Page 1 of 1

«Ose globalizmi, ose Nacionalizmi»

Posted: Fri Jun 05, 2015 10:18 pm
by rrëqebull
Image
Fjala "ekstremizëm" (skajshmërí) është në të vërtetë një eufemizëm për përçarjen duke qenë se nënkupton dy ose shumë skaje të largëta dhe të kundërta gjithnjë në largim ose kundërshtim nga njëra tjetra.

E kundërta e fjalës "ekstremizëm", ndryshe nga ajo që mund të mendohet me cektësi, nuk është "mdoeratizëm", por Besnikëri, Qëndresë.

Qëndresa e besnikërishme pra, duke qënë njëkohësisht edhe e kundërta e përçarjes, quhet ndryshe edhe Përbashkim, Lëthurje.

Çështja, në këtë pikë, për t'u bërë edhe më e qartë, ka mbëhi për një përgjigje ndaj pyetjeve: Qëndresë dhe Besnikëri ndaj çfarë? Përbashkim dhe Lëthurje me kë?

Përgjigjet janë përkatësisht është: ndaj Kombit! - me Bashkëkombësin!

Ja pra, që del në pah se "ekstremizëm" do të thotë largim i skajshëm nga Kombi dhe e Mira Kombëtare dhe kundërshti e skajshme dhe përçarëse me Bashkëkombësit.

"Ekstremisti" është ai që ka braktisur Kombin dhe që zvirdhet dhe ndahet nga Bashkëkombësi, duke përqafuar viruse botëkuptimore që e luftojnë Kombin dhe që e armiqësojnë me Bashkëkombësin.

Por kihet mbëhi edhe për një saktësim të mëtejshëm: çka nëse "ekstremisti", i kapluar nga vegimi dhe rravgimi botëkuptimor që i shkakton braktisja e Besnikërisë ndaj Kombit, arrin që ta mashtrojë veten se ai është "besnik" ndaj skajit ku ka përfunduar? Këtu na shfaqet ajo që mund të quhet një 'paradoksimoron', një paradoks oksimoronik, për arsye se "ekstremisti", jo vetëm që quan "besnikëri" braktisjen, por njëkohësisht i është besnik braktisjes, i është besnik mosBesnikërisë.

Kjo ndodh sepse, botëkuptimi i "ekstremistit" është jo-gjenealogjik, ai është 'daltonik ndaj kohës' (nëse na lejohet kjo 'sinestezí konceptuore'), ai është pre e një «sindromeje Stokholme» me burgun e vet botëkuptimor i cili nuk ka dritare 'me pamje nga koha'. Kjo është arsyeja për të cilën "ekstremistit" skaji i duket qendër dhe arsyeja për të cilën nuk di të dallojë braktisjen nga Besnikëria.

Dhe, natyrisht, kjo, është arsyeja për të cilën "ekstremistit" Besnikëria (ndaj-Kombit-dhe-vetëm-Kombit! — ndaj-Bashkëkombësit-dhe-vetëm-Bashkëkombësit!) i duket "ekstremizëm".

Kjo përfshin të gjitha llojet e ekstremistëve, që nga majtistët e pseudo-djathtistët liberalë (të cilët janë që të gjithë bolshevikë "të moderuar") e deri tek abrahamikët, bolshevikët «proprie dikti» dhe çdo lloj shkartisjeje midis tyre (se që të gjithë bashkë janë vegla, përçues dhe ushtrues të globalizmit).

Dhe në fakt, skajet e mundshme janë veçse dy (jo e-djathtë//e-majtë, jo abrahamik//laik apo abrahamik//ateist, por): globalizmi nga njëra anë dhe nacionalizmi nga tjetra; shkombëtarizimi, shkulturimi, mosBesnikëria, shpërbërja dhe përçarja nga njëra anë dhe kombëtarësía, Besnikëria, Përbashkimi dhe Lëthurja nga ana tjetër.

P.S.
"Ateistët" perëndimorë, të vetëquajtur edhe "humanistë" janë veçse ekstremistë ultra-liberalistë (sekt jo-ortodokse e bolshevizmit) dhe një tjetër ndër fytyrat e shumta dhe të shëmtuara të globalizmit, të cilët propagandojnë, përçojnë dhe imponojnë homogjenizimin kulturor (shkulturimin) të gjithë botës (çka është në interes të nalt-financës që do të përqendrojë sistemet politiko-ekonomiko-financiar të gjithë botës në duart e veta).

Por gjithsesi duhet pasur parasysh fakti se me fjalën "ateistë", në jo pak raste, ekstremistët abrahamikë kanë nofkosur Besnikëristët (Nacionalistët Shqiptarë):

Ja se ç'shkruan Ali Këlcyra (veprimtar i Çështjes Kombëtare):

«Plaga shekullore e fanatizmit fetar, që shkaktoi aq gjakderdhje e dëme materiale më 1914, kishte zënë njëfarë cipe, por ende nuk ishte mbyllur mirë. Ndërsa grekomanizmi priste përfundimin e luftës së Anadollit; rebelizmi, duke ruajtur urrejtjen për nacionalizmin, sipas tij ateist, qe mbledhur rreth Esat Toptanit, agjent i qeverisë së Beogradit.»
Ngjarjet për të cilat flet Ali Këlcyra «i përkasin vitit 1920, në prag të Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Me "rebelizëm" përcaktohen dumbabët e Haxhi Qamilit, të cilët paraqitën asokohe rrezikun më serioz për Pavarësinë. Nën thirrjet "duam babën" (sulltanin) këta elementë nisën kryengritjen me qëllim kthimin e Shqipërisë nën Turqi. Forcat nacionaliste, të përcaktuara si forca ateiste nga kundërshtarët, u vunë kështu mes dy zjarreve, nga njëri krah kryqi me andartët grekë që synonin aneksimin e territoreve jugore të Shqipërisë dhe nga krahu tjetër gjysmëhëna me dumbabët e Haxhi Qamilit.
Mekanizëm emblematik i përçarjes që ushtrojnë globalistët abrahamikë, të përçarë edhe mes tyre.
P.P.S.
Ndonëse se me kë e ka pas Limua kur ka përmendur ateistët, nuk i intereson as vetë Limos (se "e rëndësishmja" është paraja-në-funksion-të-pushtetit; se nga-kush e se për-ça, nuk i intereson atij që «nuk e njeh -Shqipninë për Perëndi-»), me sa duket e paska marrë një «dorë "të mirë"» nga abrahamikët për fushatën, sikurse kryetari i tanishëm i Prishtinës. "Solidaritet" ekstremistësh.

Re: «Ose globalizmi, ose Nacionalizmi»

Posted: Fri Jun 05, 2015 10:47 pm
by rrëqebull
Gjithsesi, për «par kondiço», duhet thënë se, ndonëse organizata (partia) e Limos përfaqëson globalizmin e moderuar, krahu """tjetër""" përfaqëson globalizmin ekstrem (në këtë dallojnë zakonisht majtistët me pseudo-djathtistët: në shpejtësinë dhe dozat e dëmtimit që i shkaktojnë Kombit).

E gjithë "filozofia" "demokratike" mund të përmblidhet me një fjali të vetme: «Thuam se kush të financon dhe do të të them sa dhe si do e dëmtosh Kombin»:
Image

Re: «Ose globalizmi, ose Nacionalizmi»

Posted: Tue Dec 22, 2015 9:48 pm
by rrëqebull
TRAKO MEMO 1 — GLOBALISTËT&Co. 0

Çka ndodh nëse ngjyrës së kuqe i shton pak blu? Ajo shndërrohet në vjollcë. Sa më shumë blu t'i shtosh aq më shumë vjollcë do të bëhet e kuqja. Kjo vlen për çdo ngjyrë: sa më shumë të përzihet me një ngjyrë tjetër aq më shumë do të humbasë ngjyra fillestare.

Dhe nëse një ngjyre të caktuar i shtohet më shumë se një ngjyrë njëkohësisht, përfundimi i përzierjes do të jetë diçka gjithnjë e më afër të murrmes.

Ky është shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm i të ashtuquajturit "multikulturalizëm". Kjo fjalë, si pothuajse të gjitha fjalët e përdorura nga regjimi totalitar-liberal globalist, është e ndërtuar në mënyrë oruelliane ose, do mund të thoshim, skizokuptimike: kuptimi i saj i vërtetë, i rrokur nga vënia e saj në praktikë, është i ndryshëm nga kuptimi i saj 'zyrtar' teorik, e madje i kundërt me të.

Përdorim i llojit oruellian skizokuptimik është edhe ai që po i bëhet fjalës "Rilindje" e cila është zaptuar nga dordolecikanët në shërbim të globalistëve dhe përdoret prej tyre për të maskuar veprimtaritë kundraRilindase që ata po kryejnë.

Edhe shembulli i përzierjes së të kuqes me blunë për të nxjerrë ngjyrën vjollcë është diçka që ka të bëjë simbolikisht me kundraRilindasit. E kuqja dhe bluja përfaqësojnë përgjithësisht në Perëndim të majtën dhe të djathtën (ose, më saktë: partitë dordolece që vetëquhen të 'qendrës së majtë" apo të "qendrës së djathtë"). Pra, ngjyra e përzgjedhur prej kundraRilindasve, duke qenë ngjyra që përftohet nga përzierja e të kuqes me blunë dhe që i zhduk që të dyja ato, simbolizon pasqyrimisht, në planin politik, zhdukjen e dallimeve ideologjike "të majta" apo "të djathta" dhe shkrirjen e tyre në një llurbëtirë të vetme 'postideologjike' e cila, sigurisht, përmbush synimin globalist për të spastruar prej "të majtës" dhe "të djathtës" ato 'pengesa ideologjike' që nuk i shërbejnë më (ndonëse vet globalistët i kanë mëkuar ata me to, sepse u kanë shërbyer 'progresivisht' për një kohë të caktuar) [si për shembull 'të drejtat e punëtorëve', 'mbrojtja e privatësisë' apo 'shteti minimal'] dhe për të shpallur si standard të vetëm të pranueshëm "Mendimin Unik" (botëkuptimin mendjehelmues të krijuar në laboratorët e globalizmit) pra që oruellianisht: të mendohet, të thuhet e të bëhet vetëm ajo çka globalistët duan që të mendohet, të thuhet dhe të bëhet.

[Të kihet parasysh, gjithsesi, që edhe 'të drejtat e punëtorëve' të cilat kanë qenë pjesë e fazës fillestarobolshevike globaliste, apo 'shteti minimal' i fazës libertariste të globalizmit, kanë qenë gjithsesi "prita" ideologjike me të cilat globalistët synonin që të zinin me efektshmëri sa më të madhe dhe për t'i përdorur sipas synimeve të veta leshkot e periudhave të caktuara historike dhe jo, për ta thënë vënçe, se «u këputej barku» për punëtorët, të drejtat e tyre apo privatësinë. Nëse jeni treguar mjaft të vëmendshëm, duhet ta keni parë doemos që euroja dhe hordhimigracioni janë përdorur e po përdoren për të ulur rrogat e evropianëve vendas; gjithashtu duhet ta keni vënë re se vazhdimisht po përdoret "terrorizmi" si shkas për t'u kërkuar evropianëve vendas që të "sakrifikojnë pjesë të lirive dhe privatësisë së tyre" për shkaqe "sigurie" apo për t'iu kundërpërgjigjur "ekstremizmit të dhunshëm" dhe — siç u shpreh së fundmi kryesuesi i kundraRIlindasve — "jo vetëm atij islamik". Ky është fjalor oruellian i kulluar. Duke përdorur fjalët "jo vetëm ekstremizmit islamik" ka dashur që të thotë, oruellianisht, se "pakësimi i privatësisë" do të përdoret për të kundërluftuar çdo lloj lëvizjeje të mundshme kundra regjimit totalitar-liberal kundrashqiptarokratik që ai përfaqëson, pra kundra çdo lloj opozite të çiltër dhe autentike që mund të tejkalojë caqet e "durimit" të sistemit në të cilin atij dhe organizatës së tij, i janë caktuar postet që mbajnë dhe detyrat që po zbatojnë.
Oruellit duhet t'i ngrihet një shtatore në çdo vend evropian për saktësinë dhe mprehtësinë me të cilën i ka kuptuar, përshkruar e parashikuar të gjitha këto lëvizje globaliste që, në thelb, janë kundraevropiane dhe prandaj e damkosin si "ekstremizëm të dhunshëm" jo vetëm islamizmin, që madje e përdorin si mashë, por çdo lëvizje që është autentikisht proevropiane dhe nacionaliste.]

Kësaj "të djathte" dhe kësaj "të majte" që kemi pasur ne deri më tash në Kuvend (ashtu si shumë kombe të tjera të Evropës) nuk është se u është dashur kushedi se çfarë shtyse prej globalistëve për të qenë llurbëtirat e paboshte që kanë qenë sepse, me apo pa nxitje e financime prej tyre, ato kanë bërë gjithsesi gjithçka që ka qenë në interes të globalistëve për sa i përket shkatërrimit dhe dëmtimit të shtetit(/eve) dhe të Kombit Tonë; megjithatë, dalja në skenë e kundraRilindjes tregon fillimin e marrjes së 'masave serioze disiplinuese' nga ana e globalistëve (masa në të cilat përfshihet edhe gllabërimi i drejtpërdrejtë i "të djathtës" [http://on.fb.me/1NzaE9u] meqenëse kontrolli i tërthortë (nëpërmjet ideologjisë ultraliberale kriptoneobolshevike), parë rrethanat, mund mos të ishte për ta i mjaftueshëm e madje mund të ishte pengues).

E njëjta lojë oruelliane gjendet edhe tek përdorimi që globaliistët, shërbëtorët e tyre të vetëdijshëm dhe gjithë kontingjenti me liberaleshko që u shkon nga pas, i bëjnë togfjalëshit "liri e të shprehurit". Duke qenë se, për globalistët, mund të shprehen lirisht vetëm ato koncepte që burojnë nga "Helm-Mendimi Unik", "të jesh i lirë që të shprehesh", në distopinë që ata po ndërtojnë dita-ditës, do të thotë zkizokuptimikisht dhe në praktikë: të mos jesh i lirë të mendosh!

Liberaleshkot e ojq-ve apo pseudomendimtarët e cirkut mediatik të "trajnuar" në qendrat trushpëlarëse globaliste që ende vazhdojmë të quajmë eufemikisht "universitete", e stër-përmendin togfjalëshin 'liri e të shprehurit' duke e shpërdoruar atë në mënyrë gjysmake sepse nuk i janë përkushtuar zhvillimit të aftësive të tyre mendimore deri në atë pikë sa duhet për të kuptuar se ajo është veçse gjysma e asaj veprimtarie njerëzore e cila plotësohet nga 'liria e të menduarit'. Pra, 'liria e të shprehurit' është veçse gjethnaja dhe çelja e një procesi që është i rrënjosur në liri mendimi, dhe që për rrënjë ka pikërisht të menduarin e lirë, në përputhje me realitetin, me natyrën!

Prandaj, duhet vëmendje dhe kujdes ndaj gjithçkaje që dëgjojmë, sepse në këtë regjim totalitar globalist që po ravijëzohet java-javës, mbrojtja e "lirisë së shprehjes" do të thotë veçse -mbrojtje e "Helm-Mendimit Unik"- që ata kanë vendosur si standard dhe -ndalim i mendimit të lirë-. [Mjafton të shihet se çfarë "shprehin" ata që gjoja po "shprehehen lirisht": shthurje, degjenerim, abrahamizëm, shkombëtarizim, etnomazokizëm, bolshevizëm, vetëurrejtje, vullnetfikje, jokurrizorizëm, qullapitizëm, kundrakulturë, kundraart, kundraarsim… pra të gjitha nënprodukte të mosmendimit, të mendjehelmimit dhe mendjeskllavërisë!!!]

Rrëshirë e kësaj vazhdeje dukurimore, e kësaj lufteje kundra mendimit të lirë, është edhe 'prita', kësaj radhe virtuale, që iu zu kësaj faqeje më datën 16 dhjetor (dhe disa faqeve të tjera që në mënyrat e veta përfaqësojnë liri mendimi). Mirëpo me këtë lëvizje kanë bërë përpikërisht lojën e Trako Memos; për shumë arsye, por sidomos sepse: kanë vërtetuar atë çka u shpjegua në këtë shkrim (dhe në shkrime të tjera të shpërndara më parë). Dhe kjo mund mos të më shërbejë mua (aspak madje), por sigurisht që i shërben Kombit për ta kuptuar thellësisht rrezikun që po i kanoset dhe natyrën e nënmaskshme të atyre që po i dëmtojnë të tanishmen dhe që po i rrezikojnë të ardhmen dhe për të marrë masat e duhura afatshkurtra por sidomos afatgjata.

Masa e domosdoshme afatshkurtër (afatmenjëhershëm madje) që çdo Shqiptar duhet të marrë është ajo e rizhvillimit të lirisë së të menduarit si Shqiptar. Kjo është thelbësore sepse do të thotë, vetvetiu rikthim në Natyrë Shqiptare, rizhvillim i menjëhershëm i Botëkuptimit Burimor Shqiptar që sjell ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj çdo Bashkëkombësi tjetër! Kur secili Shqiptar, të ketë braktisur sjelljet e dhunshme dhe dëmprurëse ndaj secilit Bashkëkombës (sado i trushpëlarë qoftë ky dhe sado të ndotur e pastë botëkuptimin!), atëherë kundrashqiptarët, që kanë përçarjen tonë si maskën, armën dhe mburojën e tyre më të efektshme, do të kenë humbur përfundimisht!

Këtë luftë (që na është shpallur) do ta fitojmë ashtu siç Kastrioti na ka mësuar se fitohet: të përbashkuar dhe besëlidhur!

Kundra "Helm-Mendimit Unik" globalist dhe llurbëtirës në të cilën po përpiqen që ta shndërrojnë botën, mund të fitojmë vetëm me Shëndet-Mendimin nacionalist shqiptarësor!
Zgjedhja është midis këtyre: ose të shndërrohemi dhe përhumbemi pa kthim mbrapa në një llurbëtirë të zvetënuar globale, ose të qëndrojmë përjetësisht, sa Dielli të jetë Diell, Komb Shqiptar!
Zgjedhja kjo është: ose si një tru i vetëm i sëmurë e i degjeneruar në një trup të vetëm të shëmtuar (llurbëtira globale), ose si një tru i vetëm i vullnetshëm dhe i shëndetshëm në një trup të vetëm të fuqishëm (Kombi Shqiptar)!
Image