"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Censusi persa i takon gjuhes.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4205
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Censusi persa i takon gjuhes.

#1

Post by Zeus10 » Thu Dec 13, 2012 1:12 pm

99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës
Ky deklarim duhet te jete unikal ne te gjitha kombet moderne.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Censusi persa i takon gjuhes.

#2

Post by CERMENIKASI » Tue Jan 01, 2013 10:15 pm

Asht pagës si vonë me i thonë këtij grekut që t'ikin prej Shqipnije sepse gjatë gjithë këto vite ay i ka mbjell qepët të sortës greke në çdo pjesë të vendit kështu që edhe po iku mund që e zavendëson nji njeri edhe ma i rrëzikshëm sepse do të jetë gjak shqiptari por i tjetërsuem në shpirt ngase do të ketë hangër me vite qepët greke !
Shkurtpamësia e qeveritarve tanë që pranuen ardhjen e nji greku në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare tregon qartas sesa të paaftë u treguen ata.Ata duheshte që ti paraprijshin këtij problemi tue vendos psh nji prift rumun dhe asesi nji grek.

Në të njajtën mënyrë lejuen që të bredhin në vendin tonë tyrli lloj njerzish të besimit musliman që kishin synime ekstremiste dhe të cilët arritën diç me "lindjen" e Shqiptarit me mjekër të gjatë dhe pantallon treqereksh i cili ma tepër e qanë gjendjen psh të popullit të Sirisë sesa atë të popullit të vet .Trushplamja e disave ka shkue aq larg saqë habitesh nëse rastis që të bisedojsh me ndonjanin prej tyne.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Censusi persa i takon gjuhes.

#3

Post by rrëqebull » Wed Jan 02, 2013 12:06 am

10 vjet pas shpalljes së Pavarsisë dhe një vit pas përjashtimit nga Shqipëria të klerikëve fajtorë për tradhëti të lartë dhe krime lufte, besimtarët ortodoksë shqiptarë, në shtator të vitit 1922 mblidhen në Berat dhe shpallin autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, pra mëvetësinë nga Patrikana e Stambollit.

Logjikisht, pra, sivjet Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare feston 90-vjetorin e saj... por në fakt jo, feston 75-vjetorin. Nuk është ndonjë gabim i trashë matematikor, fakti është që KOASH-i si datë zyrtare të mëvetësimit njeh vitin 1937, vitin kur Stambolli njohu zyrtarisht vendimet e Kongresit të Beratit.

KOASH-i në këtë mënyrë jo vetëm që nuk njeh historinë zyrtare të Shtetit Shqiptar por zhbën rrënjët e veta.

Në gjenezë të KOASH-it dhe të vullnetit themelues të saj ishte shqiptarizimi i kishave dhe eliminimi i elementit armiqësor joshqiptar që deri atë ditë ishte fajtor për theror ndaj civilëve shqiptarë.

Njohja nga ana e Patrikanës u arrit pas vite gjyqesh, shantazhesh, kërcënimesh dhe krimesh nga ana e shtetit grek.

Një nga elementet kyç të njohjes së autoqefalisë ishte ndryshimi i nenit 8 të statutit origjinal të KOASH-it i cili nuk lejonte që klerikët e lartë t'i përkisnin ndonjë kombësie joshqiptare, pra nenit të cilit nuk do e lejonte jorgo xaxiqin e radhës të zgjidhej kryepeshkop i Shqipërisë.

Kujtoj një gjë, që nëse përdorim logjikën e Janullatosit dhe përtej punëve fetare, pavarësia e Shqipërisë i përket vitit 1913, vit kur shteti u njoh ndërkombëtarisht dhe pa territoret e plota - dhe Kosova sot nuk është e pavarur, sepse nuk e njeh Sërbia...

Ky KOASH-i sot, këto fjalët "autoqefale" dhe "shqiptare" i ka boshe më shumë se kurrë.

Për të vërtetuar pohimin e fundit, historia zyrtare, sipas vetë KOASH-it sot, e ortodoksisë shqiptare është e shkruar nga një grek: Janullatosi dora vetë, dhe ekziston vetëm në greqisht dhe anglisht...

http://ateistet.org/forum/t1000106

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Censusi persa i takon gjuhes.

#4

Post by Orakulli » Thu Jan 03, 2013 5:20 am

Janullatos,

Ik nga Shqiperia!

Koha jote mbaroi. Gjithe mashtrimet qe vijne nga guzhina jote tashme kuptohen aq lehte dhe shqiptaret nuk jane me te 1990. Tashme jane zgjuar. Luanet jane zgjuar Janullatos, prandaj ik sa nuk eshte vone. E dime qe mentaliteti jot nuk mund te ndryshoje nga ai i shumices greke. E dime mire sesi eshte ngritur historia e Kishes ortodokse Greke, shtetit Grek, kombit grek dhe ajo e jona, e shqiptareve me tre fe, por me fe te shqiptarit qe eshte Shqiptaria.

Janullatos ju cfaqet haput fytyren tuaj kesaj radhe duke kundershtuar te dhenat e dala mbi peqindjet e popullsise qe kanë gjuhe te nënës gjuhen Shqipe. Me hapur kunder shqiptareve nuk ka dal ndonjihere me pare asnji fetar prej tre feve qe ekzistojne ne Shqiperi.

E dime sesi eshte neuro-injektuar tek ortodokset lidhje e saj me qenien grek. E dime , sespe ishte parulle qe ka filluar qe ne fillesat e shteti grek: "Cdo ortodoks eshte grek?". E dime sesi ndertohet nje shtet kur perbehet nga shume kombe. E dime qe shkalla e pare eshte unifikimi me ane te fese dhe e dyta eshte asimilimi gjuhesore me dhune shtetrore dhe mallkim fetar. Ne mes tyre qendron demoralizimi kombetar. Por ishte pothuaj mesjete kur ajo pati sukses, Janullatos.

Por, meqe u arriten te asimilohen 2 milione arvinitas, e ndoshta pa aq vllehë qe nga koha e mbretit te pare te Greqise, gjermanit Otto, mendoni se me te njëjtën metode do te asimiloni 3 milionë shqiptare te tjere ne kohen e teknollogjise, informacionit dhe Amerikes.

Jo, gaboni, dhe e besoj se e njihni mirë Ameriken dhe Gjermanine per keto te drejta. Metodat tuaja te shekujve te erresires mesjetare nuk kane më efect dhe ju jeni qe po beni nje gabim te rende, po kerkoni te ndryshoni kombesine shqiptareve me dhune psikollogjike fetare dhe ekonomike. Keni vite qe po punoni ne kete drejtim. Dhe atje ka evidence, jane me qindra, madje e dine dhe e flasin njerëzit deri ne bisedat e tyre te perditshme. Ik Janullatos, o njeri qe ja ke shitur shpirtin djallit, duke genjyer e vetem genjyer, dhe duke luftuar te zhdukesh dhe flliqesh dinjitetin e nje populli, dhe emrin shqiptar. Kombesia eshte e drejte e zotit. Asnje nuk ka te drejte ta mohoje atë ose ndryshoje atë per qellime te uleta. Presioni i qellmishme dhe o organizuar ii strukturave shtetrore te shtetit mesjetar Grek ne kete drejtim eshte tashme teper i njohur ne Shqiperi. Eshte bere nje fenomen shume i njjohur te cilen ju cuditerish se keni denuar ndonjihere.

Janullatos, ju nuk mund te pillni me zor greke ne Shqiperi, ti shtosh ata me deshiren tende ose frymen tende. Te gjithe i kane evidencat dhe dine te numerojne shume mire. Ju lutem vetem mos na thuaj genjeshtren e fundit greke qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane ekzistuar ndonjihere , por eshte nje shpikje e fuqive te medha ne kohet moderne.

Janullatos, ik nga Shqiperia dhe lerja ortodokseve me gjak shqiptar ta drejtojne vete kishen e tyre. Shqiptaret vetem pane nje parade te deshirave te tuaja raciste fetare dhe nje poshterim te pareshtur te se drejtes tyre autiqefale te kishes ortodokse, nje e drejte aq llogjike dhe normale ne kohet moderne.
Janullatos, ju perbeni nje rast unikal ne kete drejtim ne gjithe boten, ngaqe uzurpuat me force kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare duke shkelur rende statutin e saj. Qellimi ishte jo per te patur drejtimin e kishes, por te patjes se mundesise te perdorjes se kishes per qellime te mirefillta politike, shoviniste dhe zhvatjes se tokave te shqiptareve prej qarqeve te caktuara greke.


Iliazi Fatmir

Studied at University of Tirana
Image

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Censusi persa i takon gjuhes.

#5

Post by Orakulli » Fri Jan 04, 2013 1:54 am

Bazat e fashizmit në Greqi kanë filluar shumë herët”. Kështu është shprehur sekretari i “Aleancës Kuqezi”, Lisien Bashkurti, duke theksuar se tradita fashiste është një traditë që nuk është shuar asnjëherë në Greqi.
Sekretari i “Aleancës Kuqezi”, theksoi se “Kryepeshkopi Janullatos ka bërë një politikë të dyzuar, pasi të bësh psalme fetare në Shqipëri dhe politikë në Greqi nuk është gjë tjetër veçse dyzim”.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e fundit të partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, Bashkurti u shpreh se: “Përpara deklaratave të Agimit të Artë, kemi dëgjuar dhe këngë që me zorrët e ushtarëve shqiptarë do të bënin lidhëse këpucësh dhe shumë deklarate të tjera raciste, por unë do të thosha se ajo që e dallon Agimin e Artë me deklaratat e tjera është se Agimi i Artë i shpalos haptas pikëpamjet e saj raciste”.
“Për shqiptarët çështja çame është një e drejtë legjitime, është një kauzë e rëndësishme e popullit shqiptar. Çështja çame do të jetë një nga kauzat kryesore në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë”.
Image

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”