"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.

Moderators: Hymniarber, bardus

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#1

Post by Zeus10 » Wed Sep 16, 2009 12:23 pm

Po lexoja Fishten, por nuk mund te rrija pa i rrisjelle dhe njehere vargjet e tij, qe me nje dashuri-art te pashoq e ngrene ne vendin e merituar gjuhen shqipe.

(Shkeputur nga poema e kollosit te letersise Gjergj Fishta)

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#2

Post by Arta » Fri Dec 04, 2009 12:51 am




Kjo video ka te beje me dialektet e vendit tone, nga cdo treve.... :)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#3

Post by Phoenix » Sat Dec 05, 2009 12:22 am

Arta wrote:


Kjo video ka te beje me dialektet e vendit tone, nga cdo treve.... :)
Kjo është një tjetër video e bërë nga studentë shqiptarë, që studiojnë në Firence.
Dhe fatkeqësisht dikush e tjetërson punën e tyre si pa të keq!

Në këtë video paraqiten e folura e studentëve nga e gjithë Shqipëria që studiojnë këtu! Patjetër është e pamundur t'i përfshishë të gjithë, por jemi përpjekur që të paraqisnim brënda mundësive një hapsirë sa më të gjërë!

Video origjinale është kjo: http://www.facebook.com/video/video.php ... 240&ref=mf

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#4

Post by Mallakastrioti » Wed Sep 15, 2010 5:00 pm

Dokumenti i Kongresit te Manastirit.

Image


"Alfabetet
Debati për gjuhën standarde vazhdon për një pjesë gjuhëtarësh edhe sot. Por 100 vite më parë, patriotët dhe intelektualët dhanë zgjidhjen më të madhe të mundshme për gjuhën. Ishin tre alfabete që diskutoheshin në atë takim, alfabeti i Stambollit, alfabeti i shoqërisë “Agimi” dhe alfabeti shoqërisë “Bashkimi”. Komisioni i ngritur nga kongresi zgjodhi si më të përshtatshme alfabetin latin të shoqërisë “Bashkimi”. Komisioni i kongresit përbëhej nga kryetar i komisionit, Gjergj Fishta, nënkryetar Mit’hat Frashëri, sekretar Luigj Gurakuqi dhe anëtarë Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja etj."

Delegatët e Kongresit të Manastirit

1. Sotir Peci, delegat i dy kolonive shqiptare të Bukureshtit dhe Amerikës.
2. Parashqevi Qiriazi, delegate e Shkollës së Parë Shqipe të Vashave në Korçë.
3. Gjergj Qiriazi, delegat i Manastirit.
4. Dhimitër Buda, delegat i Elbasanit.
5. Simon Shuteriqi, delegat i Elbasanit.
6. Kamber Efendi Sejdiu, delegat i Elbasanit.
7. Lef Nosi, delegat i Elbasanit.
8. Refik Bej Toptani, delegat i Tiranës.
9. Leonidha Naçi, delegat i Vlorës.
10. Bajo Topulli (ose emri i ilegalitetit.
11. Çerçiz Topulli, delegat i Gjirokastrës.
12. Bexhet Bej Frashëri, delegat i Gjirokastrës dhe i nënprefekturës së Elbasanit.
13. Mit’hat Bej Frashëri, delegat i Klubit të Shqiptarëve të Selanikut dhe Janinës.
14. Shefqet Bej Frashëri, delegat i Korçës.
15. Thoma Avrami, delegat i Korçës.
16. Sami Bej Pojani, delegat i Korçës, i dërguar nga Misioni Ungjillor Amerikan.
17. Grigor Cilka, delegat i Korçës, i dërguar nga Misioni Ungjillor Amerikan.
18. Mihal Grameno, delegat “Bandës së Lirisë” Korçë.
19. Hafiz Ali Korça (Ali Vasfiu), delegat i Korçës.
20. Haxhi Jashar Efendi Bitincka, delegat i Shkupit.
21. Av. Akil Eftimiu, delegat i kolonisë shqiptare të Kostancës (Rumani).
22. Hilë Mosi, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Gegnia”.
23. Luigj Gurakuqi, delegat i Shkodrës. Kryetar i klubit “Bashkimi”, si dhe delegat i arbëreshëve të Italisë.
24. Mati Logoreci, delegat i klubit “Bashkimi” Shkodër.
25. At Gjergj Fishta, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Bashkimi”.
26. Dom Ndre Mjeda, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Agimi”.
27. Shahin Bej Kolonja (Ypi), delegat i Kolonjës. (Deputet i “Parlamentit Turk”).
28. Sulejman Fiqiri Efendi Starova, delegat i Starovës.
29. Adam Shkaba, delegat i Sofies (Bulgari).
30. Dhimitër Mole, delegat i Filipopolit (Bulgari).
31. Nyzhet Bej Vrioni, delegat i Beratit.
32. Zenel Bej Caco (Glina), delegat i Leskovikut dhe Dishnicës. Përfaqësohet nga..
33. Fehim Bej Zavalani, delegat i kolonisë shqiptare të Misirit.
34. Izet Bej Zavalani, delegat i Follorinës.
35. Dom Nikollë Kaçorri, delegat i Durrësit.
36. Hazis Hoxhë Efendi Lila, delegat i Bërzeshtës (Librazhd).
37. Maliq Elmaz Bej Frashëri, delegat i Nakoletes (Azia e Vogël).
38. Xhemal Bej Frashëri, delegat i Ohrit.
39. Abdyl Bej Ypi (Kolonja), delegat i Starjes (Pogradec).
40. Petro Nini Luarasi.
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#5

Post by Mallakastrioti » Fri Oct 22, 2010 6:20 pm

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.


Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte ballor dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme.
Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të ‘’pa fe’’ dhe të ‘’paudhë’’ priftërinjtë grekë quanin gjuhën shqipe ‘’gjuhë barbare’’.





Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte saktë marrjen në mbrojtje nga ana e turqëve të kulturës dhe gjuhës greke, dhe nga ana tjetër luftë ndaj gjuhës shqipe.



Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ‘’Thesaloniki’’ më 14-8-1999. Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik. Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit.

Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ‘’Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësisë’’. Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ‘’GJON’’ dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë ‘’GJON’’ e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.





Në vitin 879 pas e.r., ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorëshkrim, i cili në faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.

Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano turk. Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte ‘’Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat’’.

Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit 14. Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmonë, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës.



Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ‘’Unë të pagëzoj në emnin e Atit e t’birit të Shpirtit të Shenjtë’’.

Image

Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ‘’Meshari’’. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë ‘’Meshari’’ shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.



Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.

Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.

Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij ‘’E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik’’ u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. ‘’Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip’’.



Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë. Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.

Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen.

Fëmijët musliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamisë, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin greqisht. Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe.



Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.

Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632.

Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ‘’Ilyrikum’’.

Image

Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake. Qëndra Kulturore Voskopojare (Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ‘’Akademia e Re’’ më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare. Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptarë, që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.

Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i ‘’Akademisë së Re’’. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe. (shih filmin ‘’Udha e shkronjave’’)

Naum Veqilharxhi (1767-1846). Botoi në Bukuresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur ‘’EVETARI’’ një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin. (kujto sot Aristidh Kolën)

Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipërisë, duke fituar titullin ‘’Pishtar i gjuhës Shqipe’’. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t’i jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë. Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut ‘’Alfavitar Shqip’’ në gegërisht dhe toskërisht. Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht. Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.



Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni. Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë fare i vogël. Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe u rrit shumë dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.

Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada.

Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi.

E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip.

Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.



Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.



Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.

Dy armiqtë historikë kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serioze nga ana e qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve. Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se ‘’prishin besën’’.

Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë ‘’shejtani’’ dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo.

Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptarë. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe. Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsisë shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj. Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të ‘’Lidhjes së Prizerenit’’.


Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë. Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare. Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.

Mësuesit shqiptarë u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere qeveria turke mori frikë dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptarë. Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkatërruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ‘’Fanarit’’ kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke. Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar.Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqisë, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.

Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe. Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.

Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ‘’Bashkimi’’ në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Image

Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ‘’Kongresi i Manastirit’’ ose ‘’Kongresi i Alfabetit’’. Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht’ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ‘’Liria’’ dhe ‘’Dituria’’. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë.

Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptarë te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ‘’Sa një hoxhë, rendi ta përqafonte para të gjithëve’’.

Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavë. Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.



Përmbi za, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m’shungullon,

Përmbi erë, ** nep zymbyli,

pa da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi,

jallia,jan nji komb,

m’u da s’duron,

fundë e majë

nji asht Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith na bashkon.



Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar musliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme ‘’Bashkimi i Kombit’’ si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.

Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.

Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare, më 12 shkurt të 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin. Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.

Image
Papa Kriston e vranë,

Dhe s’ra për të një këmbanë,

Por malet e Shqipnisë

Dhe shpellat e malësisë

Thërrisnin an e mbanë,

Papa Kriston e vranë!



Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare.Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke, dhe Fanarit të Stambollit.Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull ‘’Mallkimi i shkronjave shqipe’’.Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe, do të përfundonte me vdekje.



Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.

Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909.

Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ‘’Shkolla Normale në Elbasan’’ një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinj. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik. Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ‘’Përparimi’’ u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ‘’Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para’’. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërin që po rilindte.Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.
Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës. Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.

Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit Pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin. Shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes.

Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.

Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik.

Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.



Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë.



Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë ’’Mahfeli’’ me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip.



Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.

Shoqëria reaksionare ‘’Mahfeti’’ me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe.

Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.



Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj.



Por turqit nuk deshën t’ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke. Gazeta atdhetare ‘’Shkreptina’’ e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin. ‘’E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri’’.

Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare.

Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.

Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët.



Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.



Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ‘’Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj’’ duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtin, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.



Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t’kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët.



Teuta Llalla
Image

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#6

Post by Phoenix » Sun Dec 26, 2010 7:46 pm

Shkrime të panjohura të At Gjergj Fishtes

[quoteemKolec Çefa]Njerëzit e mëdhaj janë stacione kombtare ku na ndalemi për të meditue, edhe për të kaluemen, edhe për të ardhmen. Në fushën e kulturës sonë shqiptare, i tillë âsht edhe Fishta. Përkushtimi i tij për fe, atdhe e kulturë shqiptare âsht imponues. Megjithatë, ende ka mbetë, edhe e pambledhun plotësisht, edhe e pastudiuar krejtësisht, krijimtaria e veprimtaria e tij. Përpjekje të mira në këtë drejtim janë ba nga P. Benedikt Dema, i cili na jep një pasqyrë të botimeve fishtiane, por jo të plotë. Janë botue disa vëllime tjera për krijimet e Fishtës, vështrue në pamje të ndryshme, por përsëri me mungesa. Po ndalem tek mbledhja e prozës fishtiane nga grupi i Z. Frano Kullit dhe nga Dr. Persida Asllani, që na kanë mbledhë me kujdes e mund prozën e shpërndame të Fishtës. Në gazetën “Posta e Shqypnìs” janë botue disa artikuj “Permbi burim të gjuhvet letrare” dhe artikulli “Mikrobët e gjuhës shqype”, të cilët, tue qenë pa firmë, janë lanë jashtë përmbledhjeve. Prof. Kostallari i përmendë e shkruen: “Artikulli nuk nënshkruhet, por, sipas shumë shenjave, duket se mund të jetë shkruar nga Gjergj Fishta, drejtues i këtij organi”. (dhe krijon rast për të sharë klerin katolik). Shtojmë se Prof. Dr. Nuri Gokaj i njef për të Fishtës. Unë i kam përfshie në një vëllim të ri që mendoj ta botoj. Subjekti gjuhësor aq shpesh i rrahun prej Fishtës, madje i rrahun me kulturë të gjanë e pasion atdhetari per tanë jetën, ka qenë i parapelqyem që në fillimet e krijimtarisë së tij. Edhe punoi e shkroi shumë për alfabetin tonë, gjuhën shqipe e shkollën kombtare. Shkruente se “gjuha letrare âsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret të vet të gjallë, që âsht goja e popullit, prej visarit të kombit që âsht literatura e perbame me mund e me kohë;… se per perparim të gjuhës amtare âsht nevoja me u librue ç’prej themelit politikisht”; … se gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët e dijetarët e zanatit”. Fishta nuk pranonte dekrete as porosi nga nalt për gjuhën shqipe, nuk ishte për ngutje, nuk ishte për shartime dialektesh. Këto mendime e trajtimi i këtij subjekti, me stilin e tij fishtian; fjalori i tij i pasun e frazeologjia karakteristike në pendën e Fishtës, më çuen tek perfundimi se proza e pambledhun “Mikrobët e gjuhës shqype”, si edhe “Përmbi burim të gjuhvet letrare”, sado pa firmë autori, (ka edhe shkrime tjera në “Postë…” të Fishtës pa firmë autori të pambledhuna) kanë dalë nga mendja e penda e Fishtës, prandaj duhet të rreshtohet si krijim letrar i Fishtës. Përsëri në gazetën “Posta e Shqypnìs” Fishta ka botue një reçension për veprën e Mjedës “Juvenilia”, kritikue nga monizmi, madje edhe tue krijue kontradiktat Fishtë-Mjedë. Prof. Vehbi Bala shkruen: “Në një anë, Fishta çmoi disa vlera në “Juvenilian” e Mjedës, kurse në anën tjetër, ai e kritikoi. Meritat e veprës… Si të meta të veprës, Fishta shënoi një melankoni, që nuk rrjedh gjithmonë nga zemra sa nga mendja e autorit. Ai nuk i përfilli shfrimet romantike të Mjedës si shprehje të ndjenjave, por diçka cerebrale”. Pavarësisht nga kredibiliteti shkencor i thanies së masipërme, unë po ndalem te një identifikim imi (botue ma parë në veprën time “Në gjurmët e Fishtës”, por i papërhapun). Po në gazetën e citueme, Fishta (për mendimin tim) âsht autori i recensionit të dytë për “Juvenilian” me titull “Literaturë shqype”, në anonimat, ku lavdon poezinë e Mjedës për ndiesi, per zeje, per gjuhë, të hijshme: “Kur këndon ato kangë, as nëpermend nuk të kalon me thanë: Jo, kjo âsht gjuha e Shkodrës, ase e Korçës, ase e Elbasanit, por thue: Kjo asht gjuha shqype”. Dhe shprehet ma poshtë kundër perziemjes së dialekteve.
Një identifikim tjetër, që unë e kam përfshie në permbledhjen time, âsht edhe një analizë kritike që Fishta shkruen per Koliqin, por tash po ndalem te një prozë tjetër, e pambledhun, pse e panjohun si e Fishtës.
Më 1921 plasi kryengritja e Mirditës. Thuhet se paaftësia e prepotenca e anëtarëve të qeverisë, rrjedhë ndoshta nga ndonjë ndjenjë negative, çuen në ngjarjet që ndodhën pas. Deputetët e Shkodrës, kleri katolik, kërkuen të çohej një delegacion me në krye Bajram Currin komandant, me u marrë vesht. Mirëpo ngjarja përfundoi me luftë kundër Mirditës. Fishta shkroi një prozë që ia fali drejtorit të fletores “Shkumbini” që e botoi në nr. 30, datë16. 9.1921. Qeveria arrestoi drejtorin, pse kërkonte artikullshkruesin. Ma gjatë lexoni ma poshtë:
Këshilli kombtar
N. 617/III
Të Shkelqyeshmes Kryeministri
Tiranë
Në pergjegje të shkresës nr. 1982 të Ministris të Punëve të Mbrendshme, paraqit me anën të Shkelqyeshmes Kryeministri, kemi nderin me u njoftue se deputeti i Shkodrës Z. At Gjergj Fishta u pyet mbi ketë çashtje. Z. e tij thotë, se artikullin vet(ë) e ka shkrue, por pa nënshkrim dhe per hesap të Redaksis të gazetës “Shkumbini”, dhe tue thanë direktorit t’asaj gazete, që artikullin mundet t’a ndryshojë, ose mos t’a botojë se s’pranon aspak pergjegjësi.
Pritni nderimet tona shumë të nalta.
Kryetari
Eshref Frasheri
Tiranë, me 22/10/921
Vula



Mikrobët e gjuhës shqype
Pernjimend se asht nji punë per t’u çuditë, që nji grusht njerëz në gji t’Europës, që jemi na shqyptarët, tue kenë ndoshta kombi ma i vjetri i të gjithë Europës e rrethue per gjith anesh prej kombeve të tjera ka mujtë me ruejtë deri sod gjuhën e vet m’vedi e krejt të dame prej gjuhëve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanë romakët e turqit, dy pushtete të perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallë se gjallë, e, shka asht ma teper, perditë tue u zhdrivillue ma fort. Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtë gjuhën e vet të gjallë e të kerthneztë ndermjet zhumhurit të gjuhëve të slavëve, të grekve e nen imperjalizem të kulturës latine, pse dihet që ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale të veten, por gjuhë të hueja. Por tue vu në oroe korespondencën e perditshme, që na vjen prej Shqypnijet, shkrimet që çohen me u botue në shtypshkrojë tonë, mundena me thanë, se çka nuk mërrijtjen me ba në gjuhë shqype grekët, romakët, gotët, slavët etj. janë tue e ba sod shqyptarët vetë: janë tue e hupë gjuhën shqype! Nen shkak që gjuha shqype s’ka literaturë të veten, kanë nisë të shkruejnë shqyp secilli mbas atij qirificit të mendes së vet, pa e vû në oroe aspak a natyrën e gjuhës, a shijen estetike e arsyetimin e ligjeratës njerëzore. Kanë këndue ndonji fletore të hershme, ase, neper tê, edhe ndonji liber shqyp,
botue prej ndoj geget a tosket si neper kllapì a me pasë kenë tue qitë laknuer me nêne e qe se ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike, që u kanë mbetë nder trû të shtypuna a librat shqyp, kanë per t’u mundue me e folë, kanë per t’i mbjellë aty-ktu neper shkrime të veta si me lëshue guraleca në brûm të bukës kallamoqe, në short me të thye dhambët e tmallët e shëndosha. Tjerët kahë nuk i ka lanë shpija mbrendë, kanë kerkue dhenë si parja e kuqe, e kur kanë shtegtue neper Shqypnì, të ngushtuem me u marrë vesht a gega me toskë, a toska me gegë, kanë shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfarë mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e të kanë perba nji gjuhë krejt në vedi, që s’di a asht kàl, a mushk, a gomar e që ma fort se gjuhë shqype, kishte me u dashë me e quejtë sallahane. E, ka asish masandej, e janë sidomos do nëpunësa në Shqypnì e nxanësat tonë jashta Shqypnije, të cillët, ma fort se me studiue natyrën e gjuhës a librat shqyp kanë per t’u mundue me folë e me e shkrue shqypen mbas mëndyrës që ta flasë drejtori i zyres, per në kjoftë nëpunës e, per në kjoftë nxanës ka per t’i marrë të gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore të atij që ta ketë porositë me e marrë në shkollë perjashta: e atëherë na mblon aj breshen fjalësh shumë të bukura e që me shmangien e formave dialektare, per me trajtue kështu gjuhën letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta që po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash së vonit: Gjithë pjestarvet i ngufoi zemra në gëzim tue ndigjue kto fjalë me randësi tue u qeshun fëtyra, u shperndanë kadalë. Të gjithë dija e gjuhës shqype ka mbetë, per në kjoftë gegë shkruesi me shkrue shumë ë nder fjalë, e per në kjoftë toskë, tue vu sheje hundakësh, punë e pa punë; e kështu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shprazë në tê nji kubure kaçalluke mbushë me shasme. E, shka të bindë e të neveritë ma fort asht kta që të gjithë po duen me u mbajtë filologë. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besës, ta bajnë kryet per voe kahë vehen kinse me të spjegue, se kjo fjalë vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka thanë kështu, se Pederseni ka shkrue ashtu e kështu Jockel e kështu Jagiç e kështu etj., etj. të tana fjalë si me u pasë ra lnjyra e me kenë tue folë këllapì. Per ta të gjithë literatyra s’asht tjetër veçse nji etimologjì fjalësh e kurrgja ma teper. Kahë pritojnë me u vu e me zanë më libra shqyp, kta s’e zanë se ka shkrue kush shqyp kurr, e pse gja të veten s’kanë të shkrueme, kështu gjithmonë kanë per të mbajtë per fjalë të shkrimtarëve të huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E Kështu, kahë rrijnë kta garguj tue britë permbi filologji e literatyrë, gjuha shqype ka ardhë e asht perzie si flokët e harapit sa me mbërrijtë njeriu me i thanë vedit, jarebi, a di unë shqip, apo jo? Per në ngjatët puna kso doret, s’ka me shkue shum e na kemi me kenë të ngushtuem me folë e me shkrue në gjuhë të huejen, pse gjuha shqype ka me dekë, pa dyshim, mbassi i kanë hî sod mikrobët që janë shkrimtarët e padije e të pa zeje. Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka lertrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e një shumicës së madhe të shqyptarëvet të sodshëm, ka ba që perparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit të marrë që me u dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë që mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, perpa t’u çue vneri. Urojmë që shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype.
(“Posta e Shqypnìs”, 1918, nr.30, F.4).

Literaturë shqype
Si e kemi lajmue edhe nji herë tjetër, fort i Nderti Zotni Dom Ndre Mjedja në këto kohët e mbrame, tue herrë lulishtën e Zanave, ka mbledhë e ba tubë do lule të bukura poezie plot njomësi e hijeshi e i quejti “Juvenilia”, nën të cillin emën kuptohen vjershat e kangët e tija të shkrueme në moshë të re. Prej emnit të përvujtë të të mbledhunit të këtyne kangëve, njeriu s’kishte me pritë se gjenë aty mbrendë nji poezi të naltueshme e vjersha të punueme me zeje. Por puna âsht krejt ndryshe.
Në atë libër ke nji poezi plot ndiesi, nji zeje të pashoqe e nji gjuhë fort të hijshme. Kur ti këndon ato vjersha, të ngjallet menjiherë uzdaja se me gjuhë shqype ka me mujtë dikur me u mëkambë nji literaturë e zgjedhme e e hijshme. Kur këndon ato kangë, as nëpërmend nuk të kalon me thanë: Jo, kjo âsht gjuha e Shkodrës, ase e Korçës, ase e Elbasanit, por thue: Kjo âsht gjuha shqype. Në ato kangë nuk janë shartue mollat me morriza, as lilat me hitha, si me thanë se ajo gjuhë nuk âsht e perbame me fjalë të trillueme mbas qejfit e me hamendje; por âsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret të vet të gjallë, që âsht goja e popullit, prej visarit të kombit që âsht literatura e perbame me mund e me kohë. Prej këtij libër shifet kjarisht sesa arsye kanë ata që thonë, se gjuhën letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Prandaj na po jau porosisim këte libër gjithë dashamirësve të literaturës kombtare e, sidomos mësueasve e nxanësave të shkollave si fillestare, si të mesme. E shpresojmë se shqyptarët kanë me iu pergjegjë kësaj porosie tonën, psekujtojmë që ata e dijnë, se, kur na flasim mbi Shqypnì a lavdojmë ndonji vepër shqyptare në fletore tonë, atëherë e kemi përnjimend e jo per me shkarravitë leter.
Libri “Juvenilia” në këto ditë âsht qitë me u shitë e kush don me e ble, t’i sillet shtypshkrojës françeskane në Shkoder, tue dërgue çmimin e tij që âsht tri koronash, si edhe shpenzimet e postës, kush e porositë me postë.
(“Posta e Shqypnís”, nr.54, f.3, Shkoder, 22 qershuer 1918).

Fjalë të reja e mentalitete të vjetra
Sot âsht tuj u vra shqiptari me shqiptarë. Sot nji krahinë e përmendun e Shqipnisë, Mirdita, âsht tuj u la në gjak të shqyptarëvet! Punë fort e ligë; punë e keqe fort! Kush e ka fajin?
Qatje kah nbarimi i qershorit të këtij vjeti doli fjala e mori dhén, se paria e Mirditës, Z. Marka Gjoni i Gjomarkajve, po e kishte ba pleqni me krén të vendit, m’e shkepë Mirditën prej Qeverijet të Tiranës e me ngrefë per te nji qeveri tjetër të re, e se, per me i dalë kësaj pune në krye, po kishte kalue deri në Prizren, per me lypë prej serbëve ndihmë financjare e ndihmë morale a diplomatike.
Qeveria jonë e paska pasë ndie ket fjalë e menjiherë vendueka, me çue në Mirditë një forcë ushtarake, per me prue me fuqi t’ armëve Marka Gjonin në fille, me gjith krén e me gjith popull kreshnik t’atij vendi.
Të ndershmit deputetët e Shkodres, tuj marrë vesh se ishte kah mëkambej nji ushtri me i ra Mirditës, i tërhoqën vërejtjen qeverisë, se mëndorja e kohëve e e vendit e lypte, që bashkë me ushtri të dërgohej edhe një komision, për me u marrë vesh nji herë ma para me Kapitan Marka Gjonin e me tjerë krén të Mirditës mbi shkaqe të verteta, që i kishin shtye me lypë të ndamit e Mirdites prej qeverijet të Tiranës. Mbas projektit të të ndershemve deputetë të Shkodrës, komisioni do të përbahej prej katër vetëve: tre zotni shkodranë, dy katolikë e nji muhamedan, e Bajram Beg Curri, i cili do të ishte kryetar i komisjonit e komandar i ushtrisë, kështu që mos të dilte kurrnji kundërshtim i damshëm ndërmjet komisionit e komandet ushtarake. Proponuem Bajram Beg Currin, pse ky vetë e shpija e tij, jo veç mbas luftave e kryengritjeve, që në këto vjett e mbrame kanë shëmtue vendin tonë, por edhe perpara, ishte në lidhni miqasore me derë të Gjomarkajve e me popull mbarë të Mirditës e, pse edhe vjet që shkoi u diftue burrë e komandar i zoti në të shtypun t’ esadistëve. Ma teper do dijtë, se i gjith populli katolik i Shqypnisë së Eper ka nji besim të plotë në burrnì e në bujarì të këtij burri të ndershëm.
Qeverija nji herë e parapa plotësisht projektin e deputetëvet të Shkodrës, por mbasandej, per arsye që parlamenti do ta kishte me detyrë me e dijtë, e qiti poshtë. Lëshoi esadistat prej burgut, siguroi miljonat në kasë të financës, edhe, nën komandë të Z. Kolonelit Ali Fehmi Bej Kosturit, ia lëshoi ushtrinë në shpinë Mirditës. E kështu, shi në këto kohë historike zunë me u vra e me u pre shqyptarët ndermjet vedit.
Edhe na jemi mendimit, që në Shqypni mos të ketë veçse nji qeveri të vetme, pse kështu njinija e jeta e kombit sigurohet ma mirë. Por kur të marrim para sysh, se edhe njeti aty-këtu nëpër botë ka shtete të mbarështueme nder kantone, me një qeveri qandrore, si Austro-Hungarija motit e Helvecia në ditë të sodit, na, per me u dashtë me u dhanë fjalëvet kuptimin e vet të vertetë, ma fort se nji tratti, çashtjen e sotme të Mirditës e mbajmë nji çashtje politike të permbrendshme: pse edhe qeverija nuk mundet me na vertetue pozitivisht, se me ket lëvizje Kapiten Marka Gjoni do pernjimend me i lëshue shteg jugosllavit, që të dalë në skele të Shnjinit. Por edhe me pasë per të kenë e vertetë kjo fjalë, nuk kishte me kenë arsye me u çue na e me mbytë shoqi-shoqin, tue kenë se të lëshuemit a të moslëshuemit shteg jugosllavëve neper Mirditë, nuk asht nji çashtje kjo që mund të rregullohet prej Kapiten Marka Gjonit a Eljaz Beg Vrijonit, por prej Konferences së Paqes.
Prandaj na nuk kuptojmë se si mund të jetë, që shi njajo qeveri e cila jep autonominë administrative Himares, ku ende nuk asht e sigurtë, se populli i atij vendi, pa u hap nji plebishit prej anës së Konferencës së Paqes, dishmohet shqiptar: që shi njajo qeveri, e cila lëshon prej burgut njata shqiptarë, që vjet me ndihmën e serbëvet dojshin me ba që jo veç Mirdita të shkepej prej qeverijet të Tiranës, por që me gjith Shkoder t’i lëshohej Jugosllavisë, nuk kuptojmë, po thomi na, se si njajo qeveri të shkojë sod e të vrasë e të therë Mirditasit që lypin vetëm me u shkepë prej qeverijet të Tiranës, mbasi edhe Turqija, ligji i së cilës sod me sod zotnon në Shqypni, ia ka pasë njoftë nji administratë privilegjante.
Por këto janë punë që i perkasin kompetencës së parlamentit, na këtu vetem duem të pyesim qeverinë: çka bani ajo e ç’mjete të paqta perdoroj per të bamë që Mirdita mos të lypte me u shkepë prej qeverijet qandrore? Duhet dijtë, se nder shtete parlamentare nuk janë vetem mitralozat e topat, që mbajnë qetësinë nder krahina të ndryshme të atdheut, mandej ka pasë thanë edhe ai i moçmi: nandëdhetenandë urti e nji trimni.
Se asht zanë fill Shqypnia zyrtare e e ligjshme, duem me thanë, prej 1914 e deri sot, shtetin tonë e kanë sundue këto qeveri:
1. Qeverija e Princ Vidit.
2. Qeverija e Turkhan Pashës
3. Qeverija e Sulejman Beg Delvinës
4. Dy qeveritë e Eljaz Beg Vrijonit.
Tash të gjitha këto qeveri çka banë për Mirditë, ose ma mirë, të thomi, për Shqypninë Veriore?
Njiherë qeverija e Princit Vied me i lajmue s’i lajmoi popullit mbi Breg të Matës e perpjetë, se Shqypnija kishte dalë shtet më vedi e se kishte edhe nji princ suveren të vetin: pse, sa per dhetë miljonat ar që aso kohe u shpenzuen në gjashtë muej, as nji dy pare si nuk u dha per të mirë të kësaj krahine. Per qeverinë e Turkhan Pashë dihet vetem këta, që dërgoi njiherë në Lezhë për çashtje të dhetave të Zadrimës e se desh të ngrefë nji nenprefekturë në Bushat. Nen qeverinë e Sulejman Beg Delvinës u ngref lufta me jugosllavë në Hot e në Kastrat, nuk dihet se pse, edhe u rrenue Malcija e Madhe, nji krah i fortë i Shqypnisë. Ma teper kjo qeveri organizoi nji operacjon ushtarak në Zadrimë e t’i lëshoi mbi shpinë atij populli Shkoder e Postrripë, ushtarë e bashibuzukë, e gjendarë gjithfarë ngjyret e veshet, me bajrakë e me burija e me teneqe, të cillët, mandej, kjenë gati tue u vra shoq me shoq, pse ky po hante pata ma shum, jo pse ai po rruente biba e desh e qè të Zadrimës, si t’ishte kjo armik e jo pjesë plotësuese e Shqypnisë. E po qeverija e Eljaz Vrijonit? Si të gjitha tjerat. As ndreqi rrugë, as shtroi urë, as çili treg, as vu rend e rregull e nder 503 shkolla, që mban shteti shqyptar në të gjith prefekturën e Shkodrës ngrefi vetem tetëmbëdhetë shkolla fillore e dy qytetëse. Një punë tek asht: të kallëzoj vetë ç’të mirë i suell qeverija e tij Shqypnisë së Eper, që me terheqë prej vedit besimin e saj? Këtu, posë mungesash të kësaj qeverije, kishim me mujtë të njehim edhe shum e shum gabime e shperdorime auktoriteti të bame prej anës së kësaj qeverije, por ngushtica e fletores na pengon të zgjanohemi ma teper nder këto fjalë. Tash nji qeveri që s’asht e zoja t’i sjell nji të mirë vendit dhe asht e ngushtueme të ngrefë luftë dy-tri herë në vjetë me popull të vet, dmth, se gjindja e saj ende s’e kanë mentalitetin e perbamë, per me vu nevojët e kohëve të sodshme e të systemeve të reja. Edhe Turqit e Ri dhanë konstitucjonin e mbasandej çuen Turgut Pashat e Xhavit Pashat me topa e mitraloza nëper Shqypni.
Por mos të harrojë qeverija, se ka thanë i moçmi, që: “kush mbjellë erë, korrë duhi”.

(Kjo prozë , e panjohun si e Fishtës, u botue në gazetën “Shkumbini”, nr. 30, datë 16.9.1921.)


Një shenim: Fishta me Kostaq Cipon kanë pasë edhe mosmarrëveshje per punë shkollash. Po shkruej ma poshtë një mendim të panjohun të Fishtës për të tregue se njerëzit e dijes, edhe kritikojnë njeni-tjetrin, edhe e vlerësojnë njeni-tjetrin; edhe grinden njeni me tjetrin, edhe ndihmojnë njeni –tjetrin. Lexoni si Fishta ndërhynë për të faluë Cipon e merguem.

Fishta per Kostaq Cipon
Kostaq Cipo ka krye studimet në Itali dhe âsht laurue në letërsi. Asht një nga ma të aftit e studiosa profesora të Shqipnìs në letërsi klasike e kombtare. Sa e çmoj që më nderon me miqsìn e tij – nuk ka dhanë kurr rasë me dyshue mbi disiplinen e tij e vartësìn e tij ndaj njerëzimit të qytetnuem. Ka grue e fëmijë e, vjetin e kaluem, qe drejtor i liceut të Korçës. Nga mueji i gushtit të kaluem gjindet i merguem vazhdimisht.
Lutemi, herë pas here, të lihet i lirë e t’i kthehet familjes që, shkaku i syrgjynosjes së tij, gjindet në vështirësi.

Elbasan, 26.VIII.24

Edhe një letër e pabotueme e Haxhiademit per Fishtën:

Shumë i ndershëm e i shkelqyeshëm poet,
Kur u këtheva sivjet prej Berlini në Shqipnì e u takova me Zotnìn t’uej në Tiranë, u gëzova shumë tepër.
Desha të bisedoshim atë ditë pak mbi poezìn e literaturën shqipe, por mjerisht nuk u poqëm mâ. Si e çoni mbë atë farë Shkodre nashti, o monsignor?
Un Bukolikën e Vergilit e mbarova së përkthyemi në heksametrë shqipe, kështu edhe tragjedìn originale t’imen “Odyssen” e mbarova tyke derdhë gjithë mundin t’em, dhe si vers mâ të hieshëm për tragjedì zgjodha atë të Shakespeare-t e të klasikëvet gjermanë pentapodia giambica.
Për me iu përshtatun shijes së popullit t’onë mâ tepër I kam shtuem edhe rimën, kurse ata t’jerët e kanë sciolto.
Zhvillimin e traghedìs e kam bamë krejt në mënyrën klasike dhe njerzit që lozin janë katër e dëften vdekjen e pamëshirshme t’Odysseut prej të birit që pat me Kirkën (Circe) Telegonin, tyke mos e njohtun se ishte i ati të cilin e kërkonte shumë kohë.
Tragjedija sa âsht tragjike, aq âsht melankolike e me moral të fortë; dhe jam sigur, monsignor, që ka me ju pelqyem mjaft, n’e këndofshi ndonji herë, kur të na qëllojë rasti me u takue.
Due me i shtypë të dyja këto vepra, por si student që jam nuk mundem kurrsesi; prandaj pyes zotnìn t’uej a ka ndonji njeri që të mundet me i botue këto dy vepra tyke i shtypë, se besoj që nuk janë fare pa randësi.
Pres përgjigje prej zotnìs s’uej këto dy javë, se mâ vonë ndoshta nisem për Berlin.
Me ndér
I jueji për jetë
Edhem Haxhiademi


Po i mbyllim këto të dhana me një epigram të pabotuem të gjuhëtarit të nderuem P. Justin Rrota: “Shkrue më 14 tetor 1929 në ditën kur sivëllaznit e kuvendit uruen të Perndershmin At Gjergj Fishta OFM me rasën e marrjes, më 12 tetor, të titullit Lector Jubilatus nga i Perndershmi At Gjeneral i Urdhnit, Shkodër (Gjuhadol).
Epigrami âsht shkrue latinisht nga autori dhe përkthye në shqip prej Z. Zef Simonit, poliglot, përkthyes e leksikograf.

Sot në ditën e katërmbëdhjetë të tetorit të vjetit 1929
Të gjithë hareshem të mblidhemi shokë e miq
Per t’i urue gëzim e lumtuni
Të Perndershmit At Gjergj Fishta O.F.M.
Princit të madh të letrave tona
I cili në zhvillimin e arteve të bukura
Ka merita fort të mëdha
Dhe në këte ditë
Mori titullin Lector Jubilatus
Si Ai që tregoi qartë e bindshem
Se ç’mund të bajë e ç’bukuri ka
Gjuha amëtare
Për shumë shekuj heu! E lanë mbas dore

Rrnofsh gjatë, për nder e lavdinë tonë, rrnofsh për jetë
Ashtu si shkrimet e tua do të mbeten
Përmendore të perhershme të popullit tonë![/quoteem]

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#7

Post by Mallakastrioti » Fri Mar 04, 2011 5:30 pm

Gjuha shqipe ka gjetur sekretin e mbijetesës

Intervistë me Moikom Zeqon
---
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

Ç’është ekzistenca? Nëse zoti e krijoi botën, po zotin kush e krijoi? A ka një paraekzistencë? Miti i shkakut të parë është teologjik. Idea shkencore e infinitit e përjashton idenë e zotit.

2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Potencialisht e mrekullueshme. E vetmuar, pa një familje gjuhësh, e rrezikuar, por edhe me sekretin e mbijetesës.

3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?

Doktrina manikeiste, e grafikiste, puriste, bardhë e zi, të mirë ose të këqinj, është dogmë e dështuar për njerëzit, një formë e “paracaktimit”, “predisponimit” mekanik, kalvinist etj.

4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?

George Orwell-i do të vriste vehten po të shihte një spektakël të tillë me nocionin e Big Brother-it të shpikur prej tij, por të tjetërsuar. Jam me Orwell-in.

5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

Është legjenda historike e një realiteti plural, që nuk u ngrit asnjëherë mbi realitetin e njësuar etno-kulturor, po nuk është përjetësisht status-quo, nëse politizohen fetë, ose fetarizohen politikat.

6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

Një unitet në diversitet, që është e njëjta gjë si diversiteti në unitet. Padyshim i njëjti komb, e njëjta gjuhë, e njëjta kulturë. Është marrëzi ta konceptosh ndryshe.

7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

Djali im, Epidamni.

8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?

Nuk ka patur kurrë vrasje për arësye shtetërore, por për arësye të pushtetarëve, që vetindentifikohen me shtetin. Meqenëse edhe shteti demokratik është formë e shtetit, në përgjithësi mund ta manipulojë prej pushtetarëve togfjalëshin antijuridik me ndryshimin leksikor si “për arësye demokratike “.

9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

Projektin mendor, emancipues të një revolucioni demokratik, shumë më të rëndësishëm dhe modern se sa duket në vështrim të parë dhe ndoshta edhe një profilaksi dhe shmangie elegante të komunizmit shtetëror. Një realitet demokratik në 1924 do të qe më i gjallë, më manovrues, më rezistues, më i sukseshëm, për të shmangur strukturën totalitare 20 vjet më pas.

10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?

Antifashizmi botëror është një shpikje dhe kulturë e re moderne e shekullit XX. Shqiptarët qenë pjesëmarës dinjitozë në këtë antifashizëm, krahas aleatëve të mëdhenj, përherë të parë në histori. Ky është thelbi i thelbeve. Matrica e këtij antifashizmi shërbeu konceptualisht edhe në çlirimin e Kosovës në 1999.

11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

Zhdukja e analfabetizmit, arësimi në të gjitha nivelet, kultura e shkencave ekzakte politeknike, institucionalizimi i bujqësisë, industrisë, minierave, transportit hekurudhor, detar, i naftës, i hidrocentraleve, shëndetësia etj

12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?

Babai im, luftëtar antifashist, vdiq 40 vjeç nga dy plagë të luftës. Do të isha padyshim me partizanët.

13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?

Është fundi i turpshëm dhe i kuptueshëm i një fillimi, jo një fragment i rastësishëm, por konceptimi personalist i një të tëre, i deformimit të republikanizmit në monarkizëm jashtë kohe, i klientelizmit politik dhe ekonomik, ndonëse ka kronologjinë e tij në historinë e shtetit shqiptar.

14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

Pse? Për kuriozitet? E kam lexuar para shumë vitesh. Kush dëshiron nuk e ndalon askush ta lexojë në të gjitha gjuhët e përkthyera, ndoshta edhe në shqip. Është doktrina më mediokre dhe social-raciste, një ligjërim patologjik dhe mesianik, që i kushtoi frikshëm historisë botërore.

15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

Është nobelisti amerikan Elia Wizel, prej tij ruaj dhe një letër autograf me dorën e tij. Kam fotografi edhe me shkrimtarë botërorë si Iv Bonfua, Tomas Trantremer, Sanguinetin, Jashar Kemalin etj. Po Wizel është për mua më i veçantë, i mbijetuari nga holokausti i Aushvicit, autor i shumë librave tronditës dhe përkrahës i madh i lirisë së Kosovës në 1999. E kam takuar në Stokholm në 2002.

16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

Reaksioni rebelues popullor ndaj një (para)politike antipopullore, që nuk duhet të përsëritet. Natyrisht që është diçka më e ndërlikuar.

17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?

Di që jeta ime nuk do të më dhimbsej fare po të kërcënohej jeta e të dashurve të mi. Nuk do të kursehesha. Pa patetikë, por seriozisht dhe pa asnjë mëdyshje.

18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

Cili nga popujt e Europës është europian me titull të plotë? Të jesh europian është një titull konvencional, ose më saktë subjekt i një qytetërimi sinkretik i disa qytetërimeve të mëdha të historisë. Edhe shqiptarët janë një subjekt i tillë padyshim, pavarësisht disa kuotave. Konceptualisht.

19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?

Atë të zbritjes së njeriut të parë me raketë kozmike në sipërfaqen e Hënës, me kushtin surreal që të udhëtoja së bashku me një kozmonaut të vjetër, që quhet Homer, kuptohet kozmonaut i fjalës.

20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

Me Onufrin, nëse do të ishte në një tryezë duke pirë verë me Jan Husin, Gjergj Kastriotin, Buzukun, Pjetër Bodganin, Jonathan Swiftin, De Radën, Ezra Paund-in dhe Migjenin.

21: Cili është libri që po lexoni?

Janë disa libra njëherësh, më saktë romane të Jonathan Franzen, Roberto Bolanos, Paschal Quinard dhe Florian Zeller, etj etj etj.

22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?

Spanja, gjuha e saj, e Servantesit, e romanit më të madh të të gjitha kohërave “Don Kishotit“, që është edhe gjuha e Jorge Luis Borgesit, e piktorëve kozmogonikë të metaforave, e pasioneve titanike mesdhetare, e shpirtit të përbotshëm të dashurisë tragjike, e filozofëve kinse të harruar andaluzianë të mrekullueshëm që iluminuan mesjetën europiane.

23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?

As nuk dua ta mendoj këtë gjë.

24. Keni frikë nga vdekja?

E pashmangëshmja nuk të frikëson, të qetëson, të bën të vetëdijshëm për kuptimshmërinë e jetës, të mëncuron, pra vdekja është një Magister Vitae.

25. Ç’është Atdheu?

Jo thjesht një postulat gjoografik dhe biologjik. Është gjithçka, nëse tek matrica e tij koncentron mikrokozmosin dhe makrokozmosin, pra për të mos limituar asnjëherë universalen.
---

http://www.respublica.al/mat.php?idm=644&idr=166&lang=1
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#8

Post by Mallakastrioti » Sat Apr 07, 2012 10:37 pm

Pasthirrma - themelet e ngurtësuara të gjuhës

Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj (fonema), rrokje ose fjalë me të cilat frymëtohet gjendja emocionale. Të ngjashme janë edhe përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon në botën ku ai jeton që quhen onomatope, që pak a shumë janë zëthirrmat të perceptuara me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe emocionin e çasti.

Pasthirrmat frymëtojnë gjasje ose gjendje të ndryshme nga bota shpirtërore njerëzore dhe nga natyra e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme me vlera metonimike, sepse arrijnë shprehin, edhe grafikisht, ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si : gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj. Pasthirrma është një dukuri e brendshme psiqike e gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i përsosërisë së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat dhe emocionet me çdo dukuri, veprimi a gjendjeje që na shfaqet në çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu paravaja të grupit të foljeve të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po prej këtyre rrokjeve a tingujve frymëtues, si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj, gugurit, hesht, çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj. Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst letrar, sepse me to shfaqen gjendjet emocionale.

O’sa bukuri ka tufa,sa gaz bie bagëtia ! Naim Frashëri

Mori bijzë, bijzë e Ljalës. /Moj e bukur dhe e mbriturzë./ Pse më sjellë ndë monë që shkuam ? G.Darai Ri

“Mërmëritjet e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala. Ato s’ janë nota, e megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë mbarimin e vet mbi tokë... Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri. Djepi ka një dje, ashtu sikurse varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje përziejnë në këtë gugurimë të errët, të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe asgjë nuk e provon Zotin, amshimin, përgjegjësinë. Dualitetin e fatit, sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.” Viktor Hygo

Duke studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund të kuptojmë natyrën e sistemit emocional të mendimit dhe të gjuhës në tërësi. Me to, ashtu si mendimi, edhe teksti letrar përfton qëndrimin emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen qartë, sepse shqiptohen dhe dëgjohen. Nga intonacioni i shqiptimit të pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë që trashëgohet shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter psiko-shoqëror.

Funksioni parësor i pasthirrma është që ato të mbartin intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko- nacional. Edhe në rastin e një fjalie të qetë dëftore, në shqip, intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e stilit, sepse askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave, nga që jemi mësuar të analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak kujt i shkon mendja se te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i gjuhës.

Në se duhet të mbrijmë në thelbin e çështjes, që po trajtojmë, mund të pohojmë se intonacioni thirrmor, që e mbartin pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke kuptuar se intonacioni rrokjor është tipar i qënësishëm të gjuhës, besojmë që ai është produkt psiqik dhe pjesë e nuklit të maturisë së një gjuhe kombëtare dhe si i tillë.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë bartëse të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të rrënjëve dhe të moshës së një gjuhe.

Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore, cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet qartësi dhe thellësi mendimit.

Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në përfundimin e pakundërshtueshëm, se : Shqipja shqiptimin e fjalës e bën rrokjor dhe çdo njësi rrokjore e fjalës e ka intonacionin e saj të shqiptimit : natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që dijetarët e gjuhës përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje, si : a, e, ë, i, o, u, y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re, o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj, andaj mund të themi se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni me të cilin ato artikulohen e që u jepet fjalëve kuptimi i duhur. Çdo fjalë e shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit rrokjor.

Rrokja, si njësia bazë për shqiptimin e Shqipes, është një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit e që ka rend tipik historik, si : zanore me vlera rrokjore ; bashkëtingëllore ose tog bashkëtingëllor +zanore (CV ose CCV) p.sh. ba-ba, shtë-pi ; bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore (CVC) p.sh. hap, shes, ngec, etj ; bashkëtingëllore +diftong (CVV) më-su-es. Çdo folës i Shqipes, mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja. Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar.

Ky tipar është unik dhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris dhe John Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit përdornin një lloj shkrimi rrokjor (shenja, hieroglifi lexohej me vlerën e një rrokjeje). Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin.

Disa here, kanë konkluduar këta autorë, si në Linearin B, të gjitha shenjat përveç shenjave zanore të vetme) në Qipriotshe (Lineari A) paraqiten rrokjet në formën : bashkëtingëllore +zanore (CV), bashkëtingëllorja ndiqet nga zanorja. Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor (si CCV), të bashkëtingëllores fundore (CVC), si dhe diftongjeve (CVV) shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu.

Ajo çfarë, Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se : Lineari B është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet, kishin njëherazi vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve (Kjo dukuri është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne.


Gjuha sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor Çabej, është gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë, duke i dhënë asaj gjallëri dhe ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet, që janë lëvizjet shprehëse të dorës, të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës. Gjuha e mimikës dhe e gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi, hareje, dëshpërimi, pëkëllimi etj. Vetëm kështu fjala mori kuptimin e duhur. Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të kaluar në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij. Pasthirrmat zanore i japin kuptimshmëri fjalës nëpërmjet muzikalitet të brendshëm (gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje, zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj) që ato kanë. Pa këto ndryshime shqiptimore që kanë zanoret askush nuk do të arrinte të shfaqte : gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë, habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen, dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj. Për të shprehur kaq ndjenja të ndryshme, pasthirmat e parme, por edhe ato që ngurtësohen si të tilla, kanë të veçant dhe të padeformueshëm intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma është zbatuesja e dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të mendimit, në vartësi nga përmbajtja kuptimore e gjithë fjalisë, edhe e njejta pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që ato kushtëzohen nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.

Sot dihet, se çdo symbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.

Gjuha Shqipe ka 7 zanore, por duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin natyror, kjo në vartësi me çatin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore.

Kështu : ≈ -Zanorja –a- te përemri vetor Ata, të dyja a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre është i hapur nga që shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet, se ka intonacion të ndryshëm në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë të përdorimit mbarëkombëtar ajo ndryshon si p.sh. ar(flori)a- shqiptohet shpejt, arë(ngastër toke)a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë (pemë)a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse fjala amë(ëmë) rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e hapur. Është e gjasur në shqip, që zanorja a të shqiptohet të paktën në katër intonacione të ndryshme.

-Zanorja –e- te fjala More (krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave, -e shpëtove shqiptohet e shpejtë ; dhe si nyje e parma -e para, -e dyta ka shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur, pra shqipja ka dhe raste me shqiptim të dyzuar.

-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij - shqiptohet e gjatë ; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala –kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes i-ja ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym, tim, tëm, tem. Ka shqiptim të ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake shqiptohet si, - aj.

-Zanorja –o- te fjalët përroi, kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet e gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.

-Zanorja –U- tek përemri vetor –Ju shqiptohet shpejt ; Pjesëza u e diatezës pësore në kohën e kryer të thjeshtë dhe te paskajorja : me u dashtun, me u mrekullue, u-ja shqiptohet e shkurtër ; te fjala turk u-ja ka shqiptim natyror.

-Zanorja –y- një nga zanoret më unike shqipes që si te fjala yll shqiptohet e gjatë, tek fjala mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore y-ja shqiptohet edhe si –i.

-Zanorja- ë- tek fjalët arrë, e lashtë shqiptohet e gjatë ; tek fjala është ë-ja e parë është natyrore si te fjala -i gjatë- dhe e dyta e zgjatur.

Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe.

Gjuha hebreje –thotë professor Xh. Krispi, ka trembëdhjetë zanore. Duhet thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë dhe here më e shkurtër. Kështu, kam arritur në përfundimin se tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë natyrën origjinare të saj, siç, është, padyshim, vetë gjuha që Zoti i dha njeriut të parë (Shqipja Nëna e Gjuhëve).

Sot, gjuha kuptohet si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar) tërësinë e perceptimeve të njeriut shoqëror për botën materiale dhe shpirtërore, që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej komunikimi njerëzor, që është pasuruar dhe vazhdon, dhe që ka evuluar historikisht. Leksiku autokton shpjegohet si, perceptime të të lashtëve të mara drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht nga breza paraardhës tek pasardhësit. Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga ngjizja e pasthirrmave për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit njerëzor. Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi (spellimi), në shqip, është i pa kuptimtë. Çdo fjalë njëherazi mrekullisht është shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është shoqërisht e kuptueshme. Në shqip mund të dallohen fare qartë fillesat kuptimore të tingujve bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të formuar rrokjet parake si p.sh. ba, be, bë, bi, bo, bu, by apo ma, me, më, mi, mo, mu, my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës si fjalë e artikuluar.

Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë gjendjen psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë. P.sh., -Dëshpërim-Oh, po sikur të mos ndodhë ? -mendoi i dëshpëruar dhe shikoi me kujdes orën. Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku japin ndjenën e dëshpërimit ; ≈ -gëzimi : -Oh, sa mirë ! Mua më pëlqen byreku me djathë, tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë. Thirrma- Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse me fjalë, që përfundojnë me zanore të gjata të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit ;

-dhembje : Shpresa, që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte, i foli : -Na e vranë, Ylli, na e vranë ! -Oh ! ; Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në fjalët e fjalisë mbështetëse ;

-pikëllim : -Oh ! -thonë vashat të pikëlluara, --gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet, do të na ngordhë gjithë gjëja e gjallë. Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që e kanë më të spikatur intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët ;

-habi : -Oh, -shpërtheu një britëm habie. -Më mbeti çizmja. Të rruat qafa që ke në dorë. Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën fillestar që provojmë kur habitemi, ndërsa fjalët me intonacione të spikatur në – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e ironisë dhe pikëllimit ;

-keqardhje : Oh, si s’durove deri të enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga fjalë, që intonacionine kanë të spikatur në zanoren - e- që e kanë të mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar ;

-Mosbesim : -Do t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit. -Oh e ku i mbushet mendja atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte gati e pamundur për t’u realizuar, sepse për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e hapur : mendja.

Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të qëndrueshëm dhe me intonacion të mëvetësishëm, si : bobo, bubu, ububu (frikë dhe dëshpërim) ; u, ua, oj (habi) si dhe pasthirrmat urdhërore : hë, hop, forca, hoopa (nxitje), sst, sus, shët (qetësi, heshtje) ; o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj. ¯¯¯ Pasthirrmat janë jetësueset më të vyera të gjuhës. Ato mundësojnë shprehjen e mendimit abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh ; me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë : zanoresh, rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh e deri sa arrihet shprehet mendimi i qartë dhe i thellë. Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë faunën, florën dhe natyrën nëpërmjet imitimit, përgjasjes së britmave.

“Prej të tilla thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si : bec, berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç ”dosë në Greqi” e të gjithë ata emra zogjsh, si : cërmal, cirlë, cirlue, cingush, cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre (lloj rose). Prej të tilla thirrmash janë përftuar edhe foljet, si : barriron (pellet, bulëron demi), brruron (ulërin/luani), buluron “pellet\gjedhi”, angullin (qeni), mjaullin (macja), bërlyket (cjapi), bytërin (demi), çafullon (kali), cijat (zogu), garret (gomari), hamulit (qeni, çakalli), hingëllon (kali), hungëron (ujku), mekërinë (dhija, keci), cingëron (nxjerr zë vajtimi shtaza), brohoritin (nxjerrin britma një grup njerëzish) ; fërfëlloj, furfulloj (dëgjohet si digjet). Fjalë të afëra me këto formime janë edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga shtazët e shtëpiake, që në pjesën më të madhe imitojnë zërat e vet këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap (cjapi), kuç-kuç (qeni), vid-vid (pëllumbi), Vrr-vrr (vërras dhinë) ; çit, pis-pis (maces), ish, ush (gomarit), tik-tik, (pulës). Tek shembujt :

–Çit, moj lanete, se më dukesh si paguri i rakisë.
-<<Ish>>,deshi t’i përzinte ai,po pulat s’lëvizën nga vendi.

-Piiis ! - e ndillnin edhe mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.

- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj <<tik-tik-tik>> dhe u hedh për të ngrënë.

Kuptohet që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur, madje po t’i përdorim gabim nuk do të na kuptojnë as shtazët, si në shembujt e më sipërm.

-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit, të mirënjohjes etj janë një nga veçanësitë e shqipes.

Fjalëthirrmat përshëndetëse shprehin qartazi emocionet e folësit dhe sot frymëtohen të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është një nga veçanëtitë e shqipes.

Tungjatjeta !, Mirëmënges !, Lamtumirë !, Mbeç me shëndet !, Mirë ardhsh !, Mirë se vini !, Mirë se vjen !, Mirë se erdhët !, Puna mbarë !, Udhë të mbarë !, Mbarë paç !, Mbarë paçi !, Për shumë vjet ! Me shëndet !, Shëndet paç !, Shendet paçin !, Të falem nderit !, Ju falem nderit !, Kryet shëndoshë !, Të rroni vete !, Vete shëndoshël, Si urdhëron !, Si urdhëroni ! etj Mirëupafshim !, Udhë e mbarë !, Mirëserrini !, Faleminderit ! etj.

Vlera e këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i japin siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja emocionale e folësit. Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve.

Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë : O, ore, moj, hej, aman, etj.

Analiza pasthirrmore ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.

Me teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në poezinë e tij :

Çukasin, cijasin, trumcakët mbi lera

ç ú-ká-sin /c ́í-já-sin /trúm-cá-kët

/mbí-lé-rá

Foljet thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me dy zanoret të theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit.

Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi, M é/jó-nét/e/́tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí

Qëndrimin metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore dhe rrokjezuar intonacionin. cijasin, thërrasin te xhami,

cí-já-sin/thë́-rrá-sin/té/xhá-mi

Nga folja metaforike kolon te metonimikja e te rrethanori që lexuesi ta ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë përgjegjësi.

Thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,

th́ë́-rrí-me /kë́r-kój-në/ kúr/ d́ér-dhet/ thë́-llí-ḿi,

Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike ku fjalia e dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.

Po njerëzit s’u thonë : Na hani, mos qani ! Pó/ njé-rë́-zít/ s’ú thó-në́/ : Ná/ há-ní /, mós/ qá-ní! Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit. Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit dhe Bodleri :

Shembulli i parë : - 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm ? Paske me të vërtetë zemër prej çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë, mjaft me lotë (Iliada-Homeri).

Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje, kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë ; Pasthirrma –oh, e vendosur në fjalinë e parë (- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra.) e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet ndjenja e dhimbjes.

Tek fjalia pyetëse : (Si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm ?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në parafundor. Duke e mbyllur intonacionin e zanoreve të rrokjeve fundore përftohet ndjenja e çudisë së folësit.

Fjalia pohuese që vjen pas : (Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur të gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.

Te fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit : (Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë, mjaft me lotë.) kthehet theksi në rrokjet parafundore që e bën intime ndjenjën e atij çasti.

Shembulli i dytë : E kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës ? Kujtdo që i është dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë të shohë ëndrra me sy hapur, të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të ndriçuara nga dielli i brendshëm ! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e dytë që njeriu korr prej saj ! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës, ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra, kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin ? (Bodler)

Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit, Shqipja e realizon me teknikën e saj preçize. Eksklamacioni përcillet i gjithi me thekse të hapura për të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e verës : (Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese) i tërë theksi i fjalisë kthehet parafundor, sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të dhimbshme.

Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor. Kjo është mbrojtja që i bëhet ”Njeriut që pi gjenialitetin”. Pa dyshim që është arritur të frymëtohet në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe kjo fal mrekullisë së pasthirrmave.

E tërë pasuria folklorike muzikore autoktone shqiptare : kënga polifonike, jarja, kanga majkrahi ; këngët e riteve, të djepit, të dasmave, të vajit ; kabaja me klarinetë, meloditë baritore me dyjare dhe me fyej, me pipza, me bilbil, me gjeth ; kabatë me vjolinë ; vallet me tupan, me dajre e me curle : e ndërtojnë muzikalitetin e tyre duke mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo mbarëkombëtare. Pasthirrma është padyshim pentagrami muzikor popullor. Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të cilët ai e trashëgon interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti është se ai është zotërues intuitiv gjenial i pentagramit muzikor të pasthirrmave të popullit të tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave, ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen pavdekësinë e Panit hyjnor.

Tiranë, 9 shtator 2009, Stavri Trako, Drejtori i shkollës “ Horizont” ,Tiranë
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#9

Post by Mallakastrioti » Thu May 31, 2012 11:35 am

Do ju ftoja ta lexonit kete shkrim, pasi eshte me te vertet teje i bukur dhe interesant.
---

“Shqipja, gjuhë themeli”

Image

Pikturën e përdor për të komunikuar me Gjithësinë, për të kapur mesazhet e saj e për ti zbërthyer mbi telajo. Prof. Gazmend Leka ka ndërtuar prej kohësh një filozofi të vetën, të cilën për ditë e nga pak ua përcjell studentëve të tij të Arteve, jo thjesht si mjeshtëri por si mision. Duke pasur kontakt me pikëpamjet e tij, më provokonte vazhdimisht interesi i tij i shprehur për “pse“-të e koshiencës dhe subkoshiencës, për etimologjinë e kodeve të fshehta. Kështu tentova të provokoj intuitën e tij me përsiatje rreth pyetjeve se ç'është gjuha si lind ajo dhe çfarë e bën të ndryshme nga i rrituri tek fëmija. Brenda tezës së tij ka irracionalitet artisti dhe frymë teologu, intuitë filozofike e nativiste, një kërkim prej metafiziku dhe etimologu. Papritur brenda saj zbulon një ”aventurier“ që vendos shqipen në qendër të rrethit, si gjuhën simbolike. Duke iu referuar fjalëve të piktorit, prof. Lekës, “shkenca ngrihet mbi dyshimin. Duke qenë se ngrihet mbi dualizmin, ajo pranon edhe simbolizmin, edhe intuitën. Shkenca është e tillë pikërisht sepse pranon këndshikimet e ndryshme të një problemi.”
BISEDA E PARE

D- Mes pikturës dhe gjuhës historikisht ka pasur lidhje, janë të dyja gjuhë. Në pikturën tuaj duket se kërkohet kjo lloj “krushqie„, mes ngjyrës dhe shenjave, në interpretim të një gjuhe të fshehtë. Cfarë e shtyn një piktor të interesohet për një KOD GJUHËSOR?

G- Ne e përdorim gjuhën, por nuk e njohim. E përdorim si sonambul. Për pasojë nuk njohim thellë edhe botën. Kjo bën të mendosh se gjuha nuk është thjesht një marrëveshje. Gjuha u jepet të gjithëve ta përdorin. Të merresh me gjuhë nuk është profesion siç është profesioni i marangozit, hidraulikut, ndërtuesit etj. Sekreti i profesionit në gjuhë pushon së qeni. Të gjithë e ushtrojnë pa dallim. Njeriu është Gjuha vetë. Si mundem unë të jem indiferent për më të rëndësishmen e qenies sime!? Vetëm piktura nuk më mjafton.



D- Cdo të thotë për ju ta “përdorësh“?

G- Ta “përdorësh” gjuhën do të thotë që ta vendosësh atë në pozicionin e një skllavi, të një shërbëtori. Ajo këtë funksion e kryen, por është vetëm një nga aftësitë e saj. Kuptimi i vërtetë nuk është kjo që duket, sepse është i thellë dhe në thellësi ka errësirë dhe monstra që të frikësojnë. Nëse dikush tenton të na zgjojë nga përgjumja, do të frikësohemi kur të shohim thellësinë nga buza e humnerës ku ndodhemi. Gjuha është arketipi më i lashtë.



D – Ju tani po flisni për disa nivele të gjuhës

G – Po. Ajo ka disa pamje, disa nivele. Eshtë niveli më i poshtëm ta përdorësh gjuhën tërësisht për marrëeveshje. I poshtëm si gradë. Gjuha është dhuratë që i është dhënë njeriut. Një dhuratë pa interes. Prandaj edhe në shqip, /fjalë/ dhe /falë/ rinë si për revelate!!! Dhe më tej… Fjal, fal, fell, falit, fall, falus…



D - Ç'hyn Shqipja ketu?

G - Po hyn. Sepse Shqipja e ka ruajtur si në frigorifer kuptimin origjinal të fjalës. Njerëzit sot kanë filluar që ta marrin nga frigoriferi, ta përdorin, por akoma e kanë në gjendje të ngrirë. Ajo, duke qenë e falë, është e vetmja pronë që ka në trashëgim njeriu, që nuk mund tia heqësh më. Dikujt mund ti marrësh lirinë apo pasurinë që është më e shtrenjta në botën materiale, vetëm gjuhën nuk ia heq dot, më e shtrenjta në boten jo-materiale. Është i vetmi rast kur me gjuhën dhe jetën brenda qenies kuptohet një gjë e vetme. Gjuha është e përjetshme.



D - Aftësia gjuhësore edhe mund të humbasë nga një aksident

G - Humbet gjuha praktike për të komunikuar, por njeriu ka një gjuhë të tijën, të brendshme. Por ndodh edhe e kundërta. Ka njerëz që pas një goditjeje që pësojnë, kanë nisur të flasin një gjuhë që nuk e kanë ditur kurrë më parë. Kjo është e jashtëzakonshme dhe domethënëse. Ky është fakt që njihet dhe nga shkenca më skeptike. Nëse një njeri ka pësuar traumë dhe ka nisur të flasë një gjuhë antike, të humbur, kjo na dëshmon se ka dalë në shtresa shumë të vjetra gjuhësore. E rëndësishme është që ato janë të dhëna dikur dhe flenë deri sa një ditë aksidenti mund ti ekspozojë. Preket qendra. Të gjitha gjuhët janë në qendër. Kur them të gjitha, dua të them se është NJË. VETËM NJË GJUHE. Si dikur në Kullë.

Gjuha nuk zhduket. Esenca e gjuhës është heshtja. Normalisht, gjuhë dhe heshtje janë ekuivalente në esencë. Në botën e dukshme janë komplet të ndryshme.

Po të kërkosh në mitologjitë e vjetra, do të gjesh hipotezen se bota është ndërtuar me britmën e një zogu, sepse zogjtë ruajnë gjuhën e Ditës së Parë të Krijimit. Klith zogu, çahet veza dhe bota shfaqet. Mirëpo, ajo klithmë e padeshifrueshme, ishte gjuha.Gjuha që krijon botë.

Murgjërit e Tibetit kur përdorin formulën e tyre magjike, MANTRËN, (A.U.M.), përdorin një gjuhë simbolike, sepse A.U.M. është maksimumi i gjuhës simbolike dhe minimumi i gjuhës së folur. A.U.M. është gur kufiri, është një lojë frymëmarrjeje ku goja hapet, gjysmë-mbyllet dhe mbyllet fare, duke përmbledhur gjithë alfabetin. Dhe kjo është Mantra - formula magjike e racës ariane, një gjë e cila krijon të gjithë stabilitetin e Qenies, lidhjen e Qenies me Universin. Ajo komunikon në botën e e Esencës. Vlera e saj qëndron në faktin se lidh mikrokozmosin me makrokozmosin. Eshtë një shkak-pasojë e një tjetër pamjeje.

Egjiptianët kanë pasur tri lloje shkrimesh për gjuhën e tyre; shkrimin për botën banale; shkrimin për gjërat e larta, por kanë pasur edhe një shkrim tjetër, që quhej Shkrim i Shenjtë. Shkrimi i Shenjtë ishte ekuivalent me sanctum sanctorum. Të gjitha vendet e shenjta kanë të njëjtën strukturë…një vend për të gjithë, një vend për shërbyesit e fesë dhe një vend për Kryeshërbëtorin. Ky i fundit është i kuptueshëm vetëm për të paktit dhe hermetik për të shumtit. Shkrimi pasqyronte tre nivelet e të kuptuarit. Sipërfaqësorin, të mesmin dhe të thellin. GJUHA e vërtetë është tek i thelli. Thellë është burgosur LUCIFERO. Prurësi i dritës. GJUHA e burgosur bën Dritë. Dritë prej errësire.



D - Shpesh, të rriturit përpiqen ta bëjnë gjuhën e tyre të pakapshme për shumicën, duke e rafinuar, duke e bërë sa më hermetike

G – Jo çdo gjë që nuk kuptohet është hermetike. Mund të jetë paqartësi, mungesë artikulimi, fshehje e së vërtetës për hatër të një gënjeshtre etj. Bota nëpërmjet gjuhës hermetike është krijuar, por hermetizimi konsiderohet si një gjë e mbyllur. Eshtë hermetike për profanët që janë gati ta përdorin, ta manipulojne për interesa të ulëta. Ndërkohë, gjuha në vetvete duke qenë dhuratë, është perfekte në esencë nga fillimi deri në fund, ku fillimi dhe fundi janë e njëjta gjë. Nuk ke çfarë i shton, nuk ke çfarë i heq. Mos harrojmë se të 7 gërmat, ende nuk i kemi gjetur.Ato janë ende të fshehura…



D - Po kjo gjuha e perfeksionimit?...

G – Perfektja dhe perfeksionimi jane dy gjera te ndryshme ose me mire te themi te kunderta.Perfekte eshte vetem gjuha e pare,gjuha e esences. Gjuha e formes,ajo qe ne perdorim perdite eshtë gjuha e botës së ndarë, se ndyrë, materiale, gravitacionale, e zezë, e mëkatuar. Perfeksionimi ate e largon me shume nga origjina. Genjeshtra perfeksionohet qe te shitet si e vertete sepse e verteta eshte vetevetiu e tille. Esenca e një gjuhe nuk jane qindra - mijëra fjalë, që mbushin fjalorët e trashë. Esenca mund të jetë shumë pak. Esenca është e formatuar në qelizën e gjuhës. Një bashkëtingëllore dhe një zanore mundet të përbëjë esencën. Po të bashkosh një zanore dhe një bashkëtingëllore, në shqip do të kesh një fjalë si p.sh: la, pa, sa, di, pi, ha, dha, ka, da, ra, ba, ca, ça, dy, dhe, ja, jo, ly, shi, ze, zi, za,..etj. Shqipja është ndërtuar e tillë që një bashkëtingëllore dhe një zanore formojnë fjalë si në popujt më të vjetër. Kjo është strukturë shumë, shumë e thjeshtë. Por ka edhe një strukturë akoma më të thjeshtë ku edhe vete zanorja është një fjalë. Ky është niveli i shenjtë i të shenjtës. Gërma... A .. Në Veriun e Shqipërisë gërma A është folje, është të qenit, të shfaqurit, është QENIA veta. Eshta epifanike. Me A fillojnë pothuajse gjithë alfabetet e rruzullit. Fillojnë me sakrificën e kafshës. Me demin e përmbysur. Gërma A është piktograma e demit të përmbysur. DEM = DËM.Eshtë një jehonë e gjuhës simbolike. Si mund të perfeksionohet kjo gërmë – fjale? Ajo është perfekte.



D - Fëmija tenton ta përdorë gjuhën në mënyrë simbolike, apo i rrituri?

G - Automatikisht, pa e ditur këtë gjë shkencërisht, fëmija është më afer perceptimit te gjuhës simbolike. Fëmijës i është DHËNË gjuha simbolike, vetvetiu. Kur them i është dhënë fëmijës dua të them se i është dhënë njeriut, i cili pak e nga pak e humb.



D - Qenkeni Comskian doemëthënë…

G - Nuk e di. Petro Zheji e di më mirë sesa Comski këtë gjë… ai ka një armë që është gjuha shqipe, të cilën Çomski nuk e ka. Dhe gjuha shqipe është e shumë afër gjuhës simbolike, fakt që Çomski nuk e di. Çomski nuk asiston big-bengun, nuk asiston nisjen e parë.



D - Pse mendoni kështu?

G - Sepse ai nuk ka dijeni për shqipen. Dikush duhet t'ia thotë.



D - Çomski mendon se gjuha e parë më e vjetër është gjuha e hebrenjve, pra ai e ka Big-Bengun

G - Aty ai gabon. Po të njihte shqipen, besoj se do ta rishihte pak atë që ka thënë. Gjuha e hebrenjve është vërtetë një nga gjuhët më të vjetra, por nuk është më e lashtë sesa shqipja. Nëse do të kuptosh vërtet të vërtetën, duhet të lexosh librin e Petro Zhejit “SHQIPJA DHE SANSKRITISHTJA „ në dy vëllime.

Ka shume fjalë hebraike që edhe kur çmontohen, pjesëzat e mbetura kanë kuptim vetëm në shqip. Ne hebraisht pjesëzat nga çmontimi nuk motivohen. Ka dhe fjalë të tilla që nuk kanë nevojë për përkthin si: NEFILIM...është emri i njerëzve të parë që zbritën në tokë në fillim. NAFAL, EDIN, JUDHA, LITHA, KUM, SABATHANI...etj



D - Kur flisni për gjuhën si dhuratë, vini nga një rrugë e ndryshme në të njëjtën pikë me Çomskin, por ai flet për një gramatikë të dhënë, jo për një leksik të dhënë.

G - Çomski është një burrë i madh, por nuk ka prekur sinorin e fundit. Ka prekur tavanin e gjuhës së formës që është vetë dyshemeja e gjuhës së esencës.



D - Duket se ju gjithë kohën flisni si për dy gjuhë të ndryshme: një gjuhë të dukshme, komunikative dhe një gjuhë të padukshme, esenciale, mistike, hyjnore. Çfarë ju shtyn ta bëni këtë ndarje?

G- Nuk flas për dy gjuhë. Flas për të njëjtën, por që shfaqet në dy pamje. E thashë më sipër se të shumtit njohin gjuhën e marrëveshjes, të përdorimit të përditshëm dhe të paktit atë të esencës.



D - Gjuha hyjnore, i ka pasur sipas jush, fjalët e rëndomta brenda?

G - Gjuha hyjnore i ka të tëra. Ajo është një gjë e tëra. Eshtë e pandarë. Totale. Pohimi dhe Mohimi tek gjuha hyjnore janë e njëjta gjë, ndërsa tek gjuha tokësore janë të kundërta. Gjuha e koncepteve nuk e pranon dot pohimin dhe mohimin si ekuivalente, ndërsa gjuha simbolike, po.



D - E keni fjalën që gjuha na është dhënë si strukturë gramatikore apo si godinë leksikore?

G - Gramatika është si puna e gremit që u vjen rrotull bimëve pak për të mirë dhe shume për të keq. Kur gremi rritet shumë, e mbyt bimën. Kështu ndodh dhe me gramatikën. E tepruar, e mbyt gjuhën.



D - Njerëz të ndryshëm flasin gjuhë të ndryshme? Ka për ju një domethënie?

G - Një gjuhë ka qenë në fillim. Flitet për Kullën e Babelit, qoftë edhe si metaforë, kur njerëzit komunikonin me një gjuhë deri në një fare momenti. Pastaj u shpërndanë. Secili mori farëzat e gjuhës së parë me vete dhe i mbolli atje ku shkoi. Nëse ju me dymbëdhjetë të tjerë, merrni një farë gruri dhe e mbillni në dymbëdhjetë vende të ndryshme të globit, ju mendoni se gruri që mbin në Veri, do të jetë njëlloj me atë që rritet në Ekuador? Jo, nuk do të jetë njëlloj. Eshtë e njëjta farë, por prodhimi do të jetë i ndryshëm në shumë parametra. Edhe gjuha kështu ka qenë, e njëjta farë e cila është mbjellë në Shqipëri, Amerikë, Kinë etj. Problemi është se kush e ka ruajtur në gjendje frigoriferike farën e parë.



D - Gjuha e Babelit është pranuar si gjuha e parë që flasin të gjithë fëmijët para se të fillojnë të përvetësojnë elementet e para të gjuhës amëtare. A do ta konsideroje si mallkim apo si bekim këtë ndarje të gjuhëve?

G - Ndryshimi në mes gjuhëve është një mallkim i madh dhe një mall i madh. Eshte mallkim se pengon komunikimin midis njerëzve dhe është mall se të gjithe tentojmë të kujtojmë kohën kur ishte vetëm një gjuhë dhe komunikimi ishte shumë i drejtpërdrejtë. Tentuan ta zëvendësonin GJUHËN E PARË me Esperanton por nuk pati sukses. Me bykun nuk mund të krijosh dot farë. Byku digjet, fara ruhet. Sot, hë për hë konsiderohet Anglishtja si gjuhë komunikimi. Janë faktorë të tjerë prepotentë që kanë zgjedhur atë si gjuhë të botës komunikuese dhe jo faktori linguistik.



D - Dhe duhet që të “vdesë” kjo farë, “Gjuha e Babelit”, që të fillojë të zhvillohet gjuha tjetër...

G - Çdo gjë fillon me një sakrificë, me një kurban, me ndarje. Themelet e një ndërtese, rrënja e pemës, fara në barkun e gruas. Gjuha është e para që duhet ta japë këtë shembull. Nëse është e vërtetë, se pas belbëzimeve, ka një periudhë “memecërie” në gjuhën e fëmijëve, fakt të cilin më duhet ta interpretoj duke e marrë si të mirëqënë, atëherë aty ndodh një kolaps. Është si një periudhë tranzicioni. Kjo është një periudhë kur do të kalohet nga ajo që është hyjnore, tek ajo gjuhë që është tokësore, ose nga niveli i rrënjës, në nivelin e trungut deri në nivelin e frutit. Fruti është i prekshëm, i bukur, i dobishëm, i përdorshëm. Rrënja rri në lagështi e sakrifikuar dhe është e padukshme, erërëndë, jo e bukur, jo e përdorshme. Ka afshin e sakrificës. Edhe gjuha simbol rri në nënshtresat e gjuhëve. Eshtë arketip. Prodhon ngjarje. Prodhon koncepte.



D - Dhe me sa duket, kjo gjuhë hyjnore nuk u është mohuar as atyre që nuk dëgjojnë. Gjuhën e Babelit e dinë edhe fëmijët pa dëgjim e pa gojë.

G – Sepse kanë atë gjuhën e brendshme që nuk i merret dot askujt.



D - Pse gjuhës simbolike i vishni mbivalenca, mbi gjuhën e folur?

G - Gjuha simbolike është multivalente. Gjuha simbolike është një bërthamë me shumë valenca rrezatuese. Nga ajo rrezatojnë infinit konceptesh. Ajo rri në qendër, ndërsa gjuha e folur rri në periferi. Fëmija nuk lind “tabula rasa”, por e ka të gjithë informacionin gjenetik të dhënë. Gjuhën e ka të mbjellë, të falur. Unë mendoj se ka të dhënë kodin e Gjuhës së Vjetër, kodin e gjuhës simbolike. Gjatë rrugës, ai fshihet, fshehet. Babeli shembet.



D - Fshihet nga kujtesa si shenja e lapsit mbi fletë, apo fshihet në kuptimin që bëhet i padukshëm? I fshirë apo i fshehur?

G - Në fakt Kodi nuk humbet. Fshirja dhe fshehja në shqip është e njëjta gjë. Por, kjo gjuhë fshihet për tu fshehur. Ajo rri e mbuluar, e nënshtresëzuar.



D - Fshesa në simbolikën e ëndrrave në popuj të ndryshëm ka të njëjtin kuptim; sjell humbje. Por ju thoni se KODI ruhet…

G – Po me katapultoni në botën e supersticioneve. Edhe kodi është kapsuluar në botën e supersticioneve. Kjo botë e madhe është abandonuar edhe nga shkenca edhe nga feja. E dini ku ka mbeturina të Gjuhës së Parë? Tek Numerologjia, tek Kiromancia, tek Astrologjia, tek Alkimia, Magjia etj. Ato janë shkenca - jo shkenca që ruajnë në kujtesë gjuhën e parë dhe prandaj, ato janë shumë të fuqishme, nuk kanë një strukturë shkak-pasojë të dukshme për syrin dhe për veshin, por JANË. Nëse hyn në Numerologji, përdorimi i numrit nuk është si në aritmetikën e shkollës. Ai është si puna e fjalës. Gjuha komunikative është ajo lloj gjuhe, siç është edhe aritmetika e shkollës. Por ky nuk është qëllimi i madh fillestar dhe final as i fjalës, as i numrit. Ka një qëllim edhe më të madh. Sot mund të flitet për disa sinjale të Gjuhës së Parë në Genetikë dhe Fizikën Kuantike. Edhe shkenca vetë po fillon të arsyetojë ndryshe, të flasë ndryshe, me tjetër gjuhë. Por ende është në fazën e belbëzimeve.



D - Shumë studiues përqendrohen tek akti i përvetësimit të gjuhës nga fëmija, të zbulojnë etapat e saj. Mendoni se kjo hedh dritë për të kuptuar misteret e kësaj dukurie që merr emra të ndryshëm në varësi të këndshikimit?

G - Nuk e konsideroj të rëndësishëm diskutimin në rrafshin se çfarë rrokjesh mësojnë më parë fëmijët. Fëmijët e mësojnë gjuhën nga të rriturit në familje dhe nga ambjenti përreth. Atë e mësojnë të flasë me gramatikë. Atij i diktohet të flasë pastër gramatikisht, por nuk i mësohet fuqia e thellë e gërmës, e fjalës. Ia mësojnë gjuhën si një marrëveshje që e kanë vendosur njerëzit mes tyre. Për mua, kur flitet për fëmijërinë e një njeriu, flitet për fëmijërinë e Njerëzimit. Kjo është Prehistoria. Prehistoria është më e rëndësishmja edhe për faktin se historia nuk e mpiks dot me ligjësi. Prehistorija fëminore shihet për të rriturin, si një fazë ku nga gabimi shkohet tek e vërteta, nga pasaktësia tek saktësia. Në të vërtetë, të rriturit fillojnë dhe ujisin gremin, gramën, gramatikën dhe jo farën.



D - Ngjyrat e ndryshme a kanë tinguj të ndryshëm? Pra, tek e fundit, a ka ngjyra Gjuha?

G - Dikur i shkruanin notat muzikore me ngjyra. Për lidhjen e ngjyrës dhe tingujve kanë folur shumë njerëz të ndritur. Kandinski ka shkruar libër për këtë, ka shkruar drama.

Ngjyra e verdhë në simbolikë është trekëndësh, në zë është tenor (soprano).

Ngjyra e kuqe është kuadrat, në zë është bariton (mexosoprano);

Ngjyra blu është rreth; në zë është bass ( alto ).

Trekëndëshi është simboli i dritës, kuadrati është i tokës dhe rrethi është i qiellit. Me këto të trija ndërtohet e gjithë bota. Burri ka tri nivele zëri: tenorin, baritonin dhe basin. Ka një zë që i shpëton këtij kategorizimi, është zëri kastrat. Zeri i bardhë, domethënë zëri përtej. Ai është zëri i burrit që këndon me zë gruaje.

E bardha absolute dhe e zeza absolute janë heshtja absolute, mungesa e ngjyrave ose përqëndrimi i ngjyrave që është e njëjta gjë. Në gjuhën simbolike, e bardha dhe e zëza janë Një. Njerëzit e konsiderojë të bardhën të mirë, të bukur, të virgjër, të pastër, diell dritë, të ëmbël kurse të zezën e konsiderojnë të keqe, mëkat, të pistë, vdekja, i ligu etj.



D - Gjuha e madhe dhe e vërtetë midis njerëzve është besimi. Ku e kemi garancinë se kjo gjuhë që të tjerët përdorin me ne, është komunikative?

G – Eshtë e vërtetë se tek njeriu, gjuha duhet të jetë e ekuivalente me besimin. Eshtë dhënia e FJALËS. Besa e madhe. Por besa e madhe u shkel dhe kjo duhet restauruar. Për këtë po flas. Me gjuhën fillon Restaurimi. Prandaj dhe për mua është e rëndësishme të fus hundët tek gjuhësia, sepse dua të shkoj sa mund drejt Restaurimit. Jam koshient që kam rënë dhe jam ndarë nga qendra, nga e vërteta.



D - Cfarë CV-je ka Gjuha e Njerëzimit?

G – C.V. e njerëzimit është Vestalike.Vestalet kishin vetëm një detyrë, të mos fikej zjarri i shenjtë. Ato rrinin në gjendje të ngrirë, frigoriferike.As dashuronin, as martoheshin, as lindnin femijë, ndërkohë që të tjerët i bënin të gjitha nga dashuria deri tek orgjia. Shqiptarët janë në gjendjen e Vestaleve. Ruajnë zjarrin e shenjtë-gjuhën e shenjtë, ndërkohë që të tjerët e përdorin gjuhën me elokuencë dhe ia shohin frutin konkretisht.

Kjo është esenca e gjuhës origjinale dhe esenca e gjuhës komunikative. Çdo njeri nëpërmjet gjuhës do që të zbulojë “Trojën” e vet të humbur nga kurthi i fjalës, nga dredhia.



D - Fëmijëria, Troja…Cfarë mund të ketë përtej saj që nuk na lejon të shquajmë qytetërimet e lashta, rrënjën e gjuhës? Dhe si mund të ketë shpëtuar Ajo gjallë, kur këto qytetërime kanë vdekur?

G - Eshtë e vërtetë që shumë qyteterime janë shembur, por nga gërmadhat e tyre dikush ka shpëtuar dhe mjafton vetëm DIKUSHI që të shërbejë si Arka e Noes dhe të mbartë farën e gjuhës që flitej aty. U shembën gurët por Fjalën e mbartën. Troja u shemb por mbeti “Iliada„ dhe “Odiseja„. Mbeti fjala. Dhe nga fjala u rigjet guri, Troja. Gjuha nuk vdes me qytetërimet. Eshtë Koha vetë, është e përjetshme, ndërsa qyteterimet fshihen, fshehen dhe flenë të gjitha brenda nesh.



D - A të bën të qëndrosh fakti, se fëmija mëson ta përdorë gjuhën në një kohë shumë më përpara sesa kur fillon kujtesa, apo kur aktivizohet kujtesa? A ka diçka që me sa duket duhet të fshihej në këtë fillim të Gjuhës?

G - Memorja e ka shtrirjen e vet që me krijimin e fëmijës. Nuk mund ta barazosh memorjen praktike me memorjen e gjuhës. Memorja nuk është e kufizuar, ajo është aty, edhe pse ne nuk kemi mundësi ta përdorim. Një traumë mund ta shërthejë memorien, ato janë porta të mbyllura…Oqeani nuk është ajo sipërfaqe ku ndonjëherë peshqit kërcëjnë, varkat kalerojnë, dallgët lëvizin…Oqeani është edhe 11 mijë metra thellë ku fshihen përbindësha. Memorja dhe Gjuha e Babelit, gjuha bazë, kanë një pikë - fillimi të përbashkët. Për të hyrë në memorie, gjuha luan rolin e fillit të Arianës, Fillit të Artë, Rrezes së dritës që quhete RRUGA MBRETERORE.



D - Si e shikoni skolarizimin e gjuhës, konformizmin që i jep folësve të rinj shkolla?

G - Shkolla jep strukturën, arkitekturën e mendimit, si të thuash u bën një shëtitje nëpër qytet si nxënësit gjeni dhe atij mediokër. Shkolla është një hartë globaliste. Duke qenë kështu, ndihmon deri në një fare kufiri, kurse atë që kërkon ta kapërcejë, e pengon. Sepse është e globalizuar që do të thotë se është e mesatarizuar për një shumicë. Nxënësit tremben nga lënda e gjuhës, është e pakëndshme për ta dhe kjo është shumë e çuditshme. Si ka mundësi që ai ka frikë nga gjuha, kur ai atë dinte ta flasë që më parë?! Sepse ajo ngrihet si një godinë e frikshme me shumë rregulla mbytëse...



D - Është një lloj gjuhe ajo që pikurojnë fëmijët. A ka nevojë një gjuhë sistemike për një gjuhë të dytë simbolike (si piktura)? A mos do të thotë kjo prirje e mbidukshme e parashkollorëve për të pikturuar, se me gjuhën tjetër që rritet përditë, diçka nuk shkon, se ajo është e pamjaftueshme?

G - Kjo pyetje gjithnjë do të na kujtojë se përse njeriu kthehet tek fëmijëria e Njerëzimit, tek gjuha piktografike. Pse Pikaso u kthye tek maskat e Afrikës? Sepse atje, figura ishte simbol, ishte fe, ishte supersticion dhe se gjuha nuk ishte thjesht një marrëveshje si një pikturë që vetëm ornamenton muret. Gjithë diskutimi niset mbi një bazë që duhet fiksuar; ose duhet të pranojmë që fëmija lind si një tabelë e bardhë (tabula rasa), ose do pranojmë që ka një sistem që e ka të gjithë informacionin të shkruar dhe ky informacion vetëm sa çlirohet.



D - Kjo që thoni është një mosbesim për gjuhën si mjet komunikimi, pra për gjuhën si prodhim shoqëror. Një insuficencë që ju besoni se çon fëmijën drejt gjuhës piktorike. Pse befas, aty nga mosha 7-vjeçare shumica e fëmijëve pushojnë së pikturuari vullnetarisht?

G - Ne nuk na duhet vlera më e ulët e gjuhës, komunikimi. Fëmijës nuk i duhet. Ai merret vesh fare mirë edhe pa të. Vlera e komunikimit është diçka ordinere. Por kur fëmija nis të mësojë gramatikën tokësore, humbet gjuhën simbolike dhe prandaj pushon së pikturuari. Megjithatë, disa njerëz do ta ruajnë përgjithmonë. Artistët dhe shkrimtarët janë sjellë në botë pikërisht për të ruajtur Gjuhën Simbolike, për ta vazhduar KODIN. Kanë një mision shumë të lartë.



D- Nëse gjuha e dhuruar, gjuha esenciale, gjuha bazë nuk është gramatika, çfarë mendoni se është?

G - Gramatika është shumë e nevojshme në rafshin e komunikimit të përditshëm. Por ajo u dhurua për të krijuar botë të tjera paralele.



D – Ju flisi si për një gjuhë pa gramatikë, për një gjuhë pa kohë, ndërkohë që koha është e rëndësishme sepse nuk kuptohet a u krye një veprim a jo (e bleve bukën, apo do vesh ta blesh?) Bashkë me eptimin zhvillohen edhe parafjalët që tregojnë drejtim. Fjalitë e përbëra janë edhe më të padeshifrueshme pa gramatikë.

G – Ka dy kohë. Kohë për qendrën dhe kohë për periferinë. Koha e qendrës është totale ndërsa ajo periferike është e ndarë nga totaliteti dhe lëviz në mënyrë lineare.Gjuha është e mbarsur me kohën. Gjuha dhe koha janë e njëjta gjë. Janë arketipe. Janë të dhëna. Nuk kanë as fillim dhe as fund në esencë. Në botën e formës kanë drejtim, kah,etj. Por, Gjuha qendrore është një heshtje e madhe që nuk lëviz por shtrihet kudo. Qendra është kudo dhe Periferia nuk ekziston. Zgjedhimet, lakimet, nyjet etj nuk janë gjë tjetër, veç emërimet e rrugëve për të orientuar kalimtarin nëpër qytet. Por kur kalimtari të ngrihet lart, kjo hartë e gramatikuar nuk i hyn në punë se e sheh të gjithë planimetrinë nga sipër dhe ka tjetër mënyrë orientimi. Për kalimtarin KUQ dhe KEQ jane dy fjalë te ndryshme ndërsa për atë që sheh nga sipër KEQ = KUQ, janë e ekuivalente. Në shkrimet e shenjta egjiptiane me ngjyrë të kuqe shkruhej emri i perëndisë SETH që për ta ishte vetë djalli kristjan. Mbretërit pretendojnë se kanë linjë gjaku Blu dhe jo të KUQ, të KEQ për rrjedhojë.



D - Ju flisni për një gjuhë të falur (dhuruar) dhe nga ana tjetër, për një gramatikë ordinere. Por ajo që është dhuruar, nuk mendoni se është Gramatika Universale? (një gjuhë e strukturuar paraprakisht në tru)? Mbase leksiku mund të ishte pjesa ordinere e gjuhës…

G – Fjalen gramatike ordinere nuk e përdorëm me sens përbuzës. Ajo thjesht nuk duhet të jetë mendjemadhe, por të kryejë detyrën që ka dhe kaq. Por ajo shpesh ka hyrë si elefanti në dyqanin e farfurinave dhe ka bërë dëm duke thyer e bërë copë, që të lëvizë në një vend ku nuk e nxë vendi.



D - Mbase do të ishte mirë të pranomit që për të komunikuar na mjafton ajo gramatika bazale, universale që thotë Comski se është e lindur, por nuk kemi nevojë për atë gramatikën e mësuar që çdo fëmijë e mëson përmes imitimit dhe më vonë përmes shkollës. Pra, kjo gramatika shtesë, kjo zbukuruesja, ky ornamenti mund të jetë gremi që thoni ju. Kudo ku ka raport fjalësh, raport tingujsh, raport morfemash, fjalë që krijohen njëra pas tjetrës, kudo ka gramatikë.

G - Gramatika është njerëzore, ndërkohë që GJUHA është hyjnore.



D - Eksperimentet e psikologëve flasin për disa premisa të lindura tek bebet. Një i porsalindur të cilit i vendosen përpara objekte, shikon më shumë tek format, sidomos një rreth si fytyrë njeriu sesa tek ngjyrat. Nga ngjyrat tërhiqet nga e bardha e zeza; nga tingujt, tërhiqet nga zëri njerëzor. I bashkoni të gjitha këto në ndonjë domethënie gjenetike, diçka të gatshme, të kryer?

G - Nuk di se çfarë shikon fëmija më parë. Këto fakte duhet të saktësohen dhe nëse provohen, atëherë edhe vlen përpjekja për ti interpretuar. Por natyrisht, që kanë të bëjnë me ndërtimin e njeriut. Fillimisht, fillojnë kufijtë tonalë që janë e bardha dhe e zeza që rrinë në aksin e globit të ngjyrave. Dhe grija ne mes.Pastaj, dalngadalë, ky tonalitet ngjyroset; bëhet e verdhë, bëhet e kuqe, bëhet blu. Një pikë është gri, ndërsa kur hapen si rrathë si guri në ujë, ato fitojnë ngjyrë. Është tjetër pamja e realitetit me ngjyrën. Në fakt kur u krijua bota, Ai tha: “Le të bëhet Drita” dhe Drita u bë. U nda e zeza nga e bardha. Drita u bë, por njeriu nuk mund ta shohë drejtpërdrejt si dikur në Kopshtin e Parajses përpara rënies. Prandaj, ai mund të shohë vetëm ylberin që është një projeksion i dritës. Sheh Epifaninë e Dritës.



D - A është e para fjala apo figura, imazhi akustik apo imazhi pamor? Kujtesa njerëzore nuk mund të na ndihmojë dot as për të njohur se çfarë kemi kujtimin e parë në jetë; Pamja (tridimensionalja e dukshme) apo thënia (tridimensionalja e padukshme?) Apo kanë qenë të njëkohshme? Cila prej të dyjave e shkroi mendimin e parë të zezë mbi të bardhë?

G - Librat e CV-së së Njerëzimit (Mitet, Vedat, Popol Vu, Bibla, Kurani, etj) kështu kanë thënë: që e para ishte Fjala. Të gjithë flasin me Fjalën, meqenëse fjala ishte e falur. Por sot FJALA nuk ka me fuqinë e parë. Por ne C.V. e njerëzimit bën pjesë dhe shkenca. Por ajo ende nuk e ka thënë mendimin e saj të fundëm.Të jesh e sigurt se në fund edhe shkenca do bjerë tek FJALA.



D - Me ngjyrat apo me tingujt komunikon fëmija më përpara?

G - Unë nuk e mbaj mend këtë nga fëmijëria ime. Tingulli dhe ngjyra puthen. Po të shohësh filmin e Disneit „FANTAZIA“ do shohësh se ai tenton që ta veshë tingullin me ngjyrë dhe ngjyrën me tingull. Ka një korrespondencë të madhe dhe thelbësore midis tingullit dhe ngjyrës. Por besoj se ka një hierarki në perceptimin e botës. Tingulli hyn i pari.. Marr parasysh që fëmija dëgjon në barkun e nënës atë që ndodh jashtë. Shikimi i vjen më vonë.



D - Pra, fjala është e para. Ju i qëndroni tezës së Krijimit se me anë të Fjalës u bënë të tëra. Nuk u bënë me mendimin?

G – Shkenca nuk e konfirmon këtë gjë. E thonë librat e shenjtë. Por shkenca për Krijimin atë që tha pardje e kundërshtoi dje dhe do ta kundërshtojë nesër, por nuk do të ketë më kohë besoj, sepse vetë ajo po arrin në shumë konkluzione që në lashtësi njiheshin mirë, por kishin deri më sot letërnjoftimin e një fantazie apo gënjeshtre vulgare. Shpejt do të jete ajo vetë që do ta shpallëe se vërtet Fjala ishte e para dhe se me anë të saj u bënë të gjitha. Shkenca ka instrumenta për ti mbushur mendjen edhe më skeptikut.

Dhe ka edhe një argument tjetër: Në Fillim të gjitha kanë qenë Një: Fjalë dhe ide; zë dhe figurë; e bardhë dhe e zezë; e mirë dhe e keqe. Në botë nuk kishte dualitet. Edhe njeriu ishte një me natyrën.



D - Pse Gjuha është një çështje kaq kureshtare, kaq enigmatike dhe e vështirë për shkencëtarët, me të cilën vazhdojnë të merren që nga lashtësia?

G- Nje copëzë nga afresku i madh i mendimit arab e shpjegon këtë: Ata thonë, se bota nuk mund të njihet, se poshtë tavolinës kanë rënë 7 gërma nga alfabeti. Kanë rënë dhe askush nuk i njeh, por e dinë se janë aty poshtë të fshehura dhe për momentin, të humbura. Për pasojë, frazat janë të mangëta, të çala dhe nuk lexohen qartë. Ditën kur këto gërma do të gjenden, atëherë çdo gjë do të bëhet e qartë. Mungesa e gërmave i bën frazat e mbetura hermetike dhe për pasojë, të pakuptueshme. Lind nevoja e zëvendësimit. Piktori, shtatë gërmat i zëvendëson me shtatë ngjyra dhe e plotëson frazën. Muzikanti po ashtu, i zëvendëson me shtatë notat muzikore dhe po ashtu e plotëson, etj. Të gjithë i zëvendësojne sipas “profesionit„ të tyre.

Ditën kur gërmat do të gjenden, ato do të zënë vendin që u takon dhe në do të heqim ZEVENDESUESIT dhe do të flasim vetë, pa ndërmjetës. Moisiu nuk do të belbëzojë dhe nuk do të ketë më nevojë për Aronin. Do fshimë ngjyrat dhe notat. Të gjitha do të zëvendësohen me 7 gërmat e gjetura. Atëherë çdo gjë do të jetë e qartë si Drita e Diellit dhe shkencëtarët nuk do të kenë më kureshti.



D – Thuhet se njeriu më parë vizatoi. Si u shndërrua figura në shkrim dhe pse përsëri ndjehet nevoja që shkrimi të kthehet në figurë? Për të komunikuar?

G – Shkrimi është epifanik për gjuhën.Gjurmët që janë lënë nga “prehistoria”, nuk janë fonetike, na janë lënë imazhe, figura. Shpellat më të vjetra në botë si shpella e Altamires dhe Lascaux apo vizatime të tjera në Shqipëri apo në shkëmbenjtë e Austrialisë etj, janë figura kafshësh, piktograma gjuetarësh, piktograma labirinthesh, piktogramat e diellit, kryqe…Këto ishin simbolet e para siç e dëshmon arkeologjia. Ka një histori të tërë që përshkruan rrugën nga këto simbole deri në shkrimin që njohim sot.. Por shkrimi nuk mjafton.

Për shembull...në hapësirë është hedhur një raketë ndërgalaktike pa asnjë lloj shkrimi. Atje janë vendosur vetëm shenja për të treguar që ne jemi një planet, që bëjmë pjesë në nje sistem diellor dhe qe është vendosur njeriu…Pra, janë dhënë disa shenja ose esenca e asaj që ndodh. Eshtë nisur pa shkrim, pasi dikush që e kap në galaktikë, nuk e deshifron dot shkrimin. Një lloj kthimi sidoqoftë ka filluar të ndodhur.



D - Kjo do të thotë, që ne nuk e dimë se cila ka qenë gjuha e parë, ngaqë nuk na është lënë gjurma fonetike

G - Nuk është gjurma fonetike më e rëndësishmja, është gjuha simbolike. Dhe tek popujt primitivë vizatimet nëpër shpella kanë qenë gjuhë për ta. Ne ato i konsiderojmë piktura primitive. Në fakt, nuk janë vetem piktura primitive. Janë edhe piktura, por janë së pari gjuhë. Tek egjiptianët u shfaqen hieroglifet, që janë më afër fonemave. Tek Asiret u shfaq shkrimi kuneiform. Në Kinë u shfaq hieroglifi kinez që ka mbetur në stadin e tij të vjetër edhe sot.

Egjiptianet tregojnë se Perëndia THOT, heroi i tyre civilizues hoqi nga fytyra e Perëndisë shkrimin dhe ua dhuroi njerëzve. Kjo e shpjegon faktin se gjuha ka një burim hynor. Qendra është prekur dhe është renditur në rrathët periferikë. Përjetësia u shtri në sensin linear. Lëviz me kahje.



D - Zakonisht, rreth moshës 5 vjeç është përvetësuar struktura gjuhësore e një të rrituri. Sidoqoftë, njëfarë "adoleshence gjuhësore", (termi im ky), ka midis moshës 6-10 vjeç. A shikoni ndonjë paralelizim mes mënyrës se si një fëmijë flet dhe mënyrës se si pikturon? Deri në cilën moshë pikturohet si fëmijë dhe a ka një moshë tranzicioni mes pikturës fëminore dhe pikturës për të rritur? Pra, të themi, një moshë adoleshence në pikturë?

G - Përderisa tek njeriu ekziston periudha e adoleshencës si periudhë fiziologjike, kuptohet që adoleshenca shfaqet në të gjitha veprimet që ai bën, në të gjitha raportet qe ka me vetveten dhe me të tjerët. Në fëmijëri të gjithë vizatojnë por me kohë, një pjesë e madhe nuk i kthehet më vizatimit dhe, kur e kalojnë femijërinë, thonë: “Nuk di të vizatoj”, edhe pse në fëmijëri kanë vizatuar po aq mirë sa edhe piktori. Por vetëm se piktori këtë periudhë të rrezikshme si adoleshenca nuk e kalon, por e bën mënyrë jete. Piktori është adoleshent i përjetshëm.



D - Pse piktura e të rriturve ndryshon thelbësisht nga piktura e fëmijëve dhe pse njeriu e braktis këndvështrimin fëminor, pikturën e vogëlisë ashtu si gjuhën e fëmijërisë? E pastaj rreket ta ribëjë dhe nuk e bën dot më.

G - Këtu kemi dy qenie përballë njëra-tjetrës; fëmijën dhe të rriturin. Fëmija asnjëherë nuk e quajtur gabim atë që mendon, shkruan apo pikturon i rrituri. Ndërsa i rrituri gjithmonë e ka konsideruar si të pamjaftueshme, të pasaktë ose gabim atë që bën fëmija. I rrituri ka qenë një herë fëmijë dhe çfarë ka ndodhur? Ka humbur kujtesën e çmuar. Sepse i rrituri është koshient dhe koshienca nuk është gjë tjetër, veçse burg, që mban nën të të gjithë subkoshiencën. Nëse për fëmijën, rrethi është edhe dielli, edhe rrota e biçikletetës, për të rriturin ka dallim shumë të madh mes tyre sepse i rrituri flet me koncepte. Për ta dielli dhe rrota e biçikletës janë gjëra krejt të ndryshme. Nëse u thua se janë e njëjta, të marrin për të marrë.

Por, ka piktorë që në një moment të caktuar të krijimtarisë së tyre i kanë drejtuar sytë qoftë nga modelet e pikturave të fëmijëve, ose nga fëmijëria e njerëzimit, arti primitiv.



D - Cfarë i shtyn që i kthehen kësaj pikture, kur në një moshë të tillë, përvoja u ka dhënë shumë mjete realizimi?

G – Eshtë pikërisht përvoja që thërret ti kthejnë sytë tek burimi.Tamam-tamam duan të rikujtojnë gjuhën e harruar. Domethënë, civilizimi sofistikon, me dashje e pa dashje humb “parfumin„që ka patur tek popujt e vjetër, kur piktura nuk ishte thjesht mjet luksi, por ishte magji për të shëruar, për të mallkuar siç përdornin edhe muzikën, siç përdornin dhe vallen, edhe fjalën. Pra e kishin mjet të shumëfishtë, pikërisht sepse të gjitha gjuhët janë si operatorë të lirë tek ata. Kurse ne shoqerine moderne, operatorët janë të ndarë dhe të ngrirë. As fjala dhe as piktura nuk e kanë atë fuqi. Ka popuj që nuk e përdorin fare ngjyrën blu. Blunë e shohin tek e zeza, sepse flasin me gjuhen simbolike. Gjithçka varet edhe nga struktura shpirtërore e popujve.



D - Mugesa e përvojës si në gjuhë dhe në pikturë duhet parë si një element zhvillues apo defiçitar? Fëmijët krijojnë me fjalën “mizë” gjininë mashkullore të saj që nuk ekziston në gjuhë, krijojnë pikërisht nga një kërkesë për ta bërë këtë gjë, duke përdorur rregullat e gjuhës.

G – Dhe e gjejnë rrugën pa mëdyshje. Pikturën jo e jo që nuk e dëmton kjo lloj lirie që lind nga nevoja të brendshme, por as gjuhën. Vetëm e zhvillon këtë intuitë. Nëse na mungon një mjet, një shenjë, një simbol, me siguri që do të vihemi në kërkim qe ta gjejmë atë. Kujto abatin Fari në errësirën e kështjellës së Ifit. Kujto Shliemanin etj.



D - E shikoni të diferencuar rëndësinë e fjalës nga fëmija tek i rrituri?

G - Fëmija nuk ka kohë ta keqpërdorë fjalën. Sepse jeta e fjalës është e lidhur me jetën e njeriut dhe shoqëron të gjitha deformimet e saj. Gënjeshtra të vogla fëmijët bëjnë, por ky “infeksion„ nuk e ka dëmtuar fjalën ende në aks, në kollonën vertebrale. Ndërsa i rrituri, duke e keqpërdorur ka goditur strukturën e të vërtetës, e ka goditur edhe thelbin e fjalës. Nuk është më fjala e parë. Shih fiset indigjene, fjala është ekuivalente me të vërtetën. Nëse dikush pagëzohet me emrin "dreri këmbëshpejtë", dihej mirë që ky ishte i tillë, ishte më i shpejti i fisit. Po kështu, ata vërtet që flasin shkurt, flasin gati me rrokje, por fjalët janë të peshuara.
---

Autori i Lajmit: Denisa Kona - Burimi: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... -ka-takuar
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#10

Post by Mallakastrioti » Fri Jun 15, 2012 8:12 pm



Do ju ftoja ta ndiqnit deri ne fund pasi interesant.
Image

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#11

Post by Orakulli » Sat Jun 16, 2012 4:35 am

Po, ai eshte ne thelb te gjuhes. Vetem nje Shqipfoles mund te mendoj ne ate menyre. Kuptohet nje Shqipfoles i ditur.Gjuha eshte shikimi , i cili eshte njekohesisht edhe koncepti i te vertetes. Femijet shikojne vertet, te rriturit pargjykojne. Femijet jane krijues, eksiperimentues, analizues ne gjuhe. Ata jane thithes te vertete te ngjyrave tingullore te cdo fjale. Gjuha eshte shikim-tingull(degjim)-prekje(ndijim)-nuhatje(erëmarrje)-shijim-dhimbje(ndijim i nrendshem) ne grup njerezish. Gjuha e sotme eshte shtremberuar pikerisht tek pjesa e "shikimit'. Aty qendron e meta e madhe e fazes se tanishme te gjuheve njerezore. Tenton te beje te vertete nje dicka qe nuk mund te shikohet nga grupi. Eshte futur njesoj si tumor ne trupin e saj dhe e po e shkatërron, vdes ate ngadale. Fundi do jete njerez idiote me paragjykime qe do te besojne vetem paragjykimin e tyre, i cili do te formohet nga ato qe ua kane thën, por nuk ju eshte bere pare ndonjihere. Ilaci i ketij tumori eshte vetem shikimi, i cili nga na tjeter eshte e verteta, ose konkretja, e cila ka qene "shikonkete" dikur.
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#12

Post by bardus » Tue Feb 12, 2013 4:17 pm

NEFILIM...është emri i njerëzve të parë që zbritën në tokë në fillim.
Dhe per ta vertetuar se me te vertete fjala NEFILLIM eshte shqip NE FILLIM ,perseri nga hebraishtja kemi edhe fjalen TEFILLIN, cili eshte nje FILL i perdorur gjate lutjeve te fese Hebreje me te cilen lidhen duart dhe kalon rreth qafes dhe eshte si nje bindje ndaj mesimeve te TORAH (shqip URATA, Aramaic ˀōrāˀā, ˀōrāytā v.n.C law, Torah).Ne perberje te TEFILLIN eshte fjala FILL qe duket qarte edhe nga i dhe pershkrimi fizik i fillit dhe ska medyshje aspak per origjinen e saj nga gjuha shqipe,sikurse edhe shprehja URIM THUMIM , urim dhe shumim. Fjala TEFILLIN thuhet se eshte me origjine te panjohur ,ja qe i doli edhe origjina saj SHQIPE .

Image

Tefillin (Askhenazic: pron.: /ˈtfɪlɨn/; Israeli Hebrew: [tfiˈlin], תפילין)
Tefillin
The Shema also commands us to bind the words to our hands and between our eyes. We do this by laying tefillin, that is, by binding to our arms and foreheads a leather pouch containing scrolls of Torah passages

... At weekday morning services, one case is tied to the arm, with the scrolls at the biceps and leather straps extending down the arm to the hand, then another case is tied to the head, with the case on the forehead and the straps hanging down over the shoulders.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#13

Post by Mallakastrioti » Tue Jan 21, 2014 7:59 pm

Image

Sigurisht qe gjuhetaret sot jane ne nje krize te madhe dhe ne perpjekjet e tyre per klasifikimin e gjuheve, apo thene me mire, per te renditur gjuhet sipas kriterit cila ishte me e lashte dhe cila me e afert gjuhes se keshtuquajtur "te perbashket", sot dalin me teorira te reja dhe rivolucionare te tipit "gjuha protoindoeuropiane".
Duke ndjekur nje emision ne kanalin prestigjoz "History Chanel", me teje deshire kerkova te ndjek emisionin deri ne fund, ku pikerisht studiues dhe historiane te pertej oqeanit (Amerika e Veriut/Kanada) po dalin me teori te reja dhe revolucionare lidhur proto- popujve dhe proto- gjuheve. Siç duket per keta studiues tashme indoeuropianizmi i gjuheve dhe popujve po kalone ne nje shkalle tjeter (ndoshta ne shkalle te dyte), dhe personalisht mendoj qe, sikurse disa teori te shekujve 19-20 nisen te konsiderohen si te tejkaluara edhe per keta studiues "indoeuropianizmi" tashme eshte nje teori teje e ngurte dhe me baza te brishta dhe pikerisht per kete duhet tejkalur dhe na duhet te futemi ne disa (qorrsokake) te tjera te quajtura "proto-indoeuropianizma".
Por le te marrim si te mireqene edhe kete teori tjeter e cila po kerkon te futet me ngulm ne historigrafi dhe gjuhesi.
Ne se do shohim me vemendje kete harte gjuhesore (shih imazhin e bashkangjitur me shkrimin) te cilen mbrojne protoindoeuropianistet, na del qe gjuha shqipe eshte e vetmja qe riperterin vetveten. Pra ne se gjuhet e tjera nisin te zhvillojne gjuhe te cilat largohen prej fillestares, eshte interesant fakti se ne gjuhen shqipe nuk ka ndodhur ky fenomen.
Sipas hartes (paraqitur ne "Hitory Chanel" prej gjuhetareve dhe historianeve amerikano-verior) ne se do shohim me vemendje gati gjithe gjuhet pesojne nje transformim te tipit "krimbi i mendafshit", perveçse gjuhes shqipe.
Do ishte me te vertet interesante qe kete fenomen te na i shpjegonin "proto-indoeuropianistet"!
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#14

Post by rrëqebull » Fri Sep 12, 2014 8:31 pm

ϟϟBETIMI I USHTARIT ÇLIRIMTAR TË GJUHËS SHQIPEϟϟ

Un do ta ruaj Gjuhën Shqiptare!
Un kam me mbajtë doke e kanû!
E as me pare as me timare
Gjak e t'Parë s'kam m'i mohu!

{marrë frymëzimthi nga GJERGJ FISHTA}

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjuha shqipe, hymn dhe dashuri.

#15

Post by rrëqebull » Mon Oct 20, 2014 2:46 pm


Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”