Page 1 of 1

Janullatos Ik nga Shqiperia!

Posted: Tue Jan 01, 2013 9:01 am
by Orakulli
Iliazi Fatmir
Janullatos,

Ik nga Shqiperia!

Koha jote mbaroi. Gjithe mashtrimet qe vijne nga guzhina jote tashme kuptohen aq lehte dhe shqiptaret nuk jane me te 1990. Tashme jane zgjuar. Luanet jane zgjuar Janullatos, prandaj ik sa nuk eshte vone.
E dime qe mentaliteti jot nuk mund te ndryshoje nga ai i shumices greke. E dime mire sesi eshte ngritur historia e Kishes ortodokse Greke, shtetit Grek, kombit grek dhe ajo e jona, e shqiptareve me tre fe, por me fe te shqiptarit qe eshte Shqiptaria.

Janullatos, ju cfaqet hapur fytyren tuaj kesaj radhe, duke kundershtuar te te dhënat e dala mbi përqindjet e popullsise qe kanë gjuhe te nënës gjuhën Shqipe. Me hapur kunder shqiptareve nuk ka dal ndonjihere me pare asnji fetar prej tre fejeve qe ekzistojne ne Shqiperi.

Janullatos, ju ndoshta i konsideroni shiptaret si qenie inferiore dhe aq te trashe sa te mos kuptojne kete here qellimin e nderhyrjes tënde.

E dime sesi eshte neuro-injektuar tek ortodokset lidhje e saj me qenien grek. E dime , sespe ishte parulle qe ka filluar qe ne fillesat e shteti grek: "Cdo ortodoks eshte grek?". E dime sesi ndertohet nje shtet kur perbehet nga shume kombe. E dime qe shkalla e pare eshte unifikimi me ane te fese dhe e dyta eshte asimilimi gjuhesore me dhune shtetrore dhe mallkim fetar. Ne mes tyre qendron demoralizimi kombetar. Por ishte pothuaj mesjete kur ajo pati sukses, Janullatos.

Por, meqe u arriten te asimilohen 2 milione arvinitas, e ndoshta pa aq vllehë qe nga koha e mbretit te pare te Greqise, gjermanit Otto, mendoni se me te njeten metode do te asimiloni 3 milionë shqiptare te tjere ne kohen e teknollogjise, informacionit dhe Amerikes.

Jo gaboni, dhe e besoj se e njihni mirë Ameriken dhe Gjermanine per keto te drejta. Metodat tuaja te shekujve te erresires mesjetare nuk kane më efect dhe ju jeni qe po beni nje gabim te rende, po kerkoni te ndryshoni kombesine shqiptareve me dhune psikollogjike fetare dhe ekonomike. Keni vite qe po punoni ne kete drejtim. Dhe atje ka evidence, jane me qindra, madje e dine dhe e flasin njerzit ne biseda e tyre te perditshme.Ik Janullatos, o njeri qe ja ke shitur shpirtin djallit, duke genjyer e vetem genjyer, dhe duke luftuar te zhdukesh dhe flliqesh dinjitetin e nje populli, dhe emrin shqiptar. Kombesia eshte e drejte e zotit. Asnje nuk ka te drejte te mohoje atë.

Janullatos ti nuk mund te pjellesh me zor greke ne Shqiperi, ti shtosh ata me deshiren tende ose frymen tende. Te gjithe i kane evidencat dhe dine te numerojne shume mire. Ju lutem vetem mos na thuaj genjeshtren e fundit greke qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane ekzistuar ndonjihere , por eshte nje shpikje e fuqive te medha ne kohet moderne.

Janullatos, ik nga Shqiperia dhe lerja ortodokseve me gjak shqiptar ta drejtojne kishen e tyre.

Re: Janullatos Ik nga Shqiperia!

Posted: Tue Jan 01, 2013 6:16 pm
by erix77
perkundrazi Ai duhet te qendroje si nje karikature e asaj qe perfaqeson shovinizmi i kishes greke dhe politikes te vendit te ashtuquajtur mik ndaj popullit shqiptar dhe ne vecanti ndaj orthodokseve shqiptare.

Njeriu me te zeza duhet te qendroje si gogoli i perralles qe tremb femijen keshtu qe dhe shqiptaret do te jene zgjuar dhe nuk do ti zere gjumi i harreses.