"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Çashtja e shkronjave shqipe

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Çashtja e shkronjave shqipe

#1

Post by rrëqebull » Fri Sep 19, 2014 7:05 pm

Çashtja e shkronjave shqipe

Relacion i Mustafa Krujës, në emër të studentëve shqiptarë, lidhur me çështjen e alfabetit.



Porsa u shpall konstitucioni, shkronjat shqipe u banë çashtje në shtypin e Selanikut e, pas pak kohje, kjo çashtje kaloj dhe në shtypin e Stanbulit. Mbas nji rragatjeje të shkurtën shpëtuen gazetat nga kjo çashtje, të shkruemit e së cilës në shtyp qé gabim, sepse kjo duhej zgidhë nga kongreze e këshilla të formuem prej kompetentësh e nuk duronte të merrej në dorë rrnam prej çfardo njeriu. Si çdo çashtje e kundërshtueme edhe kjo u këndërshtue prej të dy anvet: prej anëtarëvet të shkronjave otomane dhe prej mprojtësvet të shkronjavet kombëtare.
Të parët, që u hodhnë në sheshin e luftës, qenë antarët e shkronjave Turke. Ana tjetër – mprojsit e shkronjave kombtare sadoqë u hutuenë herën e parë nga friga e madhe që kishin nga ky sulm i pa-befshëm e i përgatitun rregullisht, nuk mbeti mprapa në mprojtjen e përgjegjen e nevojshme dhe të ligjshme të çështjes; sepse tue mos qenë qenë asnjani nga të interesuemit për shkronjat kombëtare kundrështarë të vërtetë të çështjes, dukej çiltas si drita e dillit se me ç’qllim e me ç’fuqi të errët ishin lëshue ato kundërshtime të kota por të afta me mashtrue mendjet. Rrjedhimi i këtyne kundërshtimëvet me gjith që pa randësi, u ndi mjaft ma vonë. Farët e ngrindjevet, që shpërndaheshin dashtë e pa dashtë sadoqi gjejnë tokë zhvillimi në rrethanat e padijes e lajnë mbresa të dukshme, janë të dënueme me u shdukë e me u zhbi herët a vonë, sikurse faktori shvillues i tyne – Padija. Polemika që rrodhi më shtyp rreth shkronjavet shqipe, mbassi nuk mund të kapërcente megjet e llogjikës u mbyll qyshë në periudhën e parë të rragatjes me fitoren e anës mprojtëse. Por a u dishpruenë, a heshtën kundërshtarët? Jo! Pretendimevet të padrejta e të pavërteta, sadoqë janë të goditshme e të rrzueshme përpara dijes, s’u mungon asnjëherë mundësija të përfitojnë nga padija. Kundërshtarët, si e panë që s’mund të fitojnë gja me polemizomë llogjike e se nuk mund t’a bindshnin entelektualizmën me pretendimet e tyne të mbështetuna n’andrrime të kota, ja filluenë nxehtësisht propagandës nden dorë!
Propaganda mbrrini në nji shkallë sa në shumë vende ndodhën dhe zihje e përleshje në popull*; u mbyllën klube; mbrojtësit e shkronjave kombëtare u quajtën të pa fe e tradhtorë dhe u kërcënuan me friksime zyrtare e private. Kundërshtarët, të trimnuem prej këtyne ndodhjevet të përkohshme, e hudhnë prap çështjen në shtyp, por andrrimet (iluzioni) dhe e padrejta u mundën prap, mendja, logjika dhe e vërteta ngandhnjyen.

Mbassi u përmendën fazat qi ka kalue çashtja ç’prej fillimit, e shofim t’ udhës me tregue dhe na mendimin t’onë: Na, nji herë si shqiptarë e m’anë tjetër si pjesa ma e madhe e studentëvet të shkollavet të nalta, ku përgatitemi me pasë në dorë mbarshtrimin e fatit të popullit, nuk jemi kursye së studiumi kët çashtje mbrenda kohës qi na kanë lejue detyrat t’ona të caktueme. Kemi studiu me kujdes kundërshtimet e mprojtjet e të dy anëvet; kemi vështrue hollë e gjatë gjith ç’kah thohet për shkronjat t’ona kombëtare. Tue mos mjaftue me përpjekjet t’ona, kemi kërkue edhe gjykimin e mendimin e dijetarëvet t’onë ma në za; e nga të gjitha këto, fituem bindjen se të shkruemit e gjuhës s’onë me shkronjat e tashme s’ka ndonji të keqe fetaro-politike. Përkundrazi shkronjat tona janë i vetmi mjet për të shpëtuar kombin t’onë nga të gjitha rreziqet që na rrijnë përpara syvet. Vetëm me këto shkronja mund t’a zgjuejmë për nji kohë të shkurtën kombin tonë të zhytun në detin e padijes, tue shpërnda dritën e dijes në çdo skutë t’atdheut t’onë të përbashkët. Qe pra, të shtytun prej nji bindjeje absolute, apim besën e betohemi se do t’i kushtojmë të gjithë fuqinë t’onë këtij qëllimi po i apim fund fjavet t’ona, me të cilat po shprehim para bashkatdhetarëvet t’onë për herë të parë e të fundit, dëshirën t’onë të naltë, që buron nga zemra e nga ndërgjegje e jonë, tue lutë sukses prej zotit fuqiplotë.


N’emën të gjithë Studentëve shqiptarë
Dhjetor 1909.
Mustafa Asim**



AQSH: F. , D. 5, Pa vit, f. 1-2.


Mustafa Kruja
__________________________________________________
*Fushata kundër alfabetit latin u udhëhoq nga Haxhi Ali Elbasani. Me mbështetjen e hoxhallarëve inskenoheshin tubime pro alfabetit turk, shpërndarje falas të libra me shqipen e shkruar në këtë alfabet dhe u ndërmorën një seri kërkesash dhe peticionesh drejtuar Portës së Lartë për marrjen e masave kundrejt Klubeve pro alfabetit latin.
Vetëm pak ditë pas këtij shkrimi, autoritet fetare dhe shtetërore, organizuan në Shkup një tubim në mbrojtje të alfabetit turk. Në këtë tubim, ku morën pjesë vetëm 300 shqiptarë dhe që zgjati 10 min, u deklarua se alfabeti latin ishte në kundërshtim me sheriatin dhe se mbështetësit e tij ishin tradhtar të kombësisë shqiptare. (Shën. Oshtima)

**Mustafa Merlika Kruja.
http://oshtima.org/postimi/87

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Çashtja e shkronjave shqipe

#2

Post by Adriana » Fri Sep 19, 2014 7:49 pm

Mustafa Merlika Kruja? Dikur jan butuar disa artikuj per historine e kesaj famije, si personazhe te sulmuara ne kohen e diktatures ( komunizmit ). Nuk me kujtohet nese i biri apo nipi ka ber publike disa letra shkembimi... apo gaboj personazhin?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Çashtja e shkronjave shqipe

#3

Post by rrëqebull » Fri Sep 19, 2014 8:16 pm

Jo, nuk gabon, po ai është.

Mustafa Kruja: Zbardhet letërkëmbimi
me Camajn, Koliqin, Gurakuqin...


TIRANE - Nëse ka një rrugë që na zbulon deri në detaje portretin e Mustafa Krujës, ai është epistolari. Gdhendet deri në imtësi ky portret nëse lexojmë mijëra letrat që ai i këmben me miqtë e tij që nga vitet e rinisë, koha e angazhimeve patriotike, përfshirja në politikë, kontributi i pashoq në gjuhë e sidomos vitet e shqetësimeve mbi fatin e atdheut, mbasi në pushtet u ngjitën komunistët. Botimi i vëllimit të parë, vitin e shkuar me letërkëmbime, titulluar “Kuvend letrash me miqtë”, pasohet nga vëllimi i dytë që sapo është botuar nga “OMSCA-1”.

Ndërsa në vëllimin e parë u botua letërkëmbimi ndërmjet Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj e më tej letërkëmbimi i tij me prof. Zef Nekaj, në këtë vëllim të dytë botohet letërkëmbimi mes Krujës dhe gjashtë profesorëve të shquar të universiteteve të ndryshme të botës, njëkohësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqit, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit dhe Stavro Skendit.

Siç thotë Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës, kjo është një nismë e familjes për t’i paraqitur lexuesit të sotëm letërkëmbime të Tij me personalitete të ndryshme të jetës kulturore e politike të Shqipërisë.

“Ideja, për të botuar atë pjesë të letërkëmbimeve të mbetur në arkivin e familjes, është nxitur edhe nga vlerësimi që personalitete si E. Koliqi apo K. Gurakuqi kanë shprehur për to”, thotë Eugjen Merlika, duke sjellë dy citime të Koliqit e të Gurakuqit.

Koliqi në revistën Shęjzat me rastin e 70 – vjetorit të lindjes së M. Krujës shkruan se “Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes”.

Ndërsa Karl Gurakuqi shkon edhe më tej. Në një letër ngushëllimi që i dërgon familjes në rastin e vdekjes së tij shprehet kështu: “Unë nuk do t’a harroj kurr e deri sá të jemë gjallë do t’i ruej me kujdes e me nderim letrat e Tija plot dashuní për mue personalisht, e për gjuhën shqipe veçanisht.

Ndoshta do të vîjë koha, e për këtë i lutem me afsh Perendís, qi të më jepet rasa të mbledhi e të përmbledhi krejt korrespondencën e Tij me miqt e shumtë qi ká pasë, e t’a botoj në vëllim të posaçëm”.

Nga ky letërkëmbim i Mustafa Krujës me miqtë e tij mësojmë shumëçka “rreth atmosferës politike të emigracionit, nji pjesë e udhëheqësve të t’cilit qenë angazhue thjesht për me kapë dollarë prej amerikanëve e s’tregonin as ma të voglin vullnet e zell për me organizue nji aktivitet konkret kundër regjimit të Tiranës”, shkruan prof.Ardian Ndreca në hyrje të vëllimit të dytë të “Kuvend letrash me miqtë”.

Sipas tij në këto letra ndihet gjithnjë e më tepër, me kalimin e viteve besimi në rritje i Mustafa Krujës ndaj figurës së sovranit, “të cilin ai e trajton si nji element që mundet me favorizue bashkimin e të gjitha forcave politike jashtë atdheut”.

Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirësia për të bashkërenduar veprimet mes grupeve e partive, ndihet atmosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet të përballjë një grushti të vogël idealistësh atdhetarë që jeta “i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi”.

Një vend të rëndësishëm në këtë “bashkëbisedim miqsh” zënë gjithashtu rrahjet e mendimeve në fushën e gjuhësisë e të historisë, zelli i botimeve, projektet për krijimin e qendrave të studimeve shqiptare në mërgim, botimi i të përkohshmeve me karakter shkencor, etj.

Një pasion i veçantë e dallon për ortografinë, tek e cila Mustafa Kruja preferon kryesisht parimin etimologjik, mandej vjen kujdesi për leksikun, sintaksën, etj. Prof.Ndreca vë në dukje në shënimin e tij hyrës se “jo rrallë stili i Mustafa Krujës paraqitet i vrazhdë, fjalët ndonjiherë bahen plumb të randa, por mbas tyne rrin nji njeri i drejtë me nji zemër të kulluet që urren rrenën e laselyesinë (dyfytyrësinë) dhe don vetëm të vërtetën. Në këto letra shihen xixat e jetës së mërgimtarit, por edhe hijet e vështirsive ekonomike. Mbi të gjitha mërgimtarëve politikë u mungon atdheu”.

Këto letra, siç thekson prof.Ndreca, përbëjnë një visar dhe ndriçojnë një hark kohor të rëndësishëm të historisë sonë, prandaj leximi i tyre padyshim do ta pasurojë historianin dhe do t’i shërbejë edhe lexuesit të thjeshtë.

LETRAT ME KEQARDHJE

Kruja, pesha e rëndë e 13 muajve kryeministër


Ndërsa analizon letërkëmimin e Mustafa krujës me miqtë e tij, Ardian ndreca ndalet në një prej çështjeve më delikatë në jetën e merlikës, periudhën prej 13 muajve kur ai ushtroi detyren e kryeministrit.

“Mbi Mustafën peshonte gjykimi i nji pjesë të mërgatës që s’ia ka harrue faktin se kishte qenë për 13 muej kryeministër. S’u binte në mend se kishte qenë ndër firmatarët e shpalljes së Pamvarsinë në Vlonë, se kishte luftue me të gjitha forcat q’prej atëherë e deri n’ato çasa për Shqipninë, dhe mundoheshin me e prozhmue me çdo kusht, tue shpifë e tue e randue pa të drejtë”, shkruan Ndreca.

Si Mustafa Kruja ashtu edhe Ernest Koliqi ishin marrë me politikë aktive gjatë luftës, dhe sic shihet nga letrat ata shprehin keqardhje për rrugën që morën ngjarjet gjatë luftës. “Ndihet diku diku edhe dëshira për me kuptue ma thellë se ku kanë gabue, por secili asht i bindun se n’ato çasa historike s’ka pasë as mundësi dhe as dije për me veprue ma mirë.

Tue e pa Shqipninë të nënshtrueme e për ma tepër nën thundrën e “Harushës së veriut”, siç e quejnë ata Bashkimin Sovjetik, ndiejnë se kanë pasë të drejtë që e kanë luftue komunizmin, ndryshe prej ndonji force tjetër politike që u pat mundue me flirtue pa sukses me Frontin komunist”, analizon Ardian Ndreca, ndërsa citon një letër të Karl Gurakuqi I cili i shkruan Mustafa Krujës:

“Ti u mundove, ti u përpoqe, ti u rropate, ti u shkrîne, edhe me rrezik të jetës, për t’i gatue Shqipnís rrugën e mirëqënjes e të përparimit, por dolën disa bastardha qi deshën e duen edhe sot, pa fije turpi, me shkatrrue shka ti me shokët e tú t’idealit me aq flijime ndërtuet. Por s’kanë me i a dalë kurr të shlyejnë nga faqet e historís s’onë ęmnin e ndritëshëm të Mustafë Merlikë Krujës, pse themele dhe rrâjë të forta ka shtî në rinín shqiptare.

Ka pasë thânë Pater Gjergji se Shqipnija u bâ për inád të dreqit e t’anmiqvet; ashtu edhe ęmni i yt, për inát të kundrështarvet mendjeshkurtë, të vagabondavet, të trathtarvet të vendit e t’ęmnit shqiptar, të krymbavet të ndësinavet, do të qindrojë nalt, gjithmonë nalt; do të vîjë dita qi do të shkruhet në librin e Atdheut, qi do të ruhet me zilí nga brezat qi do të vîjnë” (12/3/1957).

FRAGMENTE LETRASH


“E kam pritë ka herë ket ditë që t’iau them këto fjalë me dorë në zemër: keni ma të madhen simpathi e nderim jo vetëm prej meje, por edhe te të gjithë intelektualët e ri shqiptarë në Jugosllavi që njofin pak a shum historin e kombit tash pesëdhetë vjet e këndej.”
Martin Camaj 17 – 9 – 1956

“Prandej me sinqeritetin ma të madh u them se rinija e andejshme u don pse ke ju ka diktue ndershmenin n’idealin kombtar, flijimet tueja për ket ideal e sidomos dijen e juej pse talentet e lindun për intriga né na çojnë të vjelltë.”
Martin Camaj 15 – 3 – 1957

“E dijmë se ky âsht qëllim krenar, por na shpresojmë me i dalun në skâj për hir të përkrahjes morale e landore të Shkëlqesës s’Uej qi aq shërbime i keni sjellun deri tashti Shqipnis e shqiptarizmit në lamije kulturore. Dëshirojmë qi emni i Juej t’i zdrisi e nderojë sa mâ shpesh shtyllat e së përkohëshmes s’onë.”
Ernest Koliqi e M.Camaj 25 – 9 – 1957

“Kemi nevojë për tý, pse na ké zbardhë e na zbardhë faqen me ndershmenín qi të ká dallue gjith herë e në çdo rasë, me punën t’ânde të pareshtun në dobí të popullit, me jetën t’ânde të panjollë e me shkrimet e tua të matuna, të studjueme e me kompetencë, qi kanë nji jeh në qarqet letrare e do të lânë një vrragë të dukshme në letërsín t’onë.”
Gurakuqi 10 prill 1958

(b.m/shqiptarja.com)
http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ ... 52370.html

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Çashtja e shkronjave shqipe

#4

Post by Adriana » Sat Sep 20, 2014 12:42 pm

rrëqebull wrote:Jo, nuk gabon, po ai është


Dje nuk me punonte mire rrjeti dhe nuk me ndihmonte as google per ta verifikuar nese behesh fjale per te njejtin personazh. Shume faleminderit per artikullin rrëqebull. Me terhoqen pak vemendjen keto dy rrjeshta:
  Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirësia për të bashkërenduar veprimet mes grupeve e partive, ndihet atmosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet të përballjë një grushti të vogël idealistësh atdhetarë që jeta “i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi”.  


Po te njejtat veshtiresi qe perballemi edhe sot... i kane te thella rrenjet shqipefolesit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Çashtja e shkronjave shqipe

#5

Post by rrëqebull » Sat Sep 20, 2014 1:43 pm

Adriana wrote:
rrëqebull wrote:Jo, nuk gabon, po ai është


Dje nuk me punonte mire rrjeti dhe nuk me ndihmonte as google per ta verifikuar nese behesh fjale per te njejtin personazh. Shume faleminderit per artikullin rrëqebull.

Asnjëgjë.


Adriana wrote:Me terhoqen pak vemendjen keto dy rrjeshta:
  Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirësia për të bashkërenduar veprimet mes grupeve e partive, ndihet atmosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet të përballjë një grushti të vogël idealistësh atdhetarë që jeta “i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi”.  


Po te njejtat veshtiresi qe perballemi edhe sot... i kane te thella rrenjet shqipefolesit
Por kanë të cekëta mendimet dhe botëkuptimin.
Kombit i duhen të gjithë shqiptarët,
por shqipfolsat që nuk janë njëkohësisht edhe Shqip-mendusa, historia dhe përditshmëria na tregon se kanë qenë dhe janë të dëmshëm, sepse shumë thjesht janë kthyer e kthehen në vegla të verbra të të huajve dhe të planeve të tyre, duke vepruar në drejtim të kundërt nga e Mira Kombëtare.

Mirëqenia Kombëtare arrihet kur veprimet tona drejt saj, janë të mbështetura në botëkuptim dhe mendime të thella sa Rrënjët e Kombit.

Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”