"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

“Gjya e rujtun 300 vjet” Fjalori i arbneshëve të Zarës

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

“Gjya e rujtun 300 vjet” Fjalori i arbneshëve të Zarës

#1

Post by Adriana » Thu Oct 03, 2013 1:54 pm

Në organizim të Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kroaci “Mbretëresha Teuta” dhe revistës së gruas “Iliria”, nën drejtimin e kryeredaktores së saj dhe regjisores së mirënjohur shqiptare në Kroaci, Shenida Bilalli, të shtunën, më 5 tetor, do të bëhet promovimi i “Fjalorit të folmes së arbneshëve të Zarës” i autorit arbëresh Dr. Kruno Krstiq, i përkthyer edhe në gjuhën standarde shqipe nga Mehmet Latifi.

Sipas paralajmërimit, fjalën kryesore për këtë libër-fjalor, do mbajë Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi, një nga recensentët e Fjalorit, si dhe do të lexohet mesazhi i prof. Dr. Nebi Dervishit-recensentit tjetër të tij. Një fjalë rasti, siç raporton INA, do ta ketë edhe autori i përkthimit, si dhe Lebit Murtishi, në emër të Unionit Gjithëshqiptar “Vëllazërimi Ynë”, me seli në Tetovë, të cilët e bënë të mundur botimin e fjalorit.

Pritet pjesëmarrja e personaliteteve të jetës shoqërore, kulturore, arsimore e politike sidomos të arbëreshëve dhe shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Zagreb.

Në pjesën artistike, për të pranishmit, do të prezantohet aktori shqiptar me origjinë nga Struga, që jeton dhe vepron gati gjysmë shekulli në SHBA, Pajazit Murtishi, i mirënjohur opinionit artdashës shqiptar me monodramën e autorit Lebit Murtishi, “Unë jam Adem Jashari”.

Fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës, siç shprehet në një intervistë Akademiku Aleksandër Stipçeviqi, “Gjya e rujtun 300 vjet”, është botuar në Shtëpinë botuese “Tringa Design” në Tetovë, në afro 320 faqe, përmban një numër të madh fjalësh, fjali dhe shprehje të të folmes së arbëreshëve të Zarës, duke ruajtur në masë të madhe origjinalitetin burimor të fjalës shqipe.

Një ditë më vonë, pra të dielën, më 6 tetor, në Bibliotekën e Qytetit të Zarës, dega në Arbënesh, ky libër-fjalor do të prezantohet dhe promovohet në zemrën e Arbëneshit në Zarë, në organizim të Shoqatës së Arbëreshëve të Zarës, kryesuar nga Enio Grdoviq.

Në promovimin në Arbënesh të Zarës, pos autorit të librit-fjalorit, Lebit Murtishit dhe mesazhit të prof. Dr. Nebi Dervishit, po ashtu do të flasë Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi, prof. Dr. Josip Lisac-një nga dialektologët më të njohur jo vetëm në Kroaci, Klaudio Stipçeviq, që do të flasë në gjuhën arbëreshe, ndërsa Pajazit Murtishi do të paraqitet me një pjesë skenike; monolog ose poezi me motive kombëtare, por do të ketë edhe surpriza të tjera gjatë promovimit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: “Gjya e rujtun 300 vjet” Fjalori i arbneshëve të Zarës

#2

Post by Adriana » Fri Oct 04, 2013 5:44 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: “Gjya e rujtun 300 vjet” Fjalori i arbneshëve të Zarës

#3

Post by Strokulli » Fri Oct 04, 2013 6:10 pm

[col]Mos më thuoj se je arbënesh!
(nga Shime Deshpali (1897-1981), poet arbënesh i ZARËS)

Image

MOS MË THUOJ!

Mos më thuoj se je arbënesh
në mos balla me nderje
nuk të rrezaton,
në mos syni guximisht
nuk të vekton,
në mos zembra parzmat
me mburrje nuk t’i gjanon!
Këto virtyt’ në mos i ke
ti s’di kush je
as çfarë trimbash të lavduoshëm
stërgjyshët i ke.

Mos më thuoj se je arbënesh
ne se gjuhën jonë
pas dore e lëshon
e me të huoj pispillohe -
e krenon,
sepse për tingëllim të ambël
ty gjuhës jonë
vesh s’ke.

Dhe jo vetëm arbënesh
por as njer nuk je!
Njeri të huojt e nderon
e të vetit e lavdon.

Mos më thuoj se je arbënesh
në se të madhit e të pasunit
kryeulun e buzëqeshje
si rob i lajkato’e
e të shkretin të vorfënin
e përqeshën
dhe as pak nuk turpno’e
Mos më thuaj se je arbënesh pó,
sepse arbëneshi asofarë ves të keq -
nuk e kó.

Ti trimb as njer nuk je,
largou prej nesh
tjetër dalje s’ke!
Ti arbënesh p’e turpnon,
lëndon,
e stërgjysht tonë -
ofendon!
--------


(*Arbëneshët e Zarës janë me prejardhje nga Kraja, Shestani, Briska në Mal të Zi, që ndodhen buzë liqenit nja 5O km në veri-perëndim të Shkodrës - ktej pari, ndoshta nja 1O km ma poshtë në katunin Liarë, mendohet se pat lénë edhe At Gjon Benedikt Buzuku në 1499. Të parët e arbëneshëvet të Zarës, u zhvendosen nga truolli i të parëve të tyne në vitet 1726-1733).|[/col]

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: “Gjya e rujtun 300 vjet” Fjalori i arbneshëve të Zarës

#4

Post by Strokulli » Fri Oct 04, 2013 6:11 pm

Kanë thuojse 300 vite që u shpërguon nga Mbishkodra në Kroacì dhe përap fllasnë arbanisht
ndë të huojit dhé. Lumti dora!

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”