"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith etj.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith etj.

#1

Post by Strokulli » Sun Sep 29, 2013 4:26 pm

Image

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith

#2

Post by Strokulli » Sun Sep 29, 2013 4:29 pm

[col]Mallsorët përdornjën togzanorin ua ose UO ndërruoshëm - vjen me ranë ose njënin ose të jatrin.

E kështu, si ndër mallësìtë t'ona, ndodh edhe me disa arbëresh të Greqisë e Italisë, që janë nga Çamëria e Labëria e Mesjetës, të silët përdornjënë togzanorin UO një me një me ua (p.sh. të shkuora, s'e ke harruor, etj.).

*[Kjo ish nga një poezi e arvanitëve të ishullit Salamina poshtë Athinës, e shënuome prej Vangjel Ljapit:
«Të jet hapët, i pastruom,
lule torr, ashtu e duom.
Mëma s'rron pa lule dot.
Duom gardh me lule plot»]

*[Ndër disa të arbëreshë të Italisë edhe i thonë ndrruoshëm ua dhe uo, si kta ktu në Chieti, Puglia - gjegjni për shëmbull kët gruonë në 4.19s: ].


Sa ma në periferi të Mallsisë të shkonjsh aq ma shpesh përdoret togzanori UO. Sa ma afër liqenit të Shkodrës ose bregdetit të Adriatikut të shkojsh (ndër mallsorë) aq ma shpesh përdoret togzanori ua.

Pervec Shestanit, Krajës etj. (në Tivar e Ulqin) togzanori 'uo' perdoret krejt normalisht edhe në Mallsì të Madhe [kështu uo thonë edhe arbëneshet e Zarës në Kroaci, që u shpërguon po prej Shestanit, Briskës, etj. (në veri të Tivarit) në vitet 1726-1733]. G.Shkurtaj shpeshtìnë ma të madhe të togzanorit UO e ka nti në RAPSH të Hotit. B.Baci shpeshtinë ma të madhe të togzanorit UO e ka nti në VRITH të Shkrelit. Etj.


Mallsorët as Jugu (as standardi) nuk e shkurtonjënë kurr togzanorin, kurse 'gegët' e qytetve e kah Kosova e shkurtonjënë thuojse gjith herë ue-në*, ose e shtonjënë edhe si përapashtesë e-në nga pas (me punùù ose me punùù--e) (sikur me pi, me pi-e).

*(me e-në prej o » ö (oe) » e - sikur o-ja shum herë ashtë kthyen si te thosha-thösha-thësha, dosha-dösha-dësha, drosha-drösha-drësha, thom-thöm-thëm, vo-voe-ve, ro-roe-re etj. -- kurse o-ja ndë a-, si te uo»ua, në toskërishtet u ba sikur o-ja e fjalëve vojtun»vajtur, votër»vatër, vodhë»vadhë, vorr»varr, e.t.j..)

Shkrimtarët mallsor nuk e përdornjënë togzanorin e mallsishtes ua, i silli përdoret prej 80% te mallsorve - 20% përdornjënë togzanorin uo. I vetmi që e ka përdorë kët togzanor asht Nikoll Dakaj në libretin e tij 'Sokoli e Mrija'.|[/col]
Last edited by Strokulli on Sun Sep 29, 2013 4:48 pm, edited 3 times in total.

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith

#3

Post by Strokulli » Sun Sep 29, 2013 4:37 pm

- in Gornja Briska, Montenegro.
Të bijtë dhe të bijatë e Shestanit..

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith

#4

Post by Strokulli » Sun Sep 29, 2013 4:40 pm

[col]*(Shestani si vend ndodhet buzë liqenit të Shkodrës në Mal të Zi, nja 5O km në veri-perëndim të Shkodrës -- ktej pari, ndoshtë nja 1O km ma poshtë në katunin Liarë, mendohet se pat lénë edhe At Gjon Benedikt Buzuku ndë vjetët 1499).


Legjenda e Shestanit
*(Këjo legjendë ashtë shkruo ashtu si në Shestan e flasin gjuhën shqipe - ata përdorin ll në ven të dh, dhe togzanorin uo ose ua)
*(shënoi Gjura i Macit Nikës Daboviq, shestanas)

Mâ t'parit Shestanas i kanë thânë Zef. Aj ká kjenë pej Shkrelet, ku edhe ká kjenë mret. Zefi ká vrá diken n'Shkrel, ká hypë n'gjak. Vllazninë e ká pasë t'vogël, e pej friget mos ta vrasen at ose diken pej vllaznisë, aj ká ikë pej anej edhe isht nalë n'Zetë. Pej Zetet shkon n'Shkodër, ku isht martuo. Pleqt e Shkrel's e bânë familjen e ati t'vrámit me ja falë Zefit gjakun, e ashtu Zefi erdh prapë n'Shkrel. Por, aj atje vret prapë nji njeri. Tash iken n'ânë tjetër t'Liqenit Shkodërs, n'ven qi i thonë Pulishë, te mali Vollosmon, nôn Shestan t'soçëm. Zefi pati 6 djelm. N'at vakt, Shestani Nalt dhe Shestani Posht kanë kjenë pá popull. Pej Pulishit, Zefi doli mee bregut Vidirjak, nërmjet Shestanit Nalt dhe Shestanit Posht, e pej anyj jav dav tokën e Shestanit djelmve tí. Prá, Shestani e fitoj emnin pej fjalet 'me shestuo' (me dá, me caktuo, me stimuo). Leka, mâ i vogli dhe mâ i bukri nër djelmt e Zefit, shkoj n'Selcë, e pej ti janë Lekiq't (n't'lemit e diellit pej Selcet gjinet nji virane, qi i thonë Kulla e Lek's). Kur shkoj Leka n'Selcë, aj atje nuk pati mállë, por ka jetuo nën nji shatorr. N'ditën e fest's, kërrkoj pej Selcanjânve me i falë aq tokë sá t'munje me livruo për aq vakt sa ng'jase mesha n'kishë. Ata ja dhanë aq tokë. Kur filloj mesha, Lek's i erdhen edhe ata pesë vllazën tjerë dhe filluon me livruo. Deri u maruo mesha, Leka e zaptoj gáti t'tânë mallin. Selcanjânt i thonë prithtit me kryje meshën, se metem pá mállë. Kur u kryje mesha, ata shpejt dolen pej kishet, e i thonë: Nalu, he kopil, se nuk po merr mâ. Edhe sot i thonë mallit Lekiq've Kopilica. Leka nuk ká pasë pyllë. Kërkoj pej plakut katunit me i lânë aq pyllë, sa munje me përzânë me nji likurë kavt. Ata ja dhanë. Leka mori gërshânt edhe e prev likurën e kavt aq hollë, gáti sa peni. Me at rrathoj pyllin mâ t'mirin n'Lekiq dhe ja u mori.

Pej djelmve tjerë t'Zefit u krijuon katunet në Shestanin Nalt (Mimal): Pej Luket Lukajt (Lukiqi) edhe Gurrza (guri i zi) dhe pej Dedet Dedajt, kurse në Shestanin Posht (Nonmal, Nënmal), pej Gjuret Gjuraçi; djali Zefit, Nreka pati dy djelm: pej Niket Zi janë Karanikajt (Karanikiqi) edhe Gjonkajt (Gjonkoviq't), e pej djalit tjetër, Vuçetet Vuçedabajt (Vuçedabiq't, Uzhdabiqi). Kufini i Shestanit ká kjenë buzë Liqenit Shkodërs deri n'Krricë, Petal, Sitojcë (bregu mas Golikut), bregu Obod, Qafa Pal's, Ërrvan (Rrëvan), Sijeca, Lubin, brezi maleve çysh Lanecit deri n'Kunorë, Vesirr, Vardol, Vaganjë edhe Kruodars, e pej anyj buzë Liqenit deri n'Muriq.|[/col]

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: UO si thuhet në Shestan,Krajë(Mal i Zi) - dhe Hot,Vrith

#5

Post by Strokulli » Mon Oct 07, 2013 8:58 am

Kankëtari Malësor Prenkoçaj nga Trieshi, në Mal të Zi, flet me uo si na flet..



Pra, si flet zoti Malsor ktu sipër ashtë shum afër edhe me të follmen e At Gjon Buzukut, dhe e At Pjetër Budit.. Kurse At Frank Bardhi e At Pjetër Bogdani i kanë të kalamenduna o-të ndë oe- e-.. O-ja ashtë zanorja nga ka dalë -eja (-oe » -e) ndër gegët e tjerë dhe á-ja ndër toskë (sikur vorfën » varfër)..

Të forta janë edhe toskërishtët e vjetra të arvanitasve.. që thonë njëjtë uo- bunimor si na pa e kalamendun ndë -á (tipike toske).. Nga ishulli Salamina poshtë Athinës, e shënuome prej Vangjel Ljapit:
«Të jet hapët, i pastruom,
lule torr, ashtu e duom.
Mëma s'rron pa lule dot.
Duom gardh me lule plot».

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”