"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Qeveria gjermane harton projektligj për synetin

Flisni për filozofinë, sillni përshkrime filozifike, lidhja e saj me fene.

Moderator: Hymniarber

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Qeveria gjermane harton projektligj për synetin

#1

Post by Adriana » Thu Sep 27, 2012 5:04 pm

Qeveria gjermane harton projektligj për synetin


Qeveria federale do ta lejojë synetin e djemve hebrenj dhe myslimanë, në rast se ky bëhet tek mjeku. Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger paraqiti të martën projektplanet për ligjin përkatës.
Shkak për këtë projektligj është një vendim i Gjykatës së Këlnit, ku në maj një gjyqtar e klasifikoi rrethprerjen tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël si një cënim të integritetit fizik. Ky vendim, i cili nuk është i detyrueshëm për gjykatat e tjera, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe shkaktoi trazira të konsiderueshme në mesin e hebrenjve dhe myslimanëve. Pas kësaj parlamenti gjerman i kërkoi qeverisë që të hartojë dispozita ligjore për synetin.


Ndërhyrja duhet të kryhet në përputhje me rregullat e mjekësisë


Sipas ministres së Drejtësisë Leutheusser-Schnarrenberger syneti nuk duhet ndëshkuar. Neneve, që lidhen me fëmijët në Kodin Civil, do t'u bashkangjitet një paragraf, që bën të qartë se prindërit mund të bien dakord për ta bërë synet djalin e tyre, por në kushte të caktuara. Ndërhyrja duhet të bëhet në kushte dhe sipas rregullave mjekësore. Kjo, nëse është e nevojshme, përfshin dhe trajtimin e dhimbjeve dhe anestezinë. Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha se janë marrë parasysh disa kërkesa: syneti duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe me gjithë kujdesin e mundur. Përpara se të bëhet ndërhyrja, mjeku duhet t'i sqarojë prindërit në mënyrë të plotë. Prindërit duhet të mbajnë parasysh edhe vullnetin e fëmijës në fjalë.


Për rastet kur për shkaqe fetare syneti duhet bërë brenda gjashtë muajve të parë pas lindjes së fëmijës, lejohet një përjashtim në lidhje me vullnetin e fëmijës, për t'u bërë synet. Gjithësesi edhe në këtë rast ndërhyrja duhet të bëhet nga një person profesionist, pra jo patjetër mjek, gjithësesi në kushte mjekësore.


Këshilli Qendror i Hebrenjve reagon pozitivisht - Mjekët paralajmërojnë


Kryetari i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Dieter Graumann, u shpreh i kënaqur: Projektligji u përgjigjet dëshirave të shumta të hebrejve në Gjermani. "Ministria Federale e Drejtësisë meriton për këtë propozim të zgjuar respekt dhe mirënjohje."

Kurse mjekët dhe organizatat të drejtat e njeriut paralajmëruan ndaj efekteve të synetit për djemtë hebrenj dhe myslimanë dhe kërkuan që të ketë më tepër informacione për pasojat e këtij zakoni. Po ashtu problematik sipas ekspertëve është fakti, që syneti në rastet e fëmijëve nën gjashtë muaj mund të bëhet edhe nga një person, që nuk është mjek.
Pra deri në miratimin e projektligjit për synetin do të ketë me siguri shumë nevojë për diskutime dhe debate.


buron nga: dw.de
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Filozofi”