Më vonë është zhvilluar me metatezë në mruk bob që do të thotë “groshë”. [IV, 332]
- mogila – kodrinë, sipas Selishtevit e Georgievit shpjegohet nga shqipja magulë, gamulë. Ka edhe hipoteza të kundërta. [IV, 197]
- nepërtëk, neprëtëk- bime lat. Ranunculus acer. Kërkohet lidhje semantike midis gjarpërit dhe kësaj bime në konceptin “ljut” – ”i hidhur”, “djegës”. Emri popullor i bimes është “ljutiçe”, që reflekton vetitë specifike toksike të bimes. Ndërkohë epiteti “ljut” është tipik për gjarpërin dhe nepërkën në veçanti. [IV, 618]

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”