
Sokrati (greq. Σωκράτης - Sokratēs 470—399 p.e.s.) ishte një filozof i lashtë grek. Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin evropian është mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi.
Thënie të Sokratit:
"Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë"
"Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten"
"Un e di që s´di"
"isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan"
"Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof"
"Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave"
"Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh"
"Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare; atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi"
"Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka"
"Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna"
"Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë"
"Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë"
"Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë"