Sondazhi: Femrat mendojnë se feminizmi ka vdekur ![]() Vetëm në një shtatë gra, sipas një studimi, thotë se është feministe. Madje femrat më të reja janë më pak të tilla. Një e treta e femrave të pyetura thonë se feminizmi është shumë agresiv kundrejt meshkujve. Ndërsa një e katërta thonë se feminizmi nuk është një gjë pozitive. Një në pesë madje mendojnë se është i dalë mode dhe nuk ka lidhje me gjeneratën e tyre. Sondazhi është realizuar nga faqja Netmums. Këta të fundit thonë se sondazhi në një farë mënyrë provon se sa shumë ka arritur kjo lëvizje, për shkak se femrat tanimë nuk ndjehen të shtypura në Perëndim. Themeluesi i faqes, Siobhan Freegard thotë se femrat nuk e shohin më mashkullin si një armik. Ai shton se nuk ka më një betejë të sekseve. Madje në sondazh rezulton se një e treta e vajzave të reja nuk e imagjinojnë se dikur ka pasur një botë ku femrat e meshkujt nuk ishin të barabartë. ![]() |
Nuk jam aspak dakord qe per te fituar keto te drejta:
- të drejtën e votës
- femra moderne
- se femrat tanimë nuk ndjehen të shtypura
- etj,etj,etj...
duhet te quaj gjinine time si femer ''feminizmi ka vdekur''
Kjo tregon nje dobesi te kapacietit qe per fatkeq e paskan shume femra. Te fitosh keto te drejta nuk do te thote te humbasim delikatesen e te qenurit femer, dhe te kthehemi sic jane kthyer shumica ne femra-meshkuj. Ne se do me ishte dhene mundesia te merrnja pjese ne kete sondazh do i perkisnja kesaj kategorie:
Vetëm në një shtatë gra, sipas një studimi, thotë se është feministe.
Madje femrat më të reja janë më pak të tilla.
Edhe nese do rilindja perseri, do deshironja te rilindja femer. Une personalishte me delikatesen si femer ndjehem me shume e respektuar, edhe pse i gezoj te gjitha keto te drjeta qe permenden me larte une perseri do mbetem femer, dhe per mua feminizmi nuk ka vdekur.