"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipja, Feja dhe Shqiptarët.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Shqipja, Feja dhe Shqiptarët.

#1

Post by Orakulli » Mon Jan 07, 2013 4:39 am

Gjuha, Feja dhe Shqiptarët.
by Iliazi Fatmir on Sunday, January 6, 2013 at 10:20pm ·
Shumë vetë janë miopër dhe gjithmonë e shikojnë këtë çështje në çështje të përsonave të veçantë që janë gjallë tani në kryekinë e kishës se Vatikanit, patrikanës së Stambollit, Moskës, ose të çfarëdolloji qëndre islamike dhe ato repsektive në Shqipëri, Dardani , Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi .

Por gjithë fetë, nëse i shikon nga lart, paanësisht dhe me gjerë shikon tek to të jetë kryesore loja ku përparësia qëndron tek pronësia e objekteve fetare dhe tokave te tyre si dhe të ardhurat monetare që sigurohen, dhe i sigurojnë kryesisht palët e huaja qe kanë futur hundët në jetën besimuese të shqiptarëve.

Me dasht zotin, ose allahun, dhe njëkohësisht me pat besimin e besimtarëve shqiptarë, të gjithë si kishat katolike , ortodokse , dhe xhamitë do të kenë gjithmonë përballë pyetjen jetësore per to: të jenë pavarura ose jo nga kryetimi i huaj. Pavarësia mendoj unë është e vetmja menyrë për ti shpëtuar dyzimit të tyre të tanishëm: Nga njëra anë me Allahun, ose Zotin katolik, ose atë ortodoks dhe nga ana tjetër kundër interesave ekonomike, kombëtare dhe politike te shqiptarëve.
Fakti i sotëm është shumë tronditës. Shqiptarët kanë ngelur te vetmit të verbër në Europë ku kontrolline e feve e kanë lenë në duart e të huajve. Shqiptarët asnjigjë nuk i lidh me kulturat e tyre: as gjuha, as kombi, as interesat ekonomike, as ato të besimit.

Zoti nuk është i Vatikanit, i Ortodoksisë, ose i Mekës. Zoti dhe allahu i përkasin qiejve të tyre dhe nuk flasin as arabisht, as greqisht dhe as latinisht. Librat e Zotit tek kombet e caktuara janë të shkruajtura në gjuhët e tyre. Eshtë një vërbësi dhe trashësi e pashjegueshme, sidomos duke marrë parasysh kohën kur po flasim. Shqiptarë, jemi në vitin 2013.

Gjithë mosveprimi shqiptar duket nga ana tjetër si një dëshirë e hapur për asimilim dhe humbje të gjithçkaje. Duket sikur të gjithë shqiptarët janë kthyer në të paftë për të menduar. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, pyetja e mëpasshme do të jetë: “Kur shqiptarët do të asimilohen”.
Image

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”