"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

Flisni për besime të tjera, mungesën e besimit ose paaftësinë për të kuptuar realitetin.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
Protoalbanian
Junior Member
Junior Member
Posts: 7
Joined: Wed Jan 13, 2010 12:56 pm
Gender: Male

Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#1

Post by Protoalbanian » Sun Apr 11, 2010 9:27 pm

10-04-2010 / Nga Marcello Veneziani*


E lindur si një teori shkencore, Ideja Darviniste, tashmë është transformuar në një gjykim universal mbi filozofitë dhe teologjitë që kërkon t’i anulojë, nihilizojë. Duke arritur forma primitive jo tolerance.
Kush kërkon të demonstrojë shkencërisht që nuk ka Perëndi është - duke folur shkencërisht - një budalla. Jam gati të njoh se edhe vëzhgimi i kundërt: pra i provës shkencore të ekzistencës së Perëndisë, është në mënyrë kategorike një çmenduri. Janë dy akte të kundërta të një çmendurie militante dhe mendjemadhësie. Besoj që për Perëndinë mund të diskutohet në planin teologjik, filozofik, poetik, sentimental, si mendim, intuitë, akt dhe besim. Por jo në një plan shkencor dhe eksperimental.
Në ditët e stuhisë kundër Papa Benediktit të XVI dhe mbi Kishën në temën e pedofilisë, në vitet e një ateizmi ekzibicionist, kemi një majmun të madh që qarkullon nëpër laboratorë, në libra, televizion dhe në shtyp: është majmuni Darvin që imponon putrat e shkencës në barrikadën e massmedie-ve të vërtetën e padiskutueshme evolucioniste. Dhe e bën jo si një teori shkencore, por si një përgjigje absolute, të pakthyeshme dhe të përgjithshme për mbresën e jetës, nga njerëzore dhe hyjnore. Për këtë mund të thonë diçka Piattelli Palmarini dhe Jerry Fodor që kanë marrë guximin të dyshojnë në një libër të tyre mbi keqkuptimet e Darvinit. Për këtë mund thotë diçka Roberto de Mattei, të cilit i është kërkuar koka dhe heqja nga detyrat shkencore në krye të Cnr (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Italiane) sepse ka argumente kritike ndaj dogmës së Darvinit. Por mund të flasin edhe religjiozët, nga Papa e poshtë, që në emër të majmunit duhet ta lenë punën dhe të deklarojnë Kishën si të dalë mode, sepse është parakaluar nga laboratori.
Nuk do të them asnjë fjalë mbi evolucionizmin, nuk kam minimumin e autoritetit dhe kompetencës, as për ta glorifikuar, as për ta gjykuar dhe as për ta shpjeguar. Prandaj do të hesht ndaj debatit të dhunshëm midis shkencëtarëve që po e ulin debatin në diskutime mbi lloje majmunësh makakë apo babuinë.
Do të flas vetëm për një implikim absurd që teoria evolucioniste ka kur aplikohet tej kufijve të shkencës, pra të çështjes njerëzore, të historisë, të mendimit dhe të mbresës hyjnore. Asnjë shkencë nuk do të shpjegojë kurrë pse një tip majmuni është bërë njeri dhe disa specie të tjera jo. Dhe asnjë shkencë nuk mund të eliminojë farën e diferencës, se pse një lloj specieje më pas është shndërruar në njeri. Është një ADN misterioze, një fat i paalienueshëm, pra fati i një qelize ose i një kodi, të cilit asnjë teori shkencore nuk mund t’ia shpjegojë gjenezën, daljen në mënyrë radikale të dallueshme. Asnjë shkencë nuk mund të aplikojë evolucionizmin e jetës si tërësi, si histori, si fatin të njeriut dhe të shpirtit të tij, duke e afruar me observimin e një specieje shtazore. Kjo, sepse realiteti, përpara çdo teorie tjetër, të mëson që evolucioni është një nga modulet në të cilin zhvillohet jeta; ashtu siç ka edhe të tjera të kundërta si dekadenca, rënia, plakja graduale apo edhe degjenerimi. Më thjeshtësisht akoma, e vendosim gjithçka në suazën e alternimit të stinëve dhe stadeve të jetës, mes rritjes dhe rrëgjimit, mes fuqizimit dhe dobësimit, midis rilindjesh së vogla dhe zhvillimeve të mëdha, mes natës dhe ditës, pranverës dhe dimrit. Kemi rikthime ose vija e kundërveprime, të historisë dhe të natyrës; pastaj janë parabolat, kemi akset e abshisave që rriten dhe ato të koordinatave që zvogëlohen; është ajka e jetës, e një epoke, e një populli, që kalëron midis evolucionit dhe degradimit.
Pjekuria, përshembull, është pika më e lartë e trajektores njerëzore, që gjendet në qendër të një rritjeje graduale që quhet progres dhe të një plakjeje që cilësohet si regres. Historia e qytetërimeve ndjek të njëjtën rrugë evolucioni dhe jo-evolucioni, rrjedhojë e determinizmit progresist. Ndjek zgjerime dhe dekadencë, zhvillime e degradime, joqytetërim dhe barbari. Dhe në planin e dijeve e të arteve, ka fusha, siç janë shkenca e teknika, në të cilat rritja duket progresive, dhe të tjera fusha që kanë pika ekselence që gjenden në epoka të ndryshme e që nganjëherë u duken të paarritshme pasaardhësve; Kush e ka barazuar mendimin e Platonit a të Aristotelit, skulpturën e Fidias a të Mikelanxhelos, koncentrimin e një sufisti ose të një Bodhi, aftësinë e një dervishi valltar apo fuqinë erotike të një mjeshtri të Tantrës, forcën fizike të herkulëve të lashtë apo aftësinë manuale të disa artizanëve? Dhe në sa zbulime e sa teknika është rritur sfera e fuqisë, duke atrofizuar apo nihilizuar të tjerat?
Veç reflektoni për raportin e shkrimit dhe kujtesës, për të cilën fliste edhe Platoni.
Por edhe në fushën e evolucionit e të progresit, kur thuhet se ne shohim më shumë se etërit tanë, sepse jemi shkurtabiqë në shpatullat e gjigantëve, pranohet heshturazi se po të zbresim nga shpatullat e gjigantëve jemi veç shkurtabiqë dhe nuk shohim asgjë. Ose e thënë ndryshe, jashtë traditës është vetëm asgjëja. Evolucioni i shpjeguar me dritën e traditës merr poza të tjera dhe implikime të tjera kuptimore.
Evolucioni nuk është një teori e përgjithshme dhe absolute e jetës. Nuk shpjegon fatin tonë, nuk shpjegon mungesën e Zotit a të shpirtit, ashtu sikurse shembja nuk e shpjegon praninë e tij; nuk zëvendësohet një projekt inteligjent me një skemë evolucioni. Mund të aplikohet disave, edhe në disa konteste. Shkencëtari largon me përbuzje filozofin, teologun, besimtarin nga fusha e tij dhe pastaj aventurohet në shndërrimin e një teorie shkencore në një gjykim universal, jeton me delirin e vet, del jashtë kornizës filozofike, teologjike dhe të fideistit që dënon. Pra nuk bëhet fjalë të jemi paragjykues kundrejt evolucionizmit - nuk është se jam shumë ekspert në këtë fushë - por, kur shoh një teori që del nga shtrati i mundësive, pra del nga konteksti, duke u bërë dogmë e skemë e përgjithshme e të gjithë jetës, derisa krijon konformitet dhe madje kërcënim për ata që ndjekin rrugën e kundërt, atëhere s’mund të hesht.
Kam frikë për lirinë dhe mendimin e lirë, lirinë e teologjisë dhe lirinë e besimit, por kam frikë edhe për gjurmimin shkencor dhe për aftësinë për të sfiduar njohuritë e fituara duke dyshuar, për të vazhduar kërkimin.
Teoritë duhet gjithmonë të falsifikohen me vërtetim, siç thoshte Karl Popper, në kuptimin për të vërtetuar, ose revizionuar siç thonë historianët, në kuptim të rihapjes së faqeve të mbyllura e të ndaluara. Përzierja e relativizmit dhe e jotolerancës, nihilizmit dhe e fanatizmit frigon më shumë se dogmatizmi i vjetër autoritar. Kini pasion për të vërtetën në bazë të një ndjenje realizmi. Po u them si Juve që e jetoni shkencën si besim, ashtu edhe juve që e jetoni besimin si shkencë.

*Filozof, Publicist, analist i gazetës italiane “Il Giornale”

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#2

Post by Kolivilor » Wed Apr 14, 2010 6:53 pm

Duke qenë se është forumi i Ateistëve, merre këtë shkrim fetar edhe fshij bythën me të.

Hap sytë, e posto në vendin tënd, e jo tek forumi ku nuk ti nuk përket.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#3

Post by Arbëri » Wed Apr 14, 2010 7:28 pm

Kolivilor wrote:Duke qenë se është forumi i Ateistëve, merre këtë shkrim fetar edhe fshij bythën me të.

Hap sytë, e posto në vendin tënd, e jo tek forumi ku nuk ti nuk përket.
Nëse vërtet ky qenka forumi i atesiteve siq thua ti z.Kolivilor , ateher sme ngel gjë përvetem se t'ju përshendes dhe të ju falëmnderoj për postimet e mija .
Nëse ka njeri nga ne një Fe që aspak nuk e rezikon kombin në asnjë mënyrë atëher nuk di pse duhet bërë ateist vetëm pse qenka i njërës apo tjetrës perkatësi fetare ?
Unë te vlersoj si person që njeh historin shqiptare , shifet por , sipas dijenes tende qe e ke nuk reagohet ashtu :
merre këtë shkrim fetar edhe fshij bythën me të.
, thjesht nuk e dija deri më tani që është forum ateist , kjo më bëri që të shkruaj edhe me AlbPelazgian ne PP ..

p.s. Sa ç'farë fetari jam ( për vete po flas ) , keni mund ta vreni ne postimet e mija , qe jam mjaft fetar i dobët por e kam nje FE sikurse e kan te gjithe popujt ne botë .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#4

Post by alfeko sukaraku » Wed Apr 14, 2010 8:22 pm

une deklaroj besimtar i Zotit..nuk jam i pa fe.

Patjeter qe do besoja ne fete ne se ato ndjekin rrugen e At Gjergj Fishtes...mysliman a te krishtere per mua ska rendesi, ka shume rendesi te duan shqiperin e jo te marrin urdhra e ideologji nga athina roma turqia.

ne se fete ne shqiperi dalin e kerkojn falje per mekatet qe i kan bere kombit tone duke i ndare shqiptaret ne turq e ne greke fale fese.....ne se fete ne shqiperi dalin e kerkojn falje per moslejimin e kendimit e te shkrimit te gjuhes shqipe ne shekuj..ne se fete ne shqiperi dalin e pranojn se epiri banohej i gjithe nga shqiptaret edhe myslimanet me ortodokset u ndane ne turq e greke fale besimit etje etje..ateher edhe une do besoj ne sinjqeritetin edhe do e marre kulturen fetare e do jua le trashigim brezave..perderi sa nuk i bejn keto gjera, ateher lere te gjejne ku te duan bydallenje qe behen padashje tradhetare te kombit...bydallenj si ata qe pershkruan Pashko Vaso-o moj shqypni- edhe Naim Frashri -tradhetoret.

Mjerisht tradhetoret i rihodhen serisht rrenjet e qelbura ne shqiperi edhe pa na kerkuar aspak falje per demin qe na kan shkaktuar keto dy shekujt e fundit.Pas njezetvjetve demokraci me se fundi i doli gjumi presidentit te shqiperis edhe ler ta pershendesim e ta mbrojm te gjithe per dekleraten e tij se "perendit duhet te flasin shqip"....sepse vetem keshtu do shpetojm nga minoritetet turkogreke ne zemer te tiranes.Feja ortodokse beri punen e vete ne epire edhe e asimiloj epirin jugor me dhune e me dredhi,ndersa shkollat e prifterinjet u futen edhe ne jug te shqiperis duke perhapur "gjuhen e zotit" , ndersa injoranca e Ahmet zogut edhe e enver hoxhes i beri minoritar me vule besimtaret qe mesuan gjuhen fese.

besoj se keto hilera jan te njohura fort mire nga pjesa me e mire e forumit tone, ndaj edhe mbajn nje qendrim "pak si indiferent" ndaj "perendive" te huaja ne shqiperi.

tema ka vende plote per tu diskutuar ne kete forum mikprites..besoj ..edhe jam i sigurt per kete.

nuk jemi ateista, bujrum ler te vijn fetaret e te diskutojm njohurit tona sepse vetem keshtu do mesojm me shume per keto ceshtje.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
FLAMURTARIxxxKUQeZI
Member
Member
Posts: 13
Joined: Tue Apr 13, 2010 9:26 pm
Gender: Male

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#5

Post by FLAMURTARIxxxKUQeZI » Thu Apr 15, 2010 1:26 pm

Kolivilor wrote:Duke qenë se është forumi i Ateistëve, merre këtë shkrim fetar edhe fshij bythën me të.

Hap sytë, e posto në vendin tënd, e jo tek forumi ku nuk ti nuk përket.
O i forte, mos e ndyj kete forum kaq te bukur me nervozizma dhe fjale te pahijshme.

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#6

Post by Kolivilor » Wed Apr 21, 2010 7:24 am

Nëse ka njeri nga ne një Fe që aspak nuk e rezikon kombin në asnjë mënyrë atëher nuk di pse duhet bërë ateist vetëm pse qenka i njërës apo tjetrës perkatësi fetare ?
Pjesëtar i një feje e të mos e rrezikojë kombin kjo nuk bën vaki.

Ose është fetar dhe nuk rrezikon kombin, ose nuk është fetar fare, por iu ka mbushur mendja ashtu kot.

Kur sjell këtu shkrime kundër evolucionit, ato patjetër janë në shërbim të feve. Mos harro që shkrimi që ke sjellë ti është injorancë dhe s'ka të bëjë me shkencën.

Shkenca e feja nuk janë të barabarta. Feja ka perëndu, 'ska më të drejtë të përzihet në gjëra shkencore. Për këtë është Shkenca. Shkenca thotë: Evolucioni!, dhe ti nuk ke pse t'a besosh, ajo është realiteti, e besove a s'e besove.

Me këtë shkrim që ke sjellë je duke rreziku kombin shqiptar që të zhytet në injorancën mesjetare.

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia

#7

Post by Kolivilor » Wed Apr 21, 2010 7:25 am

thjesht nuk e dija deri më tani që është forum ateist , kjo më bëri që të shkruaj edhe me AlbPelazgian ne PP ..
Shof që ti qenke një tjetër, dhe je përgjigjur për atë që ka hapur temën?

S'po marr vesh ça bëhet këtu?

Post Reply

Return to “Ateizëm, agnosticizëm, besime të tjera.”