"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Agimi i Artë dhe Janullatosi.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#1

Post by Orakulli » Fri Jan 04, 2013 3:07 am

Agimi i Artë dhe Janullatosi.
by Iliazi Fatmir on Thursday, January 3, 2013 at 9:03pm ·
Shqiptaret janë prishur nga infeksioni i përhapur prej punës shumëvjecare të propagandës Greko- Serbe. Janë rikthyer në armiq të pavullnetshmë te vetvetes duke i bëre iso gjithë teorive, praktikave antishqiptare të dy shekujve të fundit.
Një popull që i është djegur mendimi për vetveten. Ç’farë ka shpëtuar është vetëm ajo ka ngel fillikat, ajo që nuk janë asimiluar gjuhësisht. Habitem sesi u ka ngel ende ngjyra e bardhe e lekures.

Jane shumë te kuptueshme për njerëzit normale që deklaratat e Agimit te Arte jane deklarate psikopatesh, idiotesh. Dihet nga shumica qe ata qe flasin në ate mënyre janë koqe, por shqiptarët i marrin seriziosht ato të thëna dhe harxhojnë kohë akuzat e tyre sikur debati me ta do te vendosi për fatin e asaj që psikopatët thonë.

Shqiptare , ato jane thjesht dëshira, shpifje dhe gënjeshtra te njerezëve te vegjel megallomane te edukuar gjithë jetën me hashashin e kombit të ndritur të lashtë, kombit të lartë ortodokse, kur nëse flasim me gjuhen e tyre, nese shqiptaret vijne nga kaçaket, ata vijnë nga barinjtë dhe hajdutët e deleve. Mirëpo ajo mënyrë të llogjikuari është krakteristika për kulturat e ulëta ortodokse-lindore. Në të është ofendimi, tallja, racizmi, dhe të gjitha negativitet që shumë shtete moderne i dënojnë me ligj.

Shqiptaret, mos qelloni me top nje mizë, mbase projektimi është për t’ju çorintuar ju nga kryesorja: Çamëria. Është rastësi që pas rezultës për Çamërinë fillojnë të lëshojnë deklarata sa andej kendej shumë “personalitete”, oraganizata “greke”, peshkopë dhe fashistë.

Janë ato për tu ate per të çorintuar rezolutën për Tzamërine? Janë ato presion indirekt për të rëzuar rezolutën për Çamërinë?

Shqiptarë përdorni vemndjen tuaj kryesore tuaj për Çamërinë, një interes shumë i rëndësishëm kombëtar për të ardhmen e shqiptarëvë si për mbrojtjen ekonomike të ardhme te shqiptarëve. Ato janë shumë të lidhura më njëra tjetrën.
Rezoluta është shumë e rëndisshme. Rezoluta ligjeron ngjarjen që ka ndodhur dhe nuk e lë atë të fshihet ndër gjërat personale civile të shoqrisë, ç’ka Grekët si shtet dhe ata që kanë pronësuar Greqinë qëllimojnë.

Vetëm veprimi me rezultat konkret sjell ndryshimin. Dhe veprimi që kërkohet është approvimi i rezolutës për Çamrëisë. Do të ishte shuplaka më e mirë për gjithë psikopatë, fashistët dhe të sëmurët mendorë nacionalistë grekë. Ju nuk keni nevojë të përgjigjeni direkt akuzave, shpifjeve dhe gënjeshtrave të tyre. Vetëm votoni për Çamërinë dhe ju keni dhënë përgjigjen më të mirë. Bëjeni nëse doni që të jeni ashtu si ende jeni, shqiptare shqipfoles dhe të bardhë.
Image

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#2

Post by CERMENIKASI » Fri Jan 04, 2013 10:36 pm

kulturat e ulëta ortodokse-lindore.
Mendoj që këto fjalë prekin edhe shqiptarët ortodoks të ndershëm dhe nuk e kuptoj pse nuk u mteket atyne që shkruejne
nê ketë mënyrë???
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#3

Post by Arbëri » Fri Jan 04, 2013 10:58 pm

CERMENIKASI wrote:
kulturat e ulëta ortodokse-lindore.
Mendoj që këto fjalë prekin edhe shqiptarët ortodoks të ndershëm dhe nuk e kuptoj pse nuk u mteket atyne që shkruejne
nê ketë mënyrë???
Shkruajne edhe ata Cermenikas : http://www.gazetatema.net/web/2012/11/0 ... rat-greke/ mendoj ata qe kane gjak shqiptari dhe duhet te kemi kujdes se vet shpesh-here nxitoj , pa te keqen e ketyre me gjake shqiptari qe jane , perkundrazi , me duken qe keta Ortodokset tane ne krye me At Nikolle Markun jane viktimat me te mdhenje ne propaganden e Janullatosit , dhe neve duhet mbrojtur vellezerit si ky .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#4

Post by rrëqebull » Sat Jan 05, 2013 12:24 am

Arbëri wrote:
CERMENIKASI wrote:
kulturat e ulëta ortodokse-lindore.
Mendoj që këto fjalë prekin edhe shqiptarët ortodoks të ndershëm dhe nuk e kuptoj pse nuk u mteket atyne që shkruejne
nê ketë mënyrë???
Shkruajne edhe ata Cermenikas : http://www.gazetatema.net/web/2012/11/0 ... rat-greke/ mendoj ata qe kane gjak shqiptari dhe duhet te kemi kujdes se vet shpesh-here nxitoj , pa te keqen e ketyre me gjake shqiptari qe jane , perkundrazi , me duken qe keta Ortodokset tane ne krye me At Nikolle Markun jane viktimat me te mdhenje ne propaganden e Janullatosit , dhe neve duhet mbrojtur vellezerit si ky .

Le', se e mbron Javehu.

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#5

Post by Orakulli » Sat Jan 05, 2013 3:37 am

Besoj se nuk ka me shqiptare te zgjuar qe te kete dhe te ndershem. Per sensin e kultures ortodokse-lindore jane me dhjetra shkollare qe vene piken mbi i reth tyre. Eshte tjeter gje feja ortodokse dhe tjeter gje kulturat ortodokse-lindore. Me vjen keq qe po e deklaroj po shumica e shqiptareve tashme kane rene ne fund dhe nuk po kuptojne as nje perqindje te vogel te asaj qe po ndodh.
Para Shqiperise e ka thene rilindasit nuk vihet asnje fe. Po nuk kuptuat kete behuni ortodokse, dhe myslymane , ose katolike dhe lini shqiperine nen deshirat e pronareve te atyre feve. Cdo gje eshte interes ekonomik. te tjerat jane vetem mashtrime per te realizuar ate qellim.
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#6

Post by bardus » Sat Jan 05, 2013 11:11 am

Kot nuk i thone "gjej shesh e bej pershesh" dhe Janulla ate po ben, ai ketu do jete deri sa te vdese, a thua se prifterinjte shqiptare nuk dijne ta drejtojne vete kishen orthodokse ,imagjinoni te shkoje Janulla ne Bullgari apo Serbi .Politikanet tane ja hapen dyert dhe e lehtesuan llojin Janulla ,Sala me satelitet e tij dhe me Bamirin ish president qe sot hiqet si burre i mire firmosen per ngritje varrezash te ushtareve greke ne Shqiperi ,atyre qe kryen masakra ne jug ,prandaj ky stan kete bulmet ka .

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#7

Post by Sally » Sat Jan 05, 2013 12:34 pm

Ata le te bejne te tyren ne te tonen, pse merremi se cfare thone ata dhe cfare bejne, dhe nuk merremi se cfare bejne ne?
Nese ja ka firmosur z/Berisha dhe ish/Presidenti yne hyrjen, po ne si popull cfare berem ( qe jemi me shume se ata ) ?
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#8

Post by Mallakastrioti » Sat Jan 05, 2013 2:37 pm

Neonazistet e "Agimi i Arte" flasin per rrace te paster greke. Cilet prej ketyre eshte grek i paster? Ai korroziu turk-aziatik qe sulmon priftin vllah Tsarknias? A po mos valle gazetaret e tjere perreth qe prej ngjyres se lekures nuk kane asgje te perbashket me KORROZIUN "grek te lashte"?

Popullsia me HETEROGJENE ne Europe, sikurse shteti artificial i keshtuquajtur grek, nuk mund te japi leksione minoritetesh sikurse leksione rracore!

Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#9

Post by bardus » Mon Jan 07, 2013 1:33 pm

Pëllumb Xhufi: Skënderbeu grek? Ata s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë


TIRANE - Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani i njohur Pëllumb Xhufi. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", profesori thotë se deklaratat e drunjta të "Agimit të Artë" nuk do të meritonin asnjë vëmendje, nëse nuk do të shprehnin një shqetësim real të nacionalizmit grek dhe të historiografisë nacionaliste greke. Kjo forcë politike ultra-nacionaliste përmes një shkrimi në faqen zyrtare, shprehej se shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi një luftë të ortodoksisë kundër turqve, për të mbajtur të lirë rajonin. Në shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarët përdorin në mënyrë të padrejtë flamurin e Perandorisë Bizantine si flamur kombëtar dhe nënvizonin se Epiri ishte grek. Reagimi i "Agimit të Artë" erdhi pas deklaratave të pak ditëve më parë të kreut të marrëdhënieve me Jashtë në partinë Aleanca Kuqezi, Lisen Bashkurti, i cili foli pas një tjetër fyerjeje ndaj shqiptarëve. Paralajmërimit që Bashkurti u bëri këtyre ekstremistëve nëse shkelin në territorin tonë, duke iu kujtuar betejën e Lëkursit në fillim të shekullit XX.
Historia
Por, cilësimi si grek i Skënderbeut, për historianin e njohur Pëllumb Xhufi, ka tjetër domethënie. "Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX", vëreni ai. Nga ana tjetër, profesori vëren se "fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë". Sipas Xhufit, është pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë.
"Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i 'megali-idesë' shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të 'rrëmbejë' edhe Skënderbeun", shton ai, duke theksuar kështu, se cilësimet mbi heroin janë krejt të hershme. Për Pëllumb Xhufin, njohës i mirë dhe autor i disa librave për këtë periudhë historike, "Agimi i Artë" nuk bën gjë tjetër veç shkel në rrugë të perënduara. "Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla. Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke", nënvizon ai. Në fund, ai këshillon që "ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të 'Agimit të perënduar'".
(er.nu/Gazeta Shqiptare/

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#10

Post by Zeus10 » Mon Jan 07, 2013 4:16 pm

boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke
Une do te thoja mungesen totale te historise. Historianet greke, me mire te na shpjegojne se ç'lidhje kane ata me te ashtequajturit "helene" te lashtesise dhe per kete te na shpjegojne se cfare jane vete "helenet e lashte" dhe cila ka qene gjuha e tyre e vatres, nese kane pasur ndonjehere gjuhe vatre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#11

Post by Mallakastrioti » Mon Jan 07, 2013 5:44 pm



Nuk kane vdekur bijte e Shqipes!
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#12

Post by Mallakastrioti » Mon Jan 07, 2013 6:07 pm

Besoj se ja vlen te lexohet lidhur mistiçizmit Hitlerian qe ka te beje pikerisht me shoqerite sekrete si ajo me emrin "Golden Dawn". (Meqenese i paskan marr emrin keta pakistano-greke "te lashte".
Materiali fatkeqesisht eshte ne italisht:

http://www.antipodiedizioni.com/testi_g ... magico.pdf
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#13

Post by Arbëri » Fri Feb 01, 2013 11:10 pm

Janullatos, ti meriton vetëm një dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve."

At Nikolla Marku

“Agimi i Artë” ka kryepeshkop Janullatosin


Image

Nga At Nikolla Marku

Ju Janullatos jeni një prift i thjeshtë për atë pakicë greke në Shqipëri, pakicë që bën mirë të distancohet nga ju. Janullatos, ti meriton vetëm një dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve. Përse nuk distancohet Janullatos nga deklarimet e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për shqiptarët në tërësi? Këtu ndryshojmë ne si kombe, sepse kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë për kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është kultura jonë fetare dhe shoqërore.

Deklaratat e mirëfillta politike të Agimit të Zi neo-nazist grek kundër kombit shqiptar si dhe mbështetja për Janullatosin ishin tregues i qartë se misioni Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe imponimi politik për Vorio Epirin me fantazmat neo-naziste.

Mbështetja që i japin këtij prifti pa diskutim që është në kundërshtim me misionin e tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji?. Kjo forcë politike, fatkeqësisht edhe parlamentare në Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos.

Janullatos nuk kërcënohet nga askush në Shqipëri, por veprimtaria e tij shoviniste-naziste greke në dëm të kombit shqiptar po e rrezikon vetë atë. Shpeshherë punët që bën njeriu i sjellin atij humbjen dhe rrezikun, të cilin ai e ndien për shkak të koshiences që ka personalisht vetë. Kjo po ndodh edhe me Janullatosin.

Të merresh me ceremoni përkujtimore të ushtrisë greke pushtuese në Shqipëri dhe me mbështetje politike të një partie me pikëpamje raciste dhe sidomos anti-izraelite, si ajo e Agimit të zi grek, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të zhvarrosësh varret shqiptare dhe t’i quash greke patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të përdorësh shtetin grek si presion kundër emigrantëve shqiptarë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të tjetërsosh kishën ortodokse të Shqipërisë në favor të helenizmit patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të bashkëpunosh me organizata antishqiptare dhe qeveri fantazmë të Vorio-Epirit, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të koordinosh me kishën serbe për veprime terroriste në dëm të shqiptarëve në Mitrovicë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Që të mbetesh në historinë e kombit shqiptar, si rilindësi i besimit ortodoks shqiptar, duhet ta meritosh me veprime të drejtpërdrejta në dobi jo vetëm të besimtarëve, por dhe të kombit në tërësi, ju Janullatos e dini mirë që nuk e meritoni. Ju meritoni dekoratë në vendin tuaj si oficer i helenizmit të paqenë në Shqipëri. Është bërë një gabim i tmerrshëm me dekoratën që të ka dhëne presidenti Topi si dhe kreu i PS-së, Edi Rama, me titullin qytetar nderi i bashkisë së Tiranës. Ne shpresojmë të kalbet sa më shpejt në duart tuaja dhe të ndryshket dekorata në gjoksin tënd.

Ju Janullatos jeni një prift i thjeshte për atë pakicë greke në Shqipëri, pakicë që bën mirë të distancohet nga ju. Janullatos, ti meriton vetëm një dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve.

Përse nuk distancohet Janullatos nga deklarimet e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për shqiptarët në tërësi? Këtu ndryshojmë ne si kombe, sepse ne kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë për kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është kultura jonë fetare dhe shoqërore.

Të trajtojmë pak censusin e organizuar në Shqipëri për personat rezidentë. Të gjithë e dimë që besimtarët ortodoksë në Shqipëri nuk janë as 6 as shtatë e as tetë për qind, besimtarët i kalojnë 20 për qind, por pjesa më e madhe janë në emigracion. Propaganda e Janullatosit, Dulës etj, për të shtuar numrin e grekëve në Shqipëri bëri efekt të kundërt në deklarimet e shtetasve. Ortodoksët shqiptarë e kanë të qartë strategjinë e Janullatosit për greqizëm dhe copëtim të ri të Shqipërisë me Vorio-Epirin, prandaj iu shmangen deklarimit fetar.

Ky veprim ishte një shuplakë për veprimtarinë e Janullatosit. Tani ky prift po bën census besimtarësh vetë! Ky veprim është akuzë e drejtpërdrejtë ndaj shtetit, i cili organizoi këtë census me insistim të Greqisë dhe shovinistëve. Shteti duhet t’i kthejë përgjigje Janullatosit, si për censusin, ashtu dhe Agimit të Zi për degët që kërkon të hapë në jug të Shqipërisë. Shqipëria e ka me kushtetutë, të cilën po e citoj: Neni 9: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështetet në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara me ligj”.

Është e qartë. Agimi i zi nuk duhet të shkelë në Shqipëri, sepse e ndalon ligji. Kush i fton dhe lejon të futen në territorin shqiptar, kryen vepër penale ndaj kushtetutës dhe sovranitetit territorial të atdheut.

Në një intervistë në televizionin grek me siglën NET, Janullatos shpjegon qartë se si ka ardhur në Shqipëri me një telefonate të çuditshme nga një person enigmë dhe me urgjencë, se nuk priste puna! Çfarë kishte që nuk priste puna me aq urgjencë, sa udhëtoi menjëherë për Evropë?. Është e kuptueshme, kishte ardhur dita për të futur agjentin shovinist në jug të Shqipërisë.

Janullatos gënjen kur thotë se në shkollat shqiptare mësohet urrejtja ndaj popullit grek. Kjo deklaratë është nxitje e rrezikshme për popullin grek kundër kombit shqiptar.

Janullatos gënjen kur thotë se në Shqipëri u bëhet qejfi për krizën greke. Nuk është e vërtetë, nuk ka në Shqipëri njerëz që u bëhet qejfi për krizën greke, përkundrazi, ne urojmë që ajo të kalojë sa më shpejt. Janullatos spekulon kur thotë se “shqiptarët u pritën krahëhapur në Greqi”. Jo, shqiptarët po ndërtojnë Greqinë me djersën e ballit dhe paguhen të diskriminuar krahasuar me emigrantët e kombeve të tjera.

Nuk i lejohet një kleriku të ofendojë njerëz me epitete si: idiotë, injorantë, fanatikë, dallkaukë etj. Bën mirë që flet, sepse tregon se kush je në të vërtetë, epitetet që përdor janë shumë afër me programin racist të partisë Agimi i zi.

Dua t’i kujtoj Janullatosit që të mos bëhet bimbash i Gjirokastrës apo i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, sepse vetiu do të lindë një Çerçiz Topulli. Teshtimat e Greqisë urojmë të mos jenë nga gripi i derrit apo i pulave.

(Autori është Famullitar i Kishës “Shën Maria” në Elbasan. Shkrimi është marrë nga Gazeta Shqiptare).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#14

Post by Orakulli » Sun Feb 03, 2013 6:03 am

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Agimi i Artë dhe Janullatosi.

#15

Post by Mallakastrioti » Sun Feb 03, 2013 2:17 pm

Kur Athina zyrtare vinte ne siklet Europen si dhe akuzat ndaj saj per nje pushtim te Maqedonise dhe Shqiperise se Jugut, si dhe shkelja e bllokades prej Greqise karshi Serbise se Milosheviçit.

(Artikull ekskluziv per publikun shqiptar)

Artikull prej gazetarit, shkrimtarit dhe politikanit te njohur italian Enzo Bettiza dhene gazetes italane "La Stampa" ne daten 25.04.1994, Nr. 111, f.5
(Shkeputur prej arkivit te gazetes italiane "La Stampa)
----------

NDEZJA E FITILIT GREK FUCISE SE BARUTIT BALLKANIK
" CESHTJA"
KUFIJTE E TJERE TE KRIZES.

Cerçilli perdorte te thoshte qe popujt e Ballkanit jane te mbingarkuar prej nje siperngarkese te historise qe ata nuk munden te mbajne mbi shpatulla. mbas serbeve, te cilet perhere kane ushqyer nacionalizmin e tyre me reminishence dhe legjenda te cilat kane rrenje ne Mesjeten ballkanike, tani edhe greket po vihen ne te njejten rruge te mitit duke nxjerre prej sirtarit kujtesa te cilat vijne prej me larg, ne kohen e Aleksandrit te Madh. lufta ekonomike e cila u shpall me 16 shkurt prej Greqise se Papandreut kunder Maqedonise, me paqesorja dhe me tolerantia prej ish republikave shumetenike jugosllave, u be me e nderlikuar ne nje ane tjeter me agresionin bere prej nje komando terroriste me veshje ushtarake greke kunder nje reparti ushtarak (shqiptar, shenimi im) ne Jug te Shqiperise. Sulmi i pabesueshem i cili provokoi vdekjen e dy ushtareve shqiptar dhe bllokimi ekonomik kundermaqedonas rrezikojne tani te transformojne Gadishullin Ballkanik ne fuçi baruti te Europes kur flitej ne fillim te shekullit.
Sipas qeverise greke republika e re ballkanike qe sot quhet Maqedoni duhet te nderroje emrin dhe te heqi edhe yllin e lashte te Vergines, trashegimni e tradites hellenike, mbi flamurin e saj. Per sa i perket Shqiperise irredentistet grek mbeshtesin tezen qe Jugu shqiptar nuk eshte gje tjeter perveçse Epiri i Veriut banuar prej me se katerqindmije grek (per Tiranen jane deri ne gjashtedhjetmije); duke pretenduar hellenizmin. Athina, ne rruge zyrtare, lejon te kuptosh qe aspiron ne kete menyre ne zoterimin e pothuajse gjysmes se territorit se republikes fqinje. Neoshovinizmi i ri grek perdor tashme çdo menyre per te krijuar rremuje ne jugun shqiptar dhe per te destabilizuar ne te njeten kohe, Maqedonine me nje embargo te pa precedent ne marredhenien midis vendeve evropiane fqinje dhe jo ne lufte midis tyre. Duke i shoqeruar keto ngjarje armiqesore krahinore me deklarata zjarrvense prej prelateve te klerit ortodoks grek, transmetime radiofonike dhe televizive te karakterit irredentist, mobilizime dhe egersi te grupe njerezish te ekzaltuar neper rruget e qyteteve kryesore duke nisur prej portit maqedon te Selanikut. Sikur te mos mjaftonte, agresiviteti virulent grek goditi ne te njejten kohe edhe mbi Italine gjate fushates zgjedhore, me nderhyrje te tepruar perbrenda forcave politike si dhe konkurrences politike italiane. Nuk duhet harruar se fundmi qe Greqia qe prej fillimit te shkaterrimit te Jugosllavise, perhere ka mbeshtetur me energji te pa anshme çeshtjen e Serbise dhe te "spastrimit etnik serb ne Bosnje dhe Kosove, embargoja nderkombetare kunder Beogradit ne menyre te vazhdueshme dhe te hapur u shkel prej Athines, e cila nuk e ka respektuar kurre dhe ka futur perhere arme, nafte, ilaçe-medikamente dhe ushqime drejt aleatit te saj tradicional sllav ortodoks.
U krijua ne kete menyre ne brendesi te organizmit me te larte te Bashkimit Evropian paradoksi me i madh dhe situata me e papershtatshme e imagjinueshme. Presidenca e Bashkimit (Evropian) ushtrohet ne fakt pergjate ketij semestri prej nje Greqie qe, shkel te gjitha rregullat e bashkejeteses evropiane, polemizon me Italine ne veshtiresi, dhe ndihmon Serbine e izoluar, tenton te mbysi Maqedonine paqesore, u jep krah ose te pakten tolleron ne menyre te hapur sulme terroriste ne drejtim te Shqiperise fqinje. Per kete politike te saj te jashtme kercenuese dhe trazuese, mbi te gjitha per strategjine e saj te rrethimit perkundrejt Maedonise ish jugosllave, Greqia , e cila ka presidencen e turnit te Bashkimit Evropian, u vu nen akuze prej Komisionit te Brukselit, organ i qeverise se te njejtit Bashkim, dhe per me teper eshte thirrur prej Gjykates se drejtesise te Luksemburgut per shkelje te traktatit komunitar. Gjeja me e pakte qe mund te thuhet eshte qe nuk ishte pare ende, ne historine edhe pse me peripeci te Bashkimit te Dymbedhjeteve, presidenca e nje shteti anetar kaq te pa pergjegjshem i zene te krijoje shqetesime te rregullit dhe rregullave te miresjelljes ne kete krahine qe sot eshte me shperthyesja e kontinentit.
Shqetesues dhe me teper luftenxitese te llojit serb rezonon neper gazeta, neper kanale televizive , neper sheshe te manipoluara dhe neper fjalime kilometrike te politikaneve te Parlamentit dhe shtetit se Athines. Ndersa serbet kane shperthyer epurimin e tyre racial duke eksaltuar Betejen legjendare te Fushe-Kosoves se vitit 1389, greket kane ndjellur figuren e Aleksandrit te Maqedonise duke u zhytur neper shekuj perpara epokes se krishtere. Ne kete pike ndersa thuhet nen ze per levizje te dyshimta te trupave ushtarake greke ne kufijte e Maqedonise dhe Shqiperise eshte me se e ligjshme te behet pyetja: po pregatitet nje operacion i ri spastrimi etnik, prej grekeve ne vend te serbeve? Po pregatitet zabtimi i Epirit te Veriut? Po pregatitet ndoshta nje ndarje e re midis serbeve dhe grekeve ne dem te Maqedonise, sikurse ndodhi ne vitin 1913, gjate luftes se dyte ballkanike, kur Beogradi dhe Athina sulmuan se bashku dhe munden aleatin bullgar?
Jane pyetje teje alarmuese. Nga nje krah, ato vene ne diskutim ekzistencen e Maqedonise udhehequr prej nje politikani shembullor si Kiro Gligorov, njeri teje i ekuilibruar dhe me kompetenca te larta,nje nder ministrat me te mire te ekonomise se ish Jugosllavise titiste, qe pata rastin ta tokoj shpesh here personalisht ne Beograd duke nxjerre perhere informacione dhe drejtime te nevojshme. Nga ana tjeter, ato rrezikojne te ndezin fitilin e reagimit ne zinxhir nderballkanik duke e zgjeruar konfliktin prej Bosnjes ne Maqedoni, prej Shqiperise ne Kosove deri ne Turqi. Kjo qe fatkeqesisht, do i jepte luftes qe po ndodh prej dy vitesh nje karakter jo me krahinor por kontinental."

Enzo Betizza

Imazh i bashkangjitur:
Image
Image

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”