Page 1 of 1

Krijim apo evolucion.

Posted: Sat Aug 22, 2009 2:34 am
by Zeus10
Per egzistencen e jetes por dhe te universit ne pergjithesi sot mbizoterojne dy teori:

1. Krijimi
2. Evolucioni

Ndersa e para mbeshtetet nga feja(duke dhe u keqperdorur prej saj per pushtet), e dyta mbeshtetet nga nje perqindje jo e vogel shkencetaresh dhe nga nje shtrese ateiste ne popullsine e planetit. Te dyja teorite kane defektet e tyre, por une do te doja te diskutonim per to dhe te jepnim mendimin tone pro dhe kundra.

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Sat Aug 22, 2009 2:45 am
by Saimira
Une jam per evolucionin sepse eshte me i besueshem sesa krijimi nga dicka e 'mbinatyrshme'.

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Thu Aug 27, 2009 4:09 pm
by Aleksandër
Patjetër që evolucioni. ''Nuk ka fakte por veç interpretime'' thonte Niçe për fenë.

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Mon Jan 02, 2012 12:08 am
by CERMENIKASI
Zeus10 wrote:Per egzistencen e jetes por dhe te universit ne pergjithesi sot mbizoterojne dy teori:

1. Krijimi
2. Evolucioni

Ndersa e para mbeshtetet nga feja(duke dhe u keqperdorur prej saj per pushtet), e dyta mbeshtetet nga nje perqindje jo e vogel shkencetaresh dhe nga nje shtrese ateiste ne popullsine e planetit. Te dyja teorite kane defektet e tyre, por une do te doja te diskutonim per to dhe te jepnim mendimin tone pro dhe kundra.
Mendoj që universi,kështu siç e kemi asht produkt e nji evoluimi.Për shembëll planeti jonë nuk ka ekzistue gjithëmonë por në nji të kalueme të hershme gjindet koha kur asht formue si planet.Si mbas meje meqenëse Toka ka nji fillim duhet edhe të ketë nji mbarim.
Sidoqoftë,evoluimi nuk spjegon çdo gja.Shkencëtarët që merren me origjinën e universit flasin për teorinë e "bigbangut" si shkak që spjegon fillimin e universit kështu si e "njofim".
Por si mbas meje nuk merr fund me kaq sepse shtrohet pyetja si ishte para "bigbangut" .Nëse kjo teori asht e vërtetë ,
atëhere ajo jep nji spjegim sesi u formuen yjët,planetat,etj...por asesi nuk jep spjegim për origjinën e materiës që përban planetat,yjët,etj...Kështu ,si mbas meje,kjo pyetje nuk ka përgjegje të plotë dhe mbetet pra e hapun!

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Fri Jan 06, 2012 6:11 pm
by Patush
A ka mundesi qe pas ardhesit e majmunave (dmth. ato qe besojne ne evolucion nga majmunat lol) te na shpjegojne keto fakte qe paraqiten ne video?
Po shkenca qfare thote pse heshte ne raste te tilla?
ps: Nuk e kam ndermend qe te fyej asnjeri, ato qe besojne ne evolucion nga majmunet atehere jane pasardhes te tyre!



Zanafilla 6

1 Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza,
2 djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.
3 Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet".
4 Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Fri Jan 06, 2012 7:55 pm
by erix77
A ka mundesi qe pas ardhesit e majmunave (dmth. ato qe besojne ne evolucion nga majmunat lol) te na shpjegojne keto fakte qe paraqiten ne video?
Po shkenca qfare thote pse heshte ne raste te tilla?
Shkenca nuk zoteron te verteten absolute (ndersa feja pretendon se PO) por me pune ,studime dhe vezhgime dhe sidomos duke ngritur pikepyetje perpiqet te hedhe drite mbi te panjohurat qe na rrethojne.Shpesh here ben gabime por gjithsesi shkenca ka kurajon ti pranoje gabimet e veta sepse shkenca nuk eshte Besim por eshte etje per dije.
Pra ndryshe nga feja qe te detyron te pranosh cdo gje ashtu si eshte shkruar nga dikush para mijera vjetesh pa ngritur as me te voglin kundershtim shkenca te meson te thuash PSE?

Tani kur besimtaret mundohen te kundershtojne shkencen me shkence nganjehere behen edhe pak qesharake!
Une nuk e di nqs ndonje shkencetar ka marre mundimin te studioje ate gjurme ne gur por meqe video thote se gjurma eshte 200 milion vjecare veshtire se eshte krijim i zotit sepse per kreacionistet planeti yne eshte krijuar vetem para disa mijera vjetesh prej zotit te hebrejve,gjithashtu Toka eshte e sheshte eshte qendra e gjithesise dhe natyrisht Dielli rrotullohet rreth saj.

Gjithashtu ishte shume interesante te vije re sesi besimtaret e kishin mbushur plot me monedha gjurmen,te shpresojme se gjurma do tu ndihe -hahaha-

Re: Krijim apo evolucion.

Posted: Sat Jan 07, 2012 10:38 am
by Adriana
Një ekspozitë në Dresden të Gjermanisë ka përdorur teknologjinë e mjekësisë ligjore për të rikrijuar disa nga fytyrat e anëtarëve të largët të familjes njerëzore- që datojnë rreth 7 milion vjet më parë.

27 modelet janë krijuar duke përdorur mbetje fosile të sahelanthropus tchadensis, një paraardhës i njerëzimit që ka jetuar në Afrikë. Shkencëtarët kanë tani shumë pak dyshime mbi faktin se të parët tanë jetuan në Afrikë dhe më pas emigruan në kontinente tjera.

Sahelanthropus tchadensis datojnë përpara se njerëzit dhe shimpanzetë, kushërinjtë tanë më të afërt evolucionarë- të ndaheshin gjenetikisht.




Image


Image


Image


Image