"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ca këshilla mbi artin e shkrimit

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ca këshilla mbi artin e shkrimit

#1

Post by Adriana » Wed Feb 03, 2016 7:42 am

-Nga Faik Konica
-Botuar më 1897

Erdhi më në fund edhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit. Kohë e lumtur, kohë e bukur, kohë plot me shpresë! Qofshin të paharruara për jetë në kujtim të kombit, emrat e S. H. Frashërit dhe N. H. Frashërit, e Kristoforidhit, Pashko Vasë Pashës, e Mitkos e Radës, e Nacos edhe të gjithë atyre që pak a shumë hapnë udhrat për përparimin e gjuhës shqip. Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes.

Mjerisht, në përpiqen me gjithë shpirt, më të shumtët përpiqen pa rregull, punojnë pa udhë dhe pa fitim për gjuhën. S’është mjaft të marrë pendën njeriu dhe të nxinjë kartën, duhet të mësonjë, të shkruanjë me mjeshtri se s’arrin të hedhësh gurë më gurë për të ngritur një shtëpi, është nevojë t’i vesh gurët radhë më radhë që të lidhen dhe të qëndrojnë shëndoshë e bukur.

Kam, pra, detyrë t’u jap të rinjve shqiptarë, mëmgjuhëliërimtarë ca këshilla mbi artin (a mjeshtrinë e të shkrimit).

I.(Çdo të thotë)

Kur qëlloni të shkruani gjësendi, qoftë një biblh (libër) e madhe a një artikull pesë-gjashtërradhësh, e para nevojë është të dini mirë ç’doni të dëfteni. Se shumë herë këndojmë të shkruara, të cilat s’kanë as mendim, as qëllim dhe si, mbarohen, një pyetje na vjen në buzë: “Mirë, po ç’dolli nga kjo?” Para që të zini të shkruani, pra, thuani vetes sua: “Dale të mendohem mirë ç’dua për të shkruar….”

II. (Stili)

Si të vendosni shëndoshë në mend, ç’keni për të thënë, kërkoni mënyrën qysh do ta thoni. Duhen në krye ca fjalë, hyrje të shkurtëra dhe për të pëlqyer, që të kuptonjë atë hop këndonjëtori “ku fle lepuri” si thonë toskët, dhe që të ëmbëltohet e t’i ketë ënda të këndojë më poshtë. Se po të jetë hyrja si një gërmadhë, shpejt- shpejt këndonjëtori ktheh fletën.

III. (Organizim)

Pas hyrjes, zini të shfaqni mendimin tuaj, nuk përnjëherë, po dalngadalë, thela- thela, që të gëlltitet më lehtë, që të kuptohet më thellë. Togjtë fjalësh (a frazat) të mos jenë kurrë të veçantë, të jenë të lidhur njëri me tjetrin; një togfjalësh duhet të pjellë një tjatër më poshtë që të hipë këndonjëtori si në një shkallë dhe kur t’i afronjë majës të jetë gati për të kuptuar praponë (konklurimi). Se po të hidhni pa vijë një copë mendim këtu, një copë mendim atje, do të bëhet çorbë, ku këndonjëtori s’ka për të kuptuar tjatër gjë, përveçse shkronjëtori nuk di t’i japë kuptim.

IV. (Fundi)

Prapoja, duhet, me një mënyrë të ngjeshur e të fortë, të përsëritnjë në fare pak fjalë gjithë mendimet e mësipërme edhe të nxjerrë një fund, i cili është qëllimi i shkronjës.

V.
Mbani mend edhe ca të tjera të nevojshme. Kur e thatë një gjë njëherë të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë. Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë; prandaj hiqni dorë nga togjtë letrash të gjata, të cilët duhet mjeshtri e madhe për t’i përdorur. Mësoni dhe mirë rregullat e gjuhës shqip: mos thoni për tregim: “Fshati që u linda”, kjo mënyrë përdorje e fjalës që është turqisht dhe mjaft për të qeshur, në shqipe duhet thënë: “Fshati ku u linda” a “Fshati në të cilin u linda”. (E mira e të mirave është të lëshohet mënjanë fjala që, përdorja e së cilës për shumë shqiptarë është mjaft e rëndë).

Fund, kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok letrash si një copë muzike.

Tani, natën e mirë, se m’u qepnë sytë./Përgatiti: Tirana Observer
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”