Evolucionistët darvinistë besojnë se janë Perëndia
Posted: Sun Apr 11, 2010 9:27 pm
10-04-2010 / Nga Marcello Veneziani*
E lindur si një teori shkencore, Ideja Darviniste, tashmë është transformuar në një gjykim universal mbi filozofitë dhe teologjitë që kërkon t’i anulojë, nihilizojë. Duke arritur forma primitive jo tolerance.
Kush kërkon të demonstrojë shkencërisht që nuk ka Perëndi është - duke folur shkencërisht - një budalla. Jam gati të njoh se edhe vëzhgimi i kundërt: pra i provës shkencore të ekzistencës së Perëndisë, është në mënyrë kategorike një çmenduri. Janë dy akte të kundërta të një çmendurie militante dhe mendjemadhësie. Besoj që për Perëndinë mund të diskutohet në planin teologjik, filozofik, poetik, sentimental, si mendim, intuitë, akt dhe besim. Por jo në një plan shkencor dhe eksperimental.
Në ditët e stuhisë kundër Papa Benediktit të XVI dhe mbi Kishën në temën e pedofilisë, në vitet e një ateizmi ekzibicionist, kemi një majmun të madh që qarkullon nëpër laboratorë, në libra, televizion dhe në shtyp: është majmuni Darvin që imponon putrat e shkencës në barrikadën e massmedie-ve të vërtetën e padiskutueshme evolucioniste. Dhe e bën jo si një teori shkencore, por si një përgjigje absolute, të pakthyeshme dhe të përgjithshme për mbresën e jetës, nga njerëzore dhe hyjnore. Për këtë mund të thonë diçka Piattelli Palmarini dhe Jerry Fodor që kanë marrë guximin të dyshojnë në një libër të tyre mbi keqkuptimet e Darvinit. Për këtë mund thotë diçka Roberto de Mattei, të cilit i është kërkuar koka dhe heqja nga detyrat shkencore në krye të Cnr (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Italiane) sepse ka argumente kritike ndaj dogmës së Darvinit. Por mund të flasin edhe religjiozët, nga Papa e poshtë, që në emër të majmunit duhet ta lenë punën dhe të deklarojnë Kishën si të dalë mode, sepse është parakaluar nga laboratori.
Nuk do të them asnjë fjalë mbi evolucionizmin, nuk kam minimumin e autoritetit dhe kompetencës, as për ta glorifikuar, as për ta gjykuar dhe as për ta shpjeguar. Prandaj do të hesht ndaj debatit të dhunshëm midis shkencëtarëve që po e ulin debatin në diskutime mbi lloje majmunësh makakë apo babuinë.
Do të flas vetëm për një implikim absurd që teoria evolucioniste ka kur aplikohet tej kufijve të shkencës, pra të çështjes njerëzore, të historisë, të mendimit dhe të mbresës hyjnore. Asnjë shkencë nuk do të shpjegojë kurrë pse një tip majmuni është bërë njeri dhe disa specie të tjera jo. Dhe asnjë shkencë nuk mund të eliminojë farën e diferencës, se pse një lloj specieje më pas është shndërruar në njeri. Është një ADN misterioze, një fat i paalienueshëm, pra fati i një qelize ose i një kodi, të cilit asnjë teori shkencore nuk mund t’ia shpjegojë gjenezën, daljen në mënyrë radikale të dallueshme. Asnjë shkencë nuk mund të aplikojë evolucionizmin e jetës si tërësi, si histori, si fatin të njeriut dhe të shpirtit të tij, duke e afruar me observimin e një specieje shtazore. Kjo, sepse realiteti, përpara çdo teorie tjetër, të mëson që evolucioni është një nga modulet në të cilin zhvillohet jeta; ashtu siç ka edhe të tjera të kundërta si dekadenca, rënia, plakja graduale apo edhe degjenerimi. Më thjeshtësisht akoma, e vendosim gjithçka në suazën e alternimit të stinëve dhe stadeve të jetës, mes rritjes dhe rrëgjimit, mes fuqizimit dhe dobësimit, midis rilindjesh së vogla dhe zhvillimeve të mëdha, mes natës dhe ditës, pranverës dhe dimrit. Kemi rikthime ose vija e kundërveprime, të historisë dhe të natyrës; pastaj janë parabolat, kemi akset e abshisave që rriten dhe ato të koordinatave që zvogëlohen; është ajka e jetës, e një epoke, e një populli, që kalëron midis evolucionit dhe degradimit.
Pjekuria, përshembull, është pika më e lartë e trajektores njerëzore, që gjendet në qendër të një rritjeje graduale që quhet progres dhe të një plakjeje që cilësohet si regres. Historia e qytetërimeve ndjek të njëjtën rrugë evolucioni dhe jo-evolucioni, rrjedhojë e determinizmit progresist. Ndjek zgjerime dhe dekadencë, zhvillime e degradime, joqytetërim dhe barbari. Dhe në planin e dijeve e të arteve, ka fusha, siç janë shkenca e teknika, në të cilat rritja duket progresive, dhe të tjera fusha që kanë pika ekselence që gjenden në epoka të ndryshme e që nganjëherë u duken të paarritshme pasaardhësve; Kush e ka barazuar mendimin e Platonit a të Aristotelit, skulpturën e Fidias a të Mikelanxhelos, koncentrimin e një sufisti ose të një Bodhi, aftësinë e një dervishi valltar apo fuqinë erotike të një mjeshtri të Tantrës, forcën fizike të herkulëve të lashtë apo aftësinë manuale të disa artizanëve? Dhe në sa zbulime e sa teknika është rritur sfera e fuqisë, duke atrofizuar apo nihilizuar të tjerat?
Veç reflektoni për raportin e shkrimit dhe kujtesës, për të cilën fliste edhe Platoni.
Por edhe në fushën e evolucionit e të progresit, kur thuhet se ne shohim më shumë se etërit tanë, sepse jemi shkurtabiqë në shpatullat e gjigantëve, pranohet heshturazi se po të zbresim nga shpatullat e gjigantëve jemi veç shkurtabiqë dhe nuk shohim asgjë. Ose e thënë ndryshe, jashtë traditës është vetëm asgjëja. Evolucioni i shpjeguar me dritën e traditës merr poza të tjera dhe implikime të tjera kuptimore.
Evolucioni nuk është një teori e përgjithshme dhe absolute e jetës. Nuk shpjegon fatin tonë, nuk shpjegon mungesën e Zotit a të shpirtit, ashtu sikurse shembja nuk e shpjegon praninë e tij; nuk zëvendësohet një projekt inteligjent me një skemë evolucioni. Mund të aplikohet disave, edhe në disa konteste. Shkencëtari largon me përbuzje filozofin, teologun, besimtarin nga fusha e tij dhe pastaj aventurohet në shndërrimin e një teorie shkencore në një gjykim universal, jeton me delirin e vet, del jashtë kornizës filozofike, teologjike dhe të fideistit që dënon. Pra nuk bëhet fjalë të jemi paragjykues kundrejt evolucionizmit - nuk është se jam shumë ekspert në këtë fushë - por, kur shoh një teori që del nga shtrati i mundësive, pra del nga konteksti, duke u bërë dogmë e skemë e përgjithshme e të gjithë jetës, derisa krijon konformitet dhe madje kërcënim për ata që ndjekin rrugën e kundërt, atëhere s’mund të hesht.
Kam frikë për lirinë dhe mendimin e lirë, lirinë e teologjisë dhe lirinë e besimit, por kam frikë edhe për gjurmimin shkencor dhe për aftësinë për të sfiduar njohuritë e fituara duke dyshuar, për të vazhduar kërkimin.
Teoritë duhet gjithmonë të falsifikohen me vërtetim, siç thoshte Karl Popper, në kuptimin për të vërtetuar, ose revizionuar siç thonë historianët, në kuptim të rihapjes së faqeve të mbyllura e të ndaluara. Përzierja e relativizmit dhe e jotolerancës, nihilizmit dhe e fanatizmit frigon më shumë se dogmatizmi i vjetër autoritar. Kini pasion për të vërtetën në bazë të një ndjenje realizmi. Po u them si Juve që e jetoni shkencën si besim, ashtu edhe juve që e jetoni besimin si shkencë.
*Filozof, Publicist, analist i gazetës italiane “Il Giornale”