"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te ri!

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te ri!

#1

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 11, 2012 5:31 pm

Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes.


“Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”, thotë në përfundim të ligjëratës që gjuhëtari austriak Joachim Matzinger mbajti në një nga sallat kryesore të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, më 9 tetor. Këtu ku është pohuar në më shumë se gjysmë shekulli “teza ilire”.

Ndërsa Matzinger analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë (mungonin gjuhëtarët) që shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”. Sepse raportet me këto dy gjuhë janë në bazë të dy hipotezave mbizotëruese për origjinën e shqipes së sotme.

Përfaqësuesit e gjuhësisë shqiptare, dhe Matzinger sjell ndër mend vetëm veprat e Çabejt dhe kontributin e tij “Ilirishtja dhe shqipja”, i botuar në vëllimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, por edhe kolegë të huaj, kanë pranuar hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes, e lidhur ngushte me autoktoninë e shqiptarëve. Ndërsa në fillim të shek.XX, u zhvillua hipoteza e imigrimit të shqiptarëve në vendin e tyre, hipotezë e lidhur me idenë e romanistit gjerman Gustav Weigand sipas së cilës, shqiptarët janë pasardhësit e trakëve. Matzinger përmend edhe të tjerë si Norbet Jokl që propozuan se “gjuha shqipe përfaqësonte një përzierje ilire dhe trake”.

Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje, por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura. Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve. Gjuhëtari mendon se në zonën e territorit antik ilir që kufizohet sot nga Shqipërinë Qendrore, Shqipëria Veriore dhe Mali i Zi, gjendet një sistem tipik onomastik dhe i pavarur nga onomastika e vendeve fqinje. “Zhvillimi fonetik i emrave antikë në Shqipëri ndodhi sipas ligjeve fonetike shqipe”, argumenton Matzinger. Ai merr për shembuj analize emra qytetesh dhe lumenjsh si Durrës, Shkumbin. Me shembullin e emrit të Shkodrës provon se ky toponim “nuk ka qenë i njohur në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë kohës ndër shqiptarët dhe as është trashëguar prej kohësh të vjetra. Gjithashtu ky emër vendi nuk të lejon asnjë lloj lidhjeje me ndonjë emër të përgjithshëm të gjuhës shqipe”.

Përfundimi i gjuhëtarit është: mund të supozohet që Evropa Juglindore në parahistori dhe në antikitet ishte një territor ku fliteshin shumë gjuhë të rëndësishme, jo vetëm greqishtja, ilirishtja dhe trakishtja por edhe një gjuhë paraprake nga e cila zhvillohet hap pas hapi gjuha shqipe e që si gjuhë paraprake, mund ta përkufizojmë si protoshqipja. “Si një gjuhë indo-evropiane natyrisht protoshqipja ishte e afërt me gjuhët e tjera të Ballkanit me ilirishten dhe me trakishten, por shqipja nuk është bija as e ilirishtes as e trakishtes.”

Kështu Matzinger kundërshton tezën e Çabejt: “Natyrisht që Çabej kishte tjetër mendim, por sipas hulumtimeve të mia, argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin. Kemi një ndryshim, një diferencë, janë periudha gjuhësore, të cilat duhen interpretuar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo është baza ime themelore.”

Sa është e lashtë është kjo parashqipe?

“Mendoj se historia e gjuhës shqipe, e protoshqipes është e vështirë ta themi saktësisht, është mëse 3 mijë vjeçare. Mund të konstatojmë se ka ekzistuar si një gjuhë vetjake e vendit pranë greqishtes. Nga kontakti me romakët kjo gjuhë nuk u romanizua dhe nga kontakti me sllavët nuk u sllavizua. Pavarësisht nga ndikimi i tyre i fortë, gjuha shqipe ka ruajtur pavarësinë e saj gjuhësore dhe tiparet e saj karakteristike. Nga ana e gjuhësisë s’kemi nevojë për ilirët. Gjuha shqipe ka historinë e vet mijëvjeçare dhe shumë interesante dhe vetëm kjo ka rëndësi.”

Idenë e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, Matzinger e përmendi që në krye të ligjëratës si një çështje të politizuar në kohë. Fillimisht në shek. shek.19 ndër arbëreshë. “Vendi i sotëm i shqiptarëve ishte një territor ilir një vend i banuar prej shumë fiseve ilire, por historia ilire, të paktën historia politike ilire përfundoi në vitin 167 p.e.s kur romakët mundën mbretin e fundit ilir Gentius. Ideja e një prejardhjeje ilire, së fundi e një autoktonie të pandërprerë të popullit shqiptar nga antikiteti deri në ditët tona, u pranua shpejt nga shqiptarët sepse dukej si një shpjegim i natyrshëm. Ishte një argument i rëndësishëm në kohë të stuhishme në shek.19 dhe të 20 kur u formua kombi shqiptar me të drejta të barabarta.”

Çështja e politizimit të shkencave historike e studimeve në gjuhësi, etnografi, letërsi ishte një kryefjalë e takimit të së martës. Subjektivizmi dhe folklorizmi si tipare që e shmangin nga fokusi i kërkimit shkencor objektin e studimit, kanë krijuar një traditë e farkuar nën sistemin e kaluar. Këtë pohuan autorët e pranishëm, Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt dhe moderatori i takimit publicisti Fatos Lubonja. Shkas u bë prezantimi në Fakultetin e Historisë e Filologjisë i librit “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, 2012). Në këtë botim janë përfshirë ligjërata e Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” dhe një tjetër nga kolegu i tij i Universitetit të Vjenës, Stefan Schumacher, me titull “Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo rumanishtes ballkanike”.

Të gjithë autorët në këtë libër janë të huaj, albanologë, historianë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë dhe kjo është bërë qëllimisht për të prezantuar një qëndrim kritik në debatin shkencor. Siç tha në takim Oliver Jens Schmitt, përgatitës i librit, ideja e këtij botimi ishte për të zhvilluar “një dialog të strukturuar midis albanologëve, pa i ndarë në shqiptarë dhe të huaj”.

Ndërsa Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se ky zë i rëndësishëm i albanologëve të huaj që përfaqësohet në botimin “Historia e Shqiptarëve” ka për të qenë “pjesë e kurrikulës zyrtare”, së paku për Departamentin e Historisë.

Joachim Matzinger
Image

Joachim Matzinger ndoqi studimet indo-evropiane pranë Universitetit të Vjenës. Prej vitit 1997 kryen kërkime gjuhësore pranë Institutit të Studimeve Indo-evropiane në Universitetin “Friedrich Schiller” të Jenës. Bashkë me kolegun, Dr. Stefan Schumacher (Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Vjenës), Matzinger është marrë me studimin e teksteve të vjetra shqipe, shek.16-18, nga Buzuku, Bogdani dhe po përgatisin një leksikon të sistemit foljor të shqipes së vjetër. Matzinger ka kryer një studim filologjik të “Mbsuame e krështerë (Dottrina cristiana)” e Lekë Matrëngës 1592.

Elsa Demo - Shekulli
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te

#2

Post by Zeus10 » Thu Oct 11, 2012 6:59 pm

Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje
dhe
argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin.

Nese nje gjuhe eshte e panjohur atehere rezultati i krahasimit te cdo gjuhe tjeter te njohur me te, do te ishte gjithmone i panjohur, sepse nuk ke dy figura qe ti vesh perballe per krahasim.
por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura.Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve.
Onomastika eshte shume e rrezikshme, per ta perdorur per identifikim gjuhesh. Emrat e njerezve dhe vendeve mund te keqdrejtojne nga e verteta. Pervec faktit qe ato varen shume nga sunduesit, qe ne shume raste jane te ndryshem nga banoret e vertete te vendit, emrat e njerezve dhe vendeve i gjejme te shperndara ne menyre joproporcionale ne te gjithe territorin, pavaresisht etnise se banoreve te tyre. Psh:

Πέλλα, πόλις Μακεδονίας, Θεσσαλίας, Ἀχαΐας, κοίλης Συρίας, ἡ Βοῦτις λεγομένη. ἡ δὲ Μακεδονίας Βούνομος τὸ πρότερον ἐκαλεῖτο καὶ Βουνόμεια ... ἐκλήθη δὲ ἀπὸ Πέλλα τοῦ κτίσαντος. ὁ πολίτης Πελλαῖος. τὸ ἐθνικὸν Πελληνοί, ὡς εἴπομεν τοῦ Κάρρα καὶ Ἔδεσσα ποτὲ μὲν Ἐδεσσαίους ποτὲ δὲ Ἐδεσσηνούς. ἔστι καὶ Πέλλα ὄρος Αἰθιοπίας.

Pra emer Pelle ka ne Maqedoni, Thesali, Akai, Siri dhe Etiopi. Cili eshte populli qe e ka krijuar kete fjale? Shembuj si ky jane pafund, por kete e morra sa per te mbeshtetur kete kendveshtrim.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te

#3

Post by bardus » Thu Oct 11, 2012 7:23 pm

Prejardhja e shqiptareve nga Iliret nuk eshte ceshtje diskutimi nga cfaredo studjuesi,ajo eshte e konsoliduar tashme nga Cabej,Pokorny etj.Nuk ka asgje te panjohur te pa zbuluar ne kete ceshtje.Sa sharlatane karrieriste ka andej dhe kendej nuk e ndryshojne dot.
Stefan Bizanti 6th century AD:

Image

Ἀρβών, πόλις Ἰλλυρίας. Πολύβιος δευτέρᾳ. τὸ ἐθνικὸν Ἀρβώνιος καὶ Ἀρβωνίτης, ὡς Ἀντρώνιος καὶ Ἀσκαλωνίτης.

Vetem emri qytetit ilir DIMAL qe eshte e vertetur se vjen nga dy-mal mjafton.

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te

#4

Post by Orakulli » Sat Oct 13, 2012 7:06 pm

Gjuha Shqipe ka qene nje gjuhe para gjuheve te tjera ballkanike, por kundershtoj tezat qe nuk ka lidhje me gjuhen Ilire. Nje nga ata gjuhë qe folen kete gje ne koherat perkatese ishin Iliret. Ketu nga stjuduesit zakonisht behet gabimi vetem ne gjykim pjesor. Gjykimi pjesor, gabimi me i zakonshme qe bejne njerezit dhe stdjuesit e zakonshme, duke mos ndare dot qarte njerezit fizike me gjuhen dhe koherat evolutive..

Gjykimin pjesor ne kete rast mban keto te meta:

1. Gjuha Ilire nuk ka shkrime te plota, sic eshte pranuar, keshtu si pasoje nuk mund te behet nje krahasim bazuar ne evidence dhe te kemi nje gjykim objektiv qe gjuha Shqipja nuk ka lidhje me Gjuhen e Iliriev. Kjo jep mundesi per spekullim te dy kraheve kundershtues.

2. Gjuha evolon ne sasi dhe ne cilesin mendimore ndikuar kjo nga ngjarje te tjera me rendesi jo veten ne vetvete te tyre por edhe per ndikimin e rendesishem ne rritjen dhe ndryshimin gjuhesor. Per pasoje nuk mund te themi qe eshte nje gjuhe proto njekohesisht dhe nga ana tjeter nuk ka lidhje me Illiro_Thrakishten.

Që zonat ku jetuan para-Iliro-Thraket jane njekoheshisht dhe zonat ku jetuan te paret e shqiptareve eshte shume shume e veshtire te kundershtohet me evidence.

Ne këto zona u bene keto zhvillime shume te rendesishme:

1. Gjuetia ne nje nivel me te bërsosuar.

2. Zbutja e kafsheve per rritjen e sasive te produktit ushqimor. Pasoja: rritjen me te shpejte te popullsise se me pare.3.Ndertimi per here te pare i shtepive ne nje regull te caktuar dhe ne zhvillmie deri ne 2000 mije banore per fshat. Fillimisht ne zonat para-Ilire me te njten vendosje me Ilirine e mevonshme. Pasoje- rritja e sigurise jetesore dhe jetzgjatese mesatare te popullsise. Humbjet njerzore nga nga jetesa nen kushte te renda u zvogeluan ne menyre te konsiderueshme. Qendrushmeria e numrit.

3. Shkrimi per here te pare ne zonat Vinca -Turdas qe perkojne me zonat qe jane quajtur me vone Iliri, por nuk duhet duhet gjykohet nga emratqe kane, sepse emrat e tyre nuk kane lidhje me thelbin reth gjuhes se tyre dhe zhvillimit. Emrat kane qene dhe jane si puna e teshave qe jane nderruar ne me nyre te natyrshme gjate koherave historike. Fakti qe ne vendosim emrat te ndryshem per diejt nuk ndryshon faktin qe ta jane i njejti ndertim fizik.

4. Zbulimi dhe zbatimi per here te pare i bujqesise. Fillimisht para-Iliri dhe me vone nje pjese e popullsise se mbishtuar u shpernda ne Anatoli duke ber zhvillimin me te larte dhe te fundit te bujqesise. Ky ishte faktori kryesore, qe i kombinuar me faktoret me larte solli nje rritje me rritme maramendese te numrit te popullsise. Nje bum njerezore qe ne harkun e dy mijve vjete solli ekspasinonin dhe popullimin e nje Europe te atehereshme te populluar nga gjuetare me dendesi popullsia pothuajse zero.

Si perfundim, nese i fusim gjithe faktoret ne nje reth te vetem gjuhesore-evolutive gjuha Shqipe ishte jo vetem nji para-gjuhë ballkanike, por edhe ajo ishte baza mbi te cilen u shtuan elementet e reja gjuhesore qe erdhen nga evolucioni më i shpejt dhe me shume ne krahasim me grupet e tjera njerezore kudotjeter jetonin, i tre drejtimeve baze te sigurimit te nevojave ushqimore dhe sigurimit jetesor. Nga mbishtimi i popullsise ne Anatoli erdhi pasoja llogjke e cdo mbipopullmi nje shperndarja perfundimtare masive ne fund te ciklit zhvillues, mbipopullsa e te t'njejtit grup prdominueso gjuhesore-teknollogjik ne gjithe Europo-Indine ku baza gjuhesore qendronte ende Shqipja paraballkanike+Shqipen e shtuar nga tre zhvillimet e maedh evolutive.

Nga sa me lart, eshte shume e veshtire te vleresohet kjo gjuhe si dhe te pranohet, e cila eshte akoma me e veshtire sot, qe Shqipja eshte baza e gjuheve Europo-Indiane.

Ne fund duhet te theksoj edhe nivelin e gjuhesise se sotme i cili jo vetem eshte shume larg te kuptuarit te gjithe kesaj, por edhe eshte shume gabim ne shumicen e asaj qe ka ndertuar dhe pranuar si te vertete "shkencore" per gjuhet, perjashtuar fonetika.
Image

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te

#5

Post by faon perrovarri » Sat Oct 13, 2012 8:03 pm

Orrakull,hipoteza qe bejne te gjithe ata qe nuk kane idene ceshte gjuha ,eshte si thenia e atij promovusit te modeleve,bardhylit, qe i tha emanueles; Emanuela sikur te kisha nje fotografine tende qe ne muajin e pare te jetes tende embrionale, tani do ishe njezet vite e tete muaj ne pasarelat evropiane.
Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi igjuhesise historike
i referohet gjuhes si ''artfakt'' dhe jo si proces evolutiv.Kam pershtypjet se ne flasim (per vete jam i bindur se ne kete aspekt kontriboj) per EVOLUCIONIN GJUHESOR.
Tjeter evolucioni gjuhesor,dhe tjeter gjuha..evolucioni gjuhesor eshte nje proces i pandalshem,dhe ,ecuria e tij percaktohet nga procesi i njohjes. Ndersa GJUHA ESHTE NJE QENDRUSHMERI E PERKOHSHME te njesive strukturore te perbera,te cilat kane humbur funksionin kodik(te vetise si informacion),dhe kane fituar endjen ''entitet abstraktt'' ose njesi a mjet komunikim.

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Anti-shqipja dhe antishqiptarizmi ne nje kendveshtrim te

#6

Post by Orakulli » Sun Oct 14, 2012 12:31 am

Gjuhëtaret, jane sic jane gjithe njerezit e zakonshem e sotem, priren ndaj gjendjeve statike dhe e kosniderojne gjuhen si te ardhur e gjitha e bere prej qemoti.

Gjuhëtarett e sotëm jane shumë larg emrit shkencetarë sepse nxjerin perfundime për dicka që e njofin shumë pak duke ndërtuar nje farë bible për gjuhët.

Joachim Matzinger, kush analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë thotë që Shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”.

Gjuha në kohën #1 ka qëne shume e vogël, si numër njësish, dhe ati dedusksioni llogjik nuk i ben perjashtim jo vetem Shqipja por cdo gjuhe naturale e ardhur ne ditet tona. Gjuha Shqipe ne kohen -X ka qene shumatore e koherave para- deri ne ate moment, por nuk ngeli e tille edhe me pas, por u rrit derisa erdhi ne nje mot i tille kur ndaloi ne gjendjen abstrakte qe ne njohim sot, kjo perreth 1500.

Pas atij shekulli gjuha Shqipe jo vetëm qe nuk u rrit, por ndodhi procesi i kundert i prishjes dhe harreses nga vete perdoruesit e saj, sic e përshkruan dhe nje autor i nje fjalori Shqip-Latinisht, por qe e quan fjalori Epiriot-Latin. Ajo po humbiste brënda foleseve te saj, per dirsa arsye tashme te njohura, por nga ana tjeter ate mund ta gjesh lehte ne gjuhet e tjera , sidomos ato Europiane perendimore-veriore sepse ato gjuhe kane shumë tulla te Shqipes ne muret e tyre.

Joachim Matzinger nuk mund te zbërthej dot nje fjale te thjeshte te Gjermanishtes se sotme dhe jo te gjejë ngjashmerinë ose bëje krahasime te Shqipes me Ilirishten. Une thjesht sikur po i bëj pyetjen atij për njësinë gjuhësore "pis" në Gjermanisht e cila eshte :

"verschmutzt"


Duket shume qarte qe vjen nga: 1.vëre (bër) dhe 2. mut (jashtqitja).

Eshte kaq e thjeshte dhe ata megjithate nuk e kuptojne, edhe jo vetë gjuhëtarët por të gjithë ata që futen ne argumentimet gjuhësore, madje disa qeshin dhe si injorantet kur nuk njohin nje dicka dhe flasin do te thone dicka me teper, per shembull, blla blla blla-te sterio tipike pa lidhje me pergjigjjen e pyetjes.

Gjuha Shqipee është gjuha C++ e gjuheve Europiane, sidomos , sic e thashe me lart, atyre perendimore-veriore, dhe per kete arsye eshte shume e lehtë ta rindertosh atë sic ka qënë dikur.
Image

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”