«Ose globalizmi, ose Nacionalizmi»
Posted: Fri Jun 05, 2015 10:18 pm

Fjala "ekstremizëm" (skajshmërí) është në të vërtetë një eufemizëm për përçarjen duke qenë se nënkupton dy ose shumë skaje të largëta dhe të kundërta gjithnjë në largim ose kundërshtim nga njëra tjetra.
E kundërta e fjalës "ekstremizëm", ndryshe nga ajo që mund të mendohet me cektësi, nuk është "mdoeratizëm", por Besnikëri, Qëndresë.
Qëndresa e besnikërishme pra, duke qënë njëkohësisht edhe e kundërta e përçarjes, quhet ndryshe edhe Përbashkim, Lëthurje.
Çështja, në këtë pikë, për t'u bërë edhe më e qartë, ka mbëhi për një përgjigje ndaj pyetjeve: Qëndresë dhe Besnikëri ndaj çfarë? Përbashkim dhe Lëthurje me kë?
Përgjigjet janë përkatësisht është: ndaj Kombit! - me Bashkëkombësin!
Ja pra, që del në pah se "ekstremizëm" do të thotë largim i skajshëm nga Kombi dhe e Mira Kombëtare dhe kundërshti e skajshme dhe përçarëse me Bashkëkombësit.
"Ekstremisti" është ai që ka braktisur Kombin dhe që zvirdhet dhe ndahet nga Bashkëkombësi, duke përqafuar viruse botëkuptimore që e luftojnë Kombin dhe që e armiqësojnë me Bashkëkombësin.
Por kihet mbëhi edhe për një saktësim të mëtejshëm: çka nëse "ekstremisti", i kapluar nga vegimi dhe rravgimi botëkuptimor që i shkakton braktisja e Besnikërisë ndaj Kombit, arrin që ta mashtrojë veten se ai është "besnik" ndaj skajit ku ka përfunduar? Këtu na shfaqet ajo që mund të quhet një 'paradoksimoron', një paradoks oksimoronik, për arsye se "ekstremisti", jo vetëm që quan "besnikëri" braktisjen, por njëkohësisht i është besnik braktisjes, i është besnik mosBesnikërisë.
Kjo ndodh sepse, botëkuptimi i "ekstremistit" është jo-gjenealogjik, ai është 'daltonik ndaj kohës' (nëse na lejohet kjo 'sinestezí konceptuore'), ai është pre e një «sindromeje Stokholme» me burgun e vet botëkuptimor i cili nuk ka dritare 'me pamje nga koha'. Kjo është arsyeja për të cilën "ekstremistit" skaji i duket qendër dhe arsyeja për të cilën nuk di të dallojë braktisjen nga Besnikëria.
Dhe, natyrisht, kjo, është arsyeja për të cilën "ekstremistit" Besnikëria (ndaj-Kombit-dhe-vetëm-Kombit! — ndaj-Bashkëkombësit-dhe-vetëm-Bashkëkombësit!) i duket "ekstremizëm".
Kjo përfshin të gjitha llojet e ekstremistëve, që nga majtistët e pseudo-djathtistët liberalë (të cilët janë që të gjithë bolshevikë "të moderuar") e deri tek abrahamikët, bolshevikët «proprie dikti» dhe çdo lloj shkartisjeje midis tyre (se që të gjithë bashkë janë vegla, përçues dhe ushtrues të globalizmit).
Dhe në fakt, skajet e mundshme janë veçse dy (jo e-djathtë//e-majtë, jo abrahamik//laik apo abrahamik//ateist, por): globalizmi nga njëra anë dhe nacionalizmi nga tjetra; shkombëtarizimi, shkulturimi, mosBesnikëria, shpërbërja dhe përçarja nga njëra anë dhe kombëtarësía, Besnikëria, Përbashkimi dhe Lëthurja nga ana tjetër.
P.S.
"Ateistët" perëndimorë, të vetëquajtur edhe "humanistë" janë veçse ekstremistë ultra-liberalistë (sekt jo-ortodokse e bolshevizmit) dhe një tjetër ndër fytyrat e shumta dhe të shëmtuara të globalizmit, të cilët propagandojnë, përçojnë dhe imponojnë homogjenizimin kulturor (shkulturimin) të gjithë botës (çka është në interes të nalt-financës që do të përqendrojë sistemet politiko-ekonomiko-financiar të gjithë botës në duart e veta).
Por gjithsesi duhet pasur parasysh fakti se me fjalën "ateistë", në jo pak raste, ekstremistët abrahamikë kanë nofkosur Besnikëristët (Nacionalistët Shqiptarë):
Ja se ç'shkruan Ali Këlcyra (veprimtar i Çështjes Kombëtare):
«Plaga shekullore e fanatizmit fetar, që shkaktoi aq gjakderdhje e dëme materiale më 1914, kishte zënë njëfarë cipe, por ende nuk ishte mbyllur mirë. Ndërsa grekomanizmi priste përfundimin e luftës së Anadollit; rebelizmi, duke ruajtur urrejtjen për nacionalizmin, sipas tij ateist, qe mbledhur rreth Esat Toptanit, agjent i qeverisë së Beogradit.»P.P.S.Ngjarjet për të cilat flet Ali Këlcyra «i përkasin vitit 1920, në prag të Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Me "rebelizëm" përcaktohen dumbabët e Haxhi Qamilit, të cilët paraqitën asokohe rrezikun më serioz për Pavarësinë. Nën thirrjet "duam babën" (sulltanin) këta elementë nisën kryengritjen me qëllim kthimin e Shqipërisë nën Turqi. Forcat nacionaliste, të përcaktuara si forca ateiste nga kundërshtarët, u vunë kështu mes dy zjarreve, nga njëri krah kryqi me andartët grekë që synonin aneksimin e territoreve jugore të Shqipërisë dhe nga krahu tjetër gjysmëhëna me dumbabët e Haxhi Qamilit.
Mekanizëm emblematik i përçarjes që ushtrojnë globalistët abrahamikë, të përçarë edhe mes tyre.
Ndonëse se me kë e ka pas Limua kur ka përmendur ateistët, nuk i intereson as vetë Limos (se "e rëndësishmja" është paraja-në-funksion-të-pushtetit; se nga-kush e se për-ça, nuk i intereson atij që «nuk e njeh -Shqipninë për Perëndi-»), me sa duket e paska marrë një «dorë "të mirë"» nga abrahamikët për fushatën, sikurse kryetari i tanishëm i Prishtinës. "Solidaritet" ekstremistësh.